Poezi nga Merita Bajraktari
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Poezi nga Merita Bajraktari
KUJT T'I VË FAJ?!...
Kujt t’i vë faj sonte për shqetësimin,
Adritatikut në këtë breg, valëtrazuar,
A zemrës time tek sheh mall plot
Bregun shqiptar kaq të larguar?
Të dy më vodhën natën, deti
Dhe zemra, më lanë zgjuar sonte
Me valë shkumëbardha njëri,
Mëmëdheun tjetra kërkonte
Vala e detit puth shkëmbin
Zemra kraharorin sa nuk hap
Të dy rrahin me një ritëm
Askush s’i ndal, askush s’i kap
Deti më sjell puthjen e vendlindjes,
Shpirtit tim ja bën dhuratë
Zemra gufon mallit, përpëlitet
Për gur e dhé, për Mëmë e Atë!
Kujt t’i vë faj sonte për shqetësimin,
Adritatikut në këtë breg, valëtrazuar,
A zemrës time tek sheh mall plot
Bregun shqiptar kaq të larguar?
Të dy më vodhën natën, deti
Dhe zemra, më lanë zgjuar sonte
Me valë shkumëbardha njëri,
Mëmëdheun tjetra kërkonte
Vala e detit puth shkëmbin
Zemra kraharorin sa nuk hap
Të dy rrahin me një ritëm
Askush s’i ndal, askush s’i kap
Deti më sjell puthjen e vendlindjes,
Shpirtit tim ja bën dhuratë
Zemra gufon mallit, përpëlitet
Për gur e dhé, për Mëmë e Atë!
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
JAM SI PËLLUMBI KRAHËSHKRUAR...
Jam si pëllumbi krahëshkruar
Jam një zog në shtegëtim
Fluturoj mbi maja malesh
Mbi detin e vendit tim
Dua te vij, të ulem, të të prek
Vend shqiponjash, i bekuar
Kam kaq kohë s’të kam parë
Jam si pëllumbi, larg mërguar.
Do të vij të prek dhe gurin
Të ndjej aromën e bukur
Lulëshqerrat kur të çelin
Mbi jargavan të shoh një flutur
Të njom buzën me ujin e kroit,
Në shqip dy fjalë të këmbej,
Të kuvendoj gjatë me shoqet
Gjithçka tënden, o vendi im të ndjej...
Jam si pëllumbi krahëshkruar
Jam një zog në shtegëtim
Fluturoj mbi maja malesh
Mbi detin e vendit tim
Dua te vij, të ulem, të të prek
Vend shqiponjash, i bekuar
Kam kaq kohë s’të kam parë
Jam si pëllumbi, larg mërguar.
Do të vij të prek dhe gurin
Të ndjej aromën e bukur
Lulëshqerrat kur të çelin
Mbi jargavan të shoh një flutur
Të njom buzën me ujin e kroit,
Në shqip dy fjalë të këmbej,
Të kuvendoj gjatë me shoqet
Gjithçka tënden, o vendi im të ndjej...
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
DHIMBJA E FJALËS...
Ah sa dhemb shpirti
Prej fjalës së ashpër,
Prej lotit që del papritur
Nga dënimi i zemrës
Që deshi me përkushtim,
Por fjala, kjo “pesë-gërmëshe”
Folur keq, e ktheu në mundim!
E hodhi në hapësirën e zhgënjimit
Në miqësinë e rreme pa krahë
Pa vela lundrimi, në detin gënjeshtar.
Fjala, pa menduar thënë,
Sa shpirtra vret, ah sa dhemb
Male zemrash, fjalë e hidhur
Përditë pa mëshirë i shemb!!
Ah sa dhemb shpirti
Prej fjalës së ashpër,
Prej lotit që del papritur
Nga dënimi i zemrës
Që deshi me përkushtim,
Por fjala, kjo “pesë-gërmëshe”
Folur keq, e ktheu në mundim!
E hodhi në hapësirën e zhgënjimit
Në miqësinë e rreme pa krahë
Pa vela lundrimi, në detin gënjeshtar.
Fjala, pa menduar thënë,
Sa shpirtra vret, ah sa dhemb
Male zemrash, fjalë e hidhur
Përditë pa mëshirë i shemb!!
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
NGJYRA...
Mes nesh s’ka kurrë ngjyrë të zeze
Trishtimi tek ne kurrë s’gjeti vend
E bardha madhërishëm mes nesh ndriçon
Si pastërtia e shpirtit që mbijeton
Mes nesh e gjelbra dhe roza
Janë puthur marrëzisht natën e parë
Kur dashuria rrezatoi si ar…
Tek ne lodron stërkala kur puthemi mes ëndrrash,
Mes të kuqes dhe të verdhës kur lundrojmë
Dhe mes ngjyrash ëmbëlsinë përjetojmë
Kur përkundemi asaj ujvarës së lartë tek vjen
Lumturia përmes ngjyrash shohim si na gjen..
Mes nesh s’ka kurrë ngjyrë të zeze
Trishtimi tek ne kurrë s’gjeti vend
E bardha madhërishëm mes nesh ndriçon
Si pastërtia e shpirtit që mbijeton
Mes nesh e gjelbra dhe roza
Janë puthur marrëzisht natën e parë
Kur dashuria rrezatoi si ar…
Tek ne lodron stërkala kur puthemi mes ëndrrash,
Mes të kuqes dhe të verdhës kur lundrojmë
Dhe mes ngjyrash ëmbëlsinë përjetojmë
Kur përkundemi asaj ujvarës së lartë tek vjen
Lumturia përmes ngjyrash shohim si na gjen..
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
LULESHQERRAT...
për tim bir, E.F.Arbër
Luleshqerrat, çudi si i duam kaq shumë!
Kujtojmë ndoshta vegjelinë,
Rininë mes lojrash petalesh
Shkujdesjen, ëndërrimet, freskinë
Ripërtërihen kujtimet tek shoh
Tim bir që mban në dorë luleshqerren
Tek më surprizon me të, dhuruar
Syqeshur, i dashur tek pragu i derës...
Mami, kjo është për ty, më thotë,
Ta kam falur ta kesh përgjithmonë, merre
Shton se më do shumë, m’i fal të gjitha lulet!
E gjithë përkujdesje ëmbël më puth tek i përkulem...
për tim bir, E.F.Arbër
Luleshqerrat, çudi si i duam kaq shumë!
Kujtojmë ndoshta vegjelinë,
Rininë mes lojrash petalesh
Shkujdesjen, ëndërrimet, freskinë
Ripërtërihen kujtimet tek shoh
Tim bir që mban në dorë luleshqerren
Tek më surprizon me të, dhuruar
Syqeshur, i dashur tek pragu i derës...
Mami, kjo është për ty, më thotë,
Ta kam falur ta kesh përgjithmonë, merre
Shton se më do shumë, m’i fal të gjitha lulet!
E gjithë përkujdesje ëmbël më puth tek i përkulem...
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
GËZO DITËN...
Mos u trishto nëse shiu që bie nga qielli
Të pikon drejt në shpirtin tënd të lodhur
Mos u ngrys nëse ëndrra t’u prish
Ti e di, ke mundësi të ëndërrosh sërish.
Mos u ngrys ti nëse dielli
Perëndoi më shpejt se ç’pritej
Fjalën e hidhur mos e bëj mike!
Qeshu pas petales së lules, bletës punëtore
Zogut gushëkuq, tingujve të muzikës
Atij shikimit të vjedhur, pas xhamit
Gëzoju, kuptoje, janë të gjitha për ty
Preke jetën, kërko të bukurën,
Pjesë e saj je dhe ti, unë, të gjithë ne
Gëzo momentin, falendero Zotin për ditën e re!
Mos u trishto nëse shiu që bie nga qielli
Të pikon drejt në shpirtin tënd të lodhur
Mos u ngrys nëse ëndrra t’u prish
Ti e di, ke mundësi të ëndërrosh sërish.
Mos u ngrys ti nëse dielli
Perëndoi më shpejt se ç’pritej
Fjalën e hidhur mos e bëj mike!
Qeshu pas petales së lules, bletës punëtore
Zogut gushëkuq, tingujve të muzikës
Atij shikimit të vjedhur, pas xhamit
Gëzoju, kuptoje, janë të gjitha për ty
Preke jetën, kërko të bukurën,
Pjesë e saj je dhe ti, unë, të gjithë ne
Gëzo momentin, falendero Zotin për ditën e re!
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
ME SYTË NGA DETI...
Me sytë nga deti shpirt lënduar
Pret pulëbardhën t’i sjellë lajmin,
Lajmin e dashur që s’mbërriti kurrë!
Me sytë nga deti blu
Pret rrezen e dritës shpirt malluar
Mbi atë det kërkon të lidhet një urë.
Me sytë nga deti mëngë tërhequr nga bregu
Pret lajmin, pulëbardhën, diellin,
Mëngjesin por asgjë s’u duk gjëkundi
Atë ç’ka priste me sytë nga deti
Vetëtima e kish djegur rrugës
Kur qielli flakërinte, e botën tundi.
Priste shpresëhumbur me sytë nga deti
Si karakter nolian, përherë mbeti!
Pranë ujit e dritës etur, panxënë
Duke pritur, shumë gjëra la pa thënë!
Me sytë nga deti shpirt lënduar
Pret pulëbardhën t’i sjellë lajmin,
Lajmin e dashur që s’mbërriti kurrë!
Me sytë nga deti blu
Pret rrezen e dritës shpirt malluar
Mbi atë det kërkon të lidhet një urë.
Me sytë nga deti mëngë tërhequr nga bregu
Pret lajmin, pulëbardhën, diellin,
Mëngjesin por asgjë s’u duk gjëkundi
Atë ç’ka priste me sytë nga deti
Vetëtima e kish djegur rrugës
Kur qielli flakërinte, e botën tundi.
Priste shpresëhumbur me sytë nga deti
Si karakter nolian, përherë mbeti!
Pranë ujit e dritës etur, panxënë
Duke pritur, shumë gjëra la pa thënë!
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
O ZOT N'A MËSO...
Ujin na ke dhënë, o Zot
Etjen e shuajmë dhe kuptojmë pastërtinë
Mes dritës tënde gjejmë ngrohjen
Shohim edhe diturinë
Zot, na trego si të shohim
Përmes moshës mbi supe pjekurinë
Se shpesh ç’rëndësi ka
Në është njeriu dhjetë a gjashtëdhjetë
Pjekuria nuk shihet dot në vjetë.
Mësona si ta shohim, o Zot
Ku ta kërkojmë pjekurinë tek njeriu
Shpesh thuhet plaku di më shumë se i riu,
Por ndonjëherë duket si zhgënjim
Kur i moshuari humb gjykim
Këtu, o Zot, dritë na bëj të shohim,
Pjekurinë njerëzore si ta njohim
Ujin na ke dhënë, o Zot
Etjen e shuajmë dhe kuptojmë pastërtinë
Mes dritës tënde gjejmë ngrohjen
Shohim edhe diturinë
Zot, na trego si të shohim
Përmes moshës mbi supe pjekurinë
Se shpesh ç’rëndësi ka
Në është njeriu dhjetë a gjashtëdhjetë
Pjekuria nuk shihet dot në vjetë.
Mësona si ta shohim, o Zot
Ku ta kërkojmë pjekurinë tek njeriu
Shpesh thuhet plaku di më shumë se i riu,
Por ndonjëherë duket si zhgënjim
Kur i moshuari humb gjykim
Këtu, o Zot, dritë na bëj të shohim,
Pjekurinë njerëzore si ta njohim
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
MALL...
Mallin për ty me kujdes e ruaj
Në shpirtin tim një qoshe tënden ke
Veç sot malli si zjarr më dogji
Të kërkoj tani mes vargjesh…
Ku je?
Mallin për ty me kujdes e ruaj
Në shpirtin tim një qoshe tënden ke
Veç sot malli si zjarr më dogji
Të kërkoj tani mes vargjesh…
Ku je?
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
TRE FJALË...
Tre fjalë gjeta sot mbi tavolinë
Nxitimthi “I love you” shkruar për mua
Më folën më shumë se bota e tërë,
Me zemër të thashë “Edhe unë të dua”!
Tre fjalë gjeta sot mbi tavolinë
Nxitimthi “I love you” shkruar për mua
Më folën më shumë se bota e tërë,
Me zemër të thashë “Edhe unë të dua”!
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
URIME MOTRËS SIME NË
PËRVJETORIN E MARTESËS...
Kështu këndoi atë ditë përmetari
Kështu këndoi dhe zemra jote për nënën
Vello bardha motra ime
Sot në përvjetor dëgjoma këngën
Kur nga dera e vogla motër
Të përcolla vellobardhë
Loti yt e loti im u bënë lumë,
Shkruan histori me mall
Pikë e lotit syrit rrodhi
Nënë e babë dot s’ta fshinë
Veç me shpirt e me zemër
Të uruan fatbardhësinë
Gëzime prej shpirtit të sollën
Plot bekime, siç di prindi,
Bekimet Zoti dërgoi
Gëzimin që të dha, të rilindi!
Gëzuar, e vogla ime
Gëzuar dhe plot lumturi
Paç gjithnjë në atë folezë
Veç të mira dhe dashuri!
Iku viti motër vogla
Ja, të shkuaj këto radhë
Pike e lotit bie prej mallit
Siç ra vjet, moj fustanbardhë!
PËRVJETORIN E MARTESËS...
Kështu këndoi atë ditë përmetari
Kështu këndoi dhe zemra jote për nënën
Vello bardha motra ime
Sot në përvjetor dëgjoma këngën
Kur nga dera e vogla motër
Të përcolla vellobardhë
Loti yt e loti im u bënë lumë,
Shkruan histori me mall
Pikë e lotit syrit rrodhi
Nënë e babë dot s’ta fshinë
Veç me shpirt e me zemër
Të uruan fatbardhësinë
Gëzime prej shpirtit të sollën
Plot bekime, siç di prindi,
Bekimet Zoti dërgoi
Gëzimin që të dha, të rilindi!
Gëzuar, e vogla ime
Gëzuar dhe plot lumturi
Paç gjithnjë në atë folezë
Veç të mira dhe dashuri!
Iku viti motër vogla
Ja, të shkuaj këto radhë
Pike e lotit bie prej mallit
Siç ra vjet, moj fustanbardhë!
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
PILATI...
Pilati s’ishte udhëheqës popujsh,
Diktator roman i Judesë ishte
Tha, unë do bëj si thotë turma,
Barabas të lirohet,
Krishti të kryqëzohet!
Vullnetin e turmës – tha Pilati - bëj
Por historia që drejt e gjykoi
Në regjistrin kohor “Krishti u kryqëzua
Nga Pontus Pilati” shkroi!
Pilati s’ishte udhëheqës popujsh,
Diktator roman i Judesë ishte
Tha, unë do bëj si thotë turma,
Barabas të lirohet,
Krishti të kryqëzohet!
Vullnetin e turmës – tha Pilati - bëj
Por historia që drejt e gjykoi
Në regjistrin kohor “Krishti u kryqëzua
Nga Pontus Pilati” shkroi!
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Adriatik
Merre puhizën e lehtë që më përkedhel
Bregut shkëmbor këtë mbrëmje vere
Përcille mes erës,stuhish a rrymash
Përcille drejt bregut që më njeh
Bashkë me flladin e lehtë
Coji dhe pikëzat e ujit që bart me vete
lag me to fytyrën e Mëmës...
tregoji i vijnë nga bija e mërguar
plot me mall e dashuri dërguar....
Shkruar Bregdetit Dalmat
Merre puhizën e lehtë që më përkedhel
Bregut shkëmbor këtë mbrëmje vere
Përcille mes erës,stuhish a rrymash
Përcille drejt bregut që më njeh
Bashkë me flladin e lehtë
Coji dhe pikëzat e ujit që bart me vete
lag me to fytyrën e Mëmës...
tregoji i vijnë nga bija e mërguar
plot me mall e dashuri dërguar....
Shkruar Bregdetit Dalmat
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Zgjohu!!
Zgjohu....erdhi agimi
shih rrezen e diellit
nga dritarja të përshëndet
s'e ndjen zërin e zogut
nga dega frut-ngarkuar të thërret
zgohu s'e ndjen flladin?
që perden të përkund
mbi ballë doren e largët
mes endrrës tënde sikur sjell
qe ëmbël , si dorë e nënës
që ke larg, bukur, të përkëdhel..
zgjohu packa se ëndrra
të mban në krahët e saj
zgjohu ka ardhur ditë e re
me shpresë, më e mirë se dje
zgjohu, piklat e vesës
të prekësh tek vrapon barit te gjelbër
fundin e ëndrrës ja lerë harresës..
zgjohu, preke natyrën që qesh
lexo keto vargje, gëzim të ndjesh
zgjohu, ëmbël ,qesh si vetë drita
e ndjen, mes vargjesh zgjimin tënd prita.
Zgjohu....erdhi agimi
shih rrezen e diellit
nga dritarja të përshëndet
s'e ndjen zërin e zogut
nga dega frut-ngarkuar të thërret
zgohu s'e ndjen flladin?
që perden të përkund
mbi ballë doren e largët
mes endrrës tënde sikur sjell
qe ëmbël , si dorë e nënës
që ke larg, bukur, të përkëdhel..
zgjohu packa se ëndrra
të mban në krahët e saj
zgjohu ka ardhur ditë e re
me shpresë, më e mirë se dje
zgjohu, piklat e vesës
të prekësh tek vrapon barit te gjelbër
fundin e ëndrrës ja lerë harresës..
zgjohu, preke natyrën që qesh
lexo keto vargje, gëzim të ndjesh
zgjohu, ëmbël ,qesh si vetë drita
e ndjen, mes vargjesh zgjimin tënd prita.
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
TI, DO PUTHJE PAMBARIM
femijes tim…
Të putha njëherë, dy, tre
Në ballë, në faqe, në sy,
Ja dhe një në gushë,
Ashtu si të pëlqen ty!
Syçkat e bukura mban mbyllur prapë.
"Zgjohu,të them!", bën sikur s’dëgjon...
E di, ke frike, syrin po ta hapësh,
Puthjet e Nënës, mos i ndalon...
femijes tim…
Të putha njëherë, dy, tre
Në ballë, në faqe, në sy,
Ja dhe një në gushë,
Ashtu si të pëlqen ty!
Syçkat e bukura mban mbyllur prapë.
"Zgjohu,të them!", bën sikur s’dëgjon...
E di, ke frike, syrin po ta hapësh,
Puthjet e Nënës, mos i ndalon...
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Pse?
Në cilin paralel je?
Në c’dreq meridian jam?
Pse, pse, pyes pambarim
Po pse kaq larg të kam?
Në cilin paralel je?
Në c’dreq meridian jam?
Pse, pse, pyes pambarim
Po pse kaq larg të kam?
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Per Ty
nëse vij dhe syri yt s'më sheh
trëndafil përmbi qepallë do të të ri
nëse syri yt i mbyllur fle
në ëndrrën tënde do të vi
ngadalë do të të përkund si fëmijën
me perkëdhelje do të zgjoj
në ëndërr ndoshta do më gjesh
dhe unë mes ëndrrash të kërkoj
por qepalla jote tashme është rënduar
s'po hapet me të më kundrojë
malli, po vargëzon në metaforë
zemra kot shpreson ty të të zgjojë.
nëse vij dhe syri yt s'më sheh
trëndafil përmbi qepallë do të të ri
nëse syri yt i mbyllur fle
në ëndrrën tënde do të vi
ngadalë do të të përkund si fëmijën
me perkëdhelje do të zgjoj
në ëndërr ndoshta do më gjesh
dhe unë mes ëndrrash të kërkoj
por qepalla jote tashme është rënduar
s'po hapet me të më kundrojë
malli, po vargëzon në metaforë
zemra kot shpreson ty të të zgjojë.
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Mos Lulen kam per Motër?
Sot pashë një lule me kryet poshtë
Shpejt ujë i dhashë dhe mbeta në pritje.
Mos ishte këputur nga era e fortë,
Petaleçelura bukur, në rritje ?!
Oh,ç’më dhëmbi lulja,kjo kryeulura!
Në shtat çudi nuk kish të këputur!
Por, kur i pashë rrënjet e shkulura,
Tek unë u ngrit një dhëmbje e strukur.
Mos, si kjo lule jam edhe vetë,
Me rrënjët shkulur nga erë mërgimi?!
S’më bëhet dot,Atdhe i vërtetë
Ky dhé i huaj me udhë harrimi!...
Sot pashë një lule me kryet poshtë
Shpejt ujë i dhashë dhe mbeta në pritje.
Mos ishte këputur nga era e fortë,
Petaleçelura bukur, në rritje ?!
Oh,ç’më dhëmbi lulja,kjo kryeulura!
Në shtat çudi nuk kish të këputur!
Por, kur i pashë rrënjet e shkulura,
Tek unë u ngrit një dhëmbje e strukur.
Mos, si kjo lule jam edhe vetë,
Me rrënjët shkulur nga erë mërgimi?!
S’më bëhet dot,Atdhe i vërtetë
Ky dhé i huaj me udhë harrimi!...
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Ti me flet shqip!
Djalit tim te vogel..
Ditlindjen sot ke i dashur,
vogëlush me sy të shkruar
ke gjithe ditën që qesh e lot
gjithkujt i kërkon të thotë :"Gëzuar"
Lumturohesh zemër e vogël
kur vitet e tua numëron
një dy tre, një dy tre
ja dhe në shqip, ti kurrë s'harron!
Sikur ta ndjejë ëngjëlli i vogël
që shqipja e tij më ngazëllen
m'i përsërit me gojë e duar
se sa u rrit po më rrëfen!
bekuar qofsh o yll e dritë,
gjuhën e nënës mos e harrosh
me shpirt e zemër Nëna të uron
ditlindjen dhe shqipen t'i gezosh!
Djalit tim te vogel..
Ditlindjen sot ke i dashur,
vogëlush me sy të shkruar
ke gjithe ditën që qesh e lot
gjithkujt i kërkon të thotë :"Gëzuar"
Lumturohesh zemër e vogël
kur vitet e tua numëron
një dy tre, një dy tre
ja dhe në shqip, ti kurrë s'harron!
Sikur ta ndjejë ëngjëlli i vogël
që shqipja e tij më ngazëllen
m'i përsërit me gojë e duar
se sa u rrit po më rrëfen!
bekuar qofsh o yll e dritë,
gjuhën e nënës mos e harrosh
me shpirt e zemër Nëna të uron
ditlindjen dhe shqipen t'i gezosh!
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Sonte
Ah , sonte, sonte
Unë, jam
Pentagram në metaforë
Ti, ti je celsi
Je nota, melodia
Zemra ime: fleta e bardhë
Instrumenti: Mirësia…
Ah , sonte, sonte
Unë, jam
Pentagram në metaforë
Ti, ti je celsi
Je nota, melodia
Zemra ime: fleta e bardhë
Instrumenti: Mirësia…
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Të voglës sime tek e shoh në pjano...
Vajzës sime
Ti nuk e di e vogla ime
si fluturoj unë..
ti nuk e di në cilin qiell më con
kur prej gishtash fëminore
fluturim të lirë cajkovskian improvizon
ti nuk e di e dashur , ëngjëllore
ëndrrën e cartur vjete të shkuar
jetën e thyer të një adoleshenteje
ti mes gishtash në pjano je duke gjalluar
ti e ëmbël drite e nënës
që pjanon ke si unë dikur
kukllat "prej lecke" qepur
ti nuk e di në c'ëndrra
jam zgjuar e sërish kam fjetur
deri sot e vogla ime,kur lotuar
të shoh si kokën ul gjithë naze
e qesh me mua që kam perflakur duart
prej duartrokitjes së madhe
ti qesh me mua, pastaj
nderon e sheh auditorin
e vogël e nënës s'kish dhuratë
më të bukur për përvjetorin!
11 Prill 2004
Vajzës sime
Ti nuk e di e vogla ime
si fluturoj unë..
ti nuk e di në cilin qiell më con
kur prej gishtash fëminore
fluturim të lirë cajkovskian improvizon
ti nuk e di e dashur , ëngjëllore
ëndrrën e cartur vjete të shkuar
jetën e thyer të një adoleshenteje
ti mes gishtash në pjano je duke gjalluar
ti e ëmbël drite e nënës
që pjanon ke si unë dikur
kukllat "prej lecke" qepur
ti nuk e di në c'ëndrra
jam zgjuar e sërish kam fjetur
deri sot e vogla ime,kur lotuar
të shoh si kokën ul gjithë naze
e qesh me mua që kam perflakur duart
prej duartrokitjes së madhe
ti qesh me mua, pastaj
nderon e sheh auditorin
e vogël e nënës s'kish dhuratë
më të bukur për përvjetorin!
11 Prill 2004
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Prelud poetit…
Shpirti I poetit
Mjekuar nga vargu
Dënuar nga loti
Vargu mjeti
Shpëtimi poezia
Subjekti askush
Mbase vetja
Mbase bota
Rima fjala
Nuk deshifrohet
Kurrë Poeti
Mëkat I botës
Fjala e shkruar
Poeti shpesh
Mbetur rrugësh
Histori harruar
Poeti shkreptima
Dielli që djeg
Fjala që shkruhet
Vargu që rimon
Poeti vetëm
Shtëpi rënuar
Fjala e shkruar
Vargu rimuar
Poeti jeton
Stuhia që shkon
Fjalën që shëron
Zemrën që vajton
Mishëron poeti
Dje dhe sot
Ai ashtu mbeti
I varfër,
Pa u qarë
Paraja nuk ngre poezi
Jetën e jeton
Poeti
Sheh bukuri
Erën që fryn
Fllad është fjala
Poeti kuvendon
Me fjalën e lirë
Fllad a suferinë
Poeti mbeti
I lirë
Fjala e shkruar
Syri I lotuar
Zemra e plagosur
Poeti
Merakosur
Shpesh lot kristal
Por zemra fal
Ja cështë poeti
Fjalë që shkruan
Per zemra që duan
Dhe mbeti…
I lirë,shërues,
I dashur I ëmbël
I mirë poeti…
Shpirti I poetit
Mjekuar nga vargu
Dënuar nga loti
Vargu mjeti
Shpëtimi poezia
Subjekti askush
Mbase vetja
Mbase bota
Rima fjala
Nuk deshifrohet
Kurrë Poeti
Mëkat I botës
Fjala e shkruar
Poeti shpesh
Mbetur rrugësh
Histori harruar
Poeti shkreptima
Dielli që djeg
Fjala që shkruhet
Vargu që rimon
Poeti vetëm
Shtëpi rënuar
Fjala e shkruar
Vargu rimuar
Poeti jeton
Stuhia që shkon
Fjalën që shëron
Zemrën që vajton
Mishëron poeti
Dje dhe sot
Ai ashtu mbeti
I varfër,
Pa u qarë
Paraja nuk ngre poezi
Jetën e jeton
Poeti
Sheh bukuri
Erën që fryn
Fllad është fjala
Poeti kuvendon
Me fjalën e lirë
Fllad a suferinë
Poeti mbeti
I lirë
Fjala e shkruar
Syri I lotuar
Zemra e plagosur
Poeti
Merakosur
Shpesh lot kristal
Por zemra fal
Ja cështë poeti
Fjalë që shkruan
Per zemra që duan
Dhe mbeti…
I lirë,shërues,
I dashur I ëmbël
I mirë poeti…
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Dy jetë...
Dy jetë, dy ëndrra
Dy botë të shprishura
Dy zemra dy dashuri
Për hir të kujt u bënë fli!?
Dy jetë, dy ëndrra
Dy botë të shprishura
Dy zemra dy dashuri
Për hir të kujt u bënë fli!?
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
KUR VDES E NGJALLET SHPRESA
Kur vritet shpresa
Me të bashkë ikën dhe drita
Që shpirtin udhëheq në errësirë
Me të shuhet çdo ëndërr e bukur
Gjithçka lëvizjen ndalon
Hija e shpresës se vdekur
Dhe errësira kudo të rrethon
Kur ngjallet shpresa
Qoftë dhe prej një fjale
Bukur në vesh pëshpëritur
Përmes telefonit a ekranit të vogël
Prej mijëra kilometrash tek ti mbërritur
Atëherë shkëndija drite ndizen sërish
Njeriu, me të vërtetë arrin të kuptojë
Se jetën e vet, prej Zotit dhuruar
Për Hir të Tij duhet me shpresë ta jetojë
Kur vritet shpresa
Me të bashkë ikën dhe drita
Që shpirtin udhëheq në errësirë
Me të shuhet çdo ëndërr e bukur
Gjithçka lëvizjen ndalon
Hija e shpresës se vdekur
Dhe errësira kudo të rrethon
Kur ngjallet shpresa
Qoftë dhe prej një fjale
Bukur në vesh pëshpëritur
Përmes telefonit a ekranit të vogël
Prej mijëra kilometrash tek ti mbërritur
Atëherë shkëndija drite ndizen sërish
Njeriu, me të vërtetë arrin të kuptojë
Se jetën e vet, prej Zotit dhuruar
Për Hir të Tij duhet me shpresë ta jetojë
Re: Poezi nga Merita Bajraktari
Kur humbet një zemër
Kur humbet një zemër duket
Se pas saj shkon shpresa, ndjesia
Vendin e të bukurës, jetën
Shpesh e mbulon heshtja, kotësia
Ti kapesh pas një fije drite
Shpresë jete kërkon të krijosh
Zemra e humbur të dhemb kaq shumë
Kurrë s’mundesh ta harrosh
Lutesh me shpirt për qetësi
Por në agoni të shqetësimit jeton
Në zemrën tënde humbëtirë tashmë
Kala-kujtimesh të së shkuarës ndërton
Lutesh që lutja të gjejë përgjigje
Të vije tek ti si lumë i rrëmbyer
Zemër e ikur të të gjejë papritur
Mjalti i jetës të të jetë kthyer
Por të rifitosh zemrën e humbur
Bota do të të duket ngjyrë plotë
Të gjejmë zemrat, bashke t’i mbajmë
Se s’jemi gjatë në këtë botë.
Kur humbet një zemër duket
Se pas saj shkon shpresa, ndjesia
Vendin e të bukurës, jetën
Shpesh e mbulon heshtja, kotësia
Ti kapesh pas një fije drite
Shpresë jete kërkon të krijosh
Zemra e humbur të dhemb kaq shumë
Kurrë s’mundesh ta harrosh
Lutesh me shpirt për qetësi
Por në agoni të shqetësimit jeton
Në zemrën tënde humbëtirë tashmë
Kala-kujtimesh të së shkuarës ndërton
Lutesh që lutja të gjejë përgjigje
Të vije tek ti si lumë i rrëmbyer
Zemër e ikur të të gjejë papritur
Mjalti i jetës të të jetë kthyer
Por të rifitosh zemrën e humbur
Bota do të të duket ngjyrë plotë
Të gjejmë zemrat, bashke t’i mbajmë
Se s’jemi gjatë në këtë botë.
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana
» Poezi nga Nexhat Rexha
» Poezi nga Martin Camaj
» Poezi nga Hamza Halabaku
» Poezi nga Nexhat Rexha
» Poezi nga Nexhat Rexha
» Poezi nga Martin Camaj
» Poezi nga Hamza Halabaku
» Poezi nga Nexhat Rexha
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi