Familja me një anëtar të ri
Faqja 1 e 1
Familja me një anëtar të ri
Familja me një anëtar të ri
Një mesazh i veçantë për nënat:
Një nga arsyet:
Që muaji i parë është shumë i vështirë, është se ju akoma nuk e keni
marrë veten nga stresi i shtatzanisë e i lindjes. Mund të duhen javë
para se trupi juaj të normalizohet (sidomos mbas epiziotomisë – prerjes
dhe qepjes vaginale, apo operacionit). Gjithashtu mund të keni dhe
ndryshime të humorit, si rezultat i ndryshimeve hormonale që ndodhin në
trupin tuaj. Mund të keni shpërthime të qari pa ndonjë arsye të
veçantë, ose depresion të lehtë në javët e para. Këto emocione mund të
shtohen nga lodhja që vjen nga pagjumësia. Nëse ju provoni të
ashtuquajturën ‘’paslindjen blu’’ ose depresionin e paslindjes, mund të
ndjeheni jo normale, të turpëroheni apo të mendoni se jeni nënë e keqe.
Kujtohuni që kjo është normale mbas lindjes. Edhe baballarët nganjëherë
ndjehen të mërzitur dhe të çuditshëm mbas ardhjes së një bebi të ri në
shtëpi. Për të ruajtur veten nga dominimi i simptomave blu në jetën
tuaj dhe mbi gëzimin e bebit, shmangni vetizolimin në javët e para.
Mundohuni të pushoni kur bebi pushon, kështu nuk do të mbilodheni. Në
se këto shqetësime vazhdojnë më tepër se disa javë, apo bëhen më të
rënda, kërkoni ndihmën e një specialisti, psikoterapisti apo psikologu.
Vizitorët mund të ndihmojnë për të kaluar momentet blu, duke gëzuar së
bashku me ju për ardhjen e bebit. Por ata mund të jenë edhe të lodhshëm
për ju dhe të dëmshëm për bebin, duke e ekspozuar ndaj infeksioneve.
Prandaj pakësoni numrin e vizitorëve gjatë javëve të para. Kërkojini
vizitorëve të lajmërojnë përpara se të vijnë dhe të bëjnë vizita të
shkurtra, dhe nëse bebi juaj shqetësohet nga njerëzit, mos lejoni njeri
jo të familjes ta mbajë apo t’i afrohet. Nëse shqetësoheni nga
telefonatat, hiqni zilen e telefonit dhe vendosni sekretarinë
telefonike. Me ardhjen e bebit është e vështirë të merresh njëkohësisht
dhe me punët e shtëpisë. Kërkoni ndihmë nëse keni mundësi, nëse jo bëni
më të domosdoshmet. Tani përqëndrohuni vetëm tek bebi. Një mesazh i
veçantë për baballarët Kjo periudhë është shumë stresuese për çiftin.
Është pothuaj e pa mundur të gjejnë kohë dhe aq më pak energji për
njëri tjetrin. Ndërmjet kërkesave pa fund të bebit, nevojave të
fëmijëve të tjerë, punëve të shtëpisë dhe punës, nëse bashkëshortët nuk
ndihmojnë njëri tjetrin, do të fillojë një përleshje midis tyre. Në
këtë kohë disa baballarë e ndjejnë veten të mënjanuar nga vëmendja dhe
afeksioni i nënës për fëmijën, sidomos kur fëmija është me gji.
Problemi vështirësohet akoma më shumë, sepse marrëdhëniet seksuale janë
të ndaluara për disa javë nga mjeku, por edhe po të ishin të lejuara,
shumica e grave nuk janë të interesuara në aktivitetin seksual për
njëfarë kohe mbas lindjes, si pasojë e lodhjes fizike dhe stresit
emocional. Ky konflikt si dhe ndjenja e xhelozisë që mund të nisë në
këtë kohë, është e përkohshme. Shpejt jeta do të hyjë në rutinën e vet
të zakonshme, që do t’ju japë dhe një herë pak kohë për vete, për të
rindërtuar jetën tuaj seksuale dhe sociale. Ndërkohë, bëni përpjekje të
kaloni pak kohë vetëm ju të dy. Dhe mos harroni se të puthurat dhe
përkëdheljet janë të nevojshme edhe për njëri-tjetrin, jo vetëm për
bebin. Për këto arsye, është shumë e rëndësishme që babai të harxhojë
ca kohë duke luajtur dhe mbajtur bebin. Kjo do ta lidhë më shumë
emocionalisht me bebin. Bebet me baballarët qeshin dhe lëvizin këmbët
dhe duart edhe më shumë se me nënën. Me nënën loja është më e qetë dhe
më e butë. Për bebin të dyja këto janë të rëndësishme, prandaj në
kujdesin për të duhet të përfshihen të dy prindërit.

Similar topics
» Familja Topalli e lumtur për çmimin e Luizit
» Luan Jaha i angazhuar edhe pas serialit “Familja Moderne”
» Luan Jaha i angazhuar edhe pas serialit “Familja Moderne”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi