Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dhurata mohon lidhjen me Korab Shaqirin User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dhurata mohon lidhjen me Korab Shaqirin User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhurata mohon lidhjen me Korab Shaqirin

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Dhurata mohon lidhjen me Korab Shaqirin Empty Dhurata mohon lidhjen me Korab Shaqirin

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 24, 2010 11:36 am

Dhurata Ahmetaj ka mohuar spekulimet e medieve shqiptare të cilat ditëve të fundit kanë shkruar se ajo kinse është në lidhje me këngëtarin, Korab Shaqiri. E shqetësuar me abuzimin e titullit të cilin e ka shkruar njëra nga gazetat e Shqipërisë, e i cili më pas ka shëtitur në të gjitha mediet e Kosovës, Ahmetaj ka deklaruar për “Zërin” se me Korabin jo vetëm që nuk kanë lidhje, por familjet e tyre kanë miqësi mes njëra-tjetrës. Nuk kam qenë kurrë dhe as nuk jam në lidhje me Korabin. Ne njihemi familjarisht dhe kemi miqësi familjare. Unë kam shumë respekt për Korabin dhe familjen e tij, andaj ai shkrim më ka prekur tepër”, shprehet ajo.

Këngëtarja që këtë vit ka bërë më shumë jehonë në publikun kosovar, e pamësuar me thashetheme është ndier shumë e shqetësuar kur ka lexuar atë shkrim.

Jam shumë e nervozuar me atë shkrim që ka dalë. Ishte shkrim tepër joprofesional. Unë e lexova shkrimin dhe askund nuk përmendet emri im, ndërsa vetëm për sensacion vënë emrin tim në titull”, thekson Dhurata e cila shton: “Unë jam në fillim të karrierës sime dhe nuk jam mësuar me shkrime të tilla. Nuk dua që karriera ime të ndërtohet me skandale dhe thashetheme”, pohon ajo e nervozuar.

Dhurata nuk e di se nga ka dalë kjo shpifje, por ajo supozon se kjo ka lindur nga bashkëpunimi i dy këngëve të fundit që ajo i ka punuar me Korabin. Ahmetaj tha për gazetën se me këto dy këngë “Narcizoid” dhe “Veç ty të dua” do të marrë pjesë edhe në programet e Vitit të Ri. “Do të jam e pranishme në “RTK”, “TV21” dhe në disa televizione të tjera lokale”, pohon ajo.

Pas Vitit të Ri me një këngë të re

Mirëpo, edhe pse e ka lënduar shumë shkrimi i fundit, Dhurata nuk e ka ndërmend të dorëzohet për të vazhduar karrierën e saj muzikore. Simpatikja Ahmetaj është duke e punuar një këngë të re të Flor Mumajesi për të cilën thotë se do të dalë me videoklip pas Vitit të Ri.

Kënga do të dalë pas Vitit të Ri, sepse dua që ta realizoj edhe videoklipin. Unë që nga fillimi kam bërë nga dy këngë të secili kompozitor. Dy të parat i kam realizuar të Valon Bytyçi, dy të fundit të Korab Shaqiri, ndërsa dëshiroj që t’i punoj edhe dy këngë me Flor Mumajesin, për të vazhduar me kompozitorë të tjerë”, shprehet Dhurata, duke e konsideruar vitin 2010 si vitin e suksesit të saj në muzikë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi