Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kur duhet bërë djalin “synet”? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kur duhet bërë djalin “synet”? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur duhet bërë djalin “synet”?

Shko poshtë

Kur duhet bërë djalin “synet”? Empty Kur duhet bërë djalin “synet”?

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Apr 09, 2011 2:57 pm

Kur duhet bërë djalin “synet”?


Cirkumcizioni (syneti) është procedura
kirurgjike për heqjen e lafshës së penisit. Sot, dëshmitë shkencore
përfundimisht na tregojnë përparësitë e synetisë së fëmijëve.
Dr. Dëfrim Koçinaj, kirurg pediatrik,

Sa është i shpeshtë cirkumcizioni?
Rreth një i pesti mashkull në botë është i bërë synet, më së shpeshti
për arsye fetare (procedura bëhet pak kohë pas lindjes, ose deri ne
pubertet), ndërsa më pak bëhet për arsye mjekësore kryesisht tek të
rriturit .
Arsyeja pse duhet bërë djalin tonë “synet”?
Arsyet për realizimin e rrethprerjes ndahen në tre grupe:
• dedikimi religjioz
• për arsye mjekësore të menjëhershme
• për të parandaluar sëmundjet në të ardhmen
Shkaqet mjekësore
Lafsha e ngjitur e cila nuk tërhiqet dot
Pamundësia e tërheqjes së lafshës tek fëmijët e porsalindur është
fiziologjike (normale) për shkak të ngjitjeve të saj me kokën e penisit
(glansin), të cilat ngjitje e mbrojnë shtresën sipërfaqësore (epitelin) e
kokës së penisit nga dëmtimet korozive të urinës.
Rreth 50 % e djemve 1 vjeç e kanë lafshën e ngjitur me kokën e penisit,
rreth 30% të djemve 2 vjeç, rreth 10% e djemve 4 vjeç dhe rreth 5% e
djemve 10 vjeç.


Fimoza
Është ngushtimi unazor i lafshës së penisit në hapjen e saj. Kjo vjen si
pasojë e infeksioneve të shpeshta të unazës së lafshës për shkak të
pranisë së ngjitjeve të lafshës me kokën e penisit dhe për shkak të
higjienës jo të mirë.
Fimoza e vërtetë paraqitet me një unazë të bardhë, cikatriksiale (të
fortë), të ngushtë dhe është e pazakontë para moshës 5 vjeçare, si dhe
zakonisht paraqitet para pubertetit. Fimoza është shkak i vërtetë dhe më
i shpeshtë i cirkumcizionit me indikacion mjekësor. Simptomat të cilat
paraqiten në këto raste janë, irritimi ose gjakderdhja në buzët e
lafshës, therja ose dhimbja gjatë aktit të urinimit (dizuria) ose
pamundësia për të urinuar. Ndryshimet që ndodhin në lafshë janë të
njohura me emrin balaniti kserotik obliterant (BXO), që mund të jenë
kanceroz nëse nuk trajtohet. Fimoza mund të parandalohet me programin
ditor të trajtimit higjienik në kuptimin e tërheqjes së lafshës dhe
banjave me çaj kamomili.
Parafimoza
Është një gjendje urgjente ku lëkura e lafshës kthehet rreth kokës së
penisit dhe e shtrëngon atë. Prindi duhet urgjent ta dërgoj fëmijën tek
kirurgu i fëmijëve, i cili duhet ta repozicionojë urgjent lafshën me
gishta, ose duke e bërë një prerje në pjesën shpinore të lafshës ose
duke realizuar cirkumcizionin urgjent.
Ballanopostiti akut
Kjo gjendje ka të bëjë me skuqjen dhe ënjtjen e lafshës dhe të kokës së
penisit dhe me lirimin e një sasie të qelbit nga hapësira midis lafshës
dhe kokës së penisit. Kjo është gjendje urgjente që kërkon pastrimin e
qelbit nga ana e kirurgut të fëmijëve dhe pastaj trajtimi në të shumtën e
rasteve vazhdohet në shtëpinë e pacientit nga ana e prindit me lecka
lokale te njomura me çaj kamomili, si dhe me barna të lehta kundër
dhimbjes (siç është paracetamoli, i cili mund të blihet në farmaci edhe
pa reçetë). Më pastaj vlerësohet shkaku i cili ka sjellë deri në këtë
gjendje. Cirkumcizioni rezervohet vetëm për rastet që përsëriten.
Për të parandaluar sëmundjet në të ardhmen
Cirkumcizioni rutinor ka shumë të mira në bazë të studimeve të ndryshme në drejtim të parandalimit të sëmundjeve, siç janë:
- infeksionet urinare, ku djemtë e pa bërë synet sëmuren 10 herë më shpesh,
- sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), si kankroidi, sifilizi, gonorrea, kandidiaza apo herpesi gjenital,
- HIV/AIDS, është parë një rrezik dukshëm më i zvogëluar tek meshkujt e bërë synet,
- kanceri i qafës së mitrës, ka një numër të zvogëluar tek gratë, burrat
e të cilave janë të bërë synet, sepse kanë një rrezik të ulur të
infeksionit shkaktar për këtë kancer (nga papiloma virusi human),
- kanceri invaziv i penisit, ka një numër dukshëm më të vogël tek meshkujt e bërë synet.
Cilët fëmijë nuk mund të bëhen synet?
Ata që kanë probleme të lindura të organit gjinor mashkullor (hipospadia
dhe epispadia- anomali të zhvillimit të kanalit të urinimit e që
kërkojnë intervenim kirurgjik shumë delikat, prandaj patjetër duhet
konsultuar kirurgun e fëmijëve). Gjithashtu ata që kanë probleme me
mpiksjen e gjakut, me alergjinë në barna dhe në lëndët anestetike për
përdorim lokal, ata që kanë probleme të rënda me frymëmarrjen, me
zemrën, etj. Në këto raste të bëhet patjetër kontrolli tek mjeku
përkatës, për të aranzhuar procedurën kirurgjike në kushte spitali, me
analizat e nevojshme përcjellëse.
A duhet shmangur cirkumcizionin?
Pra, në bazë të asaj që u tha më lartë, megjithë kundërthëniet të cilat
kanë ekzistuar me shekuj, cirkumcizioni duhet bërë pa hezitim, nëse
ekziston arsyeja religjioze, apo ajo mjekësore.

Cirkumcizioni rutinor duhet bërë në moshën neonatore apo në moshë më të rritur?
Ekzistojnë mendime kundërthënëse edhe në lidhje me moshën e fëmijës. Në
bazë të studimeve të shumta, opinioni i përgjithshëm është që, nëse
është e mundur cirkumcizioni të shtyhet deri në moshën kur fëmija fillon
kontrollimin e aktit të urinimit. Pra, kur i hiqen pampersat, sepse
prania e vazhdueshme e urinës irriton vrimën e jashtme të uretrës
(kanalit të urinimit) gjë që çon në ngushtimin e kësaj vrime, e që është
komplikim që kërkon ndërhyrje kirurgjike.
Dialogu i mirë me fëmijën dhe prindin është çelësi i suksesit!
Fëmijën duhet ta përgatisim psikologjikisht duke i shpjeguar qartë se
syneti është procedurë relativisht e thjeshtë, rutinore dhe që ai nuk do
të ndjejë dhimbje (shumë e rëndësishme). Duhet që syneti të bëhet me
dëshirën e fëmijës e jo me forcë. Nëse fëmija ka frikë të tepruar apo
është tepër agresiv mund të përdoren qetësues, por kjo nuk ndodh shpesh.
Komunikimi me prindin duhet të jetë më konstruktiv (ai është bartësi
ligjor i përgjegjësive, si kujdestar i fëmijës të tij). Gjithashtu
prindi duhet të jetë pjesëmarrës aktiv në procedurën e cirkumcizionit, e
sidomos pas kryerjes së procedurës, kur ai duhet me përpikëri t’i
zbatojë këshillat e dhëna nga kirurgu i fëmijëve.
Procedura kirurgjike
Trajtimi kirurgjik bëhet me “dorë të lirë”. Është një nga mënyrat më të
sigurta për realizimin e kësaj procedure kirurgjike. Ekzistojnë dhe
metoda tjera si: unaza Mogen, Gamco apo Plastibell. Asnjëherë nuk duhet
realizuar prerjen e lafshës me djegie elektronike (termokauter).
Komplikimet pas cirkumcizionit
Komplikimet pas cirkumcizionit janë të një shkalle të ulët, janë të
lehta, por mund të jenë dhe serioze. Komplikimet e lehta janë
gjakderdhja dhe infeksioni, ndërsa komplikimet e rënda (më të rralla)
janë fasciti nekrotik, sepsis (gjendje e rëndë e infeksionit të
gjeneralizuar të organizmit), meningjiti, etj. Komplikimet e rënda
ndodhin kur procedura e synetisë bëhet nga njerëz jo të kualifikuar
(xharrahu, infermieri, mjeku jo i trajnuar) dhe kur nuk janë respektuar
rregullat e sterilizimit, apo kur janë përdorur materiale me afat të
skaduar. Prandaj, gjithmonë kur fëmija juaj ka nevojë për kryerjen e
procedurës së synetisë, qoftë për shkaqe religjioze, apo mjekësore,
duhet të konsultoheni me kirurgun pediatrik.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi