Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!	 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!	 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!

Shko poshtë

 Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!	 Empty Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 10, 2011 9:05 pm

Studimet tregojnë se konsumimi i çokollatës nga gratë shtatzëna ul riskun e lindjes para kohe. Studiuesit pohojnë se ngrënia e çokollatës pakëson shfaqjen e preeklampsisë, e cila njihet si lindje e parakohshme.

Sipas një artikulli të publikuar në “Daily Mail”, në studimin e realizuar nga studiuesit e Universitetit Yale u arrit në përfundimin se tek gratë shtatzëna të cilat hanë të paktën tre herë në javë çokollatë, rreziku i vdekjes gjatë lindjes ulet me 50 %.
Ndërkohë që nuk njihen ende shkaqet të cilat shkaktojnë preeklampsinë , në disa raste enët e gjakut të placentës nuk zhvillohen në mënyrën e duhur. Kjo rrit presionin e gjakut tek nëna dhe pakëson ushqimin dhe oksigjenin që shkon tek fëmija. Si përfundim, në shumicën e rasteve fëmijët lindin para kohe dhe nënpeshë. Në këtë rast, grave shtatzëna u këshillohet të rrinë shtrirë dhe të marrin ilaçe të cilat ulin tensionin. Kështu, edhe nëse sëmundja nuk kurohet i jep mundësinë gruas që të mbledhë fuqitë për të lindur gjallë fëmijën (në shumicën e rasteve me operacion).

Studiuesit kanë vëzhguar mënyrën e ushqyerjes së 2500 grave gjatë periudhës së shtatzënisë. Secila prej tyre është pyetur rreth konsumit të ushqimeve të ndryshme, çokollatave dhe pijeve, dhe sa herë i konsumon ato.

Rezultatet e studimit treguan se tek gratë të cilat kishin konsumuar çokollatën në sasi të mëdha nuk është shfaqur lindje e parakohshme (preeklampsi). Bëhet e ditur se gjysma e grave të cilat nuk vuanin nga tensioni kishin ngrënë çokollata rregullisht gjatë kohës së shtatzënisë. Përveç kësaj, 36 % e grave të cilat kanë pasur preeklampsi kishin konsumuar çokollatë rregullisht.

Tek gratë të cilat kishin konsumuar më shumë se tre herë në javë, risku i shfaqjes së preeklampsisë ishte ulur me 50%. Përveç kësaj, konsumimi i rregullt i çokollatës gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë përbën një masë mbrojtëse të njëtrajtshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi