15 mijë bileta për koncertin e Unikkatilit
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
15 mijë bileta për koncertin e Unikkatilit
Tashmë janë hedhur në shitje një pjesë e biletave të koncertit të Unikkatilit, ndërsa numri i biletave në dispozicion është kolosal. Tashmë fansat të cilët mezi presin të marrin pjesë në koncertin e Unikkatilit mund të sigurojnë vendin e tyre në stadium, pasi për vetëm 20 euro mund të sigurojnë biletën e koncertit të Eve që mbahet më 5 korrik dhe bileten gjenerale për koncertin e Unikkatilit në paket. Drejtori i POWOW Entertainment, Albin Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se kjo ofertë është e përkohshme për fansat e Unikkatilit, pasi në ditët në vijim do të dalin dhe biletat tjera në shitje, të cilat ditë pas dite do të rriten. “15 mijë bileta janë vënë në dispozicion për koncertin e Unikkatilit që do të mbahet në stadiumin e Prishtinës. Pikat e blerjes për biletat gjenerale në paket me ato të koncertit të Eves të interesuarit mund t’i gjejnë në pikat tona te Pallati i Rinisë, Sheshi “Nëna Terezë” dhe te Kino ABC”, ka theksuar Gashi.
Koncerti i Unikkatilit pritet të jetë një prej koncerteve më të mëdha që është organizuar ndonjëherë jo vetëm në Kosovë, por dhe në gjithë gadishullin ballkanik, ndërsa njëkohësisht është koncerti më i madh i mbajtur ndonjëherë nga ndonjë artist shqiptar.

Similar topics
» Kënga e re e Unikkatilit më 5 qershor
» Rikthimi i Unikkatilit, të shtunën?!
» Monedhe ari 100 mije euro
» Peshku që shitet për 396 mijë dollarë
» Zhduket dërgesa me 725 mijë prezervativë
» Rikthimi i Unikkatilit, të shtunën?!
» Monedhe ari 100 mije euro
» Peshku që shitet për 396 mijë dollarë
» Zhduket dërgesa me 725 mijë prezervativë
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi