Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e shkruar, miti dhe mitologjia User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Historia e shkruar, miti dhe mitologjia User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e shkruar, miti dhe mitologjia

Shko poshtë

Historia e shkruar, miti dhe mitologjia Empty Historia e shkruar, miti dhe mitologjia

Mesazh nga Juѕт٠ Sun May 20, 2012 12:29 am

Historia e shkruar, miti dhe mitologjia

Shkrimi i botuar para disa kohe : "Akili ishte ilir", më nxiti t'u kthej një përgjigje të gjithë atyre kritizerëve të historisë sonë, të cilët gjithçka që i përket kulturës së lashtë pellazge, e konsiderojnë si diçka mitologjike...

Po çfarë janë legjendat? A kanë ato elementë të historisë apo duhet t'i konsiderojmë si krijimtari artistike e popujve primitivë?

Rreth këtij problemi ka pasur diskutime dhe pështjellime si nga arkeologët, historianët dhe shkencëtarët e vjetër, po ashtu dhe nga ata modernë.

Ja se ç'thotë Kadareja për këtë problem: "Megjithëse më duket e çuditshme, shpikjet e legjendës përkojnë më shpesh me realitetin se përshkrimet e kronikave. Legjendat janë historia e brendshme, një e fshehtë e njerëzimit, si të tilla ato nuk figurojnë në kronikat historike as në historinë e shkruar".

Sipas tij, legjendat janë histori e ndrydhur brenda një fabule, madje ato përkojnë më shumë me realitetin se vetë kronikat.

Kur flitet për popujt primitivë të Ballkanit, problemi vështirësohet edhe më tepër, për shkak të dëshmive të historianëve grekë, të cilët shpeshherë e kanë mjegulluar historinë e fqinjëve të vet veriorë.

Nga studimet e bëra kam bindjen e palëkundshme që shumë kulte të lindura në trojet e Epirit janë zhvendosur më në jug, në trojet greke. Këto zhvendosje ndodhin kur historinë e shkruajnë
fitimtarët.

Kështu, një Dodonë paragreke duhet kërkuar diku, përreth malit Tomorr, ndërsa qyteti i Feakës homerike, më së fundi duhet të nxirret nga legjenda e vet dhe gjurmët e saj të kërkohen mu atje ku sot gjendet fshati Bajkaj, midis Delvinës dhe Sarandës.

Unë u bëj një pyetje historianëve që mbrojnë tezën e miteve: A mund të kërkohen fakte historike nga kohërat kur historia ende nuk shkruhej, por transmetohej gojarisht nga njëri brez në tjetrin? Shkrimi në popujt të ndryshëm ka lindur në kohë të ndryshme.

Po gjuha e "Iliadës" dhe e "Odisesë" a nuk u trashëgua nga një popull më i lashtë që banonte në këto troje mesdhetare. Ky popull quhet pellazg dhe i përket racës indoevropiane.

Në librin "Historia e Shqipërisë", autori i saj Zhan Klod Faverial shkruan: "Grekët mburren se historia e tyre ka filluar me Homerin, po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Përpara shkollave greke ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe e të përkthyer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke"

Askush nuk mund të thotë që pellazgët, të cilët çuan shkrimin në brigjet e Italisë, të mos e shkruanin gjuhën e vet. Historianët e lashtësisë dëshmojnë për një fis të madh pellazg, i cili shtrihej që nga ishujt e Mesdheut e ngjitej deri në kufi me Panonët, madje edhe për një lëvizje matanë detit. "Hekateu prej Mileti thotë për Peloponezin se këtu para helenëve kanë banuar barbarë". Këtë dëshmi e sjell Straboni. Më tej ai thotë: "Sa për pellazgët, pothuaj të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër e i përhapur në gjithë Helladën e sidomos në vendin e eolëve, afër Thesalisë".

Gjithsesi, parahistoria është një kohë ku historia përzihet me legjendat ose shkruhet në formë legjende. Legjendat janë historira të veshura me petkun e fantazisë; ato janë parahistoria e shkruar në forma të hiperbolizuara. Brenda fantazisë së popujve primitivë gjenden të ndryra faktet historike.

Homeri, si shkrimtari i parë i madh i Mesdheut, i shkroi dy poemat e veta 2800 vjet më parë, duke u nisur nga ngjarje, heronj dhe personazhe të kohës. Emrat e heronjve, toponimet e vendeve, gjenealogjitë, konfliktet mes tyre etj. Homeri nuk kishte arsye që t'i shpikte.

I themi këto, pasi edhe në diskutimin rreth prejardhjes së Akilit ka mendime që figurën e tij ta hedhin në legjendë. Duke e quajtur Akilin një figurë mitologjike, gjithçka tjetër që vjen pas tij irealizohet, del nga realiteti dhe nuk përbën më një dëshmi historike. Kështu dhe Akilit të Mirmidonëve i hiqet përkatësia etnike dhe nuk mund t'i gjendet zanafilla gjenealogjike.

Akili nuk ishte grek. Sipas Homerit, ai i përkiste një race paragreke, një race hyjnore, "i lindur prej hyjnish", ai ishte trashëgimtar i shumë trojeve, të cilat nisnin nga ishujt grekë dhe përfundonin në Epir e më lart, deri në Bylis.

"E vetmja gjë që ka mbetur e pandryshuar te shqiptarët është pasioni i pavarësisë dhe i fitores. Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave", ka thënë poeti i madh francez, Lamartini... Dhe më poshtë vazhdon: ..."ne e pranojmë se Homeri aty e gjeti Akilin e pamposhtur, Greqia Aleksandrin e Madh, Turqia Skënderbeun, të tre të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak e të së njëjtës gjini".

Kjo deklaratë e tij është bërë në vitin 1854. Pra, dhe poeti i madh francez pranon që Akili i përkiste racës shqiptare.

Duke e konsideruar atë si një figurë legjendare, e krijuar nga fantazia e një poeti, ai del nga realiteti i kohës së tij.

Duke mjegulluar figurën e Akilit mjegullohet raca paragreke, pasi, siç dihet, Akili është një hero jo grek, që mori pjesë përkrah grekëve në luftën greko-trojane. Atij i dedikohet fitorja në betejën e famshme të dy ushtrive dhe dueli i komandantëve të dy ushtrive, Hektorit trojan dhe Akilit (jo grek), i cili në fund u vu në krye të ushtrisë greke.

Për nga trimëria grekët nuk gjenin dot një të dytë si Akil "këmbëshpejti". Por as nga përkatësia hyjnore ata nuk gjenin dot një figurë tjetër kaq me peshë. Po kështu, edhe për sa i përket pasurisë dhe bëmave të tjera, afrimi i mirmidonasve me grekët ishte me shumë rëndësi për fitoren e ushtrisë greke mbi atë trojane.

Kush e ka lexuar veprën me kujdes do të gjejë shumë detaje, të cilat e tregojnë Akilin si një hero jo grek, të paanshëm, madje si një hero, i cili edhe pse u fut në luftë, thjesht për vrasjen e mikut
të tij Patroklit, ai e respekton kufomën e kundërshtarit, duke ia kthyer atë të atit, Priamit, në fshehtësi të komandantëve grekë. Akili nuk ishte grek.

Është pikërisht ky fakt, si dhe fakte të tjera, të cilat nuk do t'i interesonin historianëve grekë që ai të konsiderohej një person historik. Ai u shndërrua në mit.

Dhe mitologjia e ruajti figurën e tij të paprekur, duke e sjellë deri në kohën tonë, ashtu siç ka qenë. Një hero legjendar, i cili mori pjesë përkrah grekëve në luftë, një hero, i cili duhej të mbetej gjysmë real dhe gjysmë ireal.

Një nga argumentet që sjellin për të mitizuar Akilin është fakti që poema e Homerit është shkruar 400 vjet pas luftës së Trojës, "kështu s'mund të merret si fakt historik". Historiani i këtyre rreshtave shkon dhe më tej. Ai dhe Homerin e konsideron një shkrimtar mitik. "Vetë Homeri,
shkruan ai, është një legjendë".

Duke shkuar më tej ne mund të mitizojmë çdo gjë, ndërkohë që historianët grekë bëjnë të kundërtën. Ata mitizojnë vetëm personazhet jo grekë, ndërkohë që ç'mitizojnë mitet me origjinë greke.

Një fakt që ndihmon në ç'mitizimin e figurave homerike është gjuha e përdorur në veprat homerike. Sipas historianit francez R. Angely, pranimi i gjuhës fillestare, pellazgjishte ose shqipe, në vepër është njëra nga dëshmitë kryesore për një kulturë dhe substrat historik paragrek.

"Pas dhjetë vjetëve, kur lufta mori fund, eolët dhe rapsodët nuk mund të kompozonin dhe të përdornin poemat e tyre, veçse në pellazgjisht", thotë ai. Dhe vazhdon: "Prova më e mirë që "Iliada" dhe "Odisea" janë përkthyer nga pellazgjishtja në greqisht është fakti që pjesa më e madhe e teksteve të tyre është mbushur me fjalë pellazge, të cilave u janë shtuar parashtesa, prapashtesa ose mbaresa greke".

Unë mendoj se ka ardhur koha të ç'mitizohet mitologjia greke. Nga ky ç'mitologjizim përfiton vetëm historia.

Pellazgët kanë qenë një popull gjithmonë në lëvizje, të cilët nuk kanë lënë pas histori të shkruar. Me sa duket, në gjurmët e tyre kanë ecur dhe ilirët. Për sa kohë që historianët dhe arkeologët bashkëkohorë do të flasin për mite dhe mitologji, aq kohë do të zgjasë dhe ç'mitizimi i historisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi