Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve

Shko poshtë

 Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve Empty Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Dec 27, 2010 2:55 pm

Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve

Mënyra më e mirë dhe e pazëvendësueshme për higjienën oralë
është pastrimi mekanik i dhëmbëve më anë të brushës!
Prof.
Ass. Dr. Agim B. Begzati

Për mirëmbajtje të mirë dhe korrekte është e domosdoshme që t'u
përmbahemi disa rregullave:
1. Pastrimi i dhëmbëve
• pas çdo shujte (2 deri 3 herë në ditë),
• çdo herë dhe menjëherë pas konsumimit të ëmbëlsirave
• gjithsesi çdo herë para gjumit
• e pastrimit, së paku 2 minuta

2. Zgjedhja e brushës me kokë të vogël dhe fije
sintetike.
3. Gjithmonë përdoreni pastën me fluor dhe mos e
shpërlani gojën pas pastrimit.
4. Ndërroni brushën tuaj çdo 3 deri katër muaj.
5. Nuk ka brushë familjare! Çdo anëtarë i familjes
duhet ta ketë brushën e vet.
Nëse nuk keni brushë apo pastë, shpërlani gojën me ujë apo çamçakëz
pa sheqer (sugar-free). Një copë djathë është po ashtu e mirë pas
ushqimit, meqë ka rol mbrojtës (por kjo nuk është zëvendësim për
pastrimin e dhëmbëve!). Për fëmijët nën moshën 6­vjeçare, ekzistojnë
pasta të veçanta për fëmijë me më pak fluor. Nga mosha 6-vjeçare e
tutje, duhet përdorur pasta normale për të rritur me fluor.
Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre që t'i pastrojnë dhëmbët
rregullisht.
Teknika e pastrimit të dhëmbëve
Janë disa metoda (teknika) për pastrimin e dhëmbëve, por varet se
cilat i preferojnë dhe i propozojnë autorët e ndryshëm.
Metoda sipas Stilmanit konsiston në vendosje të brushës në kënd prej 45°
në qafën e dhëmbit 2 mm mbi gingivë, në mënyrë që të bëhet edhe masazhi
i gingivës, ndërsa autori Bass preferon që fijet e brushës të vendosen
edhe në sulkusin gingival dhe në hapësirën interdentale, por pa presion.
Më pastaj bëhen lëvizje të lehta poshtë-lart (për nofullën e poshtme)
ose lartë-poshtë (për nofullën e sipërme). Sipërfaqja kafshuese
pastrohet në atë mënyrë që brusha vendoset në kënd të drejtë me
sipërfaqen e dhëmbëve, kështu që pastrimi i tyre të bëhet me lëvizje
prapa-para. Duhet theksuar se çdo pjesë e vargut të dhëmbëve duhet të
pastrohet së paku 10-15 sekonda, ndërsa e gjithë procedura e pastrimit
të dhëmbëve të zgjasë 2 deri 3 minuta.
 Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve Stillman
Brushat për dhëmbë

Funksioni kryesor i brushës së dhëmbëve është mënjanimi mekanik i
materieve të ndryshme nga sipërfaqet e dhëmbëve: depozitimeve të buta,
mbetjeve të ushqimit, baktereve. Në këtë mënyrë pengohet formimi i
pllakut dental, si faktor kryesor për shkaktimin e kariesit dhe të
parodontopatisë.
Gjatë zgjedhjes së brushës duhet të merren parasysh këto veti:
Madhësia - varet prej moshës dhe madhësisë së gojës, dhe
nënkuptohet se te fëmijët e vegjël preferohen brushat që e kanë kokën e
vogël. Preferohet që koka e brushës të mos jetë më e madhe se 3 cm.
 Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve Brusha
Cilësia e fijeve. - Brushat mund të jenë të ndërtuara nga
fijet natyrore dhe sintetike. Fijet natyrore nuk preferohen për shkak të
mundësisë së grumbullimit të baktereve në kanalin e tyre, po ashtu
sipërfaqen e jashtme dhe majën nuk e kanë të lëmuar. Për pastrim të
dhëmbëve janë më të preferuara brushat, që janë të ndërtuara nga fijet
sintetike, ndërsa maja e fijes është e rrumbullakësuar dhe e lëmuar.
Te fëmijët që posa fillojnë t'i pastrojnë dhëmbët, preferohet që të
përdoret brusha me fije tejet të buta.
Funksionaliteti. - Brushën pas përdorimit duhet pastruar
mirë dhe duhet mbrojtur nga kontaminimi dhe pluhuri. Para përdorimit
brusha duhet të jetë e tharë, për këtë arsye është mirë që të përdoren
dy-tri brusha sipas renditjes. Nëse dyshohet që brusha juaj është
përdorur nga dikush tjetër, hidheni atë, nëse brushës i bien fijet,
gjithashtu duhet ndërruar. Mos e përdorni brushën më shumë se dy-tre
muaj.
Brusha elektrike
Preferohet për pastrimin e dhëmbëve te fëmijët me dëmtime të sistemit
motorik të ekstremiteteve të sipërme. Karakteristikat e brushës
elektrike:
1. Brusha elektrike nuk pastron më shpejt se ajo e dorës.
2. Gjatë pastrimit të sipërfaqeve të jashtme të dhëmbëve duhet bërë
lëvizje të vogla rrethore.
3. I rrituri që mëson fëmijën e paaftë ose ndonjë të rritur me dëmtime
të sistemit motorik, mund ta bëjë këtë më së miri me brushë elektrike.
Rrëmojësja dhe peri dental
Rrëmojësja përdoret për t'i larguar pjesët e mbetura të ushqimit
ndërmjet dhëmbëve. Ajo i pastron ato hapësira ku brusha nuk mund të
hyjë, në mënyrë që të largohen depozitimet e buta.
Te fëmijët e vegjël nuk preferohet, pasi që gjatë manipulimit të
pakujdesshëm të saj, mund të lëndohen.
Për moshat më të rritura preferohet edhe përdorimi i perit dental, i
cili kërkon kohë dhe mundim më të madh për të mësuar përdorimin e tij.
Preferohet që të përdoret një herë në ditë (në mbrëmje), kur të
pastrohen dhëmbët para gjumit.
■ Merret rreth 50 deri 80 cm të perit dental.
■ Në fillim mund të ketë gjakderdhje dhe pak dhimbje. Por pas disa
javëve ndalen gjakderdhja dhe dhimbja.
 Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve Peri
A ka ndonjë përjashtim kur nuk duhet pastruar dhëmbët menjëherë
pas ushqimit?

Pas konsumimit të pemëve që përmbajnë acid (p.sh. portokaj, kivi,
mollë) ose sallata me uthull, nuk preferohet larja e menjëhershme e
dhëmbëve pas ngrënies, për arsye se acidi i shtresuar në sipërfaqe të
smaltit, gjatë fërkimit të brushës në sipërfaqe të dhëmbit, shkakton
demineraliziminn e tij. Në këto raste, më mirë është që të shpërlahet
goja me ujë dhe të pritet 30 minuta dhe pastaj mund të pastrohen dhëmbët
me brushë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi