Zakonet shqiptare - Nusja te dhëndri - Nata e parë
Faqja 1 e 1

Dasma Kuksiane, kur dhëndri “shkynte macen...”
“Ne shkuam katër veta dhe e kërkuam nusen. Babai, axha, daja dhe një grua. I çuam fjalë para se të merrnin nusen dhe ata na kthyen përgjigje. Pasi morëm copën e qëndisur nga krushqit, që do të thotë miratim i fejesës, bëmë ndërrimin e shenjave. Dhëndri çon unazën dhe vajza gjithashtu. Po kështu ndërruam dhurata të ndryshme dhe familja e vajzës na priti në një banket. Atje pastaj caktuam vendin ku do merrej nusja datat e dasmës...”,- tregon për Shekulli-Kontakt Nuredin Koci, përgjegjësi i dasmës në të cilën ne u gjendëm rastësisht si “miq të paftuar” në lagjen nr. 3 të Kukësit.
“Kur shkuam atje, ne kishim tavolinën tonë ballë për ballë me nusen. Aty qëndruam rreth 2 orë derisa kërcyen nusja me dhëndrin dhe ne u hodhëm lekë. Sot, të dielën, ne shkuam në orën 9 e 30 të merrnim nusen. 11 veta u futëm brenda, ndërsa të tjerët bënin aheng jashtë. Dajat dhe axhat i jepnin muhabetit, kurse dhëndri rrinte pa folur se nuk i takon të bëjë zë”- thotë axha i dhëndrit. Më tej ata e kishin marrë nusen për ta futur në makinë së bashku me dhëndrin dhe i ranë sipas zakonit, rreth e qark qytetit të Kukësit bashkë me karvanin e makinave, të stolisura për festën e madhe. Kur u ngjitëm para portës së shtëpisë dikush i hodhi ujë nuses te këmbët që mos i ndodhë gjë e keqe dhe ta shpëtonte nga magjia, që mund t’i kishte bërë ndokush. Me këmbën e djathtë nusja u fut brenda dhe pritja e miqve, krushqve dhe gjithë të tjerëve filloi. Urimi, (dhëndri) sërish rrinte i heshtur. Hera-herës këmbente ndonjë fjalë me Melitën (nusen) në vesh, teksa bënin fotografitë familjare dhe me fytyrën që i vetëtinte, përqafonte ndonjë shok apo mik që uronte të trashëgohej me shumë djem. Ai me shoqen e jetës janë njohur vetë dhe u martuan me dashuri. Axha kujton se “më parë krushqit e dhëndrit gjobiteshin nga daja i nuses me 100 mijë- 200 mijë lekë për vonesën e nuses, ose për vonesa gjoja të orarit”. Ai shton se “ka pasur shumë budallallëqë, që shyqyr zotit janë hequr. Më parë as dhëndri nuk lejohej që të vinte e ta merrte nusen. Nëse shkonte, gjobitej 100 mijë lekë dhe shtyhej dhënia e nuses... Atëherë, s’kishte kështu: të dilje shëtitje me nusen dhe as ta shihje para martesës. Mua s’më kanë lënë ta bëj një gjë të tillë në kohën time...”
***
Nga dasma u shkëputëm për të takuar të tjerë njerëz, ndoshta në fshatrat përreth, në mënyrë që të shkëpusnim diçka më tepër rreth traditës së vjetër të dasmës kuksiane... Dhe ashtu bëmë, u nisëm drejt fshatit më të afërt, që quhet Bice. Aty pasi biseduam me disa banorë u nisëm drejt shtëpisë së profesorit të fshatit, pensionistit Shuaip Halilaj. Me mirësjellje dhe të gjitha shenjat e mikpritjes u pritëm nga familja Halilaj dhe z. Shuaip. Ai na rrëfeu disa nga të “fshehtat” e dasmës kuksiane.
Kur fillon martesa
Dasmat në krahinën e Kukësit nisnin zakonisht ditën e enjte, ndërsa në ditët e sotme kryesisht ka mbetur e diela, ashtu si në gjithë Shqipërinë. Shuaip Halilaj thotë: “Të enjten, ai që merrte nusen, çonte rrobat e nusërisë te vajza, si dhe pajisjet e tjera. Veç kësaj, familja e dhëndrit u dërgon edhe disa dhurata prindërve të nuses. Më parë dërgoheshin çorape leshi të bëra me dorë, ndërsa tani dërgohen këmisha. Për ata që dërgojnë rrobet në shtëpinë e nuses, atje shtrohet një drekë me gjithë të mirat.
Rengu i dasmës, dru dhe fyerje për dhëndrin
Në darkë, të enjten komshinjtë shkojnë e urojnë, dhe deri të shtunën bëjnë një lojë tradicionale me filxhanë. Fshihet një unazë në 10 filxhanë, dhe tepsia me këto filxhanë u kalon të dyja skuadrave nëpër dhoma. Kush e gjen unazën, merr pikë. Është një lojë që vazhdon deri në 51 pikë dhe kush fiton për 3 net rresht ngrihen në këmbë dhe këndojnë, dhe me humor e batuta ngacmohet pala e humbur në lojë. Nuk mungojnë edhe “batutat e rënda” si p.sh. “fryni era e rrëzoi dushkun, erdhi dhëndri me përpush” ose “nuk i meni (pushoi) qeni fjalët, të të jap një m…nga dhëmbët”. Këto përdoreshin si humor, por edhe me ndez muhabetin. Pastaj, veç lojës, këndohet ndonjë këngë, tregohen histori e legjenda. Ndërkaq, jashtë mund të zhvillohen lojëra të tjera: si gara me kuaj, apo loja e shamisë, ku të gjithë gjuajnë dhëndrin, nëse ai guxon të hyjë në lojë. Veç kësaj nëse dhëndri nuk rri vëzhgues por hyn në lojë, e ngacmojnë keq, madje, edhe mund t’i flasin rëndë ose godasin.Krushqit, dhe gjoba e dajës së nuses
Pasi kalojnë tri ditë, të dielën e dasmës zakonisht 11 veta, të zgjedhur, niseshin në kuaj, me një të moshuar e të mençur në krye, niseshin për të marrë nusen. Atje ndodhnin debate dhe ngacmime mes thëniesh të dykuptimta, që hidheshin e priteshin mes krushqve. Pra ndër këta zgjidhet një kryetar i krushqve. Grupi kërkon të takohet së pari me dajën e nuses dhe kërkojnë ta njohin dajën. Daja sipas traditës, ka të drejtë të kërkojë një shpërblim nga përgjegjësi i krushqve të dhëndrit. Më parë i liheshin 2 napolona. Kjo justifikohej, pasi daja quhej si pushkë, pra mbronte fëmijët dhe nderin e tyre, e meqenëse ka marrë këtë sipërmarrje të rëndë, i takon ky shpërblim. Nëse krushqit nuk i përgjigjen shumës së kërkuar, këtu ndizet biseda: ose për t”i dhënë dajës lekët që kërkon ose nusen nuk e hipin në kalë. Nëse aty nuk kuptohen krushqit, taksa shtohet. Nga dy napoleona bëhet katër. Kjo tani është “zbutur” paksa, por prapë daja thirret i veçantë, pasi rregullohen miqtë dhe ajo ditë quhet dita e dajës. Si përfundim krushqit detyrohen ta paguajnë. Shuaipi tregon: “Bile ka ndodhur një rast në fshatrat sipër nesh, kur krushqit nuk e kanë njoh për dajë dajën e dhëndrit, personi që ka marrë iniciativën për të kundërshtuar me fjalë dajën, i kërkon lekët atij. E pastaj ka dhe raste të tilla p.sh. kur daja kërkon 100 mijë lekë dhe ia japin, ai i numëron dhe thotë:” 90 mijë nuk më duhen se qenkan të vjetruara (nënteksti se nuk jam duke të gjobitur)”.Ndërsa 10 mijë lekët që i mban, thotë se i merr t’ ja japë mbesës. Tani është zbutur kjo, se deri para 20 vjetësh askush nuk guxonte të luante me dajën. Pasi mbaronte kjo, nusja hipte në kalë, ndërsa tani në makinë.
Nusja te dhëndri
Pasi vjen, lihet një orë të pushojë. Aty sapo hyn në derë i japin një kupë me mjaltë dhe me tre gishta lyen parmakët e shtëpisë që të shkojë jeta ëmbël. I hedhin karamele, grurë e oriz tek dera. Kur hyn nusja i japin në prehër një djalë të vogël. Kjo për arsye që kjo të bëjë djalë dhe ta risin fëmijët me të dy prindërit. Më parë nusen nuk e linin as të pushonte. Vajzat e fshatit e vënë në fillim të zonës për ta parë dhe nisin e i këndojë për ta ngacmuar sa më shumë. Nëse ka raste apo ndonjë zë të sjelljes jo të mirë, ose kanë dëgjuar se “ësht e egër, s’ësht puntore apo ka ndonjë problem i këndojnë:”Moj nuse lulja mollës si erdhe në vend të motrës...” ,ose vargje që i krijojnë në moment, ca e lavdërojnë e ca e shajnë. Me nusen, e kanë më tepër atë ditë , por kur dhëndri niset të shkojë për në dhomën e nuses atëherë kapin me të. Nëse nusja reagon duke ndryshuar fizionominë për shkak të këngëve provokuese, atëherë sharjet shtohen më tepër. Ditën që vjen nusja, dhëndri bën banjë, ruhet e pastrohet dhe vishet me kostum gri të errët ose të zi (më parë përdorej veshja karakteristike). Dhëndrit i këndojnë, por pa e ngacmuar siç ndodh me nusen. Atij i këndojnë duke i thënë me vargje që të mos harrojë familjen, nënën e babën. Të nesërmen dhëndri është jashtë lojës, i përzierë me dasmorët, nuk ka ndonjë aktivitet.
Nata e parë, dhëndri shqyen macen
Deri para 30 vjetësh... Në një fshat të Kukësit, në Lumës ka ndodhur. Mënyra se si futet dhëndri natën e parë në dhomën e nuses është e shpejtë, tepër e vrullshme. Madje ai e mbyll dhe derën duke e përplasur me gjithë fuqinë. Kjo pasi dhëndri është duke u ngjitur me vrap tek nusja, teksa shokët e vet e gjuajnë në kokë, kurriz kush më lehtë e kush më fortë. I qëllojnë me patate, madje edhe me ndonjë kungull. Mund të jetë kungulli edhe pak i kalbur në ndonjë rast të mirë... Kështu dhëndri duke ikur me shpejtësi të madhe hap dhe mbyll derën e dhomës së nuses me shpejtësi. Ndërkaq llamba apo kandili fikej nga përplasja e portës. Dhëndri për t’i treguar nuses se është i ashpër ka pasur raste që ka zënë macen e shtëpisë dhe e ka shqelmuar e goditur fort, i ka përdredhur kokën ose dhe e ka shqyer fare. Një praktikë disi e egër që për fat të mirë nuk përdoret prej vitesh. Por nga kjo, në ditët e sotme ka mbetur ende një fjalë, e cila përdoret për ta ngacmuar dikë. “Nuk e paske shky macen, se ta ka mbledh gruja...”
Por le të kthehemi tek nata e parë mes dhëndrit dhe nuses... Jemi pas momentit kur dhëndri ka hyrë brenda me vrull dhe llamba është fikur. Këtu zhvillohet biseda e parë me çiftit; “Ndiz llambën”, i drejtohet dhëndri nuses që ka mbetur në terr. Nusja replikon “Nuk di ku ishte ndezur”. Dhëndri aty luan rolin e nervozit, ndërkaq një nuse e zgjuar duhet t’ia kthejë: “Mos u nxito, por më dëfto nesër kujt t”i dal?” Në këtë mënyrë nusja e pyet burrin për rregullat, traditën e tij, kë duhet të takojë ajo të nesërmen dhe kë jo nga njerëzit që vijnë në dasmë. Nëse dhëndrit nusja nuk i pëlqen ai ja kthen “kujt të duash dili, edhe të mallkuarit dili vetëm mua mos më del...”
Kështu ka qëlluar që ndonjëherë dasma pas këtij momenti ka shkuar edhe në prishje dhe nusja është kthyer mbrapsht. Batutat mes çiftit në momentin e mësipërm arrijnë deri sa dhëndri nga mospëlqimi i thotë nuses “Paske 3 herë nga 30 e njëherë 10”. Pra nusja paska 100 vjet. Nusja sërish mund t’ia kthejë dhëndrit duke ju Prayr me këto fjalë “mos u nxito, nëse s’do të lë një mendim të pjekur apo një fjalë, do të lë një djalë”. Të gjitha këto urti e zakone vajzat i kanë marrë nga tezet dhe hallat, të cilat i kanë mësuar dhe këshilluar si të veprojnë. Pra këshillat nuk jepen nga prindërit. Marrëdhëniet e vajzës me mamanë janë tepër të ngushta, por të mos folur për babanë, me të cilin vajza është krejt hermetike. Ditën e hënë nusja vendoset në një vend në qendër të dhomës dhe gjithë gratë e fshatit vijnë e shikojnë turma-turma, njëkohësisht ato shohin edhe pajën që ka qëndisur vetë nusja.
Pse të parat, vajzat e mëdha?
Fillimisht, sipas traditës në zonën e Kukësit, por edhe në zonën më gjërë, pa u martuar vajza më e madhe e shtëpisë, nuk martoheshin të tjerat. Kjo për shkak se nëse do të martohej vajza e tretë apo e katërt, atëherë do të kishin tepër probleme dy të parat... Opinioni do t’i gjykonte se ato kanë të meta të mëdha përderisa kanë mbetur pa martuar. Ndaj martesa është bërë dhe në plot raste vazhdon të bëhet sipas radhës për shkak të kësaj “djegie” që mund t’i vijë motrave të mëdha po të martohen më shpejt të voglat. Fejesa edhe sot e kësaj ditë në pjesën dërrmuese të zonës së Kukësit bëhet jo në mënyrë direkte, pra me mblesëri, sigurisht duke mënjanuar këtu pjesën më intelektuale të qytetit.
Lindja
Nësej fëmija i parë lindte vajzë, ajo ditë dhe natë kalohej në heshtje. Por në krahun tjetër, kur fati e bënte babain e ri me djalë, atëherë festohej me të madhe. Bëheshin petulla, lajmëroheshin njerëzit për aheng, e kështu me radhë. Burri dilte i nervozuar nga shtëpia e kur takohej me shokët edhe mund që ta ngacmonin me batuta të tipit: “Ti s’din si me bo muhabetin”, “S’të ec fillja të bësh djalë”...
Vdekja
Zakonet e vdekjes, ndryshe nga ato të dasmës nuk kanë ndryshuar shumë nga një shekull para. Në këto raste fatkeqe kuksianët, natën e parë nuk bën mirë që ta qajnë të vdekurin. Ndërsa ditën tjetër kur vijnë njerëzit për ngushëllime, të gjitha gratë e vajzat e qajnë të ndjerin gjithë ditës deri në momentin që do të kryhet varrimi. Më pas familjarët kthehen më parë në shtëpi për të pritur vizitat. Vizitorëve u ofrohej një coffee sad11e dhe një cigare. Në ditët tona, ashtu siç tregojnë banorët e fshatit Bicaj të Kukësit, ky zakon ka ndryshuar pjesërisht dhe njerëzve nuk u jepet coffee sad11e por me sheqer. Kjo për shkak të filozofisë që familja hidhërimin e mban për vete dhe nuk ka pse të rëndojë me zi edhe miqtë që ngushëllojnë. Kjo traditë ka ndryshuar kryesisht pas viteve ’90. Zija më parë ka qenë deri në 5 ditë, kurse tani vazhdon sipas rastit, deri në 7 ose 9 ditë sipas ritualit fetar. Pas 40 ditësh të afërmit shtrojnë një drekë për njerëzit e fisit, ku flitet për të ndjerin, vlerat e tij, e kështu me radhë. “Në këto dreka njerëzit shkojnë dhe japin edhe lekë të afërmve. P.sh. njerëzit e fshatit nga 1000 lekë, miqtë nga 2000 e kështu me radhë sipas dëshirës për të ndihmuar të afërmit e të vdekurit”,- tregon... Kuptohet që këto lekë jepen për të lehtësuar sadopak familjarët në shpenzimet e shumta të mortit dhe pasmortit me pritje-përcjelljet e njerëzve, coffeet dhe drekat që shtrojnë për ta.

Similar topics
» Zakonet e dasmave Shqipetare
» Bien në ujë, dhëndri harron nusen (Video)
» Nusja e zhgënjyer desh bëri vetëvrasje
» Ushqime traditcionale shqiptare
» Shtatzania e parë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi