Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sportet sipas shenjave të horoskopit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sportet sipas shenjave të horoskopit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sportet sipas shenjave të horoskopit

Shko poshtë

Sportet sipas shenjave të horoskopit Empty Sportet sipas shenjave të horoskopit

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 11:35 am

Dashi

Impulsiv, dinamik, nuk frikësohet, i adhuron garat dhe fitoret. Deshtë janë të lindur për, pothuajse, të gjitha sportet luftarake, ndaj të këshillojmë që energjinë tënde të madhe prej dashi ta shpenzosh në karate, taekwondo, boks ose kikboks. Për dallim nga peshqit, peshoret ose virgjëreshat, deshve nuk u pengon “era” e mashkullit, i duan muhabetet e meshkujve në lokalet e veshjes, ndërsa kur humbin inatosen, por, megjithatë, në fund me armikun e rreptë do të shkonin në pije.

Demi

Përveçse janë fizikisht të fortë, demat kanë edhe një vullnet të paparë (një eufemizëm për kokëfortësinë). Je i gatshëm që ta mposhtësh çdo pengesë, edhe po qe nevoja ta bësh këtë një mijë herë. Trajnerët për shkak të këmbëngulësisë së tij tillë të adhurojnë, por kur nuk dëshiron ta dëgjosh këshillën e tyre me dëshirë do të ta jepnin një shqelm by.... Ti vazhdon sipas tëndes! Rezultatet më të mira do t’i arrish në luftë me kronometrin. Sportet që mund të thuhet se janë krijuar për ty janë vrapimi në shtigje të shkurtra, vrapimi me pengesa (përgjithësisht atletika), sikundër edhe noti.

Binjakët

Për binjakët thuhet se janë dyfytyrësh. Kjo është një shpifje e pastër, në të vërtetë i majti nuk e di se çfarë bën i djathti. Një shaka e vogël. Ajo që është e mirë te binjakët ka të bëjë me faktin se mund t’i bëjnë disa punë njëkohësisht, mund të jenë të përqendruar sa në reagimin trupor, po aq edhe në reagimin mendor. Me siguri se këta dy komponentë i tërheqin në mënyrë të barabartë. Ja zgjidhja: sporti i vërtetë për ty është golfi, ose bilardoja. Pak matematikë, një lëvizje e vërtetë me kërdhokull… dhe kaq!

Gaforrja

Për ty nuk është e sigurt beteja me kronometrin. Gjithçka që kërkon shpejtësi, vendimi i shpejtë dhe reagimet e përnjëhershme, do ta shkatërrojnë nevojën tënde të natyrshme për qetësi dhe stabilitet. Takimi yt me sportin më së shpeshti zhvillohet nëpërmjet të zgurdulluarit të syve në ekranin e vogël dhe në rastin më të mirë në monitorin e kompjuterit. Mirëpo, tani është koha për ndryshime. Kuptohet jo të përnjëhershme. Shpirti i gaforres këtë nuk do të mund ta përballonte. Natyrës tënde ëndërrimtare më së miri do t’i përgjigjej tërheqja në një shkretëtirë. Prandaj të këshillojmë që të regjistrohesh në ndonjë kurs të lundrimit.

Luani

Luanët e duan luftën, shkëlqimin dhe flakërimin. Janë prijës të shkëlqyeshëm. Nëse tashmë nuk je bërë kapiten i ndonjë ekipi të futbollit ose të basketbollit, të propozojmë që të shkëlqesh nën reflektorët e kokenrollit akrobatik. Ky është sporti i vërtetë për ty. Kërkon koordinim të shkëlqyeshëm, udhëheqje, forcën e duarve për ta ngritur partneren, buzëqeshjen bindëse për gjyqtarët dhe për publikun, gjë që është edhe më e rëndësishme. Ndoshta në fillim do të ankohesh për shkak të veshjes vezulluese, por shpejt do të përfshihesh në vendimet për ngjyrat dhe dizajnin.

Virgjëresha

Preciz, pedant, krenar për intelektin e tij...këto janë cilësitë që do ta orientojnë drejt sportit të vërtetë. Sigurisht nuk e do tollovinë, turmën e cila vrapon këtu-atje (kjo ty të duket shumë e paorganizuar), polemikat dhe shpjegimet lidhur me atë se kush është më i fortë. Nëse veç duhet të shpjegohesh mbi diçka, atëherë kjo është më së shpeshti lidhur me markën e pajisje sportive (e cila duhet të jetë ndër më të mirat). Sporti i cili nënkupton baltën dhe gjunjët e dëmtuar sigurisht se nuk është për ty. Për ty janë sportet e bardha, sikundër janë tenisi ose skerma, por bën edhe shahu (në rast se luan me figura të bardha).

Peshorja

Pjesëtarët e shenjës së peshores janë artistë. A e ndien se shpirti yt kërkon harmoninë e lëvizjes të shoqëruar me trupin e bukur? Sportet e vërteta për ty janë: kërcimet në ujë ose patinazhi artistik. E vetmja gjë që do të mund të të pengonte në rrugën tënde drejt ndonjë medaljeje është rreptësia dhe qëndrimi tepër kritik ndaj vetes. Meqenëse peshoret e duan punën ekipore, më së miri do ta kishe nëse do ta zgjidhje ndonjë sport që përfshin një partnere të bukur (ta zëmë patinazhin në çifte) dhe shumë thashetheme pas treningut.

Akrepi
Sporti më i mirë për akrepat është seksi. Ose të paktën ndonjë sport në të cilin do të ndiheshe seksi: për shembull hokeji, ose motokrosi. Më shumë se sa vetë gara do të eksitojë veshja e gjithë atyre pajisjeve që do të ta japin ndjenjën e forcës dhe të sigurisë. Përveç pajisjes, të tërheqin edhe hulumtimet dhe paqartësitë. Për ty sport ideal është spelologjia, zhytja në errësirë me përplot pajisje mbi vete…

Shigjetari
Ti je një tip i vërtetë sportiv. Ke energji të shumta, di t’i orientosh drejt, të shoqëron entuziazmi dhe vullneti i mirë. Sportin të cilin e pranon e çon deri në fund. Ti je nga ata që do t’i mblidhnin të gjitha të dhënat e mundshme në internet (duke përfshirë edhe barsoletat për atë sport), që armatosen me literaturë dhe që i nxisin miqtë që t’u bashkohen. Secila shigjetë e jotja do ta godasë cakun. Shmangi sportet në të cilat guximi mund të vihet në sprovë (lartësia e madhe, shpejtësia dhe të ngjashme). Përmbaju sporteve ‘të rëndomta’ ekipore, nëse do që të kënaqesh vetë dhe njerëzit përreth teje.

Bricjapi

Sikundër edhe bricjapët e tjerë, edhe ty të veçojnë serioziteti, këmbëngulësia dhe qëndrueshmëria. Nuk je ndonjë tip shumë i shoqërueshëm, ashtu që disa sporte ekipore nuk janë për ty. Ti duhet të dalësh në natyrë. Më së miri e ke në bjeshkë! Sportet e vërteta për ty janë, kroset, vrapimi i orientuar, ose alpinizmi. Mirëpo mos u ngjit menjëherë në Everest. Nëse nuk je në formë të shkëlqyeshme, bartja e çantës së mbingarkuar dhe ndezja e muskujve do të ta rrëmbejnë gjithë kënaqësinë e bjeshkatarisë. Nisja në fillim të vraposh nëpër kodrinat e vogla rreth shtëpisë, përdori shkallët në vend të ashensorit dhe mos harro që të shtrihesh së gjati mirë para dhe pas ushtrimeve! Pavarësisht se do që të djersitesh vetëm, nëse ngjitesh në kodra gjithsesi merre dikë me vete.

Ujori
Jokonvencional, sharmant, origjinal, i prirë për ekzibicionizëm. Nëse nuk je nga ata tipa të cilët varen nga adrenalina, sporti yt i vërtetë është brixhi. Megjithatë, nëse u përket të tjerëve, atëherë vëre helmetën, mbrojtëset dhe sprovoje veten në trials, paraguajding dhe planerizëm. Si shenjë e vërtetë ajrore, adhuron të jesh në ajër, t’i kundërvihesh gravitetit. Kujdes vetëm që liciditeti yt të mos shndërrohet më marri (lexo: ruaje kokën). Sigurisht se në asnjë sport nuk do të mund të qëndrosh aq gjatë që t’i arrish disa rezultate, mirëpo kjo as që është e rëndësishme. Derisa të tjerët, në saje të këmbëngulësisë, do të fitojnë medalje, ti do t’i përshëndesësh nga lart duke fluturuar me balon.

Peshqit

Dikush do të thoshte se peshqit janë të lidhur me disa sporte në ujë – por jo! Peshqit janë aq të ndjeshëm, enigmatikë, të prirë për komplikime dhe misticizëm, ashtu që është vështirë ta gjesh një sport që të mos i dëshpëronte. Për këtë më së miri është që ta shtrosh qilimin të marrësh frymë thellë dhe ta fillosh jogën. Ose pilatesin. Në këto peshqit mund të jenë aq të suksesshëm sa nga nxënës shpejt bëhen mësues. Nëse, megjithatë, e urren këtë lloj të ushtrimeve dhe mendon se nuk është mjaft maço, atëherë provoje veten edhe në shenjëtari ose shigjetari. Vetëm mos qaj kur të humbësh.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi