Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Gati të ndjeni emocionet e lindjës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Gati të ndjeni emocionet e lindjës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gati të ndjeni emocionet e lindjës

Shko poshtë

Gati të ndjeni emocionet e lindjës Empty Gati të ndjeni emocionet e lindjës

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 11, 2011 11:22 am

Gati të ndjeni emocionet e lindjës Emocionet-e-lindjes-300x170

Femrat gjatë periudhës së shtatzënisë fokusohen gjithnjë mbi fëmijën. Megjithëse të gjitha kandidatet për nëna duhet të investojnë pak për veten e tyre dhe ndjesinë e brendshme të nënës.

Që nga momenti kur femra e kupton që është shtatzënë në mendjen e saj fillon të bjerë një orë e kurdisur. Emocioni i shtatzënisë lihet pak në plan të dytë.

Ajo fillon të ëndërrojë për fëmijën, momentin kur do të lindë dhe ta marrë në krahë. Lindja tashmë është vetëm një qëllim, ora ka nisur të punojë.

Pavarësisht njohjes së domosdoshmërisë së një kohe të caktuar për zhvillimin e duhur të fëmijës gjatë periudhës para lindjes ajo dëshiron që fëmija të lindë menjëherë. Por ndërkohë harron diçka: të përgatisë veten dhe nënën brenda saj për lindjen. Ndërkohë që fëmija gjatë lindjes vjen në këtë botë mrekullisht, gruaja bëhet nënë.

Femrat të cilat nuk arrijnë ta kuptojnë këtë fakt para lindjes fokusohen gjithnjë e më shumë mbi fëmijët. Tregojnë kujdes për to, shpenzojnë para për to dhe përgatiten për lindje vetëm për to. Ajo duhet të përgatitet mire për lindjen në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mire të jetë e mundur.

Por fatkeqësisht ato harrojnë vetveten dhe nuk investojnë për nënën e cila ka hedhur filizat e para brenda tyre. Megjithëse një pjesë ose më shumë e mundimeve të harxhuara për fëmijën duhet harxhuar për nënën brenda tyre.

Në të vërtetë një grua shtatzënë me kalimin e kohës fillon të veprojë më ngadalë, bëhet më e ndjeshme dhe kthehet më shumë nga vetja. Kjo gjendje shfaqet nën veprimin e hormoneve natyralë dhe lidhjes me fëmijën. Kjo është një mundësi për të shikuar pak brenda vetes dhe për të kërkuar më shumë nga vetja. Një grua e cila e njeh këtë mundësi ka filluar të rrisë nënën e sapo çelur brenda saj.

Psikologët mendojnë se gratë deri në çastin e lindjes mbartin me vete ndenja negative dhe pas lindjes dashur pa dashur ia kalojnë edhe fëmijës. Në zhvillimin e fëmijës është pare se kur punohet me nënat dhe fëmijët problematikë , nëse nënat përmirësohen paralel me to përmirësohet dhe fëmija.

Sepse foshnjat janë një model i nënës dhe të gjitha sjelljet i marrin nga nëna. Nëse nëna arrin të kuptojë ndjenjat negative brenda saj dhe të shpëtojë prej tyre atëherë merr fund edhe transmetimi i tyre tek fëmija.

Kjo vlen dhe për lindjen. Lindja nën ndikimin e hipnozës negative shoqërore dhe informimit të gabuar të medias ka humbur gjithë natyralitetin e saj dhe është kthyer në diçka të frikshme , të urryer . Përgjegjësia dhe forca natyrale e grave për të lindur është lënë në duart e doktorëve.

Dhe natyrisht që gratë të cilat kanë humbur besimin e realizimit të një lindjeje normale nuk shfaqin performancën e duhur dhe preferojnë të dorëzohen dhe alternativën më të lehtë. Në këtë mënyrë shifrat e grave që preferojnë lindjen me sezerian kalojnë limitet e menduara.

Të gjitha eksperiencat e së kaluarës ndikojnë në lindje. Lindja e saj, lindja e vëllezërve apo motrave, e nënës, apo lindjet e të afërmve dhe të gjitha lindjet e dëgjuara deri atëherë janë të regjistruara në vetëdijen e saj. Ndërkohë që ditët e para qëndrojnë në pritje gjatë ditëve të fundit të shtatzënisë fillojnë të gjallërohen dhe dalëngadalë fillojnë ta drejtojnë gruan. Ja pra për një kalim të shëndetshëm në mëmësi të gruas, për të lindur në mënyrë natyrale duhet të pastrohen të gjitha shenjat negative të regjistruara në vetëdije.

Prandaj edukimi profesional i shtatzënisë, psikoterapia, ndarjet në grup, hipnoza dhe shumë teknika të tjera janë një ndihmë e vlefshme për gruan. Por gjithçka fillon me pranimin dhe dëshirën për të bërë diçka. Fillon me dëshirën për të pare nënën brenda vetes dhe për ta rritur atë. Fillon me investimin e bërë për nënën brenda vetes.

Të gjitha përpjekjet e treguara në këtë pike do të mundësojnë lehtësimin e kandidates për nënë , në qetësimin dhe në kalimin e një shtatzënie sa më të sigurt dhe të qetë. Dhe gjithë këta ndjenja pozitive do të thithen si një sfungjer nga fëmija.

Kur vjen momenti i lindjes hormonet dhe fëmija do të përfshijnë nënën dhe do të mundësojnë ndjesinë e një emocioni të pa përshkruar. Për të lejuar daljen në pah të aftësisë së realizimit të një lindjeje normale të gjitha kandidatet për nëna duhet të investojnë për nënën brenda tyre. Le ta dëgjojnë, ta ndjekin dhe të punojnë me të.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi