Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ushqyrja e femijeve sipas moshës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ushqyrja e femijeve sipas moshës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushqyrja e femijeve sipas moshës

Shko poshtë

Ushqyrja e femijeve sipas moshës Empty Ushqyrja e femijeve sipas moshës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:42 pm

Ushqyrja e femijeve nga 0-6 muaj

-Fëmija gjatë 6 muajve të parë ushqehet vetëm me qumësht nëne.



-Pas lindjes ditët e para qumështi i nënës duhet të jepet 1-2 orë ose më shpesh kur qan fëmija sepse është shumë i ushqyeshëm me të gjitha vitaminat me përjashtim të vitaminës D që nuk është e mjaftueshme, e cila fillohet pas 4javësh me pika ose shurup.



-Fëmija duhet mbajtur për tu ushqyer 30min.në gji, por ka fëmijë që e marrin më shpejt 20min. derisa të boshatiset gjiri. N.q.se fëmija nuk thith mirë ose nuk thith dot duhet të përdoret teknika e shtrydhjes me dorë ose pompë. Kur mendohet se fëmija nuk thith aq sa duhet i jepet ushqim plotësues.



-Fëmija kur merr në mënyrë të mjaftueshme qumësht nëne duhet të shtojë më të paktën 150 gr në javë dhe në ditë të lagi bezet 6-7 herë.



-Gjatë pirjeve të radhës nënat duhet të kenë kujdes:

-Para pirjes të lahen duart.

-Çdo ditë duhet larë gjoksi të paktën1herë tek nënat që nuk lahen.

-Nënat duhet të mbajnë sutjena pambuku dhe të bollshme.

-Gjatë pirjes nënat duhet të zotërojnë mire teknikën e dhënies së gjirit duke ja vendosur gjirin deri në ngjyrën kafe që përfundon me mbylljen e gojës së fëmijës.

-Fëmija gjatë ushqyerjes duhet të mbahet në një pozicion të përshtatshëm e të rehatshëm ( duke u ulur, duke u shtrirë ose mundet edhe në këmbë, mundet gjithashtu bebit ti vihet një jastëk në kurriz si mbështetje).

-Nëna që jep foshnjës gji duhet të pijë të paktën 2 gota qumësht ose kos në ditë, po kështu duhet të konsumojë ushqime nga grupi(fruta,zarzavate,mish.drithra).

-Nënat që japin fëmijës gji nuk duhet të pinë duhan, kafe, alkool dhe çajra pikant.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqyrja e femijeve sipas moshës Empty Re: Ushqyrja e femijeve sipas moshës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:42 pm

Ushqyrja e femijeve nga 6-9 muaj

Këshilla nënave:
-Femijës që ushqehet me gji, ushqimi shtesë i fillohet pas 4
muajsh n.q.se. fëmija ka një shtesë të mirë peshe mund të vazhdohet me
gji 4-6 muaj dhe pas 6 muajve mund ti fillohet ushqimi. Gjatë kësaj kohe
duhet parë pesha e fëmijës dhe duhet kontrolluar tek mjeku.


Ushqimi shtesë


-Fëmija gjatë kësaj kohe duhet të mësohet me
ushqime me vlerë të madhe ushqyese e shije të ndryshme. Në këtë periudhë
ushqimi shtesë do të jetë si: pure frutash, pure zarzavatesh, muhalebi,
kos, djathë, reçel, biskota, bukë, vezë.
-Ushqimi shtesë jepet me lugë ose me gotë e që fillohet në pak
sasi 1-2 lugë kafeje deri sa të çohet në sasinë e caktuar. Gjatë
shtesës kur fëmija merr sasinë e pakët
i japim gji deri sa të ngopet.
-Kur fëmija është përshtatur me ushqimin e ri atëherë ai i jepet.
-Ushqimi i përshtatur jepet kur fëmija është i uritur dhe i përshtatur.
-Ushqimi shtesë duhet të përshtatet dhe të jepet brënda javës.
-Ushqimi shtesë mund të japë alergji prandaj duhet të kihet kujdes.
-Fëmijës asnjëherë nuk duhet ti jepet ushqim të gënjeshtër, të lyer me sheqer apo reçel.
-Kur fëmija nuk e pëlqen një ushqim të rëndësishëm atëherë i provojmë përsëri duke i dhënë kohë pas kohe në interval 2-3javësh.
-Ushqimi shtesë duhet të kihet kujdes ti jepet fëmijës i përpunuar(zjerë) taze dhe i pastër.
-Fëmijëve deri 18 muaj duhet dhënë ujë të zjerë.
-Lëngu frutave dhe pure frutash fillohet (në moshën 2muajsh)e që mund të jetë mollë, pjeshkë rrush, mandarina, banane,etj
-Fëmijës për herën e parë i jepet frut sipas stinës si mollë apo pjeshkë.
Pregatitja:Frutat lahen dhe pasi
qërohen grihen në rende.Lëngu i frutit jepet 1herë në ditë 40-50gr. dhe 2
herë në ditë pas moshës 7 muajsh nga 50gr.Lëngut dhe puresë së frutave
nuk i shtohet sheqer. Puresë së frutave mund ti shtohet kos dhe të
përdoret si një vakt.
Muhalebia fillohet( në moshën
4-6 muajsh). Në përgjithësi jepet në vaktin e darkës
18.oo-20.oo.Muhalebia bëhet me qumësht të pasterizuar të çfarë do lloji.
Pregatitja: 1gotë qumësht lope të pasterizuar, 3lugë kafe miell
orizi,2lugë kafe sheqer. Mielli i orizit përzjehet me një pjesë të
qumështit të ftohtë dhe hidhet në pjesën e qumështit që zjen, pasi zjen i
hidhet sheqeri.
Kur përdoret qumësht pluhur merret 1 gotë ujë, 3 lugë kafe sheqer
dhe 3lugë kafe miell orizi përzihen deri sa të zjehet, pastaj e heqim
nga zjarri dhe pasi të ftohet pak, shtojmë 6 lugë kafeje qumësht pluhur.
Kosi mund të jepet si vakt më vete në vaktin e dytë ose në darkë dhe mund të zëvëndësohet me muhalebinë.
Pregatitja: Pasi zjen qumështi ftohet 40oC dhe për 1litër qumësht
1-2 lugë gjelle maja kos hidhet në qumështin e nxehtë trazohet dhe
lihet për 4 orë në një vend të qetë.
Supë dhe pure zarzavatesh fillohet në moshën (5-6muaj) në vaktin e drekës avash avash me 1-2lugë deri sa të merret sasia e caktuar.
Java e pare: 4gota ujë, 2 karrota, 1 patate mesatare,1lugë kafe
oriz zjehen 45 min. me kapak të mbyllur, (në tenxhere me presjon hidhet 1
gotë ujë dhe zjehet 15min.). Pastaj e shkojmë në site ose blender.
Java e dytë:( Zarzavate pure të thjeshtë). Bëhet si më sipër po i
shtohet më pak ujë dhe 1 lugë kafe vaj ulliri,pasi zjehet patatet,
karrotat i shtypim duke i bërë pure.
Java e tretë: (pure zarzavatesh të përzjerë). Bëhen duke u shtuar
edhe zarzavate të stinës si spinaq, majdanoz, pazi etj. Zarzavatet
duhen patur kujdes që të konsumohen menjëherë. Në këtë periudhë supës i
shtohet edhe lëng mishi.
Mëngjezi fillohet pasi fëmija përshtatet me ushqimin e mësipërm.
Pregatitja: Formulë qumështi pluhur ose qumësht lope i zakonshëm,
djath, reçel, bukë ose djath pa kripë,reçel, i pëzjejmë dhe i shypim
dhe zhytim bukën në këtë përzjerje, mund të shtojmë në këtë përzjerje
edhe gjalp.Në vend të bukës mund të zëvëndësohen me 3-4 biskota.
Fëmijës deri 1 vjeç nuk duhet dhënë mjaltë.
Veza Fillohet 7-8 muajsh 1-2lugë deri sa të bëhet një e verdhë e plotë brënda javës.
E verdha e vezës në fillim jepet e zjerrë shumë dhe pas përshtatjes zjehet më e butë e krahasuar me një kajsi të pjekur.
Mishi Fillohet 7-8 muajsh me
lëng mishi dhe 9 muajsh me mish të grirë, në formën e puresë si qofte,
ose biftek të zjerë mirë, mish pule pa lëkurë dhe 1herë në 15 ditë
mëlçi, të gjitha këto të kaluara në makinë të mishit mund të jepet mbi
purenë e zarzavateve.
Supa me drithra Fillohet 8 muajsh për ti
mësuar fëmijës shije të ndryshme si trahana,me miell gruri të thekur dhe
kos, miell orizi ose me oriz dhe më pak me miell misri.
Makarona dhe pilafi me oriz Fillohet 8 muajsh të përzjerë edhe me kos.
Peshk pa hala Fillohet 9 muajsh në formë pureje në vend të mishit në vaktin e drekës.
Çaj Në vëndin tonë në krahasim me vëndet e lindjes nuk e
përdorim çajin si traditë por megjithatë vlen të përmëndet që çaji nuk
duhet të jepet sepse pengon thithjen e hekurit prej zorrës së fëmijës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqyrja e femijeve sipas moshës Empty Re: Ushqyrja e femijeve sipas moshës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:42 pm

Ushqyrja e femijeve nga 9-12 muaj

Në këtë moshë krahas qumështit të nënës n.q.se vazhdon, nuk duhet harruar që ushqimi shtesë është ai më kryesori.Gjatë kësaj periudhe fëmijës i jepen shumëllojshmëri puresh me pak kripë dhe mundësisht pa baharat si piper, kimjon etj. Fëmijës i jepet si mish 1herë në ditë dhe që është e mjaftueshme.

Kur fëmija arrin 1 vjeç nëna mund ta ulë fëmijën në sofër dhe ta mësojë të hajë.Duhet ti japim mundësinë fëmijës të hajë vetë dhe të mos e shtrëngojmëpor të presim që ai të hapë gojën vetë. Duhet ta lëmë që ai të kapë me duar ushqimin dhe ta zgjedhë vetë. N.q.se fëmija nuk e ka qejf ushqimin atëherë nuk duhet tja japim për një farë kohe,por të tentojmë tja japim kur ai është i uritur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqyrja e femijeve sipas moshës Empty Re: Ushqyrja e femijeve sipas moshës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:43 pm

Ushqyrja e femijeve nga 1-3 vjeç

-Qumështi i nënës ndërpritet 12-15 muaj dhe mosha më e vonët deri 2 vjeç dhe në një kohë të përshtshme për nënën duke u ndihmuar dhe nga pjestarët etjerë të familjes.

-Fëmija pas moshës 13-14vjeç duhet të përdorë vetë lugën, të ketë pjatën e tij dhe të ketë kujdesin se çfarë dhe se sa konsumon.

-Asnjëherë nuk duhet dhënë fëmijës lëngu i gjellës sepse nuk është i plotë dhe fëmija mësohet të mos hajë ushqime të tjera.

-Në këtë periudhë fëmija ushqehet në 4 vakte në ditë.

-Në ushqimimin bazë kemi: a) qumeshti dhe produktet e tij. b) mishrat,dhe veza.c) zarzavatet dhe frutat. d) drithrat

Lista në përgjithësi e një ushqyerje të ekuilibruar duhet të jetë:

1-Çdo ditë fëmijës së kësaj moshe më e pakta duhet ti jepen 2 gota qumësht apo kos sepse është një burim KALÇIUM shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kockave.Djathë 25 gr. dhe 400ml qumësht mjafton për të përmbushur nevojat për kalcium.



2-Për organizmin dhe krijimin e gjakut të fëmijës,burimi më i mirë për HEKUR janë mishrat,

i pulës, peshku, veza, fasulet dhe thjerzat. Mishi i jepet fëmijës së kesaj moshe çdo ditë 40gr. ose 1herë në 2 ditë. Peshku 40-60gr. Veza e plotë 1-2 vezë në javë. Thjerrza/fasule 40gr 1herë në javë. Zarzavatet dhe frutat janë të pasura me VITAMINA që ndihmojnë për thithjen e kalciumit dhe të hekurit. Në këtë moshë fëmijëve u jepet 3-4 porcione zarzavatesh dhe fruta. Meqënëse fëmijët janë shumë të zgjedhur në perimet për këtë ato futen në supë, pilaf, makarona, byrek, dhe qofte ose pranë tyre të shoqëruara duke e bërë ushqimin sa më të shëndetshëm dhe të paraqitshëm për qejfin e fëmijës. Frutat duhet të hahen me gjithë lëkurë sepse në këtë moshë mund të kemi dhe problemin e kapsllëkut dhe fibrat e ndihmojnë këtë.

1porcjon zarzavatesh është me 5-6 lugë gjelle ushqim me zarzavate.

1porcjon frutash është me 1 frut me madhësi mesatare 100-150gr. dhe 3/4gotës së ujit (100ml)



3-Për trupin e fëmijës një burim ENERGJIE janë drithrat dhe që duhet të merren deri në 6 porcione. Sasia e përcaktuar që jepen, 3 porcione që janë 3 feta bukë dhe sasia tjetër merret me supë.pilaf, makarona, patatet, byrek dhe të ngjashme si këto.

1 porcion është 5-6 lugë gjelle pilaf / makarona ose 1 fetë bukë.

Oriz ose makarona (80gr. në ditë), bukë (60 gr. në ditë)

Fëmija në këtë moshë përtypjen akoma nuk e ka të plotësuar prandaj ushqimet duhet të jepen të buta sepse ushqimet e forta mund të kalojnë lehtësisht në rrugët e frymëmarrjes ku mund të bëhen shkaqe për aksidente të rënda.

Nuk duhet të jepen lajthi, kikirik, fara kungulli dhe të ngjashme me këto kësaj moshe.

Nuk duhet të jepen çaj, kafe, koka kola meqënëse ndikojnë në sistemin nervor të fëmijës.Më mirë të mos i provojnë fare ato.

Sheqeri, ëmbëlsirat , reçelnet , mjalti janë gjithashtu një burim energjie që i duhet patjetër fëmijës por që duhet të jepen me karar. Sheqeri jepet në ditë 2 lugë gjelle (20gr).Reçeli ose marmalata jepen në ditë 2lugë gjelle (20 gr). Mjalti 15gr.

Pas ngrënies së embëlsirës apo sheqernave fëmija duhet të pi ujë për të shplarë gojën që të mbrojë dhëmbët nga kariesi.Në moshën 1.5vjeç-2vjeç fëmijës i merret furça e dhëmbëve dhe i mësohet si ta përdorë, por jo pastë dhëmbësh.

Fëmija vetëm pas moshës 3 vjeç mund të përdorë pastë dhëmbësh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqyrja e femijeve sipas moshës Empty Re: Ushqyrja e femijeve sipas moshës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:43 pm

Ushqyrja e femijeve nga 3-6 vjeç

Për fëmijën e moshës tre vjeç e sipër, kur ka përfunduar dalja e dhëmbëve, nuk është më problem bluajtja. Gjithashtu sistemi i tretjes ka arritur tashmë një pjekuri të plotë. Për pasojë fëmija në këtë moshë merr të gjitha ushqimet si në moshën 1-3 vjeç, po natyrisht në sasi më të madhe dhe me gatuarje të ndryshme që i afrohet ose është e njëllojtë me atë të rriturit.

Veçoria në këto vite është se fëmija tregon edhe më tepër individualitetin e tij, prandaj gjellët duhet të jenë të gatuara mire, të shijshme, të këndshme,të paraqitura bukur dhe pastër.

Nevoja në kalori ndryshon simbas seksit dhe moshës. Mbetet në fuqi ndarja ne 4-5 vakte në ditë me racionet e mëposhtme: mengjezi 30%, dreka 40% zemra 10% dhe darka 20% .

Këshillohet të mësohet fëmija për të ngrënë mirë mëngjezin në mënyrë që të përballojë fillimin e ditës me energji të mjaftueshme. Për të shtuar dëshirën e fëmijës kur nuk duan të ulen në tavolinë në orët e para të mëngjezit për të ngrënë, këshillohet të ndryshohet shpesh menyja dhe mos të kufizohemi vetëm me qumeshtin me biskota, por mund të propozohen bukë e thekur, kek i gatuar në shtëpi, kornflakes, si dhe fruta të freskëta, reçel dhe kos.

E njëjta gjë vlen dhe për zemrën, ku duhen alternuar llojet e ushqimeve por me sasi më të pakët, krahasuar me mëngjezin. Në intervalin e shkollës (për të arritur pesë vaktet e këshilluara) mund të përdoren frutat, keku, kosi, çokollata me qumësht, biskota, pije pa alkol, jo të gazuara.

Sasia e proteinave të nevojshme për fëmijën në këtë grup të gjërë moshe mbulon rreth 10% të kalorive ditore të përgjithshme dhe për këtë duhet të ketë një përzierje mikse prej proteinash me origjinë shtazore dhe bimore në pjesë afërsisht të barabarta. Për të arritur këtë përzierje ideale këshillohet të përdoren çdo ditë si në drekë ashtu edhe në darkë drithrat (makarona, orizi, buka, qulli) dhe të paktën 4 herë në javë bishtajat (fasule, bizele, mashurka, etj) për të shfrytëzuar vetitë ushqyese të proteinave të këtyre dy lloj ushqimesh të alternuara me njëra tjetrën në mënyrë që të arrijnë së bashku praktikisht vlerën e proteinave shtazore.

Sasia e yndyrnave të rekomanduara nuk duhet të kalojë 30% të kalorive totale, dhe mundësisht, duhet të paksohet në 25% mbi moshen 6 vjeç. Burimi më i mirë i yndyrnave është vaji i ullirit, por edhe vaji i lule diellit ka një përbërje të pranueshme. Ndërsa duhen mënjanuar të gjitha ushqimet e pasura me acide yndyrore të ngopura si mishrat me dhjam, gjalpi, djathrat e yndyrshëm. Edhe sasia e kolesterolit që kanë ushqimet duhet pasur nën kontroll. Kjo substancë është e rëndësishme për organizmin, por nuk duhet përdorur më shumë se nevojat e tij. Në fakt kolesteroli i tepërt depozitohet në lumenin e brëndshëm të arterieve, duke shkaktuar në vitet e mëvonshme pasoja të dëmshme si ateroskleroza dhe infarkti; ushqimet më të pasura me kolesterol janë të brëndshmet e bagëtive si truri, melçitë, e verdha vezës, mish i dhjamosur, djathrat dhe gjalpi.

Nga karbohidratet preferohen ato komplekse që gjënden në makarona, oriz, bukë dhe në disa prodhime të tjera të furrës si p.sh keku. Ndërsa raporti i sheqernave të thjeshta, si sheqeri i tavolinës, mjalti, reçelnat dhe ëmbëlsirat duhet të kontrollohen. Përsa i takon fibrave, raporti i duhur sigurohet duke konsumuar bukë të zezë, fruta, zarzavate të zjera dhe të gjalla në dy vaktet kryesore dhe bishtaja të paktën 4 herë në javë. Duke u mbështetur në këto rekomandime kënaqen mirë dhe nevojat për kripra minerale dhe vitamina.



Shëmbull menuje 3-6 vjeç



Mëngjesi 1 gotë qumësht 200gr.

30gr. djathë ose 1 vezë ( 2-3 vezë në javë)

1 lugë ëmbëlsire yndyrë 10gr

3 lugë ëmbëlsire reçel 30 gr. ose mjaltë

1 fetë bukë 50gr



Ndërmjet 1 porcion frutash 150 gr.



Dreka 1 qofte ose biftek prej mishi, pulë ose peshk 50-80gr.

5-6 lugë gjelle zarzavatesh të stinës

5-6 lugë gjelle pilaf ose makarona

1 gotë kos ose qumësht 100 - 150gr.

1 tas me sallatë zarzavate sipas stinës

1 fetë bukë 50 gr.



Zemër 1 gotë lëng frutash 100gr.

1 fetë kek ose biskotë 50 gr.



Darka 1 tas supë ( zarzavate, tarhana, fidhe etj) 150gr.

5-6 lugë gjelle pure zarzavatesh ( patate ose mix)

1 gotë kos ose qumësht 100 - 150gr.

1 tas sallatë 100gr.

1 fetë bukë 50 gr.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqyrja e femijeve sipas moshës Empty Re: Ushqyrja e femijeve sipas moshës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi