Gratë janë të prirura për një lindje normale
Faqja 1 e 1
Gratë janë të prirura për një lindje normale
Duke mos vlerësuar aftësinë e patjes së një lindjeje normale, gratë e reja të ditëve të sotme edhe kanë frikë nga lindja edhe preferojnë një mënyrë tjetër e cila duket e lehtë, lindjen me operacion (sezarian).
Në fakt mjekët u mësojnë kandidateve nëna të nxjerrin në pah fuqinë e brendshme dhe i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë dhe si të bëjnë një lindje normale.
Çdo grua ka një histori të veçantë të shtatzënisë dhe të procesit të lindjes.
Që në çastin kur mëson se në barkun e saj rritet një krijesë e re, kandidatja për t’u bërë nënë herë mund të jetë e emocionuar e herë e sigurt në vetvete duke pritur çastin e lindjes.
Historitë e frikshme dhe skenat e filmave horror të parë deri atëherë shtojnë frikën e përjetimit të dhimbjeve të mëdha gjatë lindjes. Megjithëse të gjitha nënat që nga Havaja (Eva) e deri më sot janë krijuar në atë mënyrë dhe me atë formë trupi të përshtatshme për të pasur një lindje normale kanë brenda tyre energjinë për të sfiduar dhimbjet e lindjes.
Por grate e reja të ditëve të sotme duke mos vënë re aftësinë e mrekullueshme që zotërojnë për të pasur një lindje normale edhe kanë frikë nga lindja edhe zgjedhin mënyrën e cila duket më e lehtë, lindjen me operacion. Mësueset e lindjes Nur Sakallı dhe Başak Kutlu Akay, u mësojnë kandidateve nëna të nxjerrin në pah fuqinë e brendshme dhe i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë dhe si të bëjnë një lindje normale. Më pare kanë punuar në sektorin privat dhe më pas vendosën të diplomohen së bashku në degën e mësuesisë për lindje fëmijësh (chidbirth educator) në Amerikë. Nëse nënat kanë dëshirë ato mund t’i shoqërojnë edhe gjatë lindjes nxënëset e tyre.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë përqindja e lindjeve me operacion (sezerian) në vend të shifrave 15% në spitalet shtetërore është 40-60% ndërsa në spitalet private arrin deri në 80-90%. Dr. Nur thotë se grave duhet t’u jepet mundësia e patjes së një lindjeje normale. Duke pohuar se në lindjet normale gjatë të cilave ka ndërhyrje të panevojshme nuk zhvillohet një lindje normale dhe e shpjegon me këta fjalë ndryshimin në mes dy lindjeve: “Në lindjet normale mund të bëhen ndërhyrje të cilat ndihmojnë përshpejtimin e dhimbjeve (epizyetomi). Lindje normale konsiderohet lindja e cila nuk e ka të nevojshme asnjë nga këta ndërhyrje . Jashtë vendit është e mundur të bësh lindje normale në shtëpi vetëm me maminë, të lindësh në maternitet pa pasur nevojën e asnjë ndërhyrjeje .
Ne pretendojmë që t’u japim mundësi dhe t’u krijojmë kushte atyre grave që e dëshirojnë një gjë të tillë. Gjithsecilës duhet t’i ofrohen mundësi të cila përputhen me dëshirën e saj. Gjithmonë ndodh diçka në minutën e fundit.’
Në vendet si Danimarka dhe Anglia ku është e përhapur lindja në shtëpi, Basak thekson se ekziston një strukturë e brendshme solide dhe jep këta të dhëna: “Në këta vende ka me qindra mami të ushtruara me lindjet në shtëpi. Ato vijnë në shtëpi me pajisjet e nevojshme mjekësore. Të gjithë janë të siguruar. Më pare përcaktohet spitali dhe emri i doktorit që do të kujdeset për gruan nëse në shtëpi mund të ndodhë diçka urgjente. Në derë të prêt ambulanca.”
Duke thënë se edhe në vendin tone mund të krijohen kushte të tilla, dr. Basak thotë se gratë duhet të kërkojnë të shoqërohen në lindje nga një njeri i besuar. Sepse ndihmesa në ruajtjen e qetësisë dhe krijimi i një atmosferë të sigurt shton besimin në vetvete të gruas.
Lindja normale, procesi më natyral i trupit të gruas
Başak Kutlu Akay, na tregon për procesin e lindjes normale: “Lindja është procesi më natyral për trupin e femrës. Trupi i femrës është krijuar i tillë që të mbajë fëmijën për nëntë muaj dhe pastaj ta nxjerrë në dritë. Trupi i gruas gjatë shtatzënisë përgatitet bashkë me hormonet për lindjen dhe lehtëson lindjen. Fillimi i procesit të lindjes sinjalizohet nga ngacmimet e para të fëmijës. Pas këtij sinjali çlirohet hormoni oksiton i njohur si hormoni i dashurisë.
Ky hormon siguron tkurrjet e mitrës. Në të njëjtën kohë trupi çliron hormonin endorfin. Edhe ky hormon si një morfinë natyrale pakëson ndjenjën e dhimbjeve. Nëse gjatë lindjes nuk ka ndërhyrje çdo gjë shkon në rregull por nëse për të përshpejtuar lindjen gruas i injektohet hormon oksiton atëherë endorfina nuk mund t’i bëjë ballë dhe mbetet e pamjaftueshme. Dhe si rrjedhojë shtohen dhimbjet.”
Similar topics
» Disa këshilla për gratë shtatëzëna
» Gratë dhe vozitja!?
» Këshilla për gratë shtatëzëna
» Peshku dhe grate shtatzana
» Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!
» Gratë dhe vozitja!?
» Këshilla për gratë shtatëzëna
» Peshku dhe grate shtatzana
» Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi