Kënaqesia juaj në portalin tonë!
“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Koleksion me çudira„

Faqja 12 e 24 Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 18 ... 24  Next

Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Apr 20, 2011 7:53 am

Ai ka një fytyre, madje shume te qarte, e cila eshte e pranishme ne endrrat e mijera personave qe prej tre vjetesh.
Njerezit e shikojne ne enderr por nuk e njohin dhe kjo po kthehet ne nje sundrome shqetesuese per psikologet qe nuk gjejne asnje rruge per ta shpjeguar.
Lajmi eshte perhapur ne internet, ku personat qe e kane kaluar kete eksperience, kane hapur nje faqe te perbashket per te zbuluar nese fenomeni eshte real apo behet fjale per nje forme histerie ne shkalle planetare.
Sipas gazetes “Bild”, ne vitin 2006 nje grua ne New York i rrefeu psikologut se fytyra e nje njeriu te panjohur e shoqeronte pothuajse cdo nate ne endrra duke i dhene keshilla.
Ajo skicoi fytyren e personit. Ditet e ardhshme, pacientet e tjere te psikologut pasi kane pare skicen ne tavoline, e kane njohur menjehere, duke thene se edhe ata e kane kaluar nje eksperience te tille.
Fytyra eshte e njejte ne cdo rast, por ata qe e shohin e pershkruajne perhere ne pozicione te ndryshme. Fytyra ka nxitur kuriozitetin e mijera vizitoreve te faqes thisman.org ku vizitoret tentojne te japin nje shpjegim.
Sipas dikujt, fytyra e panjohur ben pjese ne subkoshiencen kolektive ku eshte varrosur kujtesa e te gjitha qenieve njerezore. Te tjere mendojne se njeriu eshte skllav i endrrave. Por gjithesesi ky fenomen vazhdon te shqetesoje psikologet, te cilet nuk mund te bejne gje tjeter, vecse t’u urojne “gjume te embel” pacienteve te tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Apr 20, 2011 7:53 am

Një grua nga Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka lajmëruar të birin e saj në polici sepse e ka kapur duke tymosur marihuanë. Mirëpo, kjo gjë asaj nuk do t’i paraqiste problem të madh po që se nuk do ta mbështillte atë me një faqe të shkoqur nga Bibla.
Zëdhënësi i policisë së qarkut Erie ka thënë se e ëma e 16-vjeçarit ka lajmëruar policinë gjysmë ore para mesnatës dhe ka lutur zyrtarët të takohen afër një autolarje të qytetit.
Atëherë u ka thënë se e ka parë të birin e saj se si tymos në dhomë, dhe veç kësaj ka parë një qese marihuane në sirtarin e tij.
Më pas u ka sqaruar, se “për t’i vënë kapak” kësaj pune, tinejxheri ka tymosur marihuanën të cilën e ka mbështjellë me një faqe të shkoqur nga Bibla.
Policia ia ka konfiskuar marihuanën të riut, e më pas edhe e ka arrestuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Apr 20, 2011 7:53 am

Nje grua 40-vjecare ne Ohio do te linde pas nje jave, por duhet t’i jape femijen nje cifti tjeter.
Klinika e fertilitetit se ciles i ishte drejtuar se bashku me bashkeshortin, i ka vendosur embrionin e gabuar.
Carolyn Savage ka bere publike dramen qe i duhet te perballonte pasi eshte njoftuar per gabimin: te abortonte apo te perballonte shtazenine dhe me pas te dorezonte femijen tek prinderit natyral.
Por duke qene se eshte shume besimtare, ajo ka deklaruar se do ta beje nje gje te tille.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:17 am

Kush mendon se te mos kesh trurin e plote reflekton edhe ne menyren e te vepruarit e te menduarit, e ka gabim.
Kete e hedh poshte shembulli i nje 37 vjecareje nga Virginia e cila nuk e ka pjesen e majte te trurit dhe te gjitha funksionet ne koken e saj i kryen pjesa e djathte e trurit.
Rasti i Michelle Mack ka vene ne levizje shkencetaret, te cilet kane ngelur me goje hapur pasi 37 vjecarja eshte nje njeri mese normal, madje ka marre nje diplome universitare dhe ben nje jete si gjithe njerezit e tjere.
Kur lindi te gjithe ishin te sigurt se tek Michelle dicka nuk shkonte, por u deshen 27 vjet per te kuptuar se ajo nuk kishte nje pjese te konsiderueshme te trurit. 10 vjet me pare, doktor Grafman nga Instituti Kombetar i Shendetit ne SHBA, doli ne perfundimin se pjesa e majte e trurit nuk ekzistonte.
“U shtangem kur vume re nje dem celebral me te tilla permasa sepse korja dhe nje pjese e madhe e gjysmes se trurit ishin demtuar”, shprehet shkencetari. Duke pare se Michelle eshte nje njeri normal, doktor Grafman doli ne perfundimin se hemisfera e djathte e trurit ka marre persiper gjithe funksionet e pjeses se demtuar.
Michelle eshte diplomuar dhe ka nje pune te mire. Problemi i vetem i saj eshte lodhja qe ka ne momentet e emocioneve dhe disa aspekte te lidhura me konceptin hapesire-kohe.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:17 am

Nje grua ne Rusi ka arritur te beje te pabesueshmen per t’i fshehur bashkeshortit tradhetine me nje mashkull, me te cilin kishte pasur edhe nje femije.
Per kater vjet rresht ajo i kishte lyer floket djalit qe kishte nga lidhja e jashteligjshme per te maskuar tradhetine me te dashurin qe ka floke te kuq, ashtu si femija.
Ngjarja ka ndodhur ne Republiken e Bashirias ne kufi me Uralet ku gruaja nuk humbi kohe pasi i fejuari u nis ne veri per motive pune, ndersa ajo ngeli shtatzane me nje te dashur te ri.
Historine e pabesueshme e rrefen gazeta “Komsomolskaia Pravda” qe shton se i dashuri i propozoi martesen por ajo nuk deshironte te ndahej nga i fejuari, me te cilin me pas u martua dhe u nis drejt veriut. Por me kalimin e kohes, truku e ka tradhetuar pasi gruaja nuk i kushtonte shume kohe lyerjes se flokeve te te birit dhe shpesh here atij i dukej ndonje grup qimesh ngjyre te kuqe.
Me te kuptuar rrengun, bashkeshorti i kerkoi divorcin. Por per gruan shpresat nuk u shuan pasi ajo u kthye ne Bashiria ku i kerkoi ish te dashurit qe te martoheshin, duke nisur nje jete te re
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:17 am

I jane dashur 11 vjet per t’i rene botes perreth me biciklete. Heroi eshte nje shtetas japonez qe ka udhetuar 150 mije kilometra duke kaluar ne 130 shtete te ndryshme.
Daisuke Nakanishi ishte nisur me korrik te 1998-es nga Alaska kur ishte vetem 28 vjec.
Gjate udhetimit, Nakashini ka kaluar me bicikleten e tij ne SHBA, Meksike, ka vazhduar per ne Ameriken Qendrore dhe ka shkuar ne Panama nente muaj me vone, ne prill te 1999-es.
Nga aty ka shkuar ne Peru, ka marre nje avion nga Lima per ne Stokholm dhe ka pershkuar Europen Veriore deri ne gusht te 2000-shit kur ka marre nje tjeter avion per ne Afrike, ku ka pedaluar per me shume se nje vit ne bregun lindor.
Destinacionet e tjera ishin Australia, Zelanda e Re dhe Argjentina ku ka mberritur ne qershor te 2003-shit.
Finishin e 100 mije kilometrave e ka prekur ne Lituani, nga ku ka shkuar ne Rusi, Gjeorgji, Evropen Jugore, perseri ne Afrike dhe Afriken e Jugut dhe me ne fund ne Azi, ne qytetin japonez te Osakas.
Gjate udhetimit ai ka ndryshuar 82 rrota, 15 zinxhire, pese pedale dhe e ka shpuar rreth 300 here rrotat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:17 am

Rusi Elbrus Nigmatulin, i cili mban titullin e njeriut më të fortë, ka thyer rekordin e tij personal dhe ka lëvizur anijen bartëse me peshë prej 760 tonësh, njoftojnë mediet ruse.
Elbrus ka vendosur rekord personal në vitin 2006 kur në lumin “Moska” ka tërhequr anijen prej 186 tonësh.Rusi 35-vjeçari i fuqishëm është kampion rus në katër sporte, përfshirë mundjen e duarve dhe ngritjen e peshave, dhe deri më tani katër herë ka fituar titullin e njeriut më të fortë në këtë vend.
Ai ka marrë pjesë edhe disa herë rresht në garën për njeriun më të fortë në botë, por asnjëherë nuk i ka shkuar për dore të gjendet në mesin e tre të parëve.
Në vend të peshave, sportistët ekstrem sikur Nigmalutin zakonisht e testojnë fuqinë e tyre në anije, buldozerë dhe kamionë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:17 am

Në një fermë të Hertfordshire në Britaninë e Madhe kultivohen më shumë se 10 mijë kunguj në vit, përveç konsumit si ushqim kungujt përdoren edhe për festivalin e përvitshëm të Hallouinit.
Festivali i kungujve u jep mundësinë fëmijëve të argëtohen dhe të shohin një pjesë të kungujve të transformuar në vampirë dhe gogolë.
Gjatë festivalit fëmijët gjithashtu marrin pjesë në lojën që titullohet “kungujt olimpikë” duke i bashkuar me kukullat e Hallouinit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:17 am

Tre meteorite me prejardhje marsiane te gjetur ne Antarktide mund te zbulojne te verteten nese ne Mars kane ekzistuar forma jete me pare.
Sipas nje studimi te kryer nga NASA, ne meteoritin “Allen Hills” te zbuluar ne vitin 1992 ne Antarktide, jane vene re shenja jete per shkak te pranise se gjallesave bioamorfe.
Keto jane disa mikroorganizma qe mendohet te kene jetuar miliona vite me pare ne planetin e kuq.
Vemendje te madhe ka terhequr edhe meteoriti “Nakhla”, i cili po ruhet qe prej 100 vjetesh ne Muzeun e Londres. Pergjegjesi i zyres shkencore ne NASA, Michael Meyer qe eshte marre per nje kohe te gjate me kete studim, ka arritur te binde edhe shkencetare te tjere per mundesine se ne Mars mund te kete pasur jete rreth 3.6 miliarde vjet me pare.
Kjo do te thote se Marsi eshte populluar rreth 1 miliarde vjet pas krijimit te tij, pasi mendohet se ne ate periudhe planeti ka qene me mikeprites dhe disa here me i ngrohte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:17 am

Kete veti e ka vertetuar edhe ne rastin e ekspedites se pafat te Robert Falcon Scott ne vitin 1912 ne Antarktide.
Ne ish kampin e ndertuar nga eksploratori para gati 1 shekulli, jane gjetur feta buke me gjalpe. Scott mberriti ne Polin e Jugut ne 17 janar te vitit 1912 bashke me 4 burra te tjere dhe e gjithe ekspedita nuk mundi te kthehej ne atdhe pasi gjeti vdekjen gjate rruges se kthimit.
Ne zonat e ngrira te planetit, shkenceratet kane bere zbulimet me te medha persa i perket arkeologjise, pasi akulli ruan per mijera vjet edhe trupat e njerezve ne gjendje shume te mire.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:17 am

Një lumë më ujë të ftohtë, që arrin deri në 0.2 gradë, ndodhet në zonën e Antarktidës, nën ujërat e akullt. Derdhja e tij është në veri me një shpejtësi prej 20 centimetrash në sekondë. Zbulimi i fundit është bërë nga një grup shkencëtarësh japonezë dhe australianë.
Sipas studimit, të publikuar në ‘Nature Geoscience’ prurjet e këtij lumi janë 12 milionë metër kub në sekondë. Një masë e tillë uji mund të sjellë një impakt të madh për klimën.
Ujërat antarktike lëvizin në kahun orar dhe përshkojnë disa dete…sipas Steve Rintointoul, nga ‘Antarctic Climate and Ecosystems Cooperative Research Center në Hobart’, bëhet fjalë për masën ujore më të ftohtë dhe më të thellë të zbuluar ndonjëherë.
Lumi i akullt është pjesë e sistemit të flukseve të ujit që shkon nëpër Oqeane….uji i ftohtë duke u spostuar ngrohet dhe tenton që të ngjitet drejt sipërfaqes. Ndërsa ngjitet sipër tërheq me vete një sasi substancash ushqyese duke favorizuar produktivitetin biologjik. Kërkuesit kanë përdorur aparatura shumë të sofistikuara dhe kanë monitoruar ujërat për dy vjet më radhë në një thellësi prej një kilometri e gjysme, duke parë në vecanti nivelin e kripës dhe temperaturës, që janë indikatorë të densitetit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:18 am

Nuk jane zogjte ata qe shkaktojne ngordhjen e balenave ne bregdetin e Bahia Bustamantes ne Argjentine por ndodhta parazitet.
42 gjitare te llojit pilot jane gjetur te pajete gjate javes se shkuar dhe shkencetaret kane kryer disa autopsi ne trupin e tyre, duke hedhur hipotezen se ato kane ngordhur per shkak te nje paraziti.
Shtypi ne Buenos Aires thekson se parazitet jane gjetur ne pjesen e brendshme te vesheve, nje organ jetesor ky per balenat.
Veshet i ndihmojne gjitaret gjigande te orientohen dhe te mbajne ekujlibrin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:18 am

Kur behet fjale per mbijetese, permasat nuk kane shume rendesi.
Balenat, kafshet me gjigande te planetit jane detyruar te marrin arratine nga bregdeti i Patagonias ne Argjentine per shkak te shtimit te zogjve ne kete zone.
Shpendet dallohen per sulmet e tyre ne kurrizin e gjitareve, duke i plagosur.
Alarmin per braktisjen e bregredit nga balenat e ka dhene qendra e vezhgimit te bregdetit, sipas se ciles, numri i gjitareve te plagosur ne gadishullin Valdes eshte rritur nga 1 % qe ka qene ne vitin 1974, ne 76 % te numrit te pergjigjshem te balenave.
Lekura e balenave eshte nje nga ushqimet me te shendetshme dhe te shijshme per zogjte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:18 am

Nje i sapolindur ka nderruar jete ne nje spital te Kines Lindore, jo sepse mjeket nuk arriten ta mbanin ne jete por sepse mjekja e turnit ishte shume e zene duke luajtur nje video-loje.
Pas kerkesave te vazhdueshme te prinderve te femijes 5 muajshe, mjekja e turnit te nates nuk e ka vene “ujin ne zjarr” per ta kontrolluar femijen, pasi po luante nje loje.
Prinderit e femijes se vdekur e kane denoncuar mjeken Mao Xiaojun qe nuk i ka marre seriozisht lutjet e tyre. Foshnja nderroi jete ne mengjesin e 4 nentorit pas nje infeksioni te brendshem.
Sipas komunikates zyrtare, mjekja u perpoq te pergenjeshtronte akuzat e prinderve por pas hetimeve te hollesishme e verteta doli ne shesh. Drejtori i spitalit dhe disa punonjes te tjere jane pezulluar perkohesisht.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:18 am

Ka mbi supe me shume se 30 vjet jete por ende mendon si nje femije i sapolindur.
Prinderit e nje 32 vjecareje kane vendosur ta rrefejne historine e vajzes se tyre ne internet pasi deshirojne qe gjithe bota te njihet me kete deformim shokues. 32 vjecarja Anne Lamic jeton me prinderit e saj ne Tallard te Frances dhe vuan nga nje semundje qe nuk i lejon zhvillimin e trurit.
E ema dhe i ati, Chantal e Didier shprehen se ajo sillet sikur te ishte 1 muajshe pasi nuk flet, nuk ecen nuk ushqehet vete dhe e kalon gjithe diten ne shtrat.
Anne tashme ka nje faqe te sajen ne internet (http:www.doudouworld.com) qe u krijua per te sensibilizuar francezet per problemin qe ajo ka.
“Duam qe vajza jone te kete nje bote te sajen dhe nje dinjitet te sajin”, shtojne prinderit, te cilet kerkojne raste te tjera te ketij lloji per te mos e ndier veten te vetem ne kete tragjedi qe ka pllakosur ne shtepine e tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:18 am

Rreth 6.000 persona kanë ngrënë mëngjes përnjëherë, në një vend të pazakonshëm. Ata kanë ngrënë në urën e portit të Sydneyt.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje, në këtë mënyrë u kanë mundësuar banorëve të Sydneyt dhe të tjerëve që kanë qëlluar në ato momente aty, të shoqëroheshin në një piknik rekreativ.
Mbi urë ishte shtruar një shtrojë e gjelbër, që të pranishmëve t’u jepte përshtypje se ndodhen mu në mes të natyrës – dhe jo 140 metra mbi ujë.
Kryeministri i Walesit Jugor ka thënë se shpreson që ky atraksion do të ndihmojë ardhjen e turistëve në Sydney – ku mund të përjetojnë manifestime të ndryshme argëtuese.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:18 am

Stan Munro ka bërë maketet e qyteteve më të njohura në botë duke përdorur vetëm krueset e dhëmbëve dhe ngjitësin.
Në mesin e modeleve të Stanit janë Big Ben, Vatikani, Taj Mahal, ndërtesa e operës në Sydney dhe shumë tjera.
Ekspozita e tij në Sirakuza të shtetit të New Yorkut, përfshin edhe kishat e ndërtesat më të famshme në botë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:18 am

Giuliano Stroe është futur në librin e rekordeve botërore, Guinness, pasi është fëmija më muskulor në planet, dhe ka aftësi të jashtëzakonshme fizike.
Ky sportist i jashtëzakonshëm ka filluar të ushtrojë në Itali, ku jeton me familjen e tij, kur ishte vetëm 2-vjeç. Dhe, puna e zellshme më në fund është shpaguar.
Djaloshi është bërë atraksion i vërtetë në Itali, ndërsa babai i tij, Iulian Stroe (33-vjeçar) thotë: “Në sallën e ushtrimeve e marr me vete prej se ka lindur”
Ai thotë se nuk ekziston rreziku që i biri i tij të lëndohet, pasi që asnjëherë nuk e lë të stërvitet vetëm.
Giuliano, thotë se fama nuk e ka ndryshuar atë – sepse vazhdon të jetojë sikurse edhe fëmijët të tjerë – pikturon, shikon filma vizatimorë dhe shkon të luajë në park. Megjithatë, thotë se i pëlqen kur merr duartrokitje“Çdoherë është nën vëzhgim dhe sapo të lodhet, ikën për të luajtur”, ka thënë Iulian, transmeton gazeta Daily Mail.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Instaluesi 29-vjeçar i ujit Colin Furze për dy muaj rresht ka punuar në motoçikletën më të gjatë në botë për të thyer rekordin.
Motoçikleta e tij 14-metërshe arrin shpejtësinë prej 50 kilometrash në orë, dhe atë e ka punuar nga dy skuterë të modelit Honda Sky të cilët i ka lidhur me alumin.
“Është mjaftë e rëndë prandaj është vështirë të kontrollohet, derisa për t’u kthyer ju nevojitet gjashtë shirita të rrugës”, ka thënë Furze nga Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ka vozitur 100 metra dhe incizimin ia ka dërguar Librit të Rekordeve Guinness dhe tani pret vërtetimin e tyre se ka thyer rekordin të cilin e mban motoçikleta me gjatësi prej 9.6 metrash.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Hamburgeri më i madh në botë peshon 83 kilogramë.Hamburgeri gjigant shitet me çmim prej 500 dollarësh.
Ndoshta tingëllon shtrenjtë, por kur të merrni parasysh që me të mund të ushqeni bukur disa njerëz vlen të mendohet dy herë.
Pronari i restorantit “Mallie’s Sports Grill and Bar”, Steve Mallie, thotë se iu kanë dashur tetë orë që të pjek brumin në të cilin është dashur të vendoset qoftja.
˝Hyrja në Librin e Rekordeve Guinness është njohja më e madhe për punën që e kam bërë. Tërë jetën kam punuar për të hapur restorantin tim, e fakti që është përmendur në njërin prej librave më të lexuar me të vërtetë më bën të ndihem mirë˝, ka deklaruar Mallie.
Për përgatitjen e qoftes i ka shpenzuar 15 orë, pas së cilës hamburgeri u është afruar publikut me anë të karrocës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Ne Firenze marrin peng nje macen dhe kerkojne ne kembim 20 mije euro,lajmine e bejn te ditur policia italiane.
Policia ka vene ne pranga shtate shtetas rumune ne Firenze ,per arsyje se kane kerkuar para nga te padronia e kafshes shtepiake.
Padronia kafshes shtepiake eshte shtirur sikur ka pranuar oferten dhe me pas ka telefonuar karabinieret qe kane ndjekur te gjithe skenen e shkembimit te parave me macen.
Karabiniere kane reguar menjehere duke kapur ne flagrance shtate rumunet te moshes nga 20 deri ne 40 vjec.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Një amerikan i dehur telefonuar policine per ti thene se i haej buke. 36-vjeçari Benjamin Dewer nga Delray Beach është paditur për thirrje të panevojshme të policisë.
Pasi ka lajmeruar policine duke i sinjalizuar per nje aksident, eshte shtrire ne trotuar. Kur policet kane mberritur i ka kerkuar dicka per te ngrene.
Policet jane larguar, por ky ka lajmuar serish ne telefon.
Pas kesaj e kane mbajtur 24 ore ne komisariat, dhe tani perballet me akuzen e mashtrimit te policise….
Akoma nuk dihet ne ka ngrene apo jo.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Një bakter i mistershem ka zbritur ne plazhet e Kalifornise.
Rezistent ndaj antibiotikeve, stafilokoku shfaqet rralle ne bregdet dhe shpesh here është identifikuar në spitale, prandaj kjo gje ka alarmuar autoritetet.
Rezultatet jane publikuar ne Konventen e 49-te Nderkombetare te Agjenteve Antimikrobike dhe Kimieterapike qe mbahet ne San Francisco.
Prania e ketij bakteri perben nje rrezik konstant per banoret e zonave te plazhit ne pjesen perendimore te SHBA-se por ky problem nuk njeh ende asnje zgjidhje konkrete.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Pas rastit Tartaglia, ne “Facebook” po lindin grupe “pro-Susanna Maiolo”, gruaja qe shkaktoi trazira gjate meshes se Papes per Krishtlindje.
Disa perdorues kane krijuar kater grupe, mes te cilave edhe nje “fan club” qe tashme ka qindra anetare. Klubi i fansave i dedikohet te gjithe atyre qe kane nje deshire te papermbajtshme per te perqafuar Papen”, thuhet ne faqen e rrjetit social.
Grupi e ka emrin “Susanna Maiolo Fans Club” dhe i dedikohet gruas qe shkaktoi edhe rrezimin e Papes perpara fillimit te meshes ne Vatikan.
Grupi me i madh me me shume se 100 anetare quhet “Une e dua Susanna Maiolo”.
“Pas Tartaglia, ja nje tjeter heroine e lirise. Sa e dua”, thuhet ne nje “post” te ketij grupi, duke e krahasuar 25 vjecaren me Tartaglia, personin qe sulmoi kryeministrin italian.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 21, 2011 8:19 am

Një gjyqtar futbolli në Spanjë ndërpreu në mes ndeshjen sapo dëgjoi nga megafonat e policisë se i kishin vjedhur makinën e parkuar jashtë stadiumit.
Ai u rikthye menjëherë në fushë sapo mësoi që makinës nuk i kishte ndodhur asgjë.
Gjyqtari Madrigal Soria e ndërpreu në minutën e 63-të ndeshjen mes Murcianos del Jumila dhe Puente, e vlefshme për kategorinë e tretë të kampionatit spanjoll, menjëherë sapo mësoi për ndodhinë.
Policia njoftonte nëpërmjet megafonave ngjyrën dhe targën e makinës së vjedhur, e cila korrespondonte me atë të gjyqtarit.
Gjyqtari Soria ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe vrapon drejt vijave anësore duke lajmëruar gjyqtarin anësor dhe futbollistë se mjeti i vjedhur i përkiste atij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Koleksion me çudira„ - Faqe 12 Empty Re: “Koleksion me çudira„

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 12 e 24 Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 18 ... 24  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi