Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Këshilla për fëmijë të shëndetshëm gjatë periudhës së dimrit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për fëmijë të shëndetshëm gjatë periudhës së dimrit

Shko poshtë

 Këshilla për fëmijë të shëndetshëm gjatë periudhës së dimrit Empty Këshilla për fëmijë të shëndetshëm gjatë periudhës së dimrit

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:36 pm

Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit, tek fëmijët vihen re infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Ato që hasen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale. Specialistët e sëmundjeve dhe të shëndetit pediatrik pohojnë se ndryshe nga vitet e tjera kur infeksionet gripale shtoheshin në muajt nëntor-dhjetor, tani ata paraqiten që në muajin tetor. Fëmijët pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës e kalojnë nëpër shkolla dhe kopshte.

Qëndrimi në ambjente të mbyllura dhe me shumë persona bëhet shkak për rrezikimin e shëndetit. Familjet në këtë periudhë duhet të interesohen më shumë për ushqyerjen e fëmijëve. Specialistët në këtë periudhë u japin familjeve këto këshilla, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve:

1. Një nga dy fëmijë të moshës 5-vjeçare ka mungesë hekuri. Tani është e mundur të mësoni rreth këtij problemi dhe të merrni masa parandaluese. Vitamina C që ndodhet tek zarzavatet mundëson marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj përgatitni gjellë me zarzavate dhe mish.

2. Nëse tek pjesëtarët e afërt të familjes si nëna, babai nuk shohim rritje të kolesterolit dhe probleme në metabolizmin e yndyrnave, çdo ditë mund të konsumojë nga një vezë të zier. Bashkë me gjellët me zarzavate përdorni dhe sallatë.

3. Mos i jepni pekmez të përzier fëmijëve me produktet e qumështit. Gjithashtu bëni kujdes në mos vendosjen e qumështit apo të kosit afër gjellëve me mish e zarzavate. Sepse pengojnë marrjen e hekurit.

4. Në mëngjes jepini arra, lajthi, fruta të thata, bashkë me to janë të dobishme edhe drithërat e pasuruara.

5. Në vend që t'i jepni lëngje të gatshme frutash, shtrydhini vetë frutat dhe jepjani t'i pijnë para se të humbasin vitaminat.

6. Mundësoni ngrënien me zarzavate të makaronave dhe të një gjelle me mish.

7. Bëni të mundur që fëmija juaj të konsumojë peshk të paktën një ose dy herë në javë.

8. Ndalimi i pijeve me gaz e shton më shumë dëshirën. Prandaj më mire është të mos i marrim fare në shtëpi. Fëmija nuk i kërkon nëse familja nuk i konsumon. Shembulli i dhënë në familje ka një rëndësi shumë të madhe. Kur ta kërkojë le ta shijojë por mos marrja e tyre është zgjidhja më e mirë.

9. Bëni të mundur konsumimin nga ana e tij të supërave me drithëra, bulgur dhe grurë.

10. Disa fëmijë nuk mund ta pijnë qumështin. Në këtë rast fëmijës suaj mund t'i jepni ëmbëlsira me qumësht, ose mund t'ia jepni qumështin të përzier me pak kakao dhe sheqer.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi