Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Gjama... kur burrat e Malesise vajtojne me thonj, britma dhe gjak User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Gjama... kur burrat e Malesise vajtojne me thonj, britma dhe gjak User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjama... kur burrat e Malesise vajtojne me thonj, britma dhe gjak

Shko poshtë

 Gjama... kur burrat e Malesise vajtojne me thonj, britma dhe gjak Empty Gjama... kur burrat e Malesise vajtojne me thonj, britma dhe gjak

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:59 pm

Gjama... kur burrat e Malesise vajtojne me thonj, britma dhe gjak

Forma me antike, me ekspresive dhe me spektakolare ne te cilen plazmohet kriza e pikellimit gjate ritit mortor ne malesite veriore eshte gjama e burrave. Etnologu Bledar Kondi, thote se "te dhenat me te hershme mbi gjamen e burrave deshmohen nga Herodoti, i cili flet per ekzistencen e vajtimeve kolektive te fiseve dardane. Ne mesjete, Mikel Apostoli pershkruan nje skene mortore prane Shkodres, ku burrat dhe grate, te cilet ai, ne vitin 1437 i quan ende me emrin "taulante", "vajtonin si kretasit", duke nenkuptuar me kete modelet e lashta te vajtimit helen me britma dhe vetgjymtim". Marlin Barleti dokumenton i pari gjamen personale te Lek Dukagjinit per vdekjen e Skenderbeut, ndersa Pjeter Budi jep nje tablo dramatike te malesoreve katolike qe i nderonin te vdekurit e tyre me gjame te pergjakshme edhe gjate salikimit fetar ne shtepine e Zotit. Gjate shek. XIX dhe gjysmes se pare te shek. XX jane pikerisht kleriket katolike italiane dhe shqiptare te cilet ofrojne dokumentacionin etnografik me te pasur mbi praktikimin e gjames ne Malesine e Dukagjinit, Malesine e Madhe, te cilat kulmojne me kodifikimin e dokeve mortore dhe te usullit te gjames ne Kanunin e Maleve, nga Shtjefen Gjecovi [1900-'07].

Ndersa gjate gjysmes se dyte te shek. XX gjama do te behej objekt i studimit etnografik, folklorik dhe etnomuzikologjik nga Rr. Zojzi, R. Sokoli, A. Ahmeti, A. ceta, M. Tirta, A. Ahmedaja etj. duke nxjerre me ne ne pah funksionin dhe rendesine e ketij vajtimi prototipal ne traditen mortore shqiptare. Persa i perket regjistrimeve zanore te gjames kolektive, ato jane shume me te pakta, dhe ekzemplaret e regjistruar fillimisht nga O. Xhatufa ne vitin 1972 ne malesite e Tropojes, Shkodres, gjenden te depozituar vetem ne Arkivin Audiovizual te Institutit te Kultures Popullore".

Shtrirja gjeografike e te gjamuarit

Gjama e burrave ka mbijetuar deri ne dekadat e fundit ne fshatrat katolike te Malesise se Dukagjinit, Malesise se Madhe, e pjeserisht te Pukes, Mirdites e Lezhes; por nuk ka munguar aspak ne malesite albanofone te Trieshit, Grudes, Plaves, Gucise (Mali i Zi) dhe te Gjakoves (Kosove). Kurse komuniteti mysliman i malesive ka qene shume me i frenuar prej dogmes fetare per te praktikuar ritin e gjames, prandaj burrat myslimane privatisht benin gjame individuale te mbyllur ne kulle, kurse publikisht therrisnin burrat katolike per t'u bere gjame ne raste vdekjesh. A. Ahmeti dhe P. Stojanoviq informojne se gjamataret profesioniste te malesive shqiptare shquheshin edhe kundrejt fqinjeve te tyre sllave per ekzekutimet kolektive dhe individuale, prandaj dhe jane ftuar shpesh ne ritet funerale malazeze dhe boshnjake per te thirrur gjame fillimisht ne serbisht dhe me pas ne shqip. Keto dy aspekte deshmojne ne menyre kuptimplote se gjama kolektive dhe individuale e ekzekutuar publikisht gjate ritit funeral, e ka nxitur komunitetin malesor shqiptar qe te mposhte shokimin nga vdekja, te fuqizoje kohezionin social, te riperterije jeten normale te corganizuar me ekuilibrat e saj te prishur, duke kapercyer cdo dallim fetar dhe etnik.

Kur malesoret bejne gjame ...

Ne malesi thuhet se burri "po ban gjame, po gjimon, po thrret vaj, po ban brime, po bertet". Ekuivalenti i saj ne latinisht duhet kerkuar tek termi gemitus (ose gemere) qe mbart brenda vetes nje sere konotacionesh te tilla si: gjame, renkim, grahme; ulurime; zhurme, zhaurime; pikellim, helm, brenge, trishtim. Ne kontekstin leksikor te gjuhes shqipe, E. cabej e identifikon fjalen "gjeme" me kuptime te tilla si "fatkeqesi, menxyre"; "lajm i vdekjes, mandate"; "bubullime, gjemim"; "vaj, vajtim". Kurse Von Thallocszy tregon se fjala "gjemuem" perfshin me bame gjame, me bumbullime; me ushtuem, kersitun me gjame; me u nekuem prej dhimbet, dhimbesh, dobsije te madhe te trupit a prej nji pikellimi te padurueshem; me qame, vajtuem te madhe'.

Prej ketej mund te kuptohet dhe shpjegohet qarte se "te besh gjame" do te thote te ushtosh, te bucasesh, te uturish, te shperthesh, te vajtosh me te madhe prej pikellimit te padurueshem. Ndersa ne fjalorthin e pare etnomuzikologjik, Ramadan Sokoli do ta perkufizoje gjamen si "nje fare vajtimi me britma qe bajne malcoret nder morte tue cjerre fytyren e tue grushtue gjoksin me ritem". Pra "gjama" eshte nje teknike te brituri dhe gjestikuluari e cila e modelon kulturalisht vuajtjen natyrale te shprehur ne kontekstin mortor. Britmat e gjamatareve shpalosen si reaksione te fuqishme te habise "primitive", protestes se perjetshme, dhimbjes se dehistorifikuar dhe autofajesimit te ankthshem te njeriut perballe vdekjes. Studiuesi i Institutit te Kultures Popullore, Bledar Kondi, shpjegon per "Shekulli-Kontakt" se "...kodifikimi i britmave te shoqeruara me grushtime kraharori dhe gervishtje fytyre (reale ose te simuluar) sipas nje modeli te krijuar nga kultura dhe te ruajtur nga tradita, sherben per shfaqjen, kanalizimin dhe nenshtrimin e emocioneve te pakontrollueshme dhe agresive. Ato do te mbeten misherim mitiko-ritual i nje fenomeni ku rreptesia e ligjit te pavetedijes qendron ne raport te kundert me zhvillimin e vetedijes".

Gjamat e qumeshtit dhe gjamat e gjakut ...

Komuniteti i malesive te veriut i nderon te vdekurit e tij me gjame burrash dhe vaj grash. Ne shume fshatra te besimit katolik si ne Dukagjin, Nikaj-Mertur, Pult, Shale, Shosh, Nen-Mavriq, etj. gjama kolektive kryhet sipas nje protokolli ceremonial nen drejtimin e zedhenesit te saj te paracaktuar duke filluar me rendin farefisnor, shoqeror, miqesor dhe krahinor. Gjamen e pare e ben vellazeria, ajo eshte hallka e pare e zinxhirit procesual qe shtrihet nga 8-10-12 gjame per person, te kryera ne vijim nga vellazerite e ndryshme, fiset e huaja apo bajraqet e largeta, por secilit prej tyre, pavaresisht numrit te madh te pjestareve qe mund te kete, nuk i lejohet qe te ekzekutoje dy here per nje te vdekur. Numri i gjamave te ekzekutuara varion prej statusit te personit apo rrethanave tragjike te vdekjes, por nuk mund te jete kurre me pak se sa 2 gjama per cdo mashkull te vdekur. Ajo qe duhet theksuar ketu eshte se gjama dhe vaji kryhen per vdekje natyrale, vrasje dhe vetvrasje. Persa i perket vdekjes se grave, Kanuni sanksionon se 'burrnimi s'bertasin me grue te dekun, por, po, i vellai ne moter, i biri ne t'amet e kunati ne kunaten'. Sipas te dhenave arkivore te Institutit te Kultures Popullore mesojme se deri ne shekullin XIX, ne malesine e Dukagjinit gjinia bente gjame per femren para se te varrosej, por me mbrapa ky zakon u braktis, sepse 'nuk i mbet gja burrit'. Me gjithe ardhjen e regjimit socialist dhe krijimin e kushteve te reja socialo-kulturore nen diktatin ideollogjik, ky zakon do te ruhej deri vone ne Malesine e Madhe por ne nje pamje me te moderuar: 'i biri per nenen dhe vellai per motren mund te vajtoje por jo te beje gjame' thote F. Mehmeti.

Etnologu Kondi, vazhdon te tregoje se "drama mortore do te finalizohet ne varreze me ekzekutimin e gjames se gjakut (fisi i babait) dhe gjames se qumeshtit (fisi i nenes). Gjama e qumeshtit mund te interpretohet si nje mbijetojce simbolike e qyteterimit matriarkal te shtypur e te transformuar pergjate historise shekullore prej rendit patriarkal: e jema vajton te birin me britme burrash�?�. Ky aspekt simbolik del me qartesisht ne pah kur shprehja e pikellimit zhvendoset tek qeniet mitologjike te malesive gege, ku sipas rrefimeve te mocme, vete Oret e Malit jane degjuar neper shkembinj ndjellakeqe duke thirrur here gjame burrash e here gjame grash". Duhet pasur parasysh qe normat per ekzekutimin e gjameve kolektive jane te rrepta dhe te kodifikuara prej motmotit. Nga rrethi miqesor s'lejohet qe te "thrrase vaj" kushdo e sido, pasi jane caktuar qe me pare ata qe do bejne gjame, e qe kryesisht i perkasin nje rangu te fisem ose qe e kane patur me per zemer te ndjerin, megjithese, 'edhe mos me e pase mik te dekmin, gjaku te luen' �?? thote Gjecovi. Shoqeria shenon prijesin e gjames qe do te udheheqe grupin ne thirrje, i cili vihet ne mes tij. Nje formacion gjamataresh perbehet zakonisht nga 10-40 persona te renditur ne 1-4 rreshta, ne vije te drejte ose gjysem rrethi, por ne 'vdekje te perdjegme' formacioni bymehet deri ne '80-120-160 vete' madje ne nje numer te pacaktuar, duke u shnderruar keshtu ne nje kor me permasa gjigande qe ekzekuton bashkarisht nje "gjame te dhimshme"

I vdekuri dhe nusja percillen ne perendim te diellit

Here here grate vendosen ne nje vije paralele mbas burrave duke ruajtur nje distance prej jo me shume se sa dy tri hapash. Simbas dokes, gjame therrasin pleqte, madje "pleq e ma pleq", por nuk mungojne as te rinjte te cilet renditen gjithmone ne rreshtat e mbrapem per te mos rene ne sy. 'Ndryshe nga grate te cilat vajtojne pergjithesisht ne moshe madhore, burrat mund ta fillojne gjamimin qe prej moshes 15-16 vjec, dhe te vazhdojne gjate gjithe jetes derisa tu shteren fuqite'.

Si tipar dallues per lidhjen me te vdekurin sherben forma e adresimit ndaj tij: thirrja verbale 'i mjeri un o vlla' i perket farefisit dhe bajrakut qe ka lidhje me te nga vija e qumeshtit; 'i mjeri un o shoq' i takon komunitetit te nje fshati per pjesetarin e tij, kurse 'i mjeri un o mik, o kraj, o dashamir' etj. artikulohet nga fiset, shoqeria apo bajraqet e huaja ndaj nje personi te larget. Koheshtrirja e gjameve varion nga 5, 10, 20 minuta e deri ne 1 ore. Gjon Karma tregon se ne malesite e Shkodres gjama thirret 'te paren here ne kufi te Bajrakut te deknit, te dyten here te pamen shpin ku a i dekni, te treten here n'oborr te shpis e te katerten here kur i bijne persypri'. Deri ne vitet 1960, varrimi ne Malesine e Dukagjinit eshte kryer naten dhe ky zakon eshte sanksionuar me ligj ne
Kanun: i vdekuri dhe nusja percillen ne perendim te diellit.

Fatkeqet cajne trupin dhe sperkasin me gjak te vdekurin

Ne lidhje me llojet e gjamave, etnologu Bledar Kondi shprehet se: "nje nder skenat me dramatike dhe perfaqesuese te ekzekutimit te gjames se burrave naten ne varreze nen driten e pishtareve, dokumentohet nga babai i etnografise shqiptare Rrok Zojzi gjate ekspeditave kerkimore ne Malesine e Dukagjinit [1950-60]. Gjamataret e rreshtuar ne vije te drejte largohen ne nje distance te konsiderueshme nga i vdekuri (40-100 m), e cila i nevojitet atyre per realizimin e "koreografise" rituale: rendjen me vrap drejt kufomes duke u ndalur ne disa stacione. Nen drejtimin e prijesit, grupi kryen si nje trup i vetem nje 'perkulje mbi gjuj me duar n'ij' nga e djathta ne te majte, e cila i perngjet nje hobeje qe do te vervise ne lartesite ekstreme britmen shperthyese kolektive 30-40' me vokacionet 'au', 'eu', 'heu', 'ou', 'hou', dhe qe do te leshohet 'pak nga pak ne nje tone ma te ulet tue zbrite gjithnji deri sa te shuhet'. Pasi tretet oshetima e thirrjes nistore, te gjithe drejtojne shtatin, dhe 'me fytyre te ngerdheshun' kryejne nen ritmin e sinkronizuar kolektiv harkimin e vrullshem trupor djathtas-poshte e majtas-lart per shpalosjen e fuqishme te thirrjes se radhes, kesaj here te veshur me tekst: 'i mjeri u per ty'. Ne Kanunin e Lek Dukagjinit percaktohet qarte: "Me kanu asht me brite ne te dekmin tri heresh, tuj i perseritun fjalet 'mjeri une�?�' nande heresh e tuj hudhe kamben kah i dekmi". Pergjithesisht, thirrjet dhe ofshamat e burrave kombinohen cdo here me gjeste te reja, te cilat e rrisin serish dramacitetin e ngjarjes nepermjet vetgjymtimit: 'grushtimit ritmik �?� mbi gjoksat e perleshun te zbluem', 'grisjes se lekures se tamthave' me 'thonj te preme �?�. tue hjedhe gjak nga i vdekuni', dhe se fundmi peruljes me gjunje para te vdekurit, duke perkedhelur token qe do te strehoje dhe konsumoje kufomen e tij. Por gjama kanunore thirret ne tri ose me shume stacione varesisht prej distances nga i vdekuri apo qellimit ekspresiv".

Floke qe shkulen, grushta godites dhe xhamadane qe shqyen

Kondi ka botuar dhe nje liber mbi gjamat, ku mes te tjerash flitet mbi gjamen kolektive dhe individuale. Ai thote se "krahas gjames kolektive, ekzekutohet edhe gjama individuale si nje ligjerim i thirrur per shprehjen e pikellimit, lavderimit dhe perkujtimit te te vdekurve (kryesisht atyre te shquar). Per kengetarin apo rapsodin qe fillon me 'brite qyqe vetem' ne castet me kulmore te ritit funeral, Kanuni i Maleve i ka percaktuar prej koherash ligjesite e shprehjes estetike duke filluar qe prej zerit te 'thkellet e te ambel e me te dridhun te perdhimbshem', e deri tek hijeshia e gerrvishtjeve, solemniteti i perkuljes se thelle dhe i puthjes se mbrame mbi ballin e te vdekurit. cdo tekst poetik i vecante vikatet nga vajtoret/gjamataret duke qendruar ne vend me dy duart ne bel (kryqe), ne brez ose te mbledhura grusht ne gjoks, njeren kembe te nxjerre perpara, veshtrimin e hedhur perdhe, pamjen te trishtuar, kurse rrahjet e gjoksit me grushta, gervishtjet e fytyres me thonj, shkuljet e flokeve, keputjet e zinxhireve te jelekut a te xhamadanit, te shoqeruara nga renkimet e stilizuara 'ej, ej', 'ej, ej!' 'eh, eh!', 'uh uh!' ose refreni 'medet medet!', kryhen ne ecjen thuajse paralele te vajtoreve/gjamatareve drejt te vdekurit per t'u pershendetur me te simbas dokes, dhe duke qendruar te pergjakur para turmes deri sa te kryhet varrimi. Per te vdekurin me te cilet nuk ka lidhje gjaku, gjamatari gjakoset pa u gervishtur, vajton pa derdhur lote, dhe pershendetet duke i vendosur doren e tij mbi gjoks [F. Mehmeti]. Por ne dekadat qe pasuan mbarimin e luftes se dyte boterore, filluan te mos jene me 'ne mode' gjestet e vetgjymtimit (rrahje gjoksi, shkulje flokesh, gervishtje fytyre) ne malesite e te dyja kraheve te kufirit verior, duke ia qethur ne kete menyre thirrjes se vajit nje nder komponentet me te spikatur dhe identifikues te saj si teresi sinkretike [M. Gojcaj]".

Gjama e Gjakesit, kur vrasesi vajton viktimen

Nje nder skenat me kulminante te ngarkuara me nje tension te jashtezakonshem psikologjik dhe afektiv ne te gjitha traditen mortore shqiptare i referohet permbushjes se detyrimit ritual te vrasesit ndaj personit te vrare prej tij. Kanuni e detyron vrasesin qe te kerkoje besen nga shtepia e te vrarit vetem per nje dite, per "me kja ate qi vrau". Pasi te kete besen e te "vramit", vrasesi shkon ne ceremonine funerale te viktimes se tij "dhe vete ben gjame mbi te me pjesetaret e tjere". Ne rast se vrasesi do te refuzonte qe te merrte pjese ne ceremonine e viktimes se tij pasi eshte thirrur ne mort nga i "zoti i punes" (i zoti i gjakut), kjo konsiderohej si "marre e madhe" me kanun, dhe komuniteti ndermerrte masa te rrepta per ndeshkimin e tij. Prandaj, kjo gjame meriton te vecohet si 'gjama e gjaksit'. Por ne Malesine e Dukagjinit nuk mungojne rastet e metamorfozes se skajshme te gjendjes shpirterore te komunitetit kur vrasesi likujdohet ne te njejten dite me viktimen e tij: "me marrjen e gjakut, i vdekuri harrohet', thote Zojzi, dhe atehere "morti kthehet ne feste".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi