Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Si te mbroni femijen nga alergjia? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Si te mbroni femijen nga alergjia? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te mbroni femijen nga alergjia?

 :: Mjeksia :: Alergjitë

Shko poshtë

 Si te mbroni femijen nga alergjia? Empty Si te mbroni femijen nga alergjia?

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 11, 2011 12:23 pm

Si te mbroni femijen nga alergjia?

Fëmijët janë kontingjenti që shfaq më tepër probleme dhe mjekët tërheqin vëmendjen të tregohet kujdes, në mënyrë që sëmundja të trajtohet në kohë. Në pranverë ndodh që sëmundja të shfaqet apo të kronicizohet për shkak të disa faktorëve që ndikojnë në acarimin e sëmundjes. Të tillë janë disa alergjenë, të cilët mund të sjellin deri te keqësimi. Këto janë materiale të ndryshme me prejardhje nga prodhimet ushqimore, bimët, shtazët ose nga ajri (poleni, myku, pluhuri shtëpiak). Faktorë të tjerë janë aeroalergenët specifikë: kërpudhat, polenet e luleve, të cilat shfaqen në pranverë, duke ndikuar dhe në shfaqjen apo acarimin e dermatiteve në përgjithësi, por në veçanti të atij alergjik dhe atopik.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e dermatitit alergjik
Ka disa faktorë të tjerë që janë në gjendje të përkeqësojnë dermatitin alergjik. Të tilla mund të jenë: sapunët dhe detergjentet e papërshtatshme, pluhuri dhe rëra, tymi i cigares, preparatet për pastrim (posaçërisht ata të cilat përmbajnë klor).
Po ashtu dhe përmbajtje të ndryshme të ushqimit mund të shkaktojnë keqësim të dermatitit atopik te foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Si shkaktar të alergjisë më së shpeshti janë vezët, qumështi, peshku etj., të cilat janë alergjenët kryesorë që mbizotërojnë në ushqyerjen që në moshën pediatrike të fëmijëve. Përveç faktorëve shpërthyes ndikon dhe faktori gjenetik, pra trashëgimia. Prindërit që kanë probleme me rinitin alergjik dhe astmën, mundësia për paraqitjen e dermatitit atopik te fëmija është më i madh.

Çfarë shenjash ankon pacienti?
Lëkura e thatë dhe pruriti (e kruara) janë simptomat kryesore të dermatitit atopik. Lëkura është pak a shumë e skuqur, e trashur me një deskuamim (luspa) të lehtë nga eskoracionet. Duke kaluar fazën akute gradualisht shfaqen pllakat e likenifikuara të lëkurës. Shfaqet kryesisht te: gjuri, bërryli, qafa, sqetullat. Karakteristike e fëmijëve të vegjël (0-1 vjeç) është se sëmundja lokalizohet në fytyrë, në pjesën e kokës, rrëzë qafës dhe veshëve.

Çfarë përdoret për mjekim në rast se shfaqet?
Në trajtimin e sëmundjes është shumë e rëndësishme të kuptohen faktorët që kanë ndikim të jashtëm te sëmundja si: përdorimi i sapunit ose pastave të papërshtatshme. Pacientët duhet të qëndrojnë në ambiente të ajrosura, pa pluhur, të tregohet kujdes në dietën ushqimore. Rekomandohen ushqimet pa konservues, pa karbohidrate. Mjekimi i dermatitit atopik është lokal dhe kryesisht përmban pomada kortikosteriodete të përshkruara nga mjeku specialist, shoqëruar edhe me solucione, jo me bazë kortizoni. Në rastet e infektuar rekomandohen pomada antimikrobike me spektër të gjerë veprimi. Gjithashtu mjekimi shoqërohet me marrjen e antihistaminikëve oralë. Për fëmijë të diagnostikuar me dermatitin atopik, ju këshillojmë produkte të sapunëve, solucioneve qumështore ose pastave tipike për sëmundshmërinë që kanë, në mënyrë që lëkura të lehtësojë shenjat e saj të acarimit dhe të rikthehet në një lëkurë të shëndetshme dhe të hidratuar mirë. Kjo bëhet pas vizitës së kryer nga mjeku specialist dhe sipas fazës së sëmundjes që ai përcakton.

Dr. Blerta Gjoni, dermatologe
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Mjeksia :: Alergjitë

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi