Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Shko poshtë

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:21 pm

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Al





Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

1)
Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne
disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5)
Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te
eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje
manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte


Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja
me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i
botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe
asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur
me nje antikitet te tille.

Po cila eshte rruga e ketij simboli
neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse
e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

Keto dhe
pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne
lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me
simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te
shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi
te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te
sigurt nese e dime domethenien e tij?

Per te kuptuar se
ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne
lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte
qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).

Ne
tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet
simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i
zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne
monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise
Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures
fenikase.

Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e
qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy
kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te
kuptimit te kesaj embleme te lashte.

Po si ka mundesi qe ky
simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane
te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i
heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit
(perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse
edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka)
dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per
te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij
simboli, ne eren tone dhe para eres sone.

Studiues te ndryshem te
cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te
njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor
nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi
qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

Prej kohesh eshte
arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka,
ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend
legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te
kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua
shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy
shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

Simboli i shqiponjes gjate shekujve
Ka
simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e
diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i
perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se
grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.)
Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e
Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i
fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja
eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren.
Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon
pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine
Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te
Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle".
Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko-druide.

Sipas indianeve te Amerikes,
shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja
gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shnderrohet ne
udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te
kaluar ne bote te tjera.

Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius,
dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se
Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e
shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate).
Besohet se flamuri i
pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte
nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim
me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i
cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe.
Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte
shpirtrat nga Toka per ne qiell.

Shamanet turq
te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose
9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte
simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i
shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

Gdhendjet e
gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte
kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas
pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i
shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje".
Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i
guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.
Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

Per
te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili
konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera
femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi,
i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo
qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni
eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet.
Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final
dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u
perdor gjeresisht nga shume popuj.

Shqiponjat jane te perdorura
heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo
vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo
kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.

Ashtu si
luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja
konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te
fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit.
Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka.
Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume
ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte
Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh
shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me
sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e
trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy
koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant
ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin
ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe
simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe
shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin
kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si
lulezim i heraldikes.

Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad
(vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen
tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte
shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

Nje
rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka
nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me
interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes.
Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj
bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim
Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken
Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje
me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.
Ky
simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja
me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi
monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog,
per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog
ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati
shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma
(ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte
Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si
simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Ne
gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i
cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky
ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e
percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e
perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga
Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

Ngjyrat
e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat
perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te
ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

Keshtu
me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per
rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i
perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme
sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka
shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes
mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo
ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza
perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente
me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
Per
te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te
feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte
feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me
te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica
e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e
cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me
bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar
500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.
Ne te
ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te
cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen
vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila
perzihet me eren e bimeve aromatike.
Nga trupi i feniksit qe vdiq del
nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe
paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte
vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te
parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai
jeton ne vetmi."


Herodoti do te shkruante per Feniksin:
"Nje
shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje
feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend
shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale
qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes
dhe nga hiri i tij lind pasardhesi.
"

Ketu shihet qarte se
feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e
ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e
japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

Çfare eshte Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia
materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas
zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e
mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje
numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e
ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te
njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:
"Ne
Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje
sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria
kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel
te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet
dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne
nivele me te ulta.
Pitagora ishte njeri nder
hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet
filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin
rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri
mes tyre dhe ritualeve masonike.
" Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter."

Edhe
shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte
ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato nga
Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar,
turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: Çfare eshte sekrete e çfare jo?" shkruan:
"Ne
civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla
mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri
sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje
periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

Ne
mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene
shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti,
rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto
çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne
kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive
per shkak te pjesemarrjes aktuale.

Vite me vone, keto rite
themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon
me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale te
njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre
sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata
vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.

Por, ata i mbeten
besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veçante i cili
kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f.
27-29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet
aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te
shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

Pse
simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç'simbolizon ai
realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç' eshte nje
simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick
Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne
vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete
fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.

Po te
egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne
pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe.
Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike.
Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme.
("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6)
Qe ne momentin e pare,
ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne dukje ajo eshte nje
shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane pikerisht kete qellim,
te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky imazh simbolizon nje
shpend tjeter, feniksin.

Ne Egjiptin e lashte ky simbol ishte
simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte nje shpend te cilit i
atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i
simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshte sepse
shqiponja ishte nje shpend qe qendronte perkrah feniksit ne hierarkine e
te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe
pati nje nderrim te emrave, por simboli ruajti te njejtin pozicion dhe
ngeli shenja me e pushtetshme.

Ne shekujt e eres sone emri i
feniksit do te harrohej dhe simboli do te quhej shqiponje me dy koka.
Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):

"Mes
te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur
feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i
perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i
feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i
ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje
rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe
puplash me ngjyre te ndezur.

Eshte besuar se ky shpend jeton per
500 vjet dhe gjate vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej nje
feniks i ri. Per shkak te ketij simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone
si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi eshte nje nga
shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e
egzistences se tyre e kane ne lashtesi.

Keto shoqeri sekrete
studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo
eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te
ringjallja. (faqe 176?177)". Megjithate ky simbol (shqiponja me dy koka
apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka
qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit
dhe Persian.

A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?

Konfliktin
mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen e tyre
dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e
zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.

Kostantini i Madh
ka hyre ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe
trumpetoi krishterimin anembane botes. Kostantini i Madh ishte
ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, çka i dha perhapjen me
te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjese e
Dardanise se atehershme.

Duhet pasur parasysh se Shen Pali themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes.

Pra nje perandor i Romes,
i cili ishte ilir me origjine, themelon nje perandori ku simbol vendos
shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilen ai nderton
qendren e kesaj perandorie eshte e rrethuar nga qytete te tjere qe
Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i
vetem i famshem). Megjithate ky nuk eshte i vetmi ilir i cili perdori
shqiponjen e cila ishte pjese e besimeve ilire.

Pirroja i Epirit
sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe nje nga
emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qene "shqiponje".
Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij.

Qe
shqiptaret te jene "pronaret e ligjshem" te simbolit te shqiponjes me
dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve
te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te
lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni.

Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans,
e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te
mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte
nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim
te tille. "Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve
kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike.

Latinet
u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilet e
themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa;
athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha
edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres
se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?
Shqiptaret
(albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tille per
shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve dhe ne ate
ilire fjala "ALP" do te thote i bardhe.

Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN
nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veçante perderisa nuk e
identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve
(albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka
(shqiptar).

Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure
standart dhe paraqitej me nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te
cilet arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e
simbolit te shqiponjes me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve
te tyre anadolliane (nje nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte
Anadolli i sotem). Nje prove tjeter qe iliret e kishin si simbol
kryesor, eshte edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).

Ne kete
faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i Madh
qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kesaj
dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir.

Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer ("School of Oriental and African Studies, London"),
para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit.
Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i
atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej
ne gjetjen e te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet
rreth hititeve kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise
ilire ku kryesoret ishin dardanet.

Se bashku me keta te fundit,
ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin
fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se
Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite,
tregojne qarte se Hititet ishin pjese e qyteterimit te
madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete simbol nga
sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.

Ne
mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez te
cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po
permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me
mbreterine Hitite.

Studiuesi Trevor Bryce, ka
botuar nje studim te plote ne lidhje me keta te fundit: "The Kingdom of
the Hittites (Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thote: "Duke
ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kane
prapashtesen ?ili, menyre e cila i identifikonte ata me yllin, me
Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve,
nuk ka asnje popull tjeter ne Azi apo Evrope, qe te perdore
prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti.

Mes gjuheve semitike,
prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin." Hititet dhe Iliret kishin te
njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe. Ne studimin e mesiperm
behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore dhe gjetje
arkeologjike.
Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure
figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka
pasardhes ata qe flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret.
Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane "pronaret e ligjshem" te nje
simboli te cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha
te antikitetit.

Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin

Ka
nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur
sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u
be nismetarja kryesore e ketij proçesi, mitet dhe festat pagane i
shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe
identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te
mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo
engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.
Ai
do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i
qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur
njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte
e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u
dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit
ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i
mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur
nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit.

Ne
eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te
shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli
zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e
perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi
okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.

"Egjiptianet
besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje perendie e cila
simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe
Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites) pati nje denim apo
flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje detaj i cili si
shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj perendie qe ne
ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana.
"

Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan:
"Nga
egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet ne
momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e
studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i
cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde
perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare." Pra nese kjo
perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe
simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te
kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i çuditshem eshte se
feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe.

Shqiponja
me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por
shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj me
nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te
perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e
verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ç'thote nje prej emrave me te njohur
te studimit te historise dhe teologjise.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins,
ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim
te sakte mbi jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e
saj, eshte botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te
limituar dhe permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200
veprave.

Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: "Feniksi
eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i
cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte
edhe rrenje e feniks, FE - cikel.
Feniksi u adoptua ne fillimet e
hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije te ndryshme te tij jane ne
gjetur edhe neper varre. Legjenda e lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai
simbolizonte (perjetesia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte
simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit."


Nder te gjithe
keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt, feniksi apo ndryshe
dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me e pushtetshme dhe
me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:21 pm

Çfarë përfaqësojnë dy kokat e shqiponjës?

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Albania_flag




Jemi disa grupe ku mblidhen shqiptaret emigrante ketu ne Fildelfia, sipas lokaleve te ndryshme qe kemi çelur. Midis bisedave linden idera te ndryshe per çeshtjen: "Çfare
perfaqesojne dy kokat e shqiponjes se flamurit tone? Disa e dine se
jane dy krahinat e Shqiperise qe ne kohen e Skenderbeut, disa se ato
perfaqësojne veriun dhe jugun ose gege dhe toske, pikerisht per te
verteten qe eshte nje dhe jo dy, cilen duhet te pranojme?
Besojme se gazeta “Shekulli” me rubriken e saj “KONTAKT”, do te na ndihmoje ne kete drejtim. Pershendetje nga emigranti Ligor Luarasi, SHBA.

I
dashur lexuesi ynë Ligor! Ne të “Kontakt”, pasi lexuam e-mailin tuaj,
kontaktuam me një prej historianëve tanë, që ka studiuar periudhën
përkatëse, prof. Kasem Biçoku. Ai na shpjegoi se asnjëra nga të vërtetat
që ju njihni, nuk është e vërtetë. Sipas profesorit, shqiponja
dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është
përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë
traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu,
për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është
rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në
lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte
kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të
njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive
dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër,
përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e
shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat,
shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi
shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në
heraldikat e shumë vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan.
Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë
romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha.

Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini
(306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë
romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja
simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar
Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i
përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol
nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në
perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të
hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt Gjurashët po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi.
Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se
këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine
në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit
të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit
paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta
dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja
dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa.
Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e
Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të
Skënderbeut, Kostandinit, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e
shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu
tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e
kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në
Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët
si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:22 pm

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Flamuri



Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes.

Flamuri
shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar
Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një
kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke
i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër
(1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e
cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

Sipas prof. Kasem Biçoku,
shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet
se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u
bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu,
për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është
rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë
shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe
shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit).
Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë
perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të
shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe
luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra.
Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka
qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë
vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në
shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një
kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e
Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.

Shqiponja dykrenare
është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë
iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke
i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe
Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit
të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy
kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare,
prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe
Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare
shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Shqipëri,
si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare
shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt,
Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi.
Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se
këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine
në vitin 1453, shohim që nga Gjergj Kastrioti u përdor edhe ngjyra e
flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i
pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe
flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku
është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një
yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze. Kurse në
stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të
nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi
krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole
Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i
Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të
Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht
nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë
romako- bizantine.

Gjatë kohës së Rilindjes,
aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën
hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në
kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit
në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe
standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe
flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet
si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe
Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si
flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme.
Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë
bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur
diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:22 pm

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Sheradinberisha


Për shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar, se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912
në Vlorë,u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, që jetonte në atë kohë në
Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës. Por, ky version i shndërruar
në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit.

Një
version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të
Vlorës, vë në pah se, flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në
Vlorë,është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit- „Kontinental“
në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemaili me
komunitetin shqiptar të Bukureshtit, realisht vendosi shpalljen e
Pavarësisë së Shqipërisë,që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë. Të
gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë
gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet në
gji. Meqë z.Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios,natën e 27
nëntorit,ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive,znj.
Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit. Sipas kujtimeve
të Vangjo Ilos (djalit të Spiridon Ilos)flamuri që e ka sjellur i ati
nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas
përmasën 80 cm me 1 metër. Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari
siç është pohuar deri më tani,por ka pasur thekë të verdhë, të cilat siç
u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.

Ekziston edhe një
version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios. Në një shkrim të
gazetës“Dielli“që botohet në SHBA,thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e
kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz,për këtë
qëllim. Meqenëse Marigo Pozio (grua e një tregëtari vlonjat),ato ditë
ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në
Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore), këtë e bëri Marigo
Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në
Vlorë.

Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë, në vitin 1914
u dogj nga grekët në Delvinë!

Ndërkaq,përveç këtyre versioneve, Eqrem bej Vlora (kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912
në Vlorë, ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar
solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro
Kastrioti) me banim në Paris. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e
vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj
2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

1.
Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë
një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në
një material muzeal dhe për këtë qëllim,prefekturës së Vlorës i
drejtohet me një letër zyrtare,ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta
sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar.Në vitin 1930
pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe
Marigo Pozion.

2. Ndërkohë Prefektura e Vlorës i
dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe
ministër ishte Musa juka) në të cilën sqaron se flamuri,që Ismail
Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej
Vlorës,ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.Së
këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet
zyrtarisht Eqrem bej Vlorës,i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë
shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë.

3. Zoti
Rauf Fico,ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar
z.Eqrem bej Vlorës në Athinë,kërkon që ta dorëzon flamurin për ta
vendosur në muzeun kombëtar.

4. Ndërkohë z.Eqrem
bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh, pasi e falënderon
ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e
ngritur në Vlorë,në material muzeal,me keqardhje thotë,se ai flamur nuk
ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur, pas përfundimit të
Kuvendit të Vlorës,u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë
atë si të shenjtë. Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele
të Shqipërisë së Mesme,nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtëpitë
e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën
tërësisht),zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në
shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në
Delvinë.

Znj.Delvina
këtë flamur e ruan me
kujdes(si të shejt) së bashku me sendet e saja pesonale. Asokohe,
ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria„vorio-epirote“ që luftonte
për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, familja e znj.
Delvina duke qenë në fokus për t´u persekutuar,detyrohet të largohet për
në Korfuz, dhe lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre.Pas një
kohe,shtëpia plaçkitet nga forcat “vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha
gjësendet së bashku me flamurin. Pra,sipas këtyre dokumenteve që
gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë,duket se janë
demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin,që është
ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi