Hana Cakuli bashkëpunim me Pirro Çakon
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Hana Cakuli bashkëpunim me Pirro Çakon
Vitin paraprak e përfundoi me një shkëputje të tërësishme nga angazhimet muzikore e performimet në këtë aspekt, por siç duket këtë vit e ka nisur me angazhime maksimale në botën e artit. Thotë se është përplot energji për angazhimet muzikore, ndërsa aktualisht, përveç performimeve ‘live’ nëpër lokale të ndryshme, këngëtarja Hana Cakuli është duke punuar edhe në një krijim tjetër muzikor. “Është kënga të cilën e kam pritur qe një kohë të gjatë. Një këngë pop-ritmike, të cilën do ta publikoj sa më shpejtë të jetë e mundur. Nuk po premtoj se do të jetë në këtë muaj. Do të jetë në muajt e parë të këtij viti, por jo në janar. Është një këngë të cilën është duke e punuar Pirro Çako.
Është në përfundim e sipër dhe jo një duet siç e kishin keqkuptuar në disa media. Është një bashkëpunim dhe jo duet me Pirron. Ky është projekti im, në të cilin jam duke punuar aktualisht. Është një këngë pozitive, një këngë ritmike dhe e kërcyeshme”, tregon Hana, ndërsa vlerëson lart bashkëpunim në fjalë.
Jashtëzakonisht e kënaqur për bashkëpunimin me Pirron
“Kënga e parë dhe e vetme deri më tash që kam bashkëpunuar me Pirron është kënga “Dashuria e fatit tim”, dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur për bashkëpunimin me të. Jam tejet e kënaqur për profesionalizmin e tij dhe të gjithë mundin e tij që e ka dhënë me gjithë dëgjimin e tij të mirë, ndaj kërkesave të mia.
Është shumë e rëndësishme kur një kompozitor e kupton se çfarë kërkon një këngëtar, dhe pastaj ta zbërthejë atë në nota e në tekst. Kështu vendosa ta vazhdoj bashkëpunimin me Pirron. Kësaj here është një frymë tjetër, një këngë tjetër, ndryshe, jo një baladë. Të shohim se si do të rezultojë. Shpresoj se do të dalë e kënaqshme”.
Ndërsa nuk fsheh entuziazmin për këngën në fjalë, Hana bën me dije se pasi ka dëgjuar notat muzikore, pret me padurim të marrë edhe tekstin në dorë. “Notat për këtë këngë tashmë i kam dëgjuar, ritmin e kam dëgjuar. Kjo është gati. Është teksti ai i cili po mungon, për të cilin jam duke pritur. Jemi në bisedime për detajet. Gjithashtu do të jetë një tekst i Pirros”.
Klipi, diskutabil
Ndonëse nuk është 100 për qind e sigurt, këngëtarja ka në mendje që këngës në fjalë t’i realizojë edhe klipin. “E kam në mendje t’ia realizojë dhe klipin, ndonëse realizimi i tij nuk është 100 për qind, vetëm se me siguri që po!”.
Por, Hana nuk i është rikthyer fuqishëm vetëm realizimit të këngës. Po me atë fuqi ajo thotë se i është rikthyer edhe mbrëmjeve muzikore, studimeve e punës së saj. “Patjetër, iu kam rikthyer fuqishëm tani. Prapë me ftesa të reja…çdo të premte jam në “Maroon”, kurse ditëve tjera jam nëpër vende tjera. Siç jam rikthyer te muzika, jam rikthyer edhe te puna dhe provimet. Tashmë gjithçka është shumë intensive dhe shumë interesante”, shton për fund ajo.

Similar topics
» Hana Cakuli: Më pëlqen të kërcej salsa
» Hana Zeqa unike
» Hana harron Getin, por jo edhe Tingullin e 3nt
» Bleona bashkëpunim me Timbeland
» Zaimina pres një bashkëpunim të nxehtë
» Hana Zeqa unike
» Hana harron Getin, por jo edhe Tingullin e 3nt
» Bleona bashkëpunim me Timbeland
» Zaimina pres një bashkëpunim të nxehtë
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi