Kënaqesia juaj në portalin tonë!
“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Koleksion me çudira„

Faqja 13 e 24 Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18 ... 24  Next

Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Një haker anonim mori emrin Robin Hood, në vendlindjen e tij në Letoni, pasi i dorëzoi televizionit shtetëror dokumente sekrete nga bankat dhe firmat shtetërore.
Hakeri, i cili përdor pseudonimin Neo, sipas pamjes së tij nga heroi i filmit “Matrix”, thotë se dëshiron që edhe qytetarët ta dinë se kush po pasurohet nga recesioni në Letoni, njofton BBC.
Qeveria dhe policia është vënë në ndjekje të tij për prishjen e sigurisë.
Hakeri anonim thotë se ka në posedim më shumë se shtatë milionë dokumente të besueshme tatimi nga shërbimet e ndryshme shtetërore.
Besohet se Hakeri jeton në Britani.
Udhëheqësi i televizionit shtetëror Ilze Nagla thotë se ai tashmë ka mbërritur kult statusin në Lituani.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Nje shaka e bere ne Twitter i ka kushtuar jo pak nje te riu ne Britanine e Madhe.26 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, kishte derguar ne web site-n e njohur nje mesazh ku kercenonte me nje sulm terrorist ne aeroportin “Robin Hood”.
Aeroporti ne fjale ishte mbyllur per shkak te kohes se keqe, dhe i riu kercenoi se do ta hidhte ne ere nese nuk do te hapej.
Por ndryshe nga sa priste, 26 vjecari eshte arrestuar nga policia dhe sipas ligjeve te anti-terrorit, atij do t’i ndalohet per gjithe jeten te udhetoje permes aeroportit “Robin Hood”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:20 am

Zemërgjerësia i ka kushtuar një femre në SHBA, 1 vit e 1 dite burg. Bëhet fjalë për një “Robin Hood” të kohëve moderne por në versionin femër që ka zbritur nga pyjet e Nottinghamshire për t’u punësuar në një bankë në Detroit.
Personi në fjale i zhvati bankës së kredive në të cilën punonte, plot 340 mijë dollarë për të ndihmuar klientët të cilëve u refuzohej e drejta për kredi.
Patricia Keezer është kapur në momentin që do kreditonte me 2 mijë dollarë një person që duhej të shlyente disa gjoba, por ajo nuk ka treguar aspak pendesë sepse rrëfeu që këtë veprim e kryente prej 8-vjetësh.
Gjykatësja e distriktit të Detroitit, Marianne Bottani e ka cilësuar të pandehurën një “Robin Hood të kohëve moderne”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:20 am

Ata behen heronj qe ne moshen 8 vjecare. Dy heronjet jane dy femije australiane, Jake Satherley dhe Spencer Jeams, te cilet kane shpetuar nje burre qe po mbytej nga dallget ne Goald Coast te Queensland.
Femijet jane futur menjehere ne uje me tavolinat e tyre te serfit pasi kane pare nje njeri ne veshtiresi, duke e nxjerre shendoshe e mire ne breg.
8 vjecaret jane pjese e nje klubi per plazhistet e vegjel. Te pranishmit ne vendngjarje kane thene te habitur se kjo eshte hera e pare qe shohin nje skene te tille.
Prej 30 vjetesh shpetoj serfiste ne det por nuk me ka ndodhur asnjehere te shikoj femije qe shpetojne njerez te rritur”, tha per ABC News, David Shields, president i “Northcliffe Life Saving”. Femijet do nderohen me “medaljen e mirenjohjes”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:20 am

Mijera persona nga agimi ne perendim kane admiruar serfistet me te mire ne bote, ne muret e ujit deri ne 9 metra ne ekzibicionet e tyre ne det.
Spektakli eshte zhvilluar ne Hawaii dhe eshte nje prej garave me ekstreme.
Gara eshte realizuar per here te pare ne vitin 1984 dhe eshte zhvilluar vetem 6 here per shkak te mungeses se dallgeve perfekte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:20 am

Ne plazh djem dhe vajza me windsurf ne krahe nxitojne per te kapur dallgen e fundit para perendimit te diellit.Me vone mbremja bie e qete dhe festa nis neper bare e lokale, ndersa numri i turisteve shtohet gjithnje e me teper.
Ky eshte Vladivostok, zone e ish-Bashkimit Sovjetik, fortese ushtarake sekrete e mbyllur deri ne 1991.Prej vitesh buronin lajme per mungese energjie, kontrabande, kriminalitet.
Sot ne port ndodhen ende anijet e vjetra te Flotes se Paqesorit, fillimisht sovjetike, me pas ruse.Por ne mol te terheq veshtrimin prania e anijeve turistike nga Tokio e Seul, dhe jahtet e vegjel te pushuesve.
Nga Japonia mberrijne makina te perdorura, qe perbejne 80 perqind te trafikut te qytetit. Po ashtu ne Vladivostok, sheh makina kineze te cuditshme.Nga lidhja e ruseve me kineze e japoneze, sot sheh femije me sy bojeqielli e me formen tipike te races se verdhe.
Personat qe jetojne ne Vladivostok pelqejne shume ta krahasojne qytetin e tyre me San Francisco-n; ka oqean, pallate te bukur antike, rruge qe marrin tatepjeten…ndersa projektet jane te medha, duke nisur qe prej nje terminali te ri deri te nje sistem i forte ekonomik qe do ta beje kete zone me te pavarur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:20 am

Një çift kërcen nga 421 metra lartësi të premten bashkërisht me 96 persona të tjerë, nga ndërtesa e lartë 421 metra, në Kuala Lumpur në Malajzi.
Këtyre adhuruesve të adrenalinës duke se lartësia nuk iu është dukur gjë e madhe, andaj, deri të aterrimi në tokë, kanë bërë disa ekzibicione në ajër, bën të ditur Sun.
Tim e ka mbajtur Wiolettën para duarve,derisa ishte duke kërcyer nga ndërtesa e pestë më e lartë në botë, ndërsa atyre u kanë bërë shoqëri kërcyesit nga 18 shtete të ndryshme të botës.
Para ndërtesës ata i kanë pritur disa mijëra shikues kureshtar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:20 am

Eshtë plot 107 vjeçe, por kjo duket se nuk e ndalon aspak plakën e vjetër nga Malajzia që të vihet në kërkim të bashkëshortit të 23-të në jetën e saj.
Ngjarja e çuditshme mbërrin nga kontinenti i Azisë, aty ku jeton vërtet një grua 107-vjeçare e martuar me një burrë 70 vjet më të ri se vetja e saj.
37-vjeçari është një i droguar, i cili i është nënshtruar fazës së rehabilitimit dhe pikërisht nga rezultati i saj duket se ka frikë gruaja e tij 107 vjeçe, se ai kur të dalë prej gjendjes në të cilën ndodhet, do të kërkojë të rinisë jetën me një grua më të re në moshë se ajo.
Prandaj gruaja nga Malajzia e ka ndarë mendjen: ajo është vënë në kërkim me çdo kusht të një burri tjetër!
Vook Kundor thotë se një gjë të tillë e bën vetëm nga fakti për të vrarë vetminë, tani në muzgun e jetës së saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:21 am

Një grua shtatzënë ka bërë kërkesë për të marrë vesh se cili nga 6 të burgosurit e një burgu rumun është babai i fëmijës që ajo pret ta linde.
Nëna e ardhshme Raluca Dionescu nga qyteti Iasi thotë se secili prej të burgosurve që ajo ka takuar nderkohe qe po punonte me gjysmë orari në burg, mund të jetë babai.
Të burgosurit, në mes të moshave 24 e 35 vjeç, do të duhet të bëjnë testet e gjakut dhe të ADN-së.
Dionescu, e cila ishte e punësuar si pastruese në burgun afër qytetit Iasi, ka pranuar se ajo është lëshuar në marrëdhënie të nxehta seksuale më të burgosurit në dhomën e lavanderisë së burgut.
“Nuk mund t’u rezistoja disa prej burrave. Unë nuk i shihja si kriminelë apo krimet e tyre që ata kishin bërë”, ka thënë ajo. “Ajo që dua të di tani është se cili prej tyre është babai i fëmijës së tij. Nuk e di çfarë do të ndodhë më pas, nëse unë, apo edhe babai, do të duam të rrisim fëmijën bashkë”, ka shtuar ajo.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:21 am

Kanë lindur majmunë të shëndetshëm me dy nëna dhe një baba të vetëm. Një gjë e tillë është mundësuar pas fertilizimit të një qelize vezë që përmban ADN e dy majmunëve femra.
Raportuar në revistën Nature, ngjarje e paprecedent, ishte marrë nga një metodë të re për fekondim, e cila përfundimisht mund të bëjë të mundur që të lindin fëmijë të shëndoshë, edhe në qoftë se nëna është një bartës i sëmundjeve gjenetike në ADN.
Puna u krye nga Shoukhrat Mitalipov Oregon në Universitetin Beaverton.
Nëse ka mutacione mitokondriale ADN e nënës, ajo mund të transmetojë sëmundje te fëmija e saj që shkaktojnë madje edhe vdekje.
Janë të paktën 50 sëmundje të lidhura me defekte gjenetike në ADN mitokondrike dhe prandaj u realizua ku eksperiment, nëse mund të eliminoheshin të tilla dëmtime në ADN të një nëne, duke zëvendësuar këto pejës të zinxhirit të saj të ADN me atë të një nëne tjetër.
Dhe ajo rezultoi me sukses. “Kjo metodë, – thonë ekspertët, – mund të përdoret për të parandaluar sëmundje gjenetike të lidhura me ADN mitokonrike të njerëzve”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:21 am

Virusi i mistershem ne Afrike kercenon boten.
Rastet e para jane vene re ne Afriken e Jugut, ku disa prej te prekurve kane kaluar temperatura te larta dhe me pas kane nderruar jete.
Njeriu i pare i prekur nga virusi i mistershem ishte nje grua qe punonte me guidat turistike ne Zambia.
Ne shtator te vitit 2008 ajo u transportua ne spitalin e Johanesburgut ku gjendja e saj u rendua pas disa oresh.
Kete e ben te ditur doktori Nivesh Sewlall gjate konferences se pervitshme per agjentet antimikrobike ne San Francisco.
Gruaja ne fjale vdiq por edhe tre paciente te tjere qe ndodheshin ne kete spital kane nderruar jete. Nderkohe, infermierja qe e kuroi ka arritur te shpetoje per mrekulli pas nderhyrjes ne kohe te mjekeve. Virusi i pagezuar me emrin Lujo ka si simptoma te para, dridhje, dhimbje muskujsh e diarre.
Rruga ne te cilen transmetohet ky virus nuk eshte zbuluar ende por mendohet eshte e njejte me ate te gripit te derrave.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:21 am

Para syve te shkencetareve te CERN me ne fund ka ndodhur perplasja mes reve te protoneve qe levizin ne superakseleratorin LHC.
Pas ndezjes se te enjtes se shkuar, qellimi ishte pikerisht ky, perplasja e dy fashave te grimcave qe rendin ne drejtim te kundert per te prodhuar dicka te re dhe te ndryshme.
Kater ekspertimentet perreth unazes kane regjistruar ‘ndodhite’, fillimisht ne dedektoret e Atlas, me pas te CMS.
Keshtu nis historia e makines me te fuqishme ne bote e ndertuar per te zbuluar momentet e para, fraksionet e para te sekondes, pas Bing Bang, prej nga ku mendohet te kete lindur universi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:21 am

Large Hadron Collider qe ndodhet ne afersi te Gjeneves, nje projekt qe ka kushtuar 4.9 miliarde euro, e ka ndalur punen. Ne brendesi te pajisjes gjigande qe ze nje hapesire prej 27 km katrore, eshte gjetur nje cope buke.
Kjo gje kishte shkaktuar prishjen e nje pjese te jashtme qe sherben per ftohjen ne menyre qe temperatura te qendroje 1.9 grade.
Makina e CERN-it eshte ndertuar per te cuar shpejtesine e protonit deri ne 99,9999991% te shpejtesise se drites, cka do te vertetonte shendijen qe i dha jete Universit.
Kjo nuk eshte hera e pare qe “Large Hadron Colli¬der” ndalon punen pasi nje gje e tille ndodhi edhe ne shtator te vitit 2008 kur nje shperthim shkaktoi nderprerjen e eksperimentit per disa muaj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:21 am

Ajo e vuri re se dicka nuk shkonte; kur ishte ne shtrat burri qe besonte se ishte bashkeshorti, ishte ne fakt vellai i tij binjak.
Keshtu ajo pesoi nje dhune seksuale e nuk i mbeti gje tjeter vecse ta denonconte kunatin
Ky i fundit, nje polic i Orange ne Connecticut, me vella binjak identik, dha doreheqjen nga puna e tij, pasi ishte protagonist i ketij episodi.
Iu prezantua kunates, duke u hequr sikur ishte bashkeshorti i saj dhe duke e bindur qe te kryenin nje raport seksual.
Gruaja gjate marredhenies vuri re se partneri nuk ishte burri i saj dhe u perpoq ta shtynte me force, por nuk mundi. Kunati i saj e perdhunoi.
U tradhetua nga nje tatuazh.
Jared Rohring, 25 vjec perfitoi nga ngjashmeria identike me te vellane Joseph per te kryer marredhenie me gruan e tij.
Por u tradhetua nga nje tatuazh. Kunata e vuri re kete detaj dhe tentoi ta shtynte Jared, por ky jo vetem qe nuk u largua, por e detyroi me force gruan e te vellait te kryente marredhenien seksuale me te.
Per kete motiv pas ngjarjes ai u denoncua nga viktima ne polici. Fillimisht humbi vendin e punes, tani duhet te perballet me drejtesine…
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:21 am

Bill Gates ka “adoptuar” një prej komuniteteve më të varfëra të shtetit të Biharit, një nga më të prapambeturat në Indi.
Fshati i tyre Gularia, është i njohur që banohet nga një kast “ngrënësish të minjve”. Për shkak të një urie të vazhdueshme dhe të përmbytjeve shkatërruese, banorët shpesh detyrohen të ushqehen me minj.
Në kuadër të një misioni në Indi, Gates është impenjuar të japë asistencë sanitare në disa zona për 5 vitet e ardhshme
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:22 am

Revista prestigjoze “Forbes” ashtu si cdo vit ka botuar listen e personave me te pasur ne bote per vitin 2009, ku ra ne sy qe per te dytin vit nga 1995, manjati i kompjuterave, Bill Gates nuk ndodhet ne majen e saj.
Sipas “Forbes” personi me i pasur per vitin 2009 u rendit manjati meksikan i telekomunikacionit,Carlos Slim me 53.5 miliard dollare. Ne vendin e dyte Gates me 53 miliard dollare dhe ne vendin e trete filantropi amerikan, Warren Buffett me 47 miliard dollare.
Carlos Slim, padroni i aseteve te kompanise “American Movil” eshte joamerikani i dyte ne krye te saj qe nga viti 1994, kur renditjen si njeriu me i pasur e zoteronte japonezi Yoshiaki Tsumtsumi, i cili vetem 1 vit me vone do te zhdukej nga lista e 50 personave me te pasur ne bote.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:22 am

A e dini sa kushton qendrimi njeditor ne shtepine e Bill Gates? Nje punonjes i Microsoft fitoi turin ne nje ankand te kompanise dhe per viziten do te paguaje 35 mije dollare.
Cdo vjeshte Microsoft ve ne dispozicion nje seri prodhimesh dhe sherbimesh ne nje ankand bamiresie.
Por ajo qe terheq me shume vemendjen eshte turi ne shtepine e ish-bosit Bill Gates. Vitin e kaluar per shkak te recensionit vizita kushtoi vetem 8 mije dollare.
Shtepia gjigante ndodhet prane liqenit Washington, jo shume larg Seattle. Kush fiton ankandin mund te marre me vete nje grup miqsh. Te gjithe priten nga Bill Gates, i cili pervecse u tregon shtepine u ofron edhe nje dreke te kendshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:22 am

Shaun Clark është njëcdhe fraza që përsërit më shumë është qe “për atdheun bën gjithçka”.
Është ndoshta kjo arsyeja qe ai ka shkuar te tatuatori dhe i ka dhënë një detyre të paprecedente: ti tatuonte në shpinë të gjithë emrat e ushtarëve britanikë që kanë vdekur në Afganistan.223 emra, qe ish-ushtari Shaun Klark do t’i mbaje pergjithmone ne shpine, sepse ata jane “tributi” qe Anglia ka paguar deri tani ne luften ne Afganistan.
U deshen kater ore per t’ia bere te gjitha tatuazh.
Nje pune e gjate qe nisi te merkuren te mengjes, por qe ish-ushtari e di mire se mund te mos jete mbyllur ende, keshtu qe eshte shprehur i gatshem per te shtuar kete liste te trishtueshme nese do te jete e nevojshme.
Nuk me intereson nese duhet te vuaj per disa dite – ka treguar Klark -, nese kjo u jep mundesine njerezve te dine se cfare po ndodh vertet atje dhe nese kjo me jep mundesine te mbledh para’ per ata ushtare qe kthehen te plagosur ne shtepi. Ne fillim, familja ime mendonte se isha i cmendur, por pastaj kuptuan idete e mia dhe tani gruaja ime me mbeshtet plotesisht.
Di qe do te jete nje gje e dhimbshme, por nuk eshte asgje nese krahasohet me ate qe perjetojne trupat tona cdo dite ne frontin e luftes. Edhe nese do ta kem te mbuluar pjesen me te madhe te trupit nga keto 223 emra, mua s’me intereson sepse eshte menyra me e mire per te nderuar keto burra dhe gra kurajoze per pjesen e mbetur te jetes time”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 4:04 pm

Ndodh qe edhe nje dite shume e keqe te kthehet ne nje moment kur ti dhe veprimet e tua perbejne lajm kryesor per komunitetin, ne te cilin jeton.
Keshtu i ka ndodhur nje pronari dyqani lulesh te falimentuar ne Sidney, Australi. Brian Tapp 58-vjec po shkonte ne dyqan per te mbledhur gjerat e fundit te mbetura atje, kur papritur pa nje portofol.
Tapp pasi pa c’kishte brenda mendoi se duhet te gjente sa me pare te zotin, pasi aty ndodhej nje pasaporte.
Pronari i pasaportes, Adam Morison, pas nje ore e gjysme duhej te nisej per pushime ne Bali. Po kthehej ne shtepi i merzitur pasi kishte humbur mundesine per t’u nisur per udhetimin e shumepritur.
Po zemra e nje njeriu bujar shihet ne kesi rastesh. Keshtu Brian beri c’ishte e mundur ta gjente te zotin e portofolit ne nje kohe rekord. Mori ne telefon kompanine ajrore, e cila nga ana e saj njoftoi Adam per gjetjen e portofolit dhe pasaportes brenda tij.
Adam u nis ne kohe per pushime, Brian ishte i lumtur se beri mire…ndersa dyqani i luleve po shkon per mrekulli!”Nuk e bera per dyqanin. Une urrej qe te me humbin gjera, ndaj u vura ne vend te Adam”, thote Brian per “Sidney Morning Herald”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 4:04 pm

Shitoret e kafshëve shtëpiake në jugperëndim të Kinës në ofertë kanë shtuar edhe peshqit me tatuazhe të shenjave kineze të cilat simbolizojnë fat dhe gjoja atë ua sjellin edhe pronarëve.
Në Chengdu, kryeqytetin e provincën kineze Sichuan, mund të blihen peshqit të dekoruar edhe me lule dhe shenja tjera të cilat do t’i sjellin pronarit të ardhshëm “lulëzim në punë”, shkruajnë mediat lokale.
Peshqit të cilët janë bërë me tatuazhe me laser kushtojnë rreth 2.5 euro, derisa kompletet – të katër peshqit, “fati”, “shpresa”, “pasuria”, e “jetëgjatësia”, mund të kushtojnë deri në 9 euro.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 4:04 pm

Magar, i cili nuk i kalon 60 centimetrat, ka arritur te beje te mundur thyerjen e rekordit te te famshmit Pin Ping me gjatesi prej 73 centimetrash
Khagendra Thapa Magar, nepalezi i konsideruar si njeriu me i vogel ne bote, ka zbuluar me rastin e 18-vjetorit se deshiron si dhurate nje grua, natyrisht ne te njejten gjatesi me te.
Magar, i cili nuk i kalon 60 centimetrat, tashme ka arritur te beje te mundur thyerjen e rekordit te te famshmit Pin Ping me gjatesi prej 73 centimetrash.
Megjithese prej kohesh ekzistonte nje marreveshje e pergjithshme mbi te drejten per t’u konsideruar qenia humane me e vogel e planetit, pergjegjesit e organizmit te rekordeve “Guines”, kishin refuzuar te ratifikonin faktin, duke pohuar se kjo do te kishte qene e mundshme vetem me arritjen e moshes se maturise.
“Tani qe i mbusha 18 vjec – ka pranuar Khagendra, adhurues i vallezimit dhe karates – besoj se nuk do te kete me pengesa ne zyrtarizimin e rekordit tim. E me pas pres nje mal me propozime… Ndonese, endrra ime me e madhe ne te vertete eshte te kem nje grua, te gjate pak a shume sa mua, me te cilen dua te sjell ne jete te pakten kater femije”.
Ne lindje, nepalezi peshonte vetem 600 grame dhe menjehere familja mendoi se i sapolinduri kishte ardhur si nje mesazh per madhesine. E ema Dhana Maya, e rrefen keshtu ate moment: “Per vogelsine qe kishte, instikti i pare ishte turpi. E madje edhe mendova se kurre s’do ta kisha nxjerre jashte shtepise, por tani jam krenare per te dhe e pres me ankth komunikimin e shpalljes si njeriu me i vogel ne bote”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 4:04 pm

Nje ngjarje e vecante ka ndodhur ne Kenia, ku nje shkolle fillore eshte mbyllur nga autoritetet pasi nxenesit e saj ndiqeshin nga shpirtra dhe fantazma.
Situata me pas ka degjeneruar kur ne shkolle kane mberritur prinderit e nxenesve, te cilet per t’i qetesuar ka nderhyre edhe policia.
Shume nxenes dhe anetare te personelit mesimor fajesojne nje mesuese te re, e cila praktikon rite dhe eshte anetare e sekteve te ndryshme.
Shumica ne shkolle kerkojne largimin e saj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 4:04 pm

Mamaja nga Kenia, me lekure teper te zeze. I vogli i saj, Hosteyn eshte i bardhe si qumesht me floke te verdhe. I ati eshte nje suedez tipik.
Cudia qe ndodh nje here ne nje milion raste, fakton se femija ka marre totalisht ngjyren e lekures te te atit.
Nene e bir ndersa ndodheshin ne Milano te Italise kane shkaktuar kuriozitet mes njerezve, te cilet e kane patur te veshtire ta besojne se keniania kishte sjelle ne jete pikerisht ate femije me lekure aq te bardhe.
Po ne fakt eshte pikerisht keshtu: femija nuk ngjan aspak me te emen dhe mesa duket gjate gjithe jetes do te kete probleme nga konstatimet e te tjereve!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 4:04 pm

Kina ka përuruar tunelin më të gjatë në botë, i cili kalon nën lumin Jangze duke lidhur Shangain me ishullin Çongming.
Radioja Ndërkombëtare e Kinës në edicionin informativ të saj raporton se kanë përfunduar të gjitha punimet në tunelin e gjatë 25,5 kilometra brenda 5 vjetësh.
Thellësia më e madhe e tunelit arrin 55 metra nën lumë, duke kaluar edhe tunelin japonez në gjirin e Tokios, i cili është 50 metra i thellë.
Ndërkohë, agjencia “Shinhua” njofton se kanë filluar punimet për një urë dhe një tunel tjetër që do të lidhë ishullin e Çongmingut me pjesën veriore të Ciangsus
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 4:05 pm

Ne vitin 2020 rreth 25 milion te rinj kineze do te mbeten beqare pasi nuk do te mund te gjejne nje bashkeshorte.
Ky eshte rezultati i nje studimi te kryer prej Akademise se Shkencave Sociale ne Kine, sipas se ciles vazhdon cekuilibrimin demografik mes sekseve ne vend.
I njejti studim percakton se raporti i te lindurve meshkuj e femra eshte 119 me 100 duke ndryshuar ne favor te meshkujve me + 5 ne krahasim me studimin e fundit te kryer ne 2006.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 13 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 13 e 24 Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18 ... 24  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi