Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Poezi nga Merita Bajraktari - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Merita Bajraktari

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Poezi nga Merita Bajraktari - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Merita Bajraktari

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:05 am

Si mund t’i them zemrës?

Si mund t’i them zemrës hesht?
Si mund t’i them shpirtit mos vuaj?
Si mund të ndaloj dorën vargje të thurë,
Kur marrëzisht me ty jam dashuruar?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Merita Bajraktari - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Merita Bajraktari

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:05 am

Pres…

Pres, pres, pres, pres,
Vetëm pres pambarim
Një zë të flasë
E të gëzojë shpirtin tim
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Merita Bajraktari - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Merita Bajraktari

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:05 am

Bukuria e Vendlindjes

Kulme çatish të kuqe në sfond
Nga pemët gjelbërimi rrjedh si krua
Degë plepash të lartë, ca më pranë
Mollë, qershi e një rrënje ftua
Peizash i përzier me bagëti në mes
Një tym i bardhë duket përtej
Ca hingëllima kuajsh vijnë nga larg
Bori makinash dëgjoj pak më këtej

Ulur jam mes barit të gjatë e gjëmbash fshehur
Mendja shëtit në fëmijërinë e uruar
U deshën kaq vite kohë e durim
E shkuara me të tashmen këtu për t’u takuar

E virgjër natyra si tridhjetë vjet më parë
Një lumë i qetë, ca kodra në anë
Gurët dhe shkurret të njëjtat kanë mbetur
Lulet si atëherë, atë aromë kanë.

Mes ndjenjash të bukura mbështillem
Ndjej të shkuarën, tek unë gurgullon si krua
Çdo gjë po aq e bukur tek unë ka mbetur
Njëlloj si dikur fëmijë dhe sot që jam grua

Bukuria e vendlindjes është më e mira
S’e gjej dot asgjëkund, s’e blej dot as me flori
Se bukurinë e vendlindjes e shijoj jo veç me sy
Por dhe me dashurinë mbjellë tek unë që në fëmijëri!

Vere 2001, Buzë lumit Devoll.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Merita Bajraktari - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Merita Bajraktari

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:05 am

Ti vjen tek unë

Ti shpesh vjen pa trokitur
Herë herë si stuhi e marrë
Erëra të forta sjell me vete
Tufan e bën, mbart acar
Rrëmben me vete ç’gjen përpara
Mbush lumin tënd prej kohësh vdekur
E ik pastaj me vrap, pa menduar
Për burimin që dha ujë kur ti ishe etur…
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Merita Bajraktari - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Merita Bajraktari

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:05 am

Klithma!

Oh si nuk kam edhe unë një grusht të forte "migjenian"
Një grusht fjalësh ndërtuese, të ngrija brenda zemrash kalanë!
Oh si nuk mundem, askush s’më degjon
Klithma ime si klithma tigri kumbon!
Por deti duket i qetë kur zërat së largu ulurijnë
E Bud’ha nga lart qesh me ata që s’ja duan teorinë
Ngrehu, Zorba, na kujto sa mirë e ke thënë
Lëre botën, njeriu veç për vete duhet me qënë!
E unë hedhkam kot një pikë uji në tokën thatëtirë
U dashkan male bore për t’u shkrirë
S’u ngopkërka me pika kurrë toka tharë prej diellit
Veç në filloftë stuhia, e rënte mrekullia prej qiellit!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Merita Bajraktari - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Merita Bajraktari

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 12:06 am

Kur jep!

Kur i jep ujë dikujt që prej etjes është tharë
Apo i jep kurajo ku prej gjithçkaje është vrarë
Kur i tregon rrugën kur në udhëkryq gjendet
Apo e ndjek me qiri kur mes errësirës endet
Kur i jep dorën dikujt që rrëzohet
Ti i ngjall një shpresë dhe ai ftillohet…
Kur së fundi jep të madhen dashuri
Sheh frut të vërtetë, fiton një njeri!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Merita Bajraktari - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Merita Bajraktari

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi