Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Një dush i ftohtë për vitalitet  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Një dush i ftohtë për vitalitet  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një dush i ftohtë për vitalitet

Shko poshtë

Një dush i ftohtë për vitalitet  Empty Një dush i ftohtë për vitalitet

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 10, 2011 10:27 pm

Një dush i ftohtë për vitalitet  Dush-214x300

Ndjenja e të ftohtit, lodhjes, rraskapitjes, nervozes, mundet të largohet pas vetëm një dushi, bëjnë të ditur ekspertët britanikë. Ekspertët nga universiteti i Londrës me saktësi kanë llogaritur dhe kanë sugjeruar se si duhet të bëni dush që të ketë efekt në shëndetin tuaj.
Në të vërtetë tek dhimbja e kokës, ftohja, vështirësia me qarkullimin e gjakut do t’ju ndihmojë dushi i nxehtë, ndërsa tek lodhja dhe nervozizmi, dushet e ftohta. Nuk mund të jetë më e thjeshtë: rreth 15 minuta, duart deri në bërryl i fusni në ujë të ftohtë apo të ngrohtë.
Dushet përdorni tek duart e ftohta, vështirësitë me gjumin dhe rraskapitjen.
Hunda dhe mushkëritë: Çdo mëngjes, pas dushit të nxehtë, edhe një dush tjetër i ftohtë (rreth 20 sekonda) do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në hundë dhe fyt. Qelizat e përgjegjshme për imunitetin, arrijnë në mukozë dhe bakteret kanë shumë pak gjasa për sulm. Dushi i shkurtë, i ftohtë, ndihmon edhe në lehtësimin e frymëmarrjes.
Truri: Çdo ndryshim i temperaturës bartet përmes lëkurës deri në tru. Me larjen me ujë të ftohtë të duarve (nga gishtat deri te kraharori dhe anasjelltas) do të veprohet në qelizat gri dhe do të rrisni aftësinë e përqendrimit, çka do të largojë rraskapitjen psikike.
Zemra: Spërkatjet e alternuara me ujë të nxehtë dhe të ftohtë janë një trening i shkëlqyer për muskujt e zemrës. Larja e duarve dhe gjunjëve e ul shtypjen e gjakut; larja nga gishtat e këmbëve deri te gjunjët dhe anasjelltas dhe nga gishtat e duarve deri te kraharori dhe anasjelltas.
Imuniteti: Dushet e përditshme të ngrohtë-ftohtë apo larja e duarve i aktivizojnë qelizat e imunitetit. Me rritjen e numrit të tyre mbrojtja e trupit rritet. Organizmi më nuk është aq i ekspozuar ndaj ftohjeve, ndërsa mund të zbuten edhe alergjitë. Dushin gjithmonë përfundojeni me ujë të ftohtë.
Enët e gjakut: Duart i keni të ftohta? Larja me ujë të ftohtë të gjunjëve menjëherë do të ndihmojë (filloni nga gishtat me ujë e deri te gjunjët dhe anasjelltas). Uji fuqimisht vepron në enët e gjakut: ato zgjerohen dhe ngushtohen dhe me këtë rregullohet temperatura e lëkurës. Efekti rritet nëse i këmbeni dushet e nxehta dhe të ftohta.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi