Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Virozat e stinës, si t’i mbani nën kontroll User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Virozat e stinës, si t’i mbani nën kontroll User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Virozat e stinës, si t’i mbani nën kontroll

 :: Mjeksia :: Alergjitë

Shko poshtë

 Virozat e stinës, si t’i mbani nën kontroll Empty Virozat e stinës, si t’i mbani nën kontroll

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 11, 2011 12:18 pm

Virozat e stinës, si t’i mbani nën kontroll

Ndërrimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave janë dy ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë virozat e stinës. Aktualisht, me uljen e temperaturave, kolla dhe sëmundjet e fytit janë virozat më të pranishme te të gjithë njerëzit. Virozat, ose siç njihen ndryshe katare stinore, në këtë ndërrim stine janë pothuajse normale. Shenjat janë thuajse të njëjta, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë e temperaturë. Por, sipas mjekëve, ky nuk është grip. Madje edhe nëse përsëritet, sërish nuk kemi të bëjmë me grip. Shpesh njerëzit e ngatërrojnë, por gripi është tjetër gjë, ka shtrirje dhe përhapje më të gjerë nga katari stinor. Përveç rasteve me katare stinore, në këtë stinë paraqiten dhe raste të alergjive dhe bronkiteve kronike, që në këtë periudhë të vitit rishfaqen. Çdo vit ai “koktej” virusesh, i njohur si grip, na detyron të rrimë me ditë të tëra në shtrat me temperaturë, dhimbje muskujsh, mungesë oreksi, kollë dhe dhimbje koke. Më poshtë jepen disa këshilla se si duhet të veproni nëse jeni prekur nga gripi, çfarë mund të përdorni dhe si të shmangni antibiotikët. Shkaqet janë ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, luhatjet e theksuara të temperaturës, lagështia, ndotja e ambientit, të cilat shkaktojnë probleme në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, në faring dhe laring. Më të predispozuar për t’u prekur nga këto viroza janë personat alergjikë, të cilët janë më të ndjeshëm nga ndryshimet klimaterike dhe cilësia e ajrit. Por nuk përjashtohet asnjë njeri. Të gjithë jemi të rrezikuar për t’u prekur nga të tilla viroza.
Simptomat
Këto viroza shfaqen me teshtima, bllokim e kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, temperaturë të lartë. Madje karakteristikë e këtyre katareve stinore është temperatura e lartë deri në 40 gradë. Pacienti, në të njëjtën kohë, shfaq mungesë oreksi, dhimbje koke dhe kollë. Këto shqetësime mund të zgjasin deri dhe në 4-5 ditë dhe më pas shenjat kryesore zbuten, derisa pas një jave zhduken plotësisht dhe mund të mbetet vetëm kolla. Nëse kalon mbi këto ditë mund të mendohet për komplikacione. Këto mund të jenë një trako bronshiti, bronshiti difuz dhe bronkopneumonie. Shenjat e komplikacioneve janë mjaft të dukshme. Kështu, nëse temperatura më pas është qetësuar dhe rishfaqet sërish e lartë, duhet të mendojmë se ka komplikacione. Kur kolla është me sekrecione, shtohet dhe bëhet më e fortë kur pacienti ka dobësi të përgjithshme, dhimbje kraharori, humbje të oreksit, kemi të bëjmë me komplikacione dhe sa më parë duhet bërë kontrolli te mjeku, për të marrë trajtimin e duhur me antibiotikë specifikë.
Antibiotikët
Tri ditët e para është normale që temperatura të jetë e lartë dhe mund të zgjasë deri në pesë ditë. Por kurrsesi nuk duhet ndërhyrë me antibiotikë, sepse i duhet lënë kohë organizmit që të reagojë. Thjesht ajo duhet mbajtur nën kontroll dhe vetëm nëse ajo ripërsëritet, pra nëse pas një periudhe qetësie rishfaqet, vetëm atëherë duhet përdorur antibiotiku. Medikamenti më i mirë për uljen e temperaturës është paracetamoli, veçse që të ketë efekt ai duhet përdorur një herë në katër orë. Disa mjekë janë kundër përdorimit të antibiotikëve për trajtimin e virozave. Sipas tyre, kjo sëmundje kërkon trajtim sistematik dhe vetëm në raste të rralla mund të rekomandohen antibiotikë të lehtë. Kjo rekomandohet kur mjeku mendon se pacienti mund të ketë infeksion, pra kur pacienti, përveç shenjave të mësipërme, ka bajame të skuqura, e ka fytin shumë të skuqur apo ka zë të ngjirur. Shpesh ngjirja e zërit mund të jetë në sinjal i pranisë së infeksionit të faringut. Për dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit, ose në kushte shtëpie mund të bëhen avuj me mentol. Për kollën mund të përdoren çajet, ndërsa te alergjikët rekomandohen dhe antihistamikët.
Kurat popullore
Për të eliminuar problemet e këtyre ndryshimeve stinore mund të përdorni çajet që rekomandojnë mjekët popullorë për qetësimin e kollës dhe acarimin e fytit. Për këtë mjekët kanë rekomanduar disa bimë, që shërbejnë për përgatitjen e çajeve, të cilat ju mund t’i përgatisni edhe vete.
Bimët
Rrënjët dhe gjethet e mëllagës së bardhë, lulet e mëllagës, lulëkuqja, gjethet e thundërmushkës etj., përmbajnë disa lëndë që lehtësojnë kollitjen. Zhumbrica, sherbela, rigoni, kopra dhe bliri, në sajë të esencës së tyre, ndihmojnë në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes. Lulëkuqja është qetësuese e lehtë, kurse elbi fuqizues i qarkullimit të gjakut dhe i frymëmarrjes. Këto bimë, të kombinuara së bashku, mbrojnë mirë mukozën nga ngacmimi dhe infektimi dhe kanë veti dezinfektuese dhe qetësuese. Prandaj, kombinimi i bimëve të mësipërme në formë çaji ndihmon në qetësimin e kollës dhe në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes.
Vetitë
Rrënja dhe gjethet e mëllagës së bardhë dhe lulet e mëllagës përmbajnë substanca mucilagjinoze (jargëzuese) etj., të cilat zbusin dhe qetësojnë kollën, ndërsa lulet e blirit, në sajë të esencës dhe të heterozideve, ndihmojnë gjithashtu në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtit, që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë etj.). Përzierja e këtyre bimëve përdoret në formën e çajit. Kjo kurë ka dhënë rezultate të mira jo vetëm në zbutjen e gëlbazës dhe të kollës, por edhe në sëmundjet e gojës dhe të fytit, duke u përdorur në formë gargare.
Përgatitja dhe përdorimi
Dy lugë supe (10 gramë) me këto bimë i hidhni në një enë ku shtoni 200 gramë, ose 2 tasa ujë të ftohtë. Më pas këtë përzierje e ngrohni dhe e lini të ziejë 5 minuta. Pas zierjes lëngun e kulloni dhe e ëmbëlsoni me mjaltë ose sheqer. Çaji i freskët, në dozë si më sipër, këshillohet të pihet 3-5 herë në ditë i ngrohtë.
Lëngjet
Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që të sëmuret që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre, kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.


Këshilla
Mbani nën kontroll temperaturën. Çdo 4 orë duhet të përdorni paracetamol
Përdorni avuj për hundët e bllokuara
Përdorni shumë çaj
Përdorni sa më shumë lëngje
Përdorni vitaminë C, sepse rrit rezistencën e organizmit
Kontroll te mjeku për çdo lloj simptome të re
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Mjeksia :: Alergjitë

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi