Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Pikat për sy shkaktojnë gjakrrjedhje në dhëmbë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Pikat për sy shkaktojnë gjakrrjedhje në dhëmbë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pikat për sy shkaktojnë gjakrrjedhje në dhëmbë

Shko poshtë

Pikat për sy shkaktojnë gjakrrjedhje në dhëmbë  Empty Pikat për sy shkaktojnë gjakrrjedhje në dhëmbë

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 10, 2011 5:12 pm

Pikat për sy shkaktojnë gjakrrjedhje në dhëmbë  Dhembet1

Pastroni dhëmbët para çdo shujte, konsumoni çaj nga bimët në vend të lëngjeve dhe konsumoni perime në vend të ëmbëlsirave. Kjo tingëllon si një formulë ideale për dhëmbë të shëndoshë, por nuk është ashtu.
- Cilado qoftë prej këtyre shprehive mund të shtojë rrezikun nga gjakderdhja.Ja disa prej fakteve befasuese që mund t’jua prishin një buzëqeshje.
Çamçakëzët
Flitet se pas ushqimit çamçakëzët ngritin vlerën e PH në gojë dhe në këtë mënyrë mbrojnë dhëmbët tuaj, kjo është e saktë vetëm nëse bëhet fjalë për dhëmbë të pastër. Mirëpo, nëse merrni çamçakëzin pas ushqimit, nuk do t’ju mbrojë nga kariesi. Prandaj, prindërit do të duhej të paralajmëronin fëmijët që duhet pastruar dhëmbët, ngase çamçakëzi nuk mjafton për të mbrojtur dhëmbët e tyre.
Zemra e shëndoshë
Dhëmbi reziston pesë sulme me thartirë brenda ditës. Pështymës i nevojitet rreth një orë që ta neutralizojë thartirën të cilën në gojë e formon ushqimi ose lëngjet. Prandaj, nëse gjatë gjithë ditës konsumoni lëngje të gazuara, thartira në mënyrë konstante do të sulmojë dhëmbët tuaj. Njëjtë është edhe me pemët të cilat përmbajnë thartirë.
Zvogëloni rrezikun: Përmbajuni tri shujtave brenda ditës dhe shmanguni mes-shujtave. Nëse tashmë duhet, pas ushqimit pastroni gojën me ujë në mënyrë që të arrini sekretimin e pështymës, e cila do të neutralizojë thartirën.
Pikat për sy
Tingëllon e pabesueshme, por pikat kundër pezmatimit të syve mund të shkaktojnë gjakderdhjen në dhëmbë. Ato janë disa prej ilaçeve të shumta që thajnë gojën, prandaj sekretimi i pështymës në mënyrë automatike zvogëlohet. Nëse kohë pas kohe merrni ilaçe kundër dhimbjeve do të jeni në rregull. Por, nëse çdo ditë merrni ndonjë ilaç, për shembull ato kundër astmës gjatë stinës së verës në gojë do të keni më pak pështymë dhe në këtë mënyrë dhëmbët do t’ju dëmtohen.
Zvogëloni rrezikun: Në barnatore mund të gjeni përbërës që parandalojnë tharjen e gojës. Po ashtu mund të përtypni ëmbëlsira pa sheqer.
Shtatzënia
Shumë njerëz mendojnë se ky është vetëm një tregim i kohës së gjyshes, por shtatzënia me të vërtetë dëmton dhëmbët. Rreth 50% e shtatzënave kanë probleme me infektimin e mishit të dhëmbëve. Ngritja e nivelit të estrogjenit, që rrethon trupin gjatë kohës së shtatzënisë, shkakton ngritjen e gjakrrjedhjes nëpër trup, përfshirë edhe në mishin e dhëmbëve, të cilët më pas pësojnë ënjtje dhe gjatë pastrimit ka gjakderdhje në dhëmbë. Infektimi në mishin e dhëmbëve me kohë mundet të shkaktojë paradentozën.
Zvogëloni rrezikun: Nëse jeni shtatzënë, dhëmbët pastroni disa herë brenda ditës, minimumi nga dy minuta, por mos ndaloni nëse në brushë vëreni gjak.
Pastrimi pas ëmbëlsirave.
Pasi të konsumoni një çokollatë apo një ëmbëlsirë mos vraponi në banjë për të pastruar dhëmbët. Pas konsumimit të ushqimit të ëmbël gojën tuaj e rrethon thartira, ndërsa smalti bëhet më i butë. Nëse menjëherë pastroni dhëmbët, do të largoni smaltin e kjo dërgon drejt ndjeshmërisë së dhëmbit.
Zvogëloni rrezikun: Prisni së paku gjysmë ose pas ushqimit, e më pas mund t’i pastroni dhëmbët. Më së miri do të ishte që dhëmbët t’i pastroni në mëngjes para kafjallit, në mënyrë që të largoni bakteret të cilat janë grumbulluar gjatë natës në gojë, ndërsa me konsumimin e kafjallit ato zhvillohen edhe më tepër.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi