Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Transplanti i parë i mëlçisë në Shqipëri User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Transplanti i parë i mëlçisë në Shqipëri User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Transplanti i parë i mëlçisë në Shqipëri

Shko poshtë

Transplanti i parë i mëlçisë në Shqipëri Empty Transplanti i parë i mëlçisë në Shqipëri

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 10, 2013 4:02 am

Transplanti i parë i mëlçisë në Shqipëri

Spitali Amerikan në Shqipëri kanë realizuar transplantin e mëlçisë, operacion ky i pari i këtij lloji në Shqipëri.
Në kumtesën për media të Spitalit Amerikan thuhet se mjekët e këtij spitali realizuan me sukses, për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë në një fëmijë tre vjeç. Pacienti dhe nëna e tij, dhuruese e një pjese të organit të mëlçisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ditën e hënë, 28 janar 2013, ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan, realizuan për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë. Kjo ka qenë një sfidë dhe më e vështirë pasi ky transplant u krye tek një fëmijë 3 vjeçar.Arritja e madhe në fushën e mjekësisë , i solli fatin e shumë dëshiruar djalit tre vjeçar Mikele Janji, i lindur me atrezi biliare dhe si rrjedhojë me mëlçi tërësisht të dëmtuar, të jetojë në vazhdim si gjithë moshatarët e tij”, thuhet në kumtesë.
Kjo ndërhyrje, e para e këtij lloji jo vetëm në mjekësinë shqiptare, e cila zgjati përreth 10 orë, doli me sukses dhe tashmë pritet vetëm reagimi i fëmijës ndaj transplantit.
Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, Mikele dhe nëna e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë përballuar së bashku, me sukses këtë ndërhyrje.
“Por ende ka shumë për të bërë pasi ndjekja dhe terapia post operative është po aq e rëndësishme sa operacioni. Mikele do të trajtohet në reanimacion në një kujdes intensiv të mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Shpenzimet e kësaj ndërhyrje janë donuar nga biznesmeni Kadri Morina”, thuhet në kumtesë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi