Festivali i parë i rock muzikës në Afganistan(Video)
Faqja 1 e 1

Gjatë vikendit në Afganistan u organizua festivali i parë i rock muzikës në 30 vitet e fundit. Shumë të rinj nga Afganistani, shumica prej të cilëve kurrë nuk kishin dëgjuar tingujt rock, u kënaqen me koncertet e rock grupeve nga Australia, Uzbekistani, Kazakistani dhe Afganistani.
Festivali “Sound Central” është diç krejtësisht e re në shtetin konservator mysliman, sepse muzika moderne ka qenë e ndaluar gjatë kohës së regjimit taliban. Edhe pse të rinjtë mezi e pritën një formë të këtillë argëtimi, duhet përmendur se ky festival megjithatë dallonte dukshëm prej rock festivaleve në vendet tjera. Alkooli ishte i ndaluar rreptësishtë, ndërsa ushqimi i vetëm që ofrohej ishin qebapët.
Koncerti u ndal dy herë për t’iu përgjigjur thirrjes së ezanit për tu falur në xhami. “Ku jetoj unë nuk ndodhë një gjë e tillë. Kam dëgjuar se do të mbahet një festival dhe kam ardhur. I kam mbijetuar regjimit të talebanëve, ndërsa ky është një ndryshim vërtetë freskues”, tha Ahmad Shah i cili erdhi në Kabul nga Kandahari.
Gjatë kohës sa mbahej koncerti ishin shtuar edhe masat e sigurisë, ndërsa data dhe vendi ishin mbajtur sekret deri në momentin e fundit.
Festivali është mbajtur në parkun e bukur Babur i cili rrethon varrezat e vjetra disa qindra vjet. Rreth 450 veta morën pjesë në koncert.

Similar topics
» Vajza 29 vjeçare dëgjon për herë të parë (Video)
» Takimi i parë me shkallët lëvizëse (Video)
» Festivali i zjarrit atraksion gjithnjë e më i madh në Kiev
» Lepuri, fitorja e parë me breshkën
» Shtatzania e parë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi