Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Spikeri i pastrehë takon të ëmën pas njëzet vitesh   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spikeri i pastrehë takon të ëmën pas njëzet vitesh

Shko poshtë

Spikeri i pastrehë takon të ëmën pas njëzet vitesh   Empty Spikeri i pastrehë takon të ëmën pas njëzet vitesh

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 08, 2011 4:49 pm

Spikeri i pastrehë me “zërin magjik”, Ted Williams, u shndërrua në yll brenda natës, por kjo nuk është gjëja e vetme e mirë që i ndodhi. Williams pas njëzet vitesh takoi sërish të ëmën. Shtëpia televizive “CBS” vazhdoi rrëfimin për Williams dhe xhiroi takimin emotiv me adhuruesen më të madhe, nënën e tij.
Prej të hënës videoja e tij në “YouTube” është klikuar nga më shumë se 13 milionë njerëz, ndërsa menjëherë mori edhe një ofertë për punë nga ekipi i NBA-së Cleveland Cavaliers. Tash flitet se do të xhirohet një film për jetën e tij, se do të blejë shtëpi ë të re, do të shkojë për pushime në Havaje e gjëra të ngjashme.

Për Tedin më e rëndësishmja ishte ta shihte sërish të ëmën pas njëzet vitesh. Të enjten kamerat e CBS-së në kuadër të emisionit “The Early Show” e xhiruan takimin e nënës dhe djalit. “Zoti dëgjoi lutjet e mia. E kam lutur Zotin ta përjetojë sërish këtë moment”, tha nëna e tij. Pas përshëndetjes së përzemërt, Ted i tregoi menjëherë se ka xhiruar një reklamë për kompaninë “Kraft”.

Por fama e tij zbuloi edhe të kaluarën kriminale të këtij njeriu i cili jeton rrugëve. Ai kishte bërë disa shkelje, prej vjedhjes deri tek arratisja nga shtëpia e përmirësimit.

Të gjithë shpresojnë se ky ish alkoolist dhe narkoman, i cili është baba i katër fëmijëve, do ta shfrytëzojë rastin për një fillim të ri.