Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Faqja 3 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:50 am

Aliu iu afrua, e puthi në dy faqet dhe doli jashtë. Thirri një nga trimat e tij, it ha diçka që Gjergji nuk e dëgjoi dhe hyri prapë brenda në shtëpi. Nisu tani, i tha. Imami do të të presë. Thuaj që të kam dërguar unë. Gjergj Komneni i dha dorën dhe u nis. Ftohtësia e asaj dore e përcëlloi Ali Tepelenën. Pasi i tregoi Ibrahimit bisedën me Gjergjin dhe Arianit Komnenin, Aliu u shtri të flinte herët dhe ëndrra e një nate më parë iu përsërit. Kur u zgjua, pa Gjergj Komnenin që bashkë me Ibrahimin ishin ulur në oborr duke ngrënë hurma. Gjergji dukej si një njeri tjetër. Ishte më i zbutur, por dora e tij ishte njëlloj e ftohtë. Si ta vunë emrin, e pyeti Aliu. Ismail, tha ai, Ismail Abdullahu. Po pse pranove të bëhesh Abdulla, o budalla, e ngacmoi Ibrahimi duke i treguar se si e kishte refuzuar të njëjtin mbiemër. Nuk ka nevojë ta ndërrosh mbiemrin, qeshi Aliu. Do quhesh Ismail Bej Komneni. Është më bukur.

Kur Arianit Komneni mësoi se i biri ishte bërë mysliman, mbylli derën e shtëpisë dhe thirri Sarën. Dy ditë ata nuk dolën nga shtëpia. Ditën e tretë, duke u mbështetur në një shkop me gunga, bashkë me Sarën, që mbante arkën e mbushur me libra, shkuan te shtëpia e Hanës. Pavarësisht nga marrëdhëniet mes babait dhe tij, Hana gjithmonë e kishte adhuruar gjyshin e saj. Hapi derën dhe Arianit Komneni iu duk si një profet që ishte nisur për të vdekur. Duhet të iki Hanë, tha ai. Zoti nuk ka dashur që Abrahami dhe Ismaili të rrinë në një fshat. Sara e di ku po shkoj dhe kupton se nuk mund të vijë me mua atje ku do shkoj. Sara do rrijë këtu me ty. Martoje me një njeri të mirë, por vetëm në qoftë se ajo e pranon. I puthi të dyja dhe u nis. Hana qau, ndërsa halla e saj, Sara, filloi të lexonte.
Atë ditë, një erë e kuqe shkretëtire e dogji fshatin. Njerëzit u mbyllën brenda dhe nuk e panë se nga iku Arianit Komneni. Pleqësia nuk u mblodh më dhe të gjitha vendimet që kishte marrë u harruan. Ibrahimi e liroi Mihalin e Zoicës dhe ky, pasi hëngri, fjeti tri ditë. Ali Tepelena ishte nisur për në Janinë duke marrë Thanasin me vete.

11

Kur u bë mysliman, Ibrahimi kishte katër djem. Thanasi që ishte më i madhi, ishte 15 vjet, ndërsa më i vogli ishte 15 muaj. E shoqja nuk pranoi të ndërronte fenë dhe as t’ia ndryshonte emrat të bijve apo t’i bënte ata synet. Kështu që djemtë vazhduan të thirreshin me emrat e pagëzimit Thanas, Petro, Jani dhe Niko. Kur imami erdhi në fshat për bajramin e parë dhe dëgjoi emrat e djemve, e pyeti: Sa myslimanë ka kjo familje e krishterë Ibrahim? Megjithëse ai i tha se i kishte bërë një premtim të shoqes dhe nuk mund ta thyente, imami nuk u bind. Në bajramin e dytë, imami ia përsëriti pyetjen dhe Ibrahimi i dha të njëjtën përgjigje. Por imami u nxeh dhe për ta vënë në sedër i tha se kjo ishte hera e fundit që vinte në një shtëpi, të cilën e komandonte një grua dhe jo një burrë. Pas ramazanit të tij të dytë, gruaja mbeti shtatzënë. Mrekulli, i tha ai, do lindësh një mysliman. Ajo i kujtoi premtimin, por ai i tha se premtimi ishte dhënë për të gjithë fëmijët që kishin lindur para se ai të bëhej mysliman, ndërsa për të palindurit, ai nuk ishte në fuqi. Pesë ditë e pesë net e shoqja as piu, as hëngri. Gratë q e vizitonin i thanë se ajo ishte dobësuar dhe kjo nuk i bënte mirë, madje mund t’i rrezikonte jetën.
Ditën e gjashtë ai dërgoi në qytet Vasilin që të thërriste priftin. Çfarë t’i them, it ha Vasili, ti e di që ai nuk të do. Thuaji se duhet të vijë patjetër për t’i shpëtuar jetën një gruaje të krishterë. Në qoftë se nuk vjen kjo do të vdesë, kështu thuaji.
Prifti erdhi të nesërmen dhe ai i tha: Imzot unë u bëra mysliman, por gruaja dhe katër djemtë e mi mbetën të krishterë. Tani ajo është rëndë prapë. Unë i thashë që fëmija që do të lindë do të jetë mysliman, si babai i vet. Por ajo nuk pranon dhe ka shtatë ditë që nuk fut gjë në gojë dhe unë nuk duroj dot që të vdesë bashkë me fëmijën tim në bark. Fol me të dhe i thuaj që unë i dua njëlloj fëmijët e mi qofshin të krishterë apo myslimanë. Por nuk mund të pranoj që të jemi i vetmi mysliman në një familje të krishterë. Fol me të dhe më ndihmo, u lut Ibrahimi.
Prifti u ngrit dhe u fut në shtëpi. Nuk kaloi shumë dhe doli. Rasa e tij e zezë nuk shquhej fare natën. Ai e kuptoi që prifti po afrohej, vetëm kur një duhmë e rëndë prej njeriu që ka ngrënë me tepricë, ia bllokoi hundët. Ajo do vazhdojë të mos hajë dhe të mos pijë në qoftë se ti nuk bën një zotim të ri, tha prifti. Jam gati, tha Ibrahimi. Do mbaj çdo premtim siç kam bërë deri më sot.
Prifti ngriti kokën dhe tha: Gruaja jote do vazhdojë të jetojë si e krishterë. Katër djemtë e tu po ashtu. Ata do të shkojnë në kishë, do ngjyejnë vezë pashke dhe do hanë mish derri. Askush nuk do t’i shtrëngojë ata të ndryshojnë fenë dhe nëse dikush tenton, ti do ta ndalosh. Ti duhet t’i duash njëlloj fëmijët që ke apo ata që do lindin. Pasuria jote do të ndahet në barazi mes djemve të krishterë dhe myslimanë. Gruaja jote do t’i respektojë pa u ankuar të gjitha detyrimet që Islami të ngarkon ty qofshin në ushqim, në udhëtim, në ramazan apo në shtrat. Por ajo nuk detyrohet të mbajë ferexhe apo të ndajë shtratin me gra të tjera. Fëmijët që do lindin pas këtij zotimi do të jenë myslimanë, si ai ati, nëse janë djem dhe të krishtera si e ëma nëse janë vajza.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:51 am

Prifti uli kokën dhe shtoi: kaq kërkon që të mos vdesë. Atij i ishin mbushur sytë. Kurrë në jetën e vet nuk kishte përjetuar një solemnitet të tillë. Gjatë gjithë këtyre viteve, duke u marrë me kafshët dhe Islamin, nuk kishte kuptuar dot se e shoqja kishte fituar pjekurinë për t’ia disiplinuar jetën njëlloj si një institucion, si kadiu, si imami apo si Arianit Komneni në kohën kur ishte kryetar i pleqësisë. E shoqja kishte vendosur barazi mes dy feve nën një çati, gjë që profetët, bashkë me gjithë të urtët e të fortët e botës, nuk ia kishin arritur dot akoma. Ajo e dinte sa e vuante ai që asnjë nga djemtë nuk e kishte ndjekur në Islam. Edhe djemtë ndiheshin keq kur fshati i thërriste: Thanasi i Anës, apo Nikoja i Anës. E si mund t’i quanin ndryshe: Thanasi i Ibrahimit? Shpesh atij i dukej vetja si një deve që ushqehet me vezë pashke. Po mendonte për të gjitha këto, kur prifti e përmendi. Nuk më the a e pranon zotimin? E pse jo, tha ai qetësisht. Që sot nuk do jem myslimani i vetëm në familjen time.

Në majin e vitit 1771 lindi një djalë që ai e quajti Muhamed, me emrin e profetit të tij. Muhamedi lindi synet dhe gjithë fshati u shkul për të parë këtë çudi. Natyrisht që kështu do të ndodhte, thoshte Ibrahimi duke mbajtur djalin e zhveshur në krahë. Muhamedi është myslimani i parë i vërtetë në këtë fshat dhe nuk mund të pranonte të bëhej synet nga një baba që ka lindur i krishterë. Dy vjet pas Muhamedit lindi një djalë tjetër që Ibrahimi e quajti Ali, për nder të Ali Tepelenës, ndërsa katër pas tij, u lind Ademi, që megjithëse ishte djali i shtatë i Ibrahimit, mori emrin e njeriut të parë, Adamit, siç i kishte treguar imami.
Bashkë me fëmijët u shtuan dhe kafshët. Pas kafshëve edhe paratë. Ai e zgjeroi shtëpinë nga prapa dhe ndërtoi një dhomë të madhe gjumi për vete dhe gruan. Oborrin e zhveshur e mbolli me mollë, ndërsa pranë dritares së dhomës së re mbolli një arrë. Kur ne të plakemi arra do jetë fëmijë, kur ne të vdesim ajo do jetë bërë grua dhe do mbushet me kokrra, i tha Ibrahimi së shoqes. Rrugën përpara shtëpisë e shtroi me gurë kalldrëmi të bardhë duke i varrosur një herë e mirë gropat që kishin lënë kryqet e djegur. I nxori të gjitha kafshët nga shtëpia dhe ndërtoi një stallë të madhe me kallama dhe qerpiç jashtë fshatit. Sëmundjet ngjitëse në kafshë u përhapën shumë ato vite, por vetëm Ibrahimi dukej i kënaqur. Atij i vinin me dhjetëra kuaj, lopë, dhi e dele në javë për të kuruar dhe fshati dukej shumë më i madh, sa herë që tufat e kafshëve të shëruara parakalonin nëpër rrugët e tij, si ushtri. Asnjë ushtri tjetër, që kishte kaluar në fshat, nuk kishte qenë më paqësore.

12

Kur Ibrahimi mbushi 50 vjeç në fshat ra kolera.
Në qershor, disa ushtarë turq që vinin nga larg për të shkuar në Janinë, ndaluan disa orë për t’u çlodhur. Ata u lanë dhe pinë ujë, duke futur gojët e etura në çezmat prej guri që kishte ngritur Arianit Komneni, në mes të fshatit. Njëri prej tyre e kishte sjellë sëmundjen nga shkretëtira dhe pa e ditur ia kaloi çezmës së Arianitit. Një djali të vogël, që lagu buzët atje, iu fry barku si kacek dhe ethet e padurueshme ia shkatërruan sytë dhe veshët derisa vdiq. Tek e njëjta çezmë ishte freskuar edhe Vasili, i cili duke bërtitur nga dhimbjet i kërkoi Hanës që ta mbështillte me batanije dhe ta digjte të gjallë, për të mbytur mikrobin. Por Hana nuk pranoi dhe Vasili doli në oborr dhe u ngul mbi një sfurk. Pas tij dha shpirt mbesa e vogël e Mihalit dhe e Zoicës, e cila nuk vuajti gjatë, por vdiq në gjumë e mbuluar me të vjellat e veta. Pas saj u shuan me radhë kuanta e vëllait të Mihalit dhe vetë Zoica.
Ashtu si Mihali përpara njëmbëdhjetë vjetësh, kolera kapërceu gardhin që ndante dy oborret dhe hyri në shtëpinë e Ibrahimit. Ibrahimi luftoi për shumë ditë duke përdorur gjithë dijen që kishte mësuar nga sëmundjet e kafshëve të tij dhe për pak kohë e zbuti kolerën. Por një natë, pabesisht, kolera u zgjua më e uritur se në fillim dhe, para se të linte shtëpinë e Ibrahimit, mori me vete Ademin trevjeçar dhe Anën. Ibrahimi bashkë me djemtë formuan një vig me drurë, e veshën gruan me rroba të bardha dhe i bënë një shëtitje nëpër fshatin e sëmurë, përpara se ta varrosnin në varrezat e të krishterëve. Pastaj morën Ademin e vogël, që nuk kishte nevojë për vig, dhe e varrosën në një vend tjetër jashtë fshatit, aty ku, që nga koh e Arianitit, ishte caktuar varreza e myslimanëve. Ademi shkoi i pari në atë varrezë siç kishte ardhur i pari në jetë Adami, që i kishte dhënë emrin.
Pas tij vdiq Ismail Komneni që kur e kuptoi se nuk kishte shpëtim shkoi tek e bija Hana dhe pa i dhënë dorën nga frika e kolerës, tha se ia linte asaj gjithë tokat trashëgim. Hana e ndoqi nga pas të atin dhe pa sesi ai shkoi në pyll dhe aty ku ishte bashkuar me gruan e tij, duke u dridhur nga të ftohtët, hapi një gropë të cekët dhe u fut brenda. Hana nuk duroi dot dhe nxitoi ta mbulonte.

Për tre muaj fshati i ngjau një spitali lufte. Dyert e shtëpive rrinin hapur, rrugët mbetën të papastruara, të sëmurët dergjeshin nëpër oborre, varrezat ishin mbushur me gropa bosh që njerëzit i bënin gati për vete dhe të afërmit, çezmat e rrugëve u mbyllën, ndërsa uji i pakët nuk përdorej pa u zier në zjarr. Qentë, macet dhe minjtë e ngordhur shtriheshin të lirë në diell për të ushqyer mizat e pangopura.
Turqit e mbyllën fshatin në karantinë, si në një çark dhe askush nuk hyri dhe nuk doli edhe tre muaj pas kolerës. Kur filluan të mbarojnë ushqimet, të afërm dhe krushq të fshatrave fqinjë i linin ato në një vend të caktuar gjysmë ore larg në këmbë ku, pasi ata iknin, shkonte i merrte Petro, djali i Ibrahimit dhe Aleksi, djali i Mihalit. Ushqimet ndaheshin me racion nga Mihali, që duke qenë më i moshuari në fshat, mori rolin e kryetarit të pleqësisë pas vdekjes së Ismail Komnenit, ndërsa ilaçet jepeshin vetëm me urdhër të Ibrahimit që ishte bërë doktori i fshatit. Karantinën e çau vetëm Thanasi, i cili nuk ishte parë në fshat që kur kishte ikur me Ali Tepelenën. Ai bëri kryqin mbi varrin e së ëmës, por nuk shkoi te varrezat myslimane dhe tha që më mirë që nuk e kishte njohur Ademin, se do qante. Thanasi organizoi një grup djemsh me Petron, Aleksin dhe disa të tjerë dhe iu vu punës për të pastruar fshatin. Larguan kufomat e qenve dhe maceve nga rrugët, vunë regjim për përdorimin e çezmave dhe hapën disa gropa të mëdha në të cilat groposën me dhjetëra kokë bagëti të ngordhura. Thanasi e rregulloi vetë kambanën e kishës që dukej sikur ishte ndryshkur nga kolera dhe filloi ta tundte pas çdo vdekjeje. Ibrahimi i rrinte te koka të sëmurëve duke u bërë lavazh me çaj mali dhe raki.
Pas dy muajsh, kolera ishte dobësuar, por nuk ishte zhdukur. Nuk kishte asnjë familje pa një apo dy të vdekur dhe ata që mbetën gjallë ishin aq sa burrat dhe gratë që themeluan fshatin dyqind vjet më parë, me në krye stërgjyshin e Arianit Komnenit. Ibrahimi i tha Thanasit se nëse vazhdonte kështu, fshati do të shuhej ngadalë për disa muaj. Nuk e besoj, i tha i biri, ky është një mallkim i shkurtër, por po të ishte Arianiti gjallë do të na e thoshte si mbaron kjo histori.
Të nesërmen që pa gdhirë, Thanasi shkoi të takonte Sarën dhe i tha të kërkonte nëpër librat e të atit se çfarë shkruhej për kolerën. I kam parë, tha Sara dhe i tregoi me dhjetëra raste kolerash që kishin shfarosur myslimanë dhe të krishterë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Mesdheut. Kolera është si era, tha Sara. Të kap në gjumë, e shton vrullin për të mbyllur nga frika në shtëpi, spastron çdo gjë që gjen në rrugë, pastaj futet tinëz nëpër oxhaqe, shuan zjarrin dhe ikën. Duhet të presim edhe pak, sa të ndizen oxhaqet, tha ajo. Edhe sa njerëz do vdesin, e pyeti Thanasi i zhgënjyer nga mënyra poetike me të cilën vajza përshkroi tekat e sëmundjes. Nuk e di, tha Sara, babai e mori me vete librin e vdekjeve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:51 am

Pas disa ditësh, qielli u nxi dhe një dëborë e zezë e mbuloi një pëllëmbë fshatin. Por ishte fundi i shtatorit dhe dëbora e parakohshme nuk mbajti gjatë. Kur rrugët u hapën, Ibrahimi i kontrolloi një për një të gjitha shtëpitë që i kishin ndezur oxhaqet për t’u ngrohur, por askund nuk pa shenjë kolere. Të sëmurëve u ishin skuqur faqet e zbehta dhe barqet me lëngje u ishin shfryrë. U kthye në shtëpi i gëzuar dhe pranë arrës së vogël pa Thanasin dhe Sarën që bisedonin në këmbë. Më duket se shpëtuam, tha dhe u fut brenda.
Sara ishte rritur dhe gërsheti i zi i dukej më i vogël. Thanasi po i tregonte sesi kishte jetuar mbi kalë, për dhjetë vjet duke ndjekur Ali Tepelenën, i cili e kishte zgjeruar pushtetin e tij në të gjitha fshatrat rreth Janinës. Po ti ç’ke bërë gjithë këto vite, e pyeti ai. Kam lexuar, tha vajza, por kur erdhi kolera librat më mbaruan. Po çfarë pret atëherë? Pse nuk martohesh, i tha Thanasi duke i prekur gërshetin. Mund të martohesha me ty, por ti ke qejf burrat më shumë se gratë, u përgjigj Sara duke qeshur. Martohu me babanë tim. Ai është njeri i mirë dhe është akoma i ri, tha Thanasi pa u skuqur.
Kjo nuk mjafton. Ai është mysliman, tha Sara dhe u largua duke tërhequr gërshetin, në një syth të të cilit kishte ngecur një gjethe e vockël arre.
Thanasi e kishte dashur shumë të ëmën, por kur pa se familja e tij ishte shtuar me tre djem, nga të cilët dy ishin shumë të vegjël, mendoi se i ti do ta kishte të pamundur t’i rriste ata, pa ndihmën e një gruaje. Thanasi vendosi të mos largohej nga fshati pa i gjetur një grua Ibrahimit. Shkoi të bisedonte me të dhe i foli për Sarën. Me vajzën e Arianit Komnenit, pyeti Ibrahimi i çuditur. Arianit Komneni ishte një burrë kokëfortë dhe i padurueshëm që nuk pyeste për njeri. sa ishte gjallë, bëri çfarë deshi dhe i trajtoi më mirë kalldrëmet se njerëzit. Kishte dëshirë të ndërtonte dhe ngriti çezma, hapi rrugë, thelloi kanale dhe ndërtoi kishën. Po të ishte grua, do kishte qenë një amvisë e shkëlqyer. Nuk e di si mund të jetë një Komnene femër. Ta mendoj, tha Ibrahimi.
Thanasi e ndjeu se babai mund të pranonte dhe vendosi të takonte prapë Sarën. Për një muaj rresht vajza kundërshtoi. Thanasi u përpoq ta bindte përmes Hanës, të cilën e kishte pasur gruan e xhaxhait, por ajo i tha se Arianiti i kishte lënë porosi që vajza do martohej vetëm po t’i mbushej mendja. Thanasi nuk hoqi dorë dhe shkonte përditë në shtëpinë e tyre.
Një ditë, Sara i tha se mund të pranonte të martohej me Ibrahimin, por vetëm me një kusht. Fol, i tha Thanasi duke e parë me dyshim. Pasi vdiq vëllai im Ismaili, që ishte babai i Hanës, nuk kanë mbetur më Komnenë meshkuj në fshat. Unë jam Komnenia e fundit, por, po të martohem, duhet të mbaj mbiemrin e burrit dhe Komnenët do zhduken. Do pranoj të martohem me babanë tënd vetëm në qoftë se ai pranon që fëmijët e mi të mbajnë mbiemrin tim. Nuk dua të jem Komnenia e fundit, tha Sara. Ky ishte një kusht që Thanasi nuk e kishte pritur. Nuk e di, tha ai i ngrysur, do flas me babanë. Vrapoi në shtëpi dhe ia tha babait. Mendova se do të ishte ndryshe, por nuk i paska lënë gjë të atit, tha Ibrahimi. Megjithatë e pranoi. Unë kam gjashtë djem dhe mbiemri im nuk ka rrezik të shuhet.
Ibrahimi dhe Sara u martuan në fillim të nëntorit. Thanasi e tundi trembëdhjetë herë kambanën e kishës atë ditë. Nikoja dhe Muhamedi e mbajtën fustanin e bardhë të Sarës nga kisha deri në shtëpi. Kur pa çiftin e zbukuruar, Hana u përlot. Sara dhe Abrahami tani janë bashkë, tha me vete. Nusja dhe dhëndri fjetën në dhomën e madhe, mbi të cilën arra e re nuk bënte akoma hije.
Për krishtlindje, Sara i tha Ibrahimit se priste një fëmijë, që ajo e lindi në korrik të vitit 1781. ishte vajzë dhe Ibrahimi kërkoi që ajo të quhej Ana, si nëna e djemve të tij. Sara pranoi. Sipas premtimit, Ana Komnena mori mbiemrin e nënës.

13

Djemtë e Ibrahimit nuk u mësuan dot shpejt me Sarën, e cila, kur erdhi, e ndryshoi gjithë shtëpinë. Ajo e leu dhomën e oxhakut me ngjyrë rozë dhe i kërkoi Ibrahimit që nga ana tjetër e shtëpisë, aty ku, deri përpara disa vitesh kishin qëndruar bagëtitë, të ndërtonin një dhomë të madhe për djemtë, në të cilën u vunë pesë krevate prej druri me jastëkë të mëdhenj dhe çarçafë të rinj që ajo i qëndisi me ngjyra të ndryshme kur ishte shtatzënë. Dhomën e saj, Sara e veshi me perde të thurura me grep dhe e shtroi me qilima të punuar me dorë, ndërsa nëpër mure vendosi rafte të vogla që i mbushi me libra. Nga shtëpia e Arianit Komnenit solli një krevat të madh prej hekuri me këmbë të vardha, në të cilin kishte fjetur Arianiti me Hënën. Po ashtu, ajo solli sëndukë, qëndisma të vjetra, kortinka të bardha leshi, një orë të vjetër muri, jorganë, velenxa, filxhanë, ibrikë prej bakri dhe shumë enë, të cilat Arianiti i kishte blerë gjatë udhëtimeve të tij.
Në fillim, djemtë u argëtuan me gjërat e rralla që vinin nga shtëpia e Arianit Komnenit, por, kur ajo e hodhi krevatin e nënës së tyre në oborr, ata u ftohën dhe iu duk se Sara nuk pranoi të flinte në krevatin ku ata kishin lindur.
Sara ndryshoi dhe regjimin e djemve. Ajo i detyronte të lanin këmbët përpara se të flinin dhe nuk i linte të hynin në shtëpi pa pastruar këpucët nga balta e fshatit, apo e arave ku vraponin. Djemtë, të mësuar të bridhnin gjithë ditën nëpër fshat, tani nuk mund të rrinin jashtë kur errej dhe kjo ishte më e rëndë, sidomos për Petron që ishte gati njëzet vjeç kur Ibrahimi u martua. Petro iu afrua një ditë Ibrahimit dhe i tha se nuk i pëlqente që Sara e detyronte të vinte në shtëpi kur donte ajo dhe po ashtu nuk i pëlqente shtëpia e zbukuruar me perde dhe porcelane për shkak të të cilave nuk vrapoje dot si më parë. Një ditë, Sara kishte dënuar të mbyllej gjithë ditën në dhomë Muhamedi, që, duke lozur, kishte thyer një nga filxhanët e Stambollit. Por Ibrahimi nuk mërzitej dhe mendonte se disiplina e Sarës do t’u bënte mirë djemve të tij. Kur Petro u ankua, ai e pa duke qeshur dhe i tha se kur të rritej do ta kuptonte se çdo grua jeton për të rregulluar shtëpinë dhe sidomos krevatin që është themeli i familjes së saj. Kur të martohesh do ta kuptosh, tha Ibrahimi. Këto janë huqe qyteti, ia ktheu Petro i mërzitur që i ati nuk e mbështeti. Ne jetojmë në fshat dhe jo në Janinë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:51 am

Sara ndryshoi dhe mënyrën e gatimit. Në familjen e Ibrahimit ushqimi shërbehej në një magje të rrumbullakët e të nxirë vende-vende nga enët e djegura, e cila shtrohej përtokë dhe djemtë bashkë me babanë hanin aty me radhë. Ajo i tha Ibrahimit të gjente një tavolinë druri për dhjetë veta. Por dhoma ishte e vogël dhe kur e kuptoi se nuk do ta nxinte një tavolinë aq të madhe Sara porositi një më të vogël për gjashtë veta. Ibrahimi nuk kishte parë ndonjëherë tavolinë dhe Sara e çoi në shtëpinë e Arianitit ku i tregoi një të tillë të zezë, me këmbë të gdhendura, mbi të cilin rrinte një vazo jeshile me lule të thara. Kështu e dua, i tha Sara, duke marë lulet e thara që i hodhi jashtë, pasi e lau vazon dhe e mbushi me ujë të pastër për ta kthyer prapë aty ku e gjeti. Ibrahimi u ul në një karrige dhe ndenji një copë herë me duart nën tavolinë, duke mos ditur ku duhet t’i vinte. Por Sara hapi një sënduk dhe mori një pjatë me lules si dhe një lugë të bardhë alumini që ia vuri përpara dhe duke qeshur i tha: Ha tani. Ibrahimi mori lugën e afroi te pjata, por dorën tjetër e mbante gjithnjë poshtë tavolinës. Se si më duket, i tha i hutuar. Sikur jam në kishë. Aty nuk hahet, buzëqeshi Sara. Era e temjanit ta pret oreksin.
Të nesërmen, Ibrahimi mori një sëpatë dhe bashkë me Petron dhe Janin shkuan në pyll për të bërë dru për tavolinën e re. Zgjodhi një panjë të kuqe, jo shumë të madhe dhe e preu në mes. Panja ishte e bardhë nga brenda dhe përshkohej nga fillimi në fund nga vija të kuqe që dukeshin si enë gjaku. Në qendër të trupit kishte një sy të rrumbullakët, por sy më të vegjël kishte gjithandej. Sikur ndava një njeri në mes, mendoi Ibrahimi kur e preu pemën vertikalisht, ndërsa djemtë e ngarkuan dhe e sollën në shtëpi. Në fillim, ai bëri katër këmbët e tavolinës që, pasi i sharroi në mënyrë të barabartë, djemtë i fërkuan me gur duke i rrumbullakosur. Fërkojini derisa të lëmohen si këmbë njeriu, i thoshte i ati. Ndërsa ashklat e panjës fluturonin si re pluhuri mbi kokat e tyre. Por disa prej ashklave ishin të gjata dhe të ashpra dhe ia gjakosën djemve duart e pastërvitura. Petro, që e bënte këtë punë pa qejf, i tha një ditë të vëllait se tavolina ishte shumë e vogël dhe nuk do ta nxinte të gjithë familjen. Ndoshta, dikush nga ne nuk do jetë kur ajo të mbarojë, tha Jani.
Ibrahimi, në krahun tjetër të oborrit, punonte për të bërë syprinën. Ai e preu panjën në gjashtë pjesë të njëjta, nga një pëllëmbë të gjerë secilën, dhe i vuri në tokë ngjitur e ngjitur, për t’i parë. Thirri dhe Sarën, e cila kur i pa ashtu tha se tavolina nuk mund të përbëhej nga gjashtë copa, të cilat do fillonin të lëviznin pas pak kohësh dhe nuk ishin të rehatshme gjatë ngrënies. Ti më the se duhej një tryezë për gjashtë veta dhe unë e ndava në gjashtë pjesë, tha ai i nxehur dhe hodhi sharrën përtokë. Po, iu përgjigj Sara, por ti ke bërë gjashtë stola dhe jo një tryezë për gjashtë njerëz.
Ibrahimi shkoi për herë të dytë në pyll dhe ia filloi nga e para. Por Sara e ktheu prapë kur pa se njëra nga këmbët kishte dalë më e shkurtër se tre të tjerat.
Ibrahimi shkoi për herë të tretë në pyll dhe zgjodhi një panjë më të madhe dhe më të vjetër se dy të parat. Panja ishte shumë e rëndë dhe meqë nuk mund ta transportonin dot Ibrahimi vendosi të punonte në pyll. Për tre javë, bashkë me djemtë shkonin në pyll në mëngjes dhe ktheheshin në mbrëmje. Një ditë ra shi dhe Ibrahimi mori çarçaf nga shtëpia dhe i mbuloi drunjtë e prerë me sy të kuq. Kur filluan të ngulnin gozhdët e para, për të bashkuar këmbët me syprinën, pylli ushtoi dhe zogjtë u trembën. Kur nguli gozhdën e fundit, Ibrahimi e pa drejt në sy tavolinën e kuqe dhe tha: Do Zoti të jesh gjithmonë e ngopur.
Tre burrat e ngritën tavolinën dhe kur kaluan nëpër fshat, gratë dhe fëmijët dolën duke i hedhur sheqer dhe oriz, siç ia hidhnin nuseve për bereqet. Sheqeri dhe orizi u ra të treve mbi kokë dhe mbi supe dhe e mbushi tavolinën plot. Paskeni sjellë sytliaç, tha Sara dhe hapi derën e shtëpisë që të fusnin tavolinën brenda, por, pasi e provuan, kuptuan se tavolina ishte e madhe dhe dera nuk e nxinte. E rrotulluan nga të gjitha anët, por nuk hynte. Atëherë Ibrahimi mori një çekiç dhe e prishi qerpiçin anës derës. Kashta e tharë në baltë ra bashkë me derën. Me këtë rast do bëjmë një derë të re, tha Ibrahimi dhe vazhdoi punën. Pasi e futën tryezën në dhomë dhe e vendosën aty ku e caktoi Sara, kjo i vuri një qëndismë përsipër dhe i tha Ibrahimit që ishte mbuluar me djersë: Tani duhet të bëni edhe gjashtë karrige.
Ndërsa Ibrahimi dhe djemtë punonin në pyll për tavolinën dhe pastaj për derën e re dhe karriget, Sara merrej me oborrin. Në fillim i përzuri pulat nga shtëpia dhe e pastroi oborrin nga ndotjet dhe puplat e tyre. Pastaj shkuli gjithë barërat, hithrat, lulet e deles, mëllagat e egra, spërëngat dhe jonxhën që kishin mbirë në liri të plotë. Më pas, hoqi katër rreshta me plloça që i kishte shtruar Ibrahimi vite më parë dhe dheun e lagësht që doli poshtë tyre e mbolli me majdanoz, me dafina, me borzilok, me xhenxhefil dhe me sherbelë. Ndërsa në një pjesë tjetër të veçuar, ajo mbolli domate, kastravecë, patate, patëllxhanë dhe qepë të gjata. Kur Ibrahimi erdhi në mbrëmje nga pylli dhe e gjeti akoma në oborr me duart me baltë e pyeti se çfarë po bënte. Po shtroj tavolinën, i tha Sara dhe vazhdoi punën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:51 am

14

Të nesërmen ishte duke mbjellë kur dëgjoi një zë të fortë që thërriste: Ana, Ana. U ngrit dhe pa në rrugë një burrë të shkurtër të shëndoshë, me mjekër të kuqe dhe të veshur si malësor. Në kokë kishte një qeleshe të gjatë me majë, dhe nën jelekun e qëndisur pa mëngë, dalloheshin dy pisqolla të bardha. Fustanella e gjatë nuk ia fshihte dot këmbët e trasha gjithë nyje. Ana po fle, i tha Sara duke mbajtur një rrënjë patëllxhani në dorë. Mos është gjë sëmurë, e pyeti burri. Jo, i tha Sara, nuk është zgjuar akoma. Ishte mesditë dhe burrit i lëvizi fustanella, sikur po kërcente nga habia. Po ti kush je, i tha. Jam gruaja e Ibrahimit, u përgjigj Sara. Mos kam ngatërruar gjë shtëpi, pyeti burri dhe ktheu kokën nga rruga si një njeri që ka humbur adresën. Po zotrote kush je, pyeti Sara. Jam Llambro Xhavella, daja i Anës, tha burri duke u drejtuar. Nuk je ngatërruar, i tha Sara dhe e ftoi të hynte në shtëpinë pa derë. Burri u ul dhe Sara i tha: Ngushëllime, të rroni vetë. Ana ka dy vjet që ka vdekur.
Llambro Xhavella mori frymë thellë dhe mustaqet e kuqe i lëvizën, por nuk foli. Hoqi qeleshen dhe dy pisqollat dhe i la mbi tavolinën e re. Sa i ngjan Halil Patronës, mendoi Sara kur pa kokën e tij të rruar, pas së cilës zgjatej një gërshet i kuq që kishte filluar të thinjej. I dha një gotë ujë dhe i tregoi për kolerën, për humbjet e fshatit, për urinë dhe etjen e atyre ditëve, për vdekjen e Vasilit, të fëmijëve, të bagëtive dhe për Anën dhe djalin e saj të vogël, Ademin që vdiqën njëri pas tjetrit. Pastaj i tregoi sesi pas vdekjes së Anës ajo ishte martuar me Ibrahimin, por Llambro Xhavella, që rrinte mbështetur pas murit, e ndërpreu dhe i tha se nuk e kishte martuar mbesën me ndonjë Ibrahim. Kur Sara i tregoi se si Ibrahimi ishte bërë mysliman qysh se Ana ishte gjallë, Llambro tha se jo vetëm mbesa, por dhe i shoqi paskan vdekur. Ku janë djemtë, t’i ngushëlloj për humbjen e prindërve, tha dhe kërkoi me sy nëpër shtëpi. Janë me të atin në pyll, po bëjnë derën e shtëpisë, tha Sara. Një copë herë mbetën të dy në heshtje pa ditur ç’të thoshin. Sara kishte dëgjuar pak për Llambro Xhavellën. Ibrahimi nuk fliste për të, por Petro i kujtonte me mall ditët kur e ëma e çonte në Sul, te daja i vet. Që atje lart dukej deti, thoshte Petro, që i mburrej vëllezërve më të vegjël, të cilët nuk e kishin parë kurrë detin.
Njëherë, Llambro kishte marrë Petron dhe Foton, djalin e tij të madh, dhe i kishte çuar në det. Vetë rrinte në breg dhe lante me sfungjer kalin e tij, ndërsa djemve u tha t’i hiqnin rrobat dhe të futeshin në ujë. Nuk dimë not, i kishte thënë i biri, do mbytemi. Futuni, i kishte urdhëruar Llambro Xhavella, suljoti mbytet vetëm me thikë. Duke ecur në majë të gishtave për të shmangur gurët e bregut, dy djemtë ishin hedhur në ujë. Pas disa metrave, aty ku jeshilja bëhej blu, kishin zgjatur këmbët, por në atë thellësi nuk kishte më tokë për t’u mbështetur. Djemtë filluan të bërtisnin dhe të mbaheshin te njëri-tjetri, por kjo i tmerroi edhe më shumë sepse sa herë që njëri rëndonte, tjetri zhytej. Llambro i shihte nga bregu dhe duke qeshur mjekra e kuqe i lëvizte si sfungjer. Pasi i la dhe pak ashtu, të kapur si leshterikë pas flokëve të njëri-tjetrit, Llambro Xhavella i ra kalit fort në ije dhe ky u nis në drejtim të djemve. Kali notonte sikur vraponte dhe u afrua shumë shpejt te djemtë. Ata e kapën fort nga bishti, e pastaj i hipën sikur po e kalëronin. Kur dolën në breg, kali i Llambro Xhavellës u ul dhe dy djemtë zbritën si nga një shkallë anijeje. Kur u qetësuan, Petro e pyeti Llambro Xhavellën: Po ti dajë, a di not? Llambro ktheu kurrizin dhe, duke e fshirë kalin me sfungjer, tha: Unë nuk jam kalë, o biri i Anës.
Po ty si të quajnë, e pyeti pas pak Llambro Xhavella, Sarën. Më quajnë Sara, tha ajo. E kujt je ti Sara? Jam e Arianit Komnenit, tha ajo dhe vuri dorën te gërsheti i zi, siç kishte bërë edhe në vitin 1769 kur kishte takuar Ali Tepelenën, i cili i kishte bërë të njëjtën pyetje.
Llambro Xhavellës i shkëlqyen sytë. E kam njohur Arianitin, tha ai dhe u zgjat për të folur. Kur Martuam Anën, mua më dërgoi babai në këtë fshat për të biseduar me familjen e Ibrahimit. Pasi ramë dakord për datën dhe ceremoninë, unë doja të njoftohej pleqësia për të marrë masa, sepse ne do vinim me shumë krushq nga Suli. Suljotët shkojnë nëpër dasma të armatosur dhe unë kërkova të bisedoj me kryetarin e fshatit për ta lajmëruar dhe për t’i thënë që të mos shqetësohej kur të shikonte një ushtri me krushq të mbathur si për luftë. Pyeta dhe më çuan tek yt atë.
Në vitin 1752 unë isha një djalë 28 vjeç, ndërsa ai një burrë i madh me flokë të bardhë, të cilët atë ditë i kishte mbledhur pas koke dhe mua m’u duk si një prift që drejton një kryengritje. Edhe kur e kam takuar herën e dytë, Arianit Komneni më është dukur sikur bëhej gati për kryengritje, sepse sytë e tij të mëdhenj, shihnin sipër kokës sime dhe fjalët e tij dukeshin si urdhra. Atë ditë, Arianiti ishte në mes të fshatit dhe po i jepte dorën e fundit ndërtimit të kishës. Duart i kishte me pluhur dhe nuk më takoi. I thashë se vija nga Suli për të martuar mbesën time gjashtëmbëdhjetëvjeçare. E di, më tha, keni zgjedhur një fshat të ngrohtë për t’u martuar. Kur i thashë se për dasmë do vinin shumë krushq nga Suli dhe ata do ishin të armatosur, më pa nga koka te këmbët dhe duke qeshur më tha: Në qoftë se i lini armët këtu kur të ikni, ejani sa të doni. Unë doja ta kundërshtoja, por Arianiti më tha se kishte bërë shaka dhe se fshati kishte armë, por, duke qenë i vogël, nuk kishte shumë burra. Uroj që mbesa jote të jetë e shëndetshme dhe t’i shtojë djemtë e këtij fshati, më tha duke më parë me bisht të syrit si çdo njeri që flet për punë grash. Unë e pyeta se kur mbaronte kisha dhe kur më tha se donte dhe nja dy muaj i thashë, si me të lutur, se a mund të shpejtohej pak puna në mënyrë që mbesa ime të martohej në kishë. Nëse ti i sjell krushqit nesër që të punojnë me mua, kisha mbaron për dhjetë ditë, tha Arianiti. Ishte fundi i qershorit dhe ne kishim rënë dakord që dasma të mbahej të dielën e parë të shtatorit. Po nëse e shtyjmë dasmën një muaj, a mund ta mbarosh kishën, e pyeta unë. Besoj se po, tha Arianiti duke parë qiellin e pastër. Të dielën e parë të tetorit kambanorja është gati.
Unë bisedova me familjen e dhëndrit dhe dasma e Anës u shty në tetor. Kur u ndamë Arianiti më pyeti se nga cila familje e Sulit isha. Kur i thashë se isha nga Xhevallat, ai më mori në qafë dhe më puthi. Rron gjyshi, më pyeti. Jo, i thashë, na la, ka pesë vjet. I çuditur, unë e pyeta se a e kishte njohur gjyshin, por Arianit Komneni më tha që babai i tij e kishte pasur mik dhe më tregoi një histori nga e cila unë dija shumë pak.
Babai i Arianitit, gjyshi yt, vuante sa herë që dëgjonte se turqit pushtonin fshatra dhe shqiptarët ktheheshin në myslimanë. Ai besonte se nëse të gjithë të krishterët grekë, shqiptarë, sllavë, bullgarë dhe të tjerë bashkoheshin, turqit do të thyheshin dhe do zmbrapseshin duke e lënë Ballkanin të krishterë. Kur filloi lufta e Kretës, gjyshi yt mendoi se ky ishte rasti për t’i mundur turqit. Rrethimi i Kretës zgjati 25 vjet dhe një herë fitonin turqit e një herë grekët. Nga vitet e fundit, lajmet që vinin nga Kreta thoshin se grekëve po u mbaronin burrat dhe fuqitë e tyre po shteronin. Babai i Rianitit vendosi t’i shkojë në ndihmë të krishterëve atje dhe mblodhi disa djem nga fshati me në krye djalin e tij. Meqë fshati juaj nuk ishte shumë i madh dhe nuk kishte shumë burra, siç thoshte Arianit Komneni, yt gjysh vendosi të thërriste djem edhe nga fshatra të tjerë. Ai shkoi vetë gjithandej, por shumë pak iu përgjigjën sepse fshatrat e fushës kishin shumë frikë nga turqit në atë kohë. Një ditë, ai erdhi në Sul dhe takoi gjyshin tim që sa ishte bërë kryetar i pleqësisë. Gjyshi im i tha gjyshit tënd se fitorja e Kretës duhej të ishte një fitore e krishterimit dhe se Suli, i cili për qindra vjet i kishte luftuar turqit, nuk mund të mos merrte pjesë në këtë betejë. Gjyshi ishte rreth tridhjetë vjeç në atë kohë, por, meqë ishte i martuar dhe ishte zgjedhur kryetar i fshatit, vëllezërit e tij nuk e lanë. Gjyshi kishte dy vëllezër më të vegjël beqarë, të cilët ishin binjakë. Ata i kërkuan që ai të rrinte në fshat, ndërsa ata do shkonin në luftë në emër të Sulit. Bashkë me ta kërkoi të shkonte edhe gjyshi i Ibrahimit, i cili ishte vëlla me njërin nga binjakët dhe nuk donte ta linte atë vetëm. Babai i Arianitit u nis nga Suli një ditë të akullt nëntori të vitit 1667, bashkë me tre djemtë, që gjithë fshati doli t’i përcjellë. Gratë qanin, por acari ua ngriu lotët. Dimri i atij viti bëri shumë i ashpër dhe rrugët u bllokuan gjithandej. Deri në mars, djemtë nuk u nisën dot në Kretë. Ata katër muaj gjyshi yt i mbajti tre djemtë në shtëpinë e tij. Dy binjakët ishin të urtë dhe të heshtur, por gjyshi i Ibrahimit ishte një djalë i hedhur dhe i gojës. Shumë shpejt ai e njohu fshatin dhe ra në dashuri me një vajzë, e cila, duke qenë komshie me familjen e Arianitit, hynte dhe dilte në shtëpinë ku ai rrinte. Djali dhe vajza u dashuruan dhe gjyshi i Ibrahimit i premtoi vajzës se do martoheshin sapo ai të kthehej nga Kreta. Edhe familja e vajzës u bind dhe për disa javë e mbajtën djalin në shtëpinë e tyre, si dhëndër. U nisën në fillim të prillit, por asnjëri nuk u kthye. Vajza kishte mbetur me barrë dhe pas disa muajsh lindi babanë e Ibrahimit. Familja e tyre në Sul e mori vesh disa muaj më vonë që djali ishte vrarë dhe kishte lënë një djalë në fshatin tuaj. Kur mori vesh lajmin, nëna e gjyshit të Ibrahimit erdhi duke ulëritur në shtëpinë tonë dhe e akuzoi gjyshin tim si fajtor për humbjen e të birit. Dy familjet tona u ftohën për disa kohë. gjyshi ishte kryetar i pleqësisë dhe fshati mori anën e tij. Atëherë stërgjyshi i Ibrahimit mori gruan dhe një vajzë më të vogël dhe erdhi në fshatin tuaj ku ai kishte nipin e sapolindur. Mori gruan e pamartuar të të birit të vrarë, bashkë me nipin që ishte babai i Ibrahimit. Në këtë fshat ai ndërtoi një shtëpi në të cilën shumë vonë atij i lindi një djalë tjetër që edhe ai u vra, siç më kanë thënë. Shtëpia e tyre është kjo dhe këtu ka lindur edhe Ibrahimi, ta Llambro Xhavella dhe pasi i hodhi një sy mureve rozë, vazhdoi:
Babai jetim i Ibrahimit u martua shumë vonë, këtu në fshat, por para se të vdiste e ëma i tha se ajo donte që në qoftë se atij do t’i lindnin djem, ata t’i martonte me vajza nga Suli, sepse kështu raca do të vazhdonte. Babai i Ibrahimit ia mbajti amanetin të ëmës dhe një ditë erdhi në Sul dhe kërkoi nuse te babai im. Im atë donte që prishja mes dy familjeve të mbyllej dhe prandaj duke i dhënë dorën e mbesës së vet, Anës, që është vajza e vogël e vëllait tim. Në dasmën e Anës, ne erdhëm me njëqind krushq të veshur bukur, me fustanella dhe jelekë të zinj. Kisha kishte përfunduar. Në krye të dasmës qëndronte babai i Ibrahimit, babai im dhe babai yt. Pasi morën bekimin në kishën e re, që mbante era dru të njomë, Arianit Komneni e nxori Anën dhe Ibrahimin jashtë, ndërsa ne të tjerëve na tha të mos lëviznim. Ne u hutuam sepse nuk po e kuptonim, por kur pamë Arianitin që ndezi një qiri dhe u ngjit mbi altar nuk folëm. Ju kërkoj të gjithëve të ndizni një qiri dhe të luteni për shpirtrat e djemve që luftuan dhe vdiqën në Kretë, tha ai me një zë të fortë që akoma më bën të dridhem. Ai nuk ishte prift dhe ne nuk ishim kryengritës, por me një fjalë të tij, jam i sigurt se të gjithë do e linim dasmën dhe do niseshim për në Kretë. Por Arianiti nuk dha asnjë urdhër. Ai e ngriti qiriun e tij lart dhe ne të gjithë thamë një lutje pas tij dhe i mbajtëm qirinjtë për një kohë të gjatë mbi kokat tona. Kisha e re rënkoi si njeri. amin, tha Arianit Komneni. Amin, thamë të gjithë pas tij. Tani vazhdojmë dasmën, tha ai dhe filloi të qeshte me babanë tim. Atë natë, gjithë fshati mori pjesë në dasmën e Ibrahimit dhe të Anës. Suljotët qëllonin me pistoleta dhe kërcenin me opingat e tyre të bukura, duke i ngritur xhufkat mbi qeleshet e shokëve. Kur e pyeta Arianit Komnenin për përshpirtjen e shkurtër në kishë, ai më tha se që në fillim kishte menduar ta përuronte Kishën e re, me një meshë për të rënët e Kretës. Ata janë dëshmorët e parë të fshatit dhe kjo dasmë nuk do ishte ngjizur pa trimërinë e tyre. Por ti m’i ngatërrove gjërat, tha Arianiti duke pirë raki. Vure dasmën para meshës dhe mirë bëre, se unë kisha vënë dhjetorin para gushtit. Tani jam më i qetë, më tha, gushti mbaroi dhe unë po pres dhjetorin. M’u duk sikur më tha se po bëhej gati të shkonte në Kretë, si një prift që bekon heronjtë pas vdekjes, përfundoi Llambro Xhavella, duke parë nga Sara.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:51 am

Babai shkoi në Kretë dy vjet më vonë dhe atje linda unë, tha Sara dhe i tregoi për Shebën dhe për udhëtimin me Arianitin, i cili i tha se do shkonin në pyll të kërkonin nënën, për ishujt që shihnin nga anija, për Selanikun dhe mbërritjen në fshat. Llambro Xhavella dukej i mallëngjyer, por ai burrë nuk dinte të qante dhe emocionet i dilnin si djersë mbi mustaqet e kuqe. Kur Sara mbaroi, ai i fshiu mustaqet dhe e pyeti: Kur vdiq babai? Ndoshta nuk ka vdekur, akoma, tha Sara duke ulur sytë. Ai iku nga fshati ditën që vëllai im, Gjergji, u bë mysliman. Llambro Xhavella u zgjat nga Sara sikur donte ta pyeste se ku kishte ikur Arianiti, por ajo nuk e la të vazhdonte, e kapi nga dora dhe i tha: Eja të shohësh Anën, duhet të jetë zgjuar.

Kur Ibrahimi me djemtë erdhën në shtëpi, Sara dhe Llambro Xhavella po loznin me Ana Komnenën. Llambro i vuri vajzës dorën te koka dhe i preku flokët e dendur dhe të zinj. M’i jep një palë balluke t’i çoj në fshat te njerëzit e mi, i tha Sarës, e cila mori një gërshërë, i preu vajzës disa flokë mbi ballë dhe ia dha Llambros. Ky, pasi i mori erë, e futi cullufen në një xhep të jelekut. Ana filloi të qante kur pa që i morën diçka nga koka, ndërsa Llambro doli jashtë si fajtor dhe u ul përballë tavolinës, në kohën që hyri Ibrahimi.
Mirë se erdhe, iu drejtua Ibrahimi i habitur kur e pa, ndërsa Petro dhe Jani iu hodhën në qafë. Djemtë e tjerë nuk e kishin parë kurrë Llambro Xhavellën dhe filluan të hapin sytë nga pisqollat që rrinin si të papuna mbi tavolinë.
Unë kam ardhur për gëzim, por mora vesh se i zoti dhe e zonja e kësaj shtëpie paskan vdekur, tha Llambro Xhavella. Ngushëllime. Unë jam Llambro Xhavella, daja i Anës, zonjës së shtëpisë. Ju kush jeni, iu drejtua ai Ibrahimit duke ngritur mjekrën e kuqe si një sqep kërcënues. Llambro Xhavella ishte i ftohtë, sikur kishte takuar një njeri të panjohur në majë të malit. Ibrahimi u step dhe pa Sarën në sy si të kërkonte ndihmë. Djemtë rrinin në këmbë të shushatur dhe nuk kuptonin në ishte koha e përshtatshme për ta pyetur Llambron, për Sulin, për Foton, për kushërinjtë, për kuajt dhe për detin. Është babai, dajë Llambro, foli Petro me zë të ulët, siç i flitet një njeriu që do ta zgjosh nga gjumi pa e trembur. Derisa në këtë shtëpi shpjegimet i jep i biri, do të thotë që unë kam të drejtë të besoj se babai ka vdekur, përsëriti Llambro Xhavella duke lëvizur pak mjekrën në drejtim të Petros, si dikush që noton dhe herë pa shere kthen pak kokën për të parë shokun që e ndjek.
Jam unë, foli Ibrahimi. Nuk mund të mos më njohësh. Ti ke qenë krushk i parë në dasmën time dhe të Anës. Unë doja të martohesha në shtator, por ti e shtyve dasmën në tetor dhe më the se Ana nuk i kishte mbushur akoma 16 vjeç. Nuk mbaj mend t’ju kem takuar në atë dasmë, por mund të më thuash si quhesh, se mbase kujtohem. Unë jam Ibrahimi, tha Ibrahimi. Të thashë që nuk njihemi, tha Llambro Xhavella duke parë si fitimtar nga Sara. Në dasmën e mbesës sime nuk u ftua asnjë mysliman. Vajza e mikut tim, Arianit Komnenit më tregoi me shumë dhimbje se si vdiq mbesa ime e shtrenjtë. Por në qoftë se ti Ibrahim do të më tregosh se si vdiq burri i krishterë i Anës unë jam gati të të dëgjoj. Jam bërë mysliman dhe kam ndërruar emrin. Ana e pranoi kur i thashë se nuk do merrja gra të tjera siç thotë Islami, tha Ibrahimi.
Unë e martova mbesën me një të krishterë dhe djemtë e saj lindën të krishterë, u kthye me një zë të fortë Llambro dhe duke parë nga Petro e pyeti: Ku është Thanasi? Petro pa nga Ibrahimi de ky e miratoi me kokë, si për t’i dhënë leje. Thanasi ka ikur me Ali Tepelenën në Janinë, tha Petro. Llambro Xhavellës iu fry mjekra dhe koka e tij e rruar u skuq si një domate e plasaritur. U ngrit në këmbë, mori pisqollat, i futi në brez dhe tha: Po ta kishte babanë gjallë, ai djalë nuk do shkonte pas një kusari mysliman që vjedh bagëti dhe përdhunon gra të krishtera. Ti paske dëbuar një jetim nga shtëpia dhe ky është mëkat, iu drejtua Ibrahimi me zë të çjerrë dhe pastaj duke parë nga Petro tha me ton urdhërues: Vishu ti djalë, do vish me mua që mos përfundosh dylber i ndonjë kusari tjetë. Petro nuk lëvizi nga vendi, por pa nga i ati, i cili dukej i humbur. Nisemi, tha Llambro Xhavella, por u kthye dhe iu drejtua Sarës që rrinte si e ngrirë: Babai yt ka qenë njeri i besës. Të lutem t’i mbash këta jetimë si të ishin djemtë e tu. Ndoshta, vij vitin tjetër dhe i marr edhe këta. Llambro Xhavella doli dhe pas tij edhe Petro, të cilit i foli vetëm Muhamedi. Kujdes kur të notosh Petro, se kali i dajë Llambros m’u duk i plakur. Petro kapërceu pragun pa derë, ndërsa Ibrahimi, i cili gjithë kohën kishte qëndruar në këmbë, u afrua te tavolina dhe mbështeti duart. Mbi syprinën e saj të shkëlqyer vetja iu duk si një njeri tjetër.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:52 am

Karriget dhe dera e re u bënë pas disa javësh. Ibrahimi dhe Jani punonin me ngadalë, pasi Petro iku me Llambro Xhavellën. Ibrahimi sharronte në pjesë të vogla drurët e panjës, ndërsa Jani i fërkonte me shtuf. Niko, Muhamedi dhe Aliu luanin në pyll dhe numëronin këmbët e karrigeve. Derën Ibrahimi e bëri me dru të fortë lisi. E mban lagështirën, i tha të birit. Shpatullat iu mavijosën të dyve duke sharruar lisin e gjatë me lëkurë të ashpër, që nuk donte të binte dhe prandaj ata thirrën disa burra nga fshati, për ta rrëzuar. Jani i qëroi si peshk luspat e mëdha të lisit dhe ndezi zjarr për të tharë njomësinë që avullonte si frymë njeriu.
Kur karriget rrethuan tavolinën e re dhe Ibrahimi mbylli derën e shtëpisë, Sara i tha djemve të laheshin dhe filloi të bënte darkën. Preu marule dhe i mbushi me gjizë, poqi patëllxhanë që pastaj i futi në vaj ulliri, ndau në mes gjashtë patate të mëdha dhe i mbushi me mish, zieu oriz që e zbukuroi me pluhur kanelle dhe përgatiti një tavë balte me mëlçi dhe zorrë të grira që kur e pyeti Ibrahimi ajo i tha se quhej koranik. Sara rrahu kos dhe kur ky u bë si krem ajo i hodhi sipër mjaltë, pastaj preu në feta të vogla gjithë lëng disa hurma, mollë dhe dardha dhe i leu me sheqer e i poqi dhe ato. Nga sëndukët e Arianitit, Sara nxori një takëm me lugë të dredhura dhe thika të gjata, të cilat Ibrahimi i mprehu duke i fërkuar me ujë dhe me gur, sepse vitet ua kishin thinjur tehun. Ajo pastroi një shandan të pluhurosur me shtatë krahë që Arianitit ia kishte dhënë Sheba dhe në secilën prej kupave të vogla nguli një qiri. Shtëpia nuk kishte qenë kurrë më e ndriçuar. Sara nuk e vuri Anën në gjumë dhe e mori djepin e saj në dhomën e bukës. Ana nuk ia ndante sytë flakës së qirinjve dhe qeshte. Ibrahimi u ul në krye të tryezës dhe Sara në fund, përballë tij. Jani dhe Niko u ulën majtas, ndërsa Muhamedi dhe Aliu djathtas. Përpara se të fillonin, Sara tha amen dhe ashtu bënë edhe Jani me Nikon, por dhe Aliu që i imitoi. Ibrahimi uroi me një gotë raki, ndërsa Muhamedi futi një hurmë të pjekur në gojë. Në fillim nuk folën sepse të gjithë e kishin mendjen tek ushqimet, një pjesë e të cilave ishin të panjohura për ta. Ibrahimi pinte raki dhe i gëzohej tavolinës e karrigeve të reja dhe u fliste djemve sa herë që këta rrëzonin pilaf dhe copa mishi mbi syprinën e kuqe. Mendova se nuk do na nxinte, tha Ibrahimi. Po të ishte Petro do dukej më e vogël, tha Jani duke provuar orizin me kanellë dhe mendoi se Sara kishte pasur të drejtë kur kishte porositur një tavolinë për gjashtë veta. Djemtë i zuri gjumi menjëherë, sapo tavolina u zbraz nga ushqimet. Ibrahimi vazhdoi të pinte raki dhe kur Sara iu afrua për të mbledhur enët, ai e kapi për beli dhe e puthi. Duro të marr shandanin, i tha Sara dhe të dy shkuan në dhomën e gjumit. Ibrahimi mbante era kanellë, ndërsa Sara e kishte gojën të mbushur me lëng hurme. Qirinjtë u lëngëzuan mbi shandan deri në mëngjes. Para se ta zinte gjumi, Sara mendoi se dhe e ëma duhej ta mbante ndezur atë shandan kur bënte dashuri me Arianitin.

Djemve iu shijoi kuzhina e Sarës dhe çdo ditë i kërkonin gjëra të reja. Ajo piqte bukë dhe kuleç të vegjël që i mbushte me arra dhe i spërkaste me mjaltë ose me reçel. Dhoma e oxhakut mbushej me tym kur kuleçtë digjeshin dhe Sara i tha Ibrahimit se duhej të bënin një furrë të madhe jashtë shtëpisë. Ibrahimi pyeti nëpër fshat dhe një ditë filloi të ndërtonte skeletin e furrës në oborr. Mori disa drurë që pasi i kryqëzoi si një kube, i veshi nga lart me baltë dhe i la disa kohë të thaheshin. Balta u forcua dhe u kap fort pas drurëve që mos binte. Por Ibrahimi i vuri flakën dhe drurët u dogjën të parët dhe ranë si prush në folenë e furrës. Balta u bë si kërcu dhe mbeti aty lart si një tavan i ngrirë. E ke gati, it ha Sarës. Në furrën e re kuleçtë dilnin më të fryrë dhe Sara filloi t’i priste ato në forma të ndryshme që djemve u dukeshin si lodra. Një herë nga furra dilte një ushtri me kuaj, pastaj dilte një tavë me zogj prej brumi, pastaj disa dele apo edhe katrorë e diej të rrumbullakët. Djemtë ia bënin sytë kafshëve me lajthi dhe bajame dhe kur i vinin kafshët të ziheshin me njëra-tjetrën askush nuk fitonte, sepse zënka përfundonte në thërrime të verdha prej gruri. Jani i bëri Sarës një okllai të re dhe të lëmuar me të cilën ajo e shtypte fort miellin dhe pastaj i jepte formën e lodrës, me një thikë të mprehtë. Niko kërkonte vetëm kuaj, Aliu donte katrorë, ndërsa Muhamedi pëlqente kuleç në formë hëne, të cilat i ngjyente në reçel kumbulle. Pas kuleçve të mëngjesit dreka hahej me lakror që Sara e mbushte me gjizë, me vezë dhe me presh. Ibrahimi donte lakror me petë të holla dhe të mbushur me pllaqi, ndërsa Jani ngrihej herët në mëngjes, shkonte në pyll dhe sillte një thes me hithra që ia përcëllonin duart. Djali i lante hithrat vetë dhe i thoshte Sarës t’ia mbushte me to, pjesën e tij të lakrorit.
Një ditë, kur Ibrahimi u nis në qytet për të marrë paratë e disa bagëtive që kishte shitur, Sara i tha të blinte peshk. Peshk, pyeti Ibrahimi i habitur, nuk kam ngrënë kurrë peshk. As unë, tha Sara, por ta provojmë. Pyet si pastrohet.
Ibrahimi solli tre peshq të mëdhenj që gjithë rrugës kishin rrjedhur gjak dhe i vuri mbi tavolinë. Era e peshkut e mbushi shtëpinë dhe djemtë dolën jashtë duke mbyllur hundët. Edhe Ibrahimit i vinte ndot duke i treguar Sarës se si pastroheshin. Në Pazar më thanë se i pritet koka, pastaj hapen nga barku dhe i hiqen të gjitha rropullitë. Mbaji në ujë të zier sa t’u dalë era dhe pastaj shtroi në tavë të piqen, tha ai dhe doli nga dhoma. Peshqit rrinin të shtrirë mbi tavolinë dhe kur Sara i ngriti për t’i nxjerrë në oborr, tre gjurmë uji të kuq mbetën mbi syprinë. I preu kokat dhe i pastroi, siç i kishte thënë Ibrahimi. Pastaj i shtroi në tavë, i mbushi me majdanoz dhe i bëri secilit një kurorë me domate dhe qepë. Djemtë vuajtën shumë me halat e peshkut dhe Ibrahimi mezi e nxori një halë të vogël që i mbeti Aliut në fyt. Muhamedi nuk e preku peshkun, ndërsa Jani, pasi i qëroi halat një nga një, e hëngri me bukë. Është shumë i mirë, tha Sara, por herën tjetër do t’ia pastroj halat dhe do t’ia mbush barkun me patate dhe oriz.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:52 am

15

Kur Ana mbushi një vjeç e çuan në pyll. Korriku ishte i nxehtë, por pylli ishte i freskët. Sara bëri bukë të bardhë dhe kulaç me reçel, mbushi çantat me mish të pjekur me pllaqi, vuri djathë, domate të reja, kastravecë, mollë dhe limona dhe u nisën. Ibrahimi mbante Anën në krahë, ndërsa Jani dhe djemtë e tjerë ushqimet. Sara ecte pas tyre me rrobat e Anës. Rrugës, Muhamedi, që tërhiqte një trastë me domate, iu afrua, i dha dorën dhe i tha: Kam bërë një vjershë, por mos i thuaj babait. Nuk i them, i tha Sara, po mua do ma thuash? Po, tha Muhamedi dhe ia tha: Dua hurma dhe në pyll shkoj, Ana rritet, unë fluturoj.
Sara e pa duke qeshur dhe Muhamedi u skuq. Faqja e tij ishte e zbehtë dhe sytë i dukeshin edhe më të kaltër. Pse do të fluturosh e pyeti Sara. Dua të shoh botën, u përgjigj Muhamedi. Toka është e rrumbullakët si një hurmë dhe nuk e shikon dot të gjithën vetëm duke ecur. Po të ecësh nuk rrëzohesh, ia ktheu Sara duke i shtrënguar dorën. Kush fluturon bie prandaj njerëzit kanë vendosur të ecin.
Si arritën në pyll, zgjodhën një kumbull të egër të mbushur me lule të bardha, që sa kishin çelur, dhe u ulën rrëzë saj. Sara shtroi një çarçaf dhe vuri aty Anën. Djemtë vrapuan duke u fshehur pas drurëve, ndërsa Ibrahimi filloi të hapte ushqimet. Anën e zuri gjumi dhe lulet e kumbullës ia veshën flokët si një kurorë. Kur u zgjua, Jani i solli një breshkë me kurriz të verdhë, e cila i rrinte Anës përballë, si e trullosur. Vajza nuk fliste, por përplaste dorën mbi kurrizin e breshkës dhe përpiqej ta ngrinte lart. Kur breshka e kuptoi se fëmija nuk mund t’i bënte keq, filloi të lëvizë nëpër bar dhe Ana e ndiqte duke ecur me duar. Djemtë u lëshuan nëpër pyll dhe erdhën secili me nga një breshkë të vetën. Do bëjmë një garë me breshka, i tha Jani tre djemve më të vegjël. Numëroi dhjetë hapa dhe duke futur një shkop në tokë shënoi një vizë mbi dheun e shkrifët. Breshka e kujt vjen këtu e para ai fiton, tha Jani. Tre djemtë kërkuan pak kohë për t’u përgatitur, këputën bar dhe filluan t’i ushqejnë breshkat që nga frika nuk e nxirrnin fare kokën jashtë guaskës. Aliu u ankua se breshka e Nikos ishte më e madhe se e tij dhe kështu ai do të fitonte, por Ibrahimi e qetësoi kur i tha se breshka e vogël do ecte më shpejt sepse ishte më e lehtë. Por Aliu nuk u bind dhe filloi të qante. Kush vrapon më shpejt një derr apo një viç, e pyeti Ibrahimi. Viçi, u përgjigj Aliu duke fshirë lotët. Po pra, i tha i ati, sepse viçi është më i lehtë se derri. Ndërkohë, Nikoja e mori breshkën e tij të madhe, u fsheh pas një peme dhe filloi t’i fliste në vesh. Nuk lejohet t’i flasësh breshkës, i bërtiti Aliu dhe u mërzit prapë. Lejohet, i tha Jani, por varet se çfarë i thua. E çfarë t’i them, pyeti Aliu duke u afruar që të tjerët mos dëgjonin. Thuaji që nëse fiton do ta marrësh në shtëpi. Aliu u fut pas një peme dhe nisi t’i fliste breshkës.
Pasi i ngopën breshkat me fjalë djemtë ishin gati për të filluar, por Muhamedi tha se pavarësisht se breshka e Nikos dukej më e madhe, ato të gjitha ishin njëlloj dhe mund të ngatërroheshin rrugës. Mund të fitojë breshka ime dhe do duket sikur ishte breshka e Aliut, tha djali. E rregulloj unë, tha Sara dhe u ngrit duke e lënë Anën të ndiqte breshkën e vet. Mori nga trasta një domate, e ndau në mes dhe e fërkoi fort pas kurrizit të breshkës së Nikos. Kurrizi u skuq dhe breshka ngriti kokën si e plagosur. Pastaj Sara mblodhi disa luledele të verdha i fërkoi në duart e veta dhe ato lëshuan një pluhur të verdhë, që ajo e shpërndau gjithandej mbi kurrizin e breshkës së Aliut. Breshka teshtiu sikur t’i kishte hyrë pluhur në hundë dhe Aliu tha: Fillojmë se po më ftohet breshka. Breshkat nuk sëmuren, tha Sara që këputi një degë të njomë kumbulle mbi të cilën kishte çelur një lule e bardhë dhe ia futi breshkës së Muhamedit poshtë guaskës. Lulja i rrinte breshkës si një dantellë dhe Muhamedi tha se nuk donte që breshka e tij të ishte femër. Femër është breshka e Anës, i tha Jani që priste me shkop në vijën e garës. Breshka jote është një burrë që ka veshur një këmishë me lulka si ajo e dajë Llambros. Muhamedi nuk foli dhe djemtë i vunë breshkat në një rresht. Nikoja i pari, Aliu i treti dhe në mes lulja e Muhamedit.
Gati, thirri Jani dhe numëroi deri në tre. Nisu. Por asnjëra nga breshkat nuk lëvizi. Djemtë filluan t’i ndërsejnë tre kafshët e tyre, u fishkëllenin, i gjuanin mbi kurriz me thupra, u vinin bar përpara gojës, por ato prapë nuk bënin përpara. Vazhduan kështu për një kohë derisa Aliu i futi gishtin poshtë guaskës breshkës së tij të verdhë, e cila u drodh dhe filloi të ecte. Ashtu bënë edhe Niko me Muhamedin dhe të tre breshkat filluan të zvarriten, por vija e garës dukej shumë larg. Ibrahimi me Sarën ishin bashkuar me djemtë dhe ngushëllonin me radhë secilin që vraponte i djersitur, rreth breshkës së vet. Në mes të rrugës breshka e Aliut ishte një kumbull përpara dy breshkave të tjera. Aliu filloi t’i thoshte fjalë të ëmbla breshkës së tij që e ruante distancën, ndërsa Nikoja i fuste vazhdimisht gishtin nga prapa breshkës së tij të kuqe. Muhamedi ia hoqi fare lulen e bardhë breshkës nga qafa dhe i tha Sarës se ndoshta ajo e pengonte që të gjente rrugën. Djemtë i rrinin breshkave nga prapa dhe pas tyre edhe Ibrahimi me Sarën dhe askush nuk e pa Anën që, duke ecur këmbadoras, kaloi përpara breshkave dhe kur arriti te vija e garës u kthye me fytyrë nga ata dhe filloi të qeshte duke përplasur duart. Breshkat u frikësuan nga vajza që u doli përpara, futën kokat nën guaskë dhe asnjëra nuk lëvizi më. Mbaroi, tha Jani, garën e fitoi Ana.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:52 am

Hëngrën bukë dhe pasdite u kthyen në shtëpi. Ibrahimi eci përpara me Anën në krahë, ndërsa Sara vinte e fundit me Muhamedin që e pyeste pse toka ishte e rrumbullakët dhe jo katrore. Aliu e mori me vete breshkën e tij dhe tha se kur gara u mbyll, ajo ishte e para. Niko zihej me Janin që e kishte mbyllur garën kur breshka e Aliut ishte pak përpara së tijës dhe nuk pranoi të mbante asnjë nga trastat me ushqimet që tepruan. Para se të shtrihej, Aliu e futi breshkën poshtë krevatit të tij dhe i hodhi bar. Fli, i tha, se do ketë gara të tjera. Ndërsa Ana Komnena sillej me duar e me këmbë mbi shtratin e madh të prindërve dhe nuk fjeti deri vonë, duke e lënë dhe Ibrahimin pa gjumë. Po iki të fle nga djemtë, i tha Ibrahimi Sarës dhe u shtri në krevatin që kishte lënë bosh Petro. Shko, i tha Sara, po kujdes mos zgjosh breshkën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:52 am

16

Gara e breshkave u përsërit disa të diela. Aliu merrte breshkën e vet shtëpiake, ndërsa Niko me Muhamedin vërtiteshin nëpër pyll dhe sillnin breshka të reja. Një ditë ata u mërzitën nga loja dhe thanë se nuk gjetën më breshka, por Aliu tha se breshka e tij i kishte mundur të gjitha breshkat dhe ato nuk dilnin më nga frika. Ana çapitej nëpër bar, ndërsa Sara ndryshonte format e kuleçve. Kur ktheheshin, Jani merrte dru në pyll, të cilët i përzgjidhte duke i parë lulen dhe lëkurën dhe kur shkonte në shtëpi i kthente në zbukurime. Ai filloi të bënte enë druri, shishe për raki, gota, okllai me përmasa të ndryshme, kanistra, rosa, pata dhe trekëndësha të vegjël për Anën.
Një ditë, Jani i thirri tre vëllezërit e tij dhe i tha se do t’u bënte atyre nga një lodër druri, por ata duhet të vendosnin se çfarë donin. Niko i kërkoi një ushtar, megjithëse nuk kishte parë kurrë ushtar me sy. Çfarë ushtari do, e pyeti Jani. Do një turk me çallmë dhe me jatagan në brez, apo një grek me kapelë të vogël dhe me këpucë me xhufka. Niko u mendua dhe i tha se donte një ushtar me jelek dhe me dy pisqolla në brez si Llambro Xhavella. Por nuk e dua tullac. Dua që ushtari im të jetë më i ri se dajë Llambro. E do me çallmë apo me qeleshe, e pyeti Jani prapë. E dua me flokë të gjata që ia merr era, tha Niko.
Aliu që e dëgjoi të vëllanë tha se ai donte një luftëtar mbi kalë si Skënderbeu. Skënderbeu kishte një përkrenare me bri dhie mbi kokë, i tha Jani dhe shpatën e kishte më të gjatë se kalin. Skënderbeu nuk i donte dhitë se ato nuk bëjnë qumësht të mirë më ka thënë babai, u përgjigj i nxehur Aliu. Unë dua që Skënderbeu im të mbajë mbi kokë jo dy, por vetëm një bri të trashë demi që i thyen parzmoret e turqve. Po shpatën, e pyeti Jani. Shpatën e dua të drejtë, por jo më të gjatë se kalin, tha Aliu.
Ndërsa Muhamedi pasi dëgjoi i qetë dy vëllezërit tha se ai donte dy lodra. Jo, i thanë vëllezërit, pse ti dy lodra kur ne do kemi vetëm nga një. Po ato janë pjesë e së njëjtës lodër, u përgjigj Muhamedi, por vëllezërit nuk po e kuptonin. Unë dua një gjë të rrumbullakët në qoftë se toka është e rrumbullakët dhe një katror në qoftë se toka është katror. Është njëlloj si ushtari yt që duket edhe nga përpara, edhe nga prapa, i tha ai Nikos. Mirë, i tha Jani, do ta bëj, se lodrat e tua janë më të thjeshta dhe gdhenden shpejt. Po unë dua që t’i bësh me pyje, me lumenj, me dete, me male dhe me fshatra, i tha Muhamedi. Po njerëz nuk do, e pyeti Jani. Jo nuk dua, tha Muhamedi. Njerëzit janë të vegjël dhe nga lart nuk duken.
Jani punoi një muaj për kukullat e vëllezërve. Shkoi në pyll dhe zgjodhi lis për ushtarin e Nikos dhe Skënderbeun e Aliut, ndërsa tokat e Muhamedit vendosi t’i bënte me qershi sepse ajo vinte si e murrme dhe ai mendoi se toka e parë nga lart kishte atë ngjyrë. Preu me kujdes katër kuti të vogla të barabarta, në madhësinë e një ikone, por u kujtua se shpata e Skënderbeut do të dilte mbi lartësinë e lodrave të tjera dhe preu një kuti më të gjatë. Vizatoi me brisk hekuri mbi secilën kuti, format e tyre të përafërta dhe filloi t’i priste trashë. Ashtu, lodrat dukeshin si gurë që koha dhe erërat i kishin gdhendur rastësisht, pa asnjë qëllim. Pastaj, me një daltë të vogël filloi të nxirrte ngadalë ashklat e drurëve derisa koka e ushtarit të Nikos u duk si një kokë ariu, pa faqe dhe pa hundë. Jani e la ushtarin e Nikos dhe kaloi te Skënderbeu i Aliut derisa edhe ky u duk si një ari i paushqyer. E la dhe atë dhe filloi të merret me kalin. Faqet dhe hundët e ushtarit dhe të Skënderbeut do t’i bëj në fund, tha me vete duke menduar se duhet t’i bënte të dukeshin si njerëz të ndryshëm sepse përndryshe vëllezërit do të ziheshin. Aliu nuk mund të pranojë që Skënderbeu të ketë fytyrë ushtari, qeshi Jani dhe vazhdoi të rrumbullakoste tokën e Muhamedit. Jani nuk kishte parë ndonjë det dhe nuk dinte nëse ai ishte më i madh dhe apo më i vogël se lumi. Në darkë pyeti Sarën dhe ajo i tha se bota kishte më shumë dete sesa pyje dhe lumenj dhe se çdo lumë bashkohej me detin dhe çdo det bashkohej me një det tjetër. Po pyll në mes të detit ka, e pyeti Jani. Ka, tha Sara. Janë ishujt, por ata janë të vegjël dhe nuk duken nga lart. Me përjashtim të Kretës, tha ajo dhe pa nga Ibrahimi që nuk po e dëgjonte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:52 am

Jani i gdhendi imët pisqollat e ushtarit, por megjithatë njëra doli pak më e gjatë se tjetra. Ndërsa shpata e Skënderbeut u thye pak në majë dhe Jani ia shkurtoi këmbët e kalit, që t’i sillte në proporcion. Pastaj thelloi lumenjtë që dukeshin si gishta mbi tokën e Muhamedit dhe duke e futur daltën thellë në dru bëri nga të gjitha anët pyje që dukeshin si gjilpëra të ngulura mbi një top leshi. Në mes të një deti të madh, ngriti një gungë të vogël si nishan, që ishte Kreta. Kur mbaroi faqet, hundën dhe sytë e ushtarit dhe të Skënderbeut, njëri dukej si një burrë i hollë me faqe të verdha, ndërsa tjetri si një bullafiqi nën peshën e të cilit kali me këmbë të shkurtra po jepte shpirt.
I pastroi nga pluhuri dhe i hodhi pak ujë që të shkëlqenin. Thirri tre vëllezërit dhe ua tregoi. Në fillim ata u habitën, por pastaj filluan të shikonin me qetësi dhe të krahasonin secili kukullën e tij me dy të tjerat. Pse njëra pisqollë është më e gjatë se tjetra, u hodh Niko. Sepse ushtari yt njërën ia ka marrë një turku dhe tjetrën një greku, tha Jani. Po pse ushtari im është më i dobët se Skënderbeu, vazhdoi Niko. Sepse ushtari shkon në luftë dhe nuk ka kohë të hajë, ndërsa Skënderbeu rri majë kalit dhe nuk lodhet. Skënderbeu ka kalë sepse është komandant, tha Aliu duke mbrojtur kukullën e tij. Por pasi e pa mirë u hodh dhe ai. Kali i ka këmbët e shkurtra dhe duket si mushkë. Kali i Skënderbeut ishte ndryshe nga të tjerët, tha Jani. Ai ishte shumë i shpejtë dhe prandaj i ka këmbët më të shkurtra. Çfarë është kjo, pyeti Muhamedi duke treguar ishullin me gisht. Kjo është Kreta, tha Jani. Është një ishull. Po pse ma ke vënë Kretën, unë nuk ta kërkova, tha Muhamedi. Këtë ma kërkoi Sara, tha Jani duke parë nga ajo. Muhamedi u kthye nga Sara, si për t’i thënë se nuk kishte punë me lodrën e tij, por Ibrahimi ndërhyri dhe i tha: Në Kretë është vrarë gjyshi im dhe stërgjyshi yt. Është mirë që e ke futur në botën tënde. Muhamedi nuk foli, por Aliut iu duk se heroizmi kaloi nga shpata e Skënderbeut te bota e Muhamedit dhe duke iu afruar Ibrahimit e pyeti: Me shpatë ka luftuar gjyshi? Po, i tha Ibrahimi. Po pisqollë ka pasur, tha Nikoja. Nuk e di, tha Ibrahimi, por ndoshta e kanë vrarë me pisqollë.
Kaq duhej që dy djemtë të fillonin luftën. I afruan kukullat e tyre dhe, duke i ngjitur me njëra-tjetrën, i shtynin fort. Ushtari yt nuk i nxjerr dot pisqollat nga brezi, thoshte Aliu dhe i fuste shpatën ushtarit në sy. As shpata jote nuk ia pret dot kokën ushtarit tim, bërtiste Niko duke shtyrë Skënderbeun e shëndoshë. Në fillim u thye briri i përkrenares së Skënderbeut, pastaj ushtari mbeti me një krah dhe me krahun tjetër u hakmor duke i thyer Skënderbeut shpatën. Kështu janë më të bukur, tha Sara, duken si statuja antike.
Djemtë fjetën atë natë duke e futur secili poshtë krevatit heroin e vet të plagosur. Ushtari me një krah humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, ndërsa Skënderbeu rezistoi, por breshka e lëpiu gjithë natën. Muhamedi e futi tokën e tij të rrumbullakët poshtë jastëkut, por ashtu nuk mund të flinte sepse koka i dhembte mbi drurin e fortë. E mori dhe e vuri dhe ai poshtë krevatit, tokën e vet. Para se të flinte i tha Janit: Po të ma kishe bërë tokën katrore tani do më kishte zënë gjumi.
Kur u zgjuan në mëngjes, asnjëri nuk e gjeti lodrën poshtë krevatit. Kontrolluan nëpër shtëpi, hapën sirtarët, shkuan në qilar, por nuk i panë kund. Shkuan te dhoma e prindërve, por aty Ana po flinte me një patë në dorë. Dolën në oborr dhe panë që Sara i kishte rreshtuar tre kukullat mbi një plloçe dhe po i shihte. Do t’i lyej, tha ajo kur djemtë e pyetën.
Në fillim Sara leu me të kaltër detet, pastaj i dha një jeshile të errët pyjeve, nxiu lumenjtë dhe malet i bëri me bojë kafe. Po Kretën si do e lyesh, e pyeti Muhamedi. Me të kuq, u përgjigj Sara. Aty është derdhur shumë gjak. Me ngjyrë të kuqe u lye dhe fustanella e ushtarit, ndërsa këmisha e tij dhe kali i Skënderbeut u bënë të bardha. Pisqollat dhe përkrenarja e Skënderbeut u lyen me ngjyrë të zezë, ndërsa pjesa e mbetur e shpatës u vesh me një të verdhë ngjyrë ari. Fytyra e shëndetshme e Skënderbeut u lye me rozë, ndërsa pelerina ngjyrë vjollcë. Flokët e gjata të ushtarit u zverdhën, ndërsa faqet dhe hunda u lyen me bojë kafe. Ushtari është nxirë nga dielli nëpër luftëra, tha Sara duke lyer me gri shtëpitë e vogla të botës së Muhamedit. Si mbaroi, i vuri mbi plloçe që të thahen. Ushtarin dhe Skënderbeun përballë njëri-tjetrit, ndërsa tokën e Muhamedit në mes të të dyve. Tani kanë arsye të luftojnë për një copë tokë, tha Sara dhe i mori djemtë për t’u dhënë mëngjes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:52 am

17

Në dimër ra dëborë. Oborri u zbardh dhe pylli dukej më i zi. Kukullave u ishin zbehur ngjyrat dhe ushtari i Nikos ishte thinjur nga luftërat. Lumenjtë e tokës së Muhamedit ishin tharë, kurse Skënderbeu i kishte zbritur kalit dhe ngrohej si ulok pranë vatrës.
Ibrahimi mbushte oxhakun me dru, ndërsa Sara gatuante trahana për djemtë. Muhamedi u ftoh dhe derisa shkriu bora nuk u ngrit nga krevati. Sara e mbështolli me batanije, por ai prapë dridhej nga ethet. Ibrahimi flinte në dhomën e djemve dhe natën i vinte lecka me dëborë në kokë. Muhamedi u dobësua dhe sytë e kaltër nuk i shkëlqenin më. Një natë filloi të fliste përçart nëpër ethe dhe Ibrahimi zgjoi Sarën dhe i tha se kishte dëgjuar Muhamedin që thoshte: Po fluturoj, po fluturoj. Pastaj pushoi dhe pas pak tha: Nuk ka nevojë të fluturosh, mund të vish tek unë duke ecur.
Sara i hodhi një batanije tjetër Muhamedit dhe i tha Ibrahimit të merrte një grusht me dëborë të pastër. Ibrahimi u kthye në çast dhe Sara i mori borën nga duart e tij dhe ia futi Muhamedit në gojë. Muhamedi u gëlltit disa herë në gjumë, ndërsa bora shkrihej ngadalë në fytin e tij të zjarrtë. Të nesërmen ishte më i qetë. Sara e pyeti se a mbante mend ndonjë ëndërr dhe ai i tha jo. kujtohu, i tha Sara, ti flisje me vete sikur po takoje një njeri në pyll. Nuk ishte zëri im, tha Muhamedi dhe u kthye nga ana tjetër e fjeti.
Kur u zgjua, mori tokën e rrumbullakët dhe filloi t’ia hiqte bojën e tharë që dimri e kishte plasaritur. Hoqi në fillim të kuqen e Kretës dhe pastaj me radhë blunë, jeshilen e pyjeve dhe grinë e pisët mbi fshatra. Bojërat e ngrira binin si lëkurë mbi çarçaf. Pse po e zhvesh tokën, e pyeti Jani. Kur fluturon lart e gjithë toka ka një ngjyrë, tha Muhamedi. Po ti nuk ke fluturuar, i tha Jani, por Muhamedi nuk u përgjigj dhe vazhdoi të qëronte tokën me thonj. Janit iu duk sikur i vëllai ishte mërzitur me lodrën dhe i tha se do t’i bënte tokën katrore që i kishte premtuar në vjeshtë. Bëje pa det dhe pa ishuj, i tha Muhamedi. Jani shkoi në qilar ku mbante disa drurë që herë pas here i kthente në pjata për Sarën dhe trekëndësha për Anën. Zgjodhi një copë qershi, e preu në formë drejtkëndëshi dhe filloi ta gdhendte vetëm në pjesën e sipërme. Bota katrore duhet të jetë si plis, mendoi, nuk duket nga tri anët e tjera. Nuk bëri dete, as lumenj, por gdhendi një pyll me dru të gjatë dhe të shtrembër dhe buzë tij, një fshat me shtëpi të çrregullta. Në mes të fshatit sajoi një kishë që nga lart dukej si tavolinë e vogël me pikë në mes. Rreth kishës ndërtoi shtëpi dhe të gjitha i bëri më të ulëta se kisha. Punoi gjithë ditën në qilar megjithëse duart i dridheshin nga i ftohti. Kur u err, i kërkoi Sarës shandanin me shtatë krahë dhe vazhdoi duke punuar nën qirinjtë që shkriheshin ngadalë. Njëri nga qirinjtë kulloi mbi fshat dhe Jani i veshi gjithë çatitë e shtëpive me dyllin e bardhë që ngriu menjëherë. Në mëngjes ia dha Muhamedit. Pse i ke veshur çatitë me qiri, e pyeti Muhamedi. Është dimër dhe ka rënë borë në fshat, tha Jani. Po pse ky është fshati ynë, pyeti Muhamedi duke e parë me kujdes. Po, tha Jani. Ja ku është pylli, kisha, ja dhe shtëpia jonë, shtëpia e Arianitit dhe me radhë. I ngjan, tha Muhamedi dhe sytë e kaltër i shkëlqyen prapë. Por jo edhe për shumë kohë, se fshati do ndryshojë. E si do ndryshojë, i tha Jani duke buzëqeshur.
Muhamedi e rrotulloi fshatin nga të gjitha anët sikur po shihte fundin e një filxhani, pastaj e ktheu nga i vëllai dhe duke treguar një shtëpi me gisht i tha: Kjo është shtëpia jonë dhe këtu është shtëpia e Mihalit, apo jo? Jani tundi kokën për ta miratuar. Këto dy shtëpi do bashkohen. Këtu ku duket një vend bosh duhet të jetë fusha ku janë varrosur bagëtitë që vdiqën gjatë kolerës. Po, tha Jani. Këtu do ndërtohet një shtëpi dhe ti do shkosh aty, tha Muhamedi. Edhe po të ngjallen bagëtitë nuk do ta ndërtojnë shtëpinë aty ku kanë ngordhur, tha Jani që po i shijonte fshati i ri, sipas Muhamedit. Nuk do jenë bagëti, por disa njerëz të zinj me çanta do vijnë në fshat dhe do ta ndërtojnë shtëpinë aty, tha Muhamedi i përqendruar dhe vazhdoi:
Kjo kutia e vogël këtu është shtëpia e Hanës, mbesës së Sarës. Kjo shtëpi do shembet dhe këtu do ndërtohet një xhami. Sa do gëzohej babai, tha Jani duke vazhduar lojën. Kurse kjo është shtëpia e madhe e Arianitit, apo jo? po, tha Jani, ajo është. Kjo do bëhet shkollë, tha Muhamedi dhe pastaj do zbrazet. Tani e besoj që paske fluturuar, u tall Jani dhe u çua duke drejtuar jastëkun ku mbështetej i vëllai që i mbante sytë në tavan sikur shikonte fundin e një filxhani.

Pas tri ditësh, Muhamedit iu rritën prapë ethet, por Sara ia mbushi gojën me borë dhe ai u qetësua. Nikoja me Aliun që luanin në oborr një mëngjes panë mbi dëborë disa hapa të vegjël që nuk i ngjanin hapave të tyre. Na ka ardhur një lepur në shtëpi, tha Ibrahimi kur djemtë e pyetën. Ku rrinë lepujt, pyeti Aliu. Në pyll, tha i ati, dalin në dimër se i merr uria, kurse në verë ushqehen. Sikur të isha lepur do bëja të kundërtën, tha Niko, do ushqehesha në dimër dhe do luaja në verë.
Në darkë Ibrahimi i tha Sarës se do dilte për gjah. Kafshët janë të uritura dhe i bien kollaj lakut, tha ai dhe zbriti në qilar për të marrë ç’i duhej. Sara u ngrit herët në mëngjes poqi kuleç, bukë dhe zjeu patate. Mbushi me raki një shishe të vogël druri që e kishte gdhendur Jani dhe i futi të gjitha në një trastë. Do vij dhe unë me ty, i tha Jani të atit. Ti rri në shtëpi, tha Ibrahimi. Do marr Nikon dhe Aliun se ata nuk kanë parë lepuj. Sara i veshi djemtë trashë, u dha nga një kapuç leshi për të mbuluar veshët dhe u nisën. Ibrahimi ecte para dhe çante dëborën, ndërsa dy djemtë shkelnin mbi gjurmët e tij të mëdha dhe bora u vinte deri në gju.
Kur shkuan në pyll, aty kishin bërë garën e breshkave, Ibrahimi nxori dy çarqe të mëdhenj nga trasta dhe filloi t’i rregullonte duke i vënë pak mish të thatë, bukë dhe patate që i kishte marrë me vete. Ha lepuri mish, e pyeti Aliu. Jo, tha Ibrahimi, por nga era mund të gënjehet dhe i bie çarkut. Po pse e harxhon mishin, vazhdoi Niko. Mund të zëmë ndonjë dhelpër, tha Ibrahimi. Unë dua lepur, tha Aliu. Mirë, tha Niko, unë po marr dhelprën se ajo e ha lepurin. Ndërkohë, Ibrahimi mori njërin çark dhe, duke e mbajtur me kujdes, i tha Aliut ta ndiqte. Ti rri këtu, i tha Nikos, dhe ruaj trastat, nuk vonohemi. Po pe ndonjë dhelpër, më thirr. U nisën duke e çarë me hapa të vegjël dëborën e pashkelur dhe pas pak Niko nuk i pa më. Dielli ishte i fortë atë ditë, por djali i kishte këmbët deri në gju në dëborë dhe nuk ngrohej dot. Filloi të rrotullohej rreth trastave duke numëruar me zë për t’u ngrohur. Kur arriti deri në njëqind ndaloi se nuk dinte të numëronte më tepër. Filloi nga e para, por dëgjoi një zhurmë dhe e ndërpreu numërimin. Po vjen dhelpra, mendoi dhe u ul mbi trasta, sikur kishte frikë. Ktheu kokën andej nga kishte ardhur zhurma dhe pa një degë të vogël që, duke u thyer nga pesha, ra në këmbët e pemës së kumbullës. U çua prapë dhe vazhdoi të rrotullohej duke numëruar. Kur kishte arritur shtatëdhjetë e gjashtë dëgjoi prapë një zhurmë më të fortë dhe u ul instinktivisht. Ktheu kokën dhe pa Ibrahimin me Aliun që po vinin duke qeshur. Kishe frikë, i tha Aliu, të pamë. Faqet e Nikos ishin të kuqe nga të ftohtët dhe e skuqura nuk iu duk. U ula që mos më shikonte dhelpra, tha ai. Po ju a e kapët lepurin? Do ta kapim, tha Aliu. Andej kishte shumë gjurmë dhe patatja do t’i mbledhë lepujt. Ibrahimi mori çarkun tjetër dhe, pasi e mbushi me mish dhe me patate si të parin, i tha Aliut të qëndronte aty dhe mori Nikon me vete. Morën drejtimin e kundërt me të parin, nga ku pylli ishte më i dendur dhe dëbora më e trashë. Ibrahimi ecte përpara dhe Niko mezi i ngrinte këmbët për t’i futur në gjurmët e thella të të atit. Aliu hapi trastën dhe nxori një kulaç që filloi ta hante. Kulaçi ishte i ftohtë, por Aliu kafshonte pa e pasur mendjen. Nga pas i erdhi një zhurmë e butë si një peshqir që fërkohej pas trupit. Ktheu kokën dhe pa një lepur të bardhë me bisht të zi që i merrte erë borës. Kur Aliu lëvizi, lepuri ngriti kokën dhe e shikoi nga dora. Sytë i kishte të kuq si xham. Aliu këputi një copë kulaç dhe ia hodhi te këmbët. Lepuri i mori erë dhe pastaj e kafshoi me dhëmbët e vegjël duke lëpirë buzët me gjuhë. Dëbora u mbush me thërrime që lepuri i ndoqi një nga një duke lëvizur vetëm kokën. Do ta kap, mendoi Aliu dhe iu hodh sipër, por lepuri i shkau nën bark dhe vrapoi. Aliu u ngrit dhe filloi ta ndiqte. Lepuri vraponte shpejt mbi dëborë, ndërsa ai zhytej deri në gju dhe mezi ngrinte këmbët. Aliu nuk u dorëzua dhe duke rendur mendonte fytyrën e habitur të Nikos kur t’i tregonte lepurin, që ai do ta mbante nga veshët. Lepuri u fut në pyll dhe ndaloi. Aliu iu afrua, por kafsha kërceu dhe u fut pas një peme. Veshët e gjatë i dilnin jashtë dhe dukeshin si dy gishta që e thërrisnin Aliun, i cili çau nëpër dëborë dhe iu afrua lepurit që kërceu dhe u fsheh pas një peme tjetër. Djali nuk lodhej, ndërsa lepuri, i ngopur me kulaç, luante.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:53 am

Kur Ibrahimi u kthye te trasta u frikësua kur nuk e pa të birin. Mos e ka ngrënë ndonjë ujk, tha Niko dhe filloi të dridhej. Ujqit rrinë në male, i tha Ibrahimi dhe filloi të kontrollonte gjurmët mbi dëborë. Dy herë u rrotullua pas gjurmëve që kishte lënë Nikoja kur numëronte, por pastaj pa disa gjurmë më të freskëta që merrnin andej nga kishte lënë çarkun e parë dhe u nis. Prit këtu dhe mos ki frikë, i tha Nikos. U fut në pyll duke ndjekur gjurmët që kalonin nga një pemë te tjetra, pastaj ktheheshin prapë dhe vazhdonin më thellë nëpër pyll. Duke ecur pas tyre, si pas një gjahu, pa Aliun të ulur në gjunjë, ndërsa dy hapa larg tij rrinte një lepur me bisht të zi. Aliu i fliste dhe lepuri tundte kokën sikur e kundërshtonte. Pastaj lepuri kërceu dhe Aliu e ndoqi. Ibrahimi filloi të qeshte dhe duke ecur shkeli pa e parë mbi një degë të hollë, e cila kërciti dhe u thye me zhurmë nën këmbën e tij. Aliu ktheu kokën, ndërsa lepuri u zhduk pas një peme dhe nuk doli më. Ma trembe lepurin, i bërtiti Aliu duke hequr kapuçin që i ishte lagur nga djersët. Nuk kapet lepuri me vrap, i tha Ibrahimi. Kapet që ç’ke me të, këmbënguli i biri me inat. Unë sa po e bindja. E çfarë i the, e pyeti Ibrahimi. I thashë të vinte me mua në shtëpi se do t’i jepja kulaç sa të donte. Ibrahimi qeshi dhe ia mbathi kapuçin e lagur.
Morën për nga fusha e breshkave, ndërsa Aliu ecte përpara dhe gjithë kohën kontrollonte pas pemëve. Kur u afruan, Ibrahimi pa që Nikoja nuk ishte aty ku e kishte lënë. Trasta nxinte e vetmuar mbi dëborë. Paskam ardhur për të gjuajtur djemtë e mi dhe jo lepuj, mendoi, dhe gjaku i zjeu në tëmthat e ftohtë. Kontrolloi gjurmët e Nikos, siç kishte bërë herën e parë dhe u nis në atë drejtim. Hajde me mua shpejt, i tha Aliut dhe eci me hapa të mëdhenj. Gjurmët e çuan te çarku. Nikoja ishte përkulur mbi të dhe nuk lëvizte. Kur u afrua, Ibrahimi pa disa njolla gjaku mbi dëborë, ndërsa patatja ishte ngrënë përgjysmë dhe kishte përfunduar jashtë dërrasës së çarkut. Në thikën e shkrehur varej jetim një bisht i zi. Ishte një lepur, tha Niko i penduar, por e lëshova. Frikacak, i tha Ibrahimi që nxori thikën dhe e ndau bishtin nga çarku. Është lepuri im, tha Aliu duke marrë bishtin e zi. Donte të hante kulaç dhe jo patate. Nuk ishte lepuri yt, tha Nik dhe i tregoi të atit se si kishte vrapuar në drejtim të çarkut kur dëgjoi një zë kafshe që rënkonte nga dhimbjet. Më erdhi keq kur e pashë që qante si njeri, tha Niko me sytë e lagur. Aliu futi bishtin e zi në xhep dhe i tha të vëllait: Herë tjetër mos i ndiq më lepujt e mi.
Hëngrën kuleçtë që kishte gatuar Sara dhe shkuan dy herë të kontrollonin çarqet, por derisa u err ato nuk u mbushën. U kthyen në fshat kur Anën sapo e kishte zënë gjumi. Nikoja fjeti pa i folur askujt, ndërsa Aliu i tregoi Janit për lepurin duke fërkuar bishtin pas faqes. Do ta kisha kapur, i tha, por e trembi babai. Lepuri nuk është breshkë, tha Jani. Ai nuk mund të rrinte poshtë krevatit. Kur u shtrinë, Ibrahimi i tregoi Sarës se si kishte humbur njërin pas tjetrit, djemtë në pyll. Shkova për kafshë, por zura gjah djemtë e mi, i tha duke parë shandanin që digjej. Tani je bërë një Abraham i vërtetë, tha Sara. Ibrahimi mblodhi supet nën velenxë për t’i thënë se nuk e kishte kuptuar. Errësira e kishte bërë dhomën më të ftohtë dhe Sara i zgjati këmbët nga Ibrahimi. Nuk e gjej veten në historinë e Abrahamit, tha Ibrahimi. Unë shkova të vras kafshë, jo njerëz, ndërsa Abrahami shkoi të vriste djalin e tij dhe vrau një kafshë. Ti je mijëra vjet pas Abrahamit dhe nuk je profet, tha Sara. Perëndia i ka lënë njerëzit të lirë dhe nuk u thotë më se kë duhet të vrasin apo se kë nuk duhet të vrasin. Prandaj bota është bërë kaq e ngatërruar. Por, megjithatë, ti ke edhe një ngjashmëri tjetër me Abrahamin. Çfarë kam tjetër, pyeti Ibrahimi me zë të butë, i ngrohur nga këmbët e Sarës. Abrahami kishte dy djem me dy gra të ndryshme dhe për shkak të këtyre dy grave bota u nda në të krishterë dhe myslimanë. Të dy palët mendojnë se ishte profeti i tyre ai që Abrahami mori me vete në pyll, për ta vrarë. Myslimanët thonë se Abrahami mori për të flijuar Ismailin, ndërsa të krishterët thonë se ai zgjodhi Isakun. Edhe çifutët, që e kanë shkruar të parët këtë histori në librat e tyre, mbështesin variantin e të krishterëve, për Isakun. Myslimanët thonë se përderisa perëndia i kërkoi Abrahamit të flijonte djalin e tij të vetëm, do të thotë se ky djalë ishte Ismaili, sepse ai ishte i vetëm derisa lindi Isaku. Ndërsa të krishterët thonë se sipas ligjit të perëndisë, Abrahami njihte djalë të vetëm Isakun që e kishte pasur me gruan e tij të ligjshme. Kjo histori e ka përçarë botën për mijëra vjet duke futur në luftë të krishterët me myslimanët. Të dy palët besojnë se feja e djalit të flijuar është feja e vërtetë e perëndisë. Por unë besoj se të dy palët janë të pashpirt, sepse do të donin që profeti i tyre të vuante siç duhet të ketë vuajtur ai djalë kur ka parë thikën e babait të ngritur, mbi kokën e vet. Sikur Abrahami ta kishte vrarë vërtet njërin nga djemtë, e vërteta do ishte e pastër dhe nuk do kishim dy fe, por vetëm një. Ose, sikur Abrahami t’i kishte marrë të dy djemtë në pyll, siç bëre ti, ndoshta bota do ishte më e qetë.
Ndoshta kështu do ishte, tha Ibrahimi dhe u ngjesh më shumë nga këmbët e Sarës. Në këtë pikë ndryshon pak ti nga Abrahami, sepse i more të dy djemtë me vete në pyll. Por, njëlloj si ai, ti ke ndarë djemtë në të krishterë dhe myslimanë. Ibrahimi nuk foli dhe pas pak Sara ndjeu që e kishte zënë gjumi dhe këmbët e tij ishin ftohur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:53 am

Ibrahimi u ngrit përpara Sarës dhe u nis në pyll. Edhe djemtë flinin, por ai nuk i zgjoi. Kishte rënë dëborë gjatë gjithë natës dhe gjurmët e këmbëve të tij ishin fshirë. Kur arriti në fushën e breshkave, la trastën, ngrehu çarqet dhe i vuri aty ku i kishte vënë të djeshmen. Gjaku i lepurit kishte humbur nën dëborë. U kthye dhe ul mbi trastë duke i mbajtur veshët e gatshëm për të kapur britmën e ndonjë kafshe të zënë në grackë. Retë kishin zbritur mbi majat e pemëve dhe dukeshin sikur shkundnin dëborën. Ai priste dhe mendonte. Jeta e tij kishte ndryshuar që kur ishte bërë mysliman. Ishte më i pasur dhe kishte më shumë djem. Sara i kishte dhënë një vajzë që nuk e kishte pasur dhe ai ishte i lumtur. Megjithatë, shumë vdekje kishte parë që nga ajo ditë. Kishte vdekur gruaja dhe djali i vogël. Kishte vdekur vëllai dhe dhjetëra kokë bagëti. Kolera kishte ardhur si një mallkim. Bota kishte ndryshuar. Njerëzit varfëroheshin njëlloj si më parë, por disa edhe pasuroheshin. Shumë shqiptarë ishin bërë myslimanë. Turqit ishin gjithmonë e më të egër. Ata fitonin, pushtonin dhe i merrnin toka të tjerëve. Por ndoshta të gjitha këto do të ndodhnin edhe nëse ai nuk bëhej mysliman. Të afërmit e tij kishin vdekur për arsye të tjera, nga kolera apo nga plakja, sëmundje që i preknin të gjithë, pavarësisht nga feja. Turqit do ishin njëlloj të egër. Por ndoshta nuk do ishin kaq të fortë sikur ai dhe shumë të tjerë mos bëheshin myslimanë. Ndoshta, mendoi dhe iu kujtua Sara që në krevat i kishte thënë se ai i kishte ndarë djemtë në të krishterë dhe myslimanë. Kishte bërë sikur e kishte zënë gjumi sepse nuk kishte përgjigje për Sarën. Shumë gjëra që ndodhnin në botë ai nuk do mund t’ua ndryshonte drejtimin edhe sikur të kishte mbetur i krishterë.
Por një gjë ishte e sigurt dhe ai nuk mund t’ia fshihte vetes. Djemtë e tij ishin ndarë në të krishterë dhe myslimanë për një dash që nuk ishte shitur të dielën në pazarin e qytetit. Edhe djemtë e Abrahamit ishin ndarë për një dash. Historinë e djemve të Abrahamit ndoshta e kishte caktuar Zoti, por fatin e djemve të tij e kishte vendosur ai vetë. Iu kujtua dita e dasmës me Anën. Krushqit nga Suli deheshin dhe kërcenin. Gratë shihnin nga nusja, ndërsa burrat pinin me dolli. Në mes të asaj rrëmuje ai kishte takuar Arianit Komnenin, i cili pinte dhe këmisha e bardhë i ishte hapur në gjoks. Flokët i kishte të lëshuara, ndërsa gjoksin e thinjur dhe me kocka të forta. Je bërë gati, e kishte pyetur Arianiti duke parë nga nusja. Për çfarë, e kishte pyetur ai. Arianiti kishte qeshur dhe gjithmonë duke parë nusen i kishte thënë: Sonte duhet t’ia heqësh bërthamën kësaj kumbulle. Ai kishte mbledhur supet i turpëruar, ndërsa Ana ishte skuqur nën vello. Do djem apo vajza, e kishte pyetur Arianiti. Djem, i kishte thënë ai. Atëherë Arianit Komneni e kishte tërhequr dhe i kishte thënë në vesh: Në qoftë se do djem, kur ta hapësh kumbullën mos i shuaj qirinjtë.
Ana nuk e dëgjoi, ndërsa Arianiti vazhdoi të pinte. Kur ishte mbyllur dasma ai dhe Ana ishin futur vetëm në dhomë. Ai ishte zhveshur dhe pastaj kishte zhveshur dhe nusen. Shuaj qirinjtë se më vjen turp, i kishte thënë ajo duke u mbuluar. Jo, i kishte thënë ai, se ndryshe do lindësh vajza. I mbajti qirinjtë ndezur dhe iu ngjit trupit të njomë të gruas. Ajo u mblodh dhe lëkura iu bë si peshqir, por mishi në mes të këmbëve të tij mbeti i varur gjatë gjithë natës. gratë i kontrolluan çarçafët të nesërmen dhe Ana i tha se kishte qenë e sëmurë. Një javë rresht gishti i tij i qullët që varej në mes të këmbëve, nuk hyri dot në kumbullën e gruas që shikonte hijet e qirinjve në tavan. Një natë, kur ai ishte shtrirë i djersitur dhe i pashpresë në cep të krevatit, Ana u çua dhe i shoi qirinjtë. Në errësirë ai ndjeu një trup lakuriq që u mbështet pas tij dhe ia thau djersët. Lëkura iu freskua dhe qimet iu rritën. Gruaja ishte hapur dhe ai e mbushi me muskuj boshllëkun që i ndante prej një jave. Muskuli u shty me zor dhe dhimbja e Anës ra si një bërthamë kumbulle nga krevati. Pas nëntë muajsh lindi një djalë. Dhe pastaj lindën edhe gjashtë të tjerë, sa herë që Ana i fikte qirinjtë.
Sara bënte dashuri me qirinj të ndezur dhe atyre i kishte lindur një vajzë. Arianiti ishte tallur dhe shtatë djem ishin rreshtuar pas asaj talljeje. Tani secili pre tyre vraponte si lepur në drejtime të ndryshme. Por në fund të rrugës secilin e priste i njëjti çark, siç i kishte ndodhur lepurit me bisht të zi.
Ibrahimi dëgjoi një britmë dhe ktheu kokën. Ishte një zë kafshe që përpëlitej në dëborë. Nuk donte të mendonte më. U çua dhe vrapoi drejt çarkut. Kur hyri në shtëpi shtriu mbi tavolinë dy lepuj dhe një dhelpër të vogël. Jani ua zhveshi lëkurët të treve, ndërsa Sara e gatoi me uthull dhe pilaf njërin nga lepujt. Kur e provoi, Aliu tha se mishi i lepurit të tij ishte më i shijshëm se lepuri që kishte përpara. Muhamedi nuk u çua nga krevati, ndërsa Nikoja futi bishtin e dhelprës poshtë jastëkut dhe nuk e preku lepurin me dorë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:53 am

18

Në fund të dhjetorit bëri stuhi. Dëbora e mbuloi furrën në oborr dhe Jani i pastroi plloçat me lopatë që të hapte derën e shtëpisë. Rrugët e fshatit u zunë dhe Ibrahimi nuk doli më për gjah. Natën e Vitit të Ri Sara gatoi lepurin tjetër që, pasi e kishte mbushur me kripë, e kishte mbuluar me lëkurën e vet dhe e mbante në qilar duke i hedhur akull sipër. U ulën të gjithë të hanin, ndërsa Ana Komnena rrinte poshtë duke luajtur me këmbët e tyre nën tavolinë.
Gëzuar Vitin e Ri, tha Sara. Një vit i mbarë, tha Ibrahimi dhe i dha Janit një gotë raki që ai e piu me një frymë për t’i treguar të atit se ishte bërë burrë. Por fyti i dogji aq shumë, saqë sytë iu skuqën dhe iu mor fryma. I dhanë një gotë ujë dhe u qetësua, por oreksi iu pre dhe u zverdh. Nikoja hëngri vetëm petanik me fasule dhe nuk e preku lepurin, ndërsa Aliu e uli Skënderbeun në tavolinë dhe i uroi Vitin e Ri. Muhamedi hante ngadalë, i mbështjellë me batanije. E ftohura e kishte bërë më të menduar dhe tokën e rrumbullakët e mbante në mes të këmbëve të mbuluar me batanije. Natën e Vitit të Ri ka lindur toka, e pyeti ai Sarën. Toka duhet të ketë lindur në verë, tha Niko, sepse në dimër nuk mbijnë pemët dhe lulet. Lumenjtë ngrijnë dhe kafshët flenë e nuk lindin fëmijë. Toka ka lindur në rrëmujë dhe data e lindjes nuk dihet, tha Sara. E si lindi toka në rrëmujë, pyeti Aliu. Në fillim bota ishte si shtëpia jonë para se ta rregullonim, tha Sara. Krevati, sëndukët, qilimat, pjatat, tavolina dhe qirinjtë nuk ishin aty ku janë tani, por prisnin në oborr që ne t’i vinim në vendin e tyre.
Djemtë nuk po kuptonin dhe Sara filloi të tregonte.
Për shumë kohë, bota jetoi në rrëmujë dhe grekët këtë kohë e quajtën Kaos që do të thotë rrëmujë. Nga Kaosi lindi Gjea që do të thotë tokë dhe nga Gjea lindi Urani që është qielli. Nga Urani lindi Kronosi që do të thotë kohë dhe i cili luftoi me babanë e tij siç bëjnë të gjithë perënditë. Lufta mes Uranit dhe Kronit vazhdoi gjatë, aq sa nuk mund të matet, por Kroni fitoi dhe u bë Zot i botës.
Atij i lindën tre djem: Zeusi, Poseidoni dhe Hadi. Por Kronosit i kishin thënë se koha e tij nuk do të ishte shumë e gjatë sepse njëri nga djemtë e tij do ta vriste për t’i zënë vendin. Kronosi vendosi të vriste fëmijët e tij, të cilët i hante një nga një. Por gruaja e tij e fshehu Zeusin në ishullin e Kretës dhe në vend të tij i dha Kronosit një gur të mbështjellë me pelena dhe ai e hëngri. Pa e ditur, Kronosi e mori Zeusin si shërbëtor në shtëpinë e tij dhe një ditë ky e helmoi duke i hedhur një bar të keq në gotën e verës. Kronosi u shtri i pafuqishëm dhe Zeusi e sulmoi. Lufta ishte e ashpër dhe bota ishte prapë në buzë të Kaosit, por Zeusi thirri në ndihmë të tij dy vëllezërit e vet, Hadin dhe Poseidonin dhe të tre e mundën babanë. Kur fituan, tre vëllezërit e ndanë botën në tre pjesë: Zeusi u bë perëndia e njerëzve dhe zot i rrufeve, i stuhive, i bubullimave, i nxehtësisë dhe i dritës. Poseidoni u bë mbret i detit dhe ishte shumë hakmarrës. Sa herë që nuk i pëlqente ndonjë gjë ai i përmbyste fshatrat dhe qytetet. Vëllai i tretë Hadi mori mbretërinë e të vdekurve dhe u bë perëndia e vdekjes. Kur Zeusi dhe Poseidoni vendosnin të vrisnin njerëz, ata i merrte vëllai tjetër, Hadi. Kështu që Zeusi mbretëronte në qiell, Poseidoni në det dhe Hadi nën tokë.
Sara nuk kishte mbaruar kur Nikoja, për të mos i lënë vëllezërit të zgjidhnin para tij, tha: Unë jam Zeusi, e zgjodha i pari, dhe pa nga Ibrahimi që po shikonte në fund të gotës së rakisë, sikur maste kohën. Unë jam Poseidoni, tha Aliu, e shkatërroj fshatin kur të dua. Po ti Muhamed çfarë do, e pyeti Jani. Muhamedi që e kishte dëgjuar Sarën duke u dridhur, rregulloi velenxën mbi supe dhe tha: Të gjithë njerëzit do vdesin një ditë dhe do vinë në mbretërinë time. Unë jam Hadi. Po nëse njerëzit sillen mirë do t’i lësh të dalin nga mbretëria jote, e pyeti Sara. Anën do ta lë, u përgjigj Muhamedi, ndërsa për ju të tjerët do mendohem. Mihalit, gjitonit tonë dhe dajë Llambros nuk do t’i jap leje sepse ata janë zënë me babanë. Petro iku pa leje nga shtëpia, por në mbretërinë time ka një derë shumë më të madhe se dera e shtëpisë sonë. Çelësat e kësaj dere unë i mbaj vetë dhe Petro nuk do largohet më pa lajmëruar. Ali Tepelenën do ta mbaj përgjithmonë në Had, ndërsa Thanasit do t’i them që, nëse do të kthehet mbi tokë gjatë verës, të ndahet nga Ali Tepelena.
Që kur ishte bërë Had, Muhamedi kishte drejtuar trupin dhe nuk shikonte asnjeri në sy, por shtrëngonte fort tokën e rrumbullakët se mos i ikte nga duart. Po Krishtin pse e le të dilte nga Hadi, e ngacmoi Ibrahimi duke qeshur. Muhamedi pa nga Sara i hutuar, sepse nuk dinte si të përgjigjej. Një ditë, ajo i kishte thënë se Krishtin e kishin vrarë në kryq dhe pas tri ditësh ai ishte ngjallur prapë dhe asnjeri nuk e dinte ku kishte shkuar. Krishti iku pa leje sepse e ndihmoi Zeusi, por pas tri ditësh e gjeta dhe e futa prapë në Had, tha Muhamedi. Po çfarë bëri Krishti për tri ditë, pyeti Aliu. Ndoshta u kthye të takojë gruan, tha Niko. Krishti nuk ishte i martuar, tha Jani duke e parë Nikon me inat. Ndoshta ishte, tha Sara, por kjo nuk dihet mirë sepse historitë e jetës së tij janë shkruar shumë vjet pasi ai u zhduk dhe ata që i shkruan nuk i dinin të gjitha ose nuk kanë dashur t’i tregojnë të gjitha. Pse nuk kanë dashur t’i tregojnë të gjitha, pyeti Niko. Sara pa nga Ibrahimi që rrinte i menduar në krye të tavolinës dhe shtrëngonte gotën e rakisë në dorë. Sepse po t’i tregonin të gjitha, Krishti do t’i ngjante gjithë burrave të tjerë që lindin nga martesa e prindërve të tyre, martohen me gra, bëjnë fëmijë me to dhe kur vdesin e kanë një varr. Ata donin që Krishti të mos i ngjante asnjë burri përpara tij dhe prandaj ai nuk ka lindur nga babai i tij, nuk është martuar, nuk ka fëmijë dhe nuk ka varr, tha Sara, e cila fliste ngadalë sikur po bënte një meshë. Në qoftë se këto janë të vërteta, Krishti duhet të ketë qenë një njeri shumë i vetmuar, tha Muhamedi, sepse një njeri që nuk ka fëmijë nuk ka si e shtyn kohën. Krishti nuk ishte një njeri si ne të tjerët, ai ishte biri i Zotit, ndërhyri Jani me zë të rreptë. Zoti e solli në tokë që t’i tregonte njerëzve se çfarë duhet të bënin duke ndjekur rrugën e Krishtit dhe ne duhet ta nderojmë sakrificën e tij. Po, nëse martohesh, nuk je në rrugën e Krishtit, pyeti Niko. Jo, tha Sara, Krishti nuk i tha askujt që nuk duhet të martohet. Edhe unë do martohem, tha Niko, sepse gratë duhen për të bërë bukë dhe fëmijë. Sara qeshi dhe Ibrahimi ktheu pak raki. Djemtë rrinin të menduar, ndërsa Ana i mori Muhamedit tokën e rrumbullakët dhe ai nuk e kundërshtoi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:53 am

1.
Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe të pazarit. Gratë dilnin nga mesha e mëngjesit, shkonin në pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin në shtëpi. Kur ato vonoheshin pas gjërave të panevojshme, fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të shiteshin, shikonin burrat. Ata që kishin vapë freskoheshin në liqen. Por qyteti ishte në mes të maleve dhe jo të gjithë dinin not.

Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratë që kishte fituar dhe u nis.
Xhamia ishte në të dalë të qytetit. Në dimër ajo rrugë ishte e pushtuar nga balta, por atë ditë bënte zheg dhe toka digjte mbi kokë dhe nën këmbë. Dera e xhamisë ishte e mbyllur. Ai trokiti me një gur mbi portën e vogël. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokën e rruar. Alekum Selam. Mirëdita, i tha ai. Dua të bëhem mysliman. Urdhëro, e ftoi imami. Je i pari që vjen sot. Të krishterët merren me tregti të dielave. U fut brenda dhe pati ftohtë. U ulën të dy përballë njëri-tjetrit mbi një rrogoz, i cili në anën e tij dukej më pak i përdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katër kamare të vogla, të shpërndara nga një në çdo faqe muri. Në një cep të errët mezi dukej një tenxhere e madhe dhe pranë saj bukë dhe disa kokrra ullinj. Je në shtëpinë e Zotit, i tha imami, si për t’i thënë mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u përpjekur ta ngrohte xhaminë me shaka. Imamit nuk i lëvizi asnjë muskul. Ullinjtë i ha unë. Doktorët thonë se bëjnë mirë për veshkat.

Pse do të vish në Islam, e pyeti thatë imami, pa e lënë të vazhdonte udhëtimin e tij nëpër muret bosh të xhamisë. Aliu iu përgjigj se nuk kishte ndonjë shkak, por mendonte se Islami është një gjë që duhet provuar. Unë fitoj sa për t’u ushqyer, nisi të shpjegonte. Nuk kam ndonjë arsye të veçantë. Islami është feja e Perandorisë dhe unë e respektoj si një shtetas i rregullt. Nga Islami vijnë ligjet, taksat, ushtria dhe drejtësia. E këto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre të vërtetë. Shpejt ose vonë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Babai më ka thënë që punën e sotme mos e lër për nesër. Unë zgjohem herët në mëngjes, si kafshët që shes dhe shëroj, prandaj nuk e kam vështirë të falem në oraret që përcakton feja juaj. Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë myslimanë në qoftë se do të kishin regjimin e bagëtive.
Sa vjeç je? Tridhjetë e nëntë i mbusha në korrik. Ka myslimanë të tjerë në fshatin tënd? Jo, tha ai, unë do të jem i pari. Njeh ndonjë mysliman tjetër? Kroi kokën dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenën. Ç’është ky, tha imami. Aliu është kusar. I zë pritë karvanëve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshë, që pastaj i shet. Kohët e fundit ka marrë një titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thërrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugët dhe grykat nga kalojnë karvanët dhe i ka bërë zap gjithë kusarët e tjerë. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh në shtëpinë time se e ndiqnin ushtarët e Kurt Pashës për ta vrarë. Kuajt i sjell tek unë për t’i shëruar dhe prandaj jemi njohur. A të ka folur Aliu për Islamin? Po. Njëherë ai më tha se sikur Muhamedi të ishte shqiptar, grekët do ta kishin vrarë atë. Imami nuk lëvizi, por diçka mërmëriti. Në qoftë se Muhamedi do të ishte shqiptar, grekët do të ishin çifutë dhe çifutët nuk e vranë dot Muhamedin. Megjithatë, Muhamedi nuk mund të ishte shqiptar. Të gjithë profetët kanë lindur në shkretëtirë aty ku nuk ka ujë dhe nuk ka dimër. Ne kemi shumë ujë dhe shumë dimër.
Imami futi dorën poshtë rrogozit dhe nxori një libër të verdhë me shkronja të mëdha arabe. Ky është Kurani. Është libri me porosi që Allahu i dha Muhamedit përmes të dërguarit të tij, engjëllit Xhebrail. Këtu tregohet se çfarë duhet të bëjë një mysliman. Dhe po ashtu se çfarë nuk duhet të bëjë. Mos harro se gjërat që nuk duhet të bësh, janë më të rëndësishme se ato që duhet të bësh. Kurani është libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unë do të të them disa gjëra, të cilat, nëse i pranon, do të të dallojnë ty nga të tjerët, nga të pafetë.
Islam do të thotë paqe. Paqja mund të mbretërojë mes njerëzve nëse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat që ai ka përcaktuar. Këto rregulla Zoti ia tha Muhamedit që ky t’ia thoshte njerëzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithëse deri 40 vjeç nuk dinte as shkrim, as këndim, njësoj si ti sot. Kjo është një nga dëshmitë se ai ishte i dërguar i Allahut, porositë e të cilit për herë të parë i erdhën rreth vitit 610 kur ai jetonte në Mekë, me gruan e tij Hatixhe. Gjatë jetës së tij Muhamedi pati shumë gra të tjera. Kur ai vdiq, në prehrin e gruas së tij më të dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisë kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur të gjithë profetët e tjerë përpara Muhamedit, përfshi Musain, profetin e çifutëve dhe Isain e të krishterëve. Por Muhamedi është profeti i fundit. Prandaj dhe Islami është feja e vetme e Allahut. Qëllimi i profetëve të tjerë ka qenë të paralajmëronin dhe të bënin gati botën për misionin e Muhamedit, kështu që të krishterët e kanë detyrim që të kthejnë fenë e tyre në Islam. Jezu Krishti po të ishte gjallë do t’i bashkohej fesë së Muhamedit.
Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nën rrogoz. Këto që po them duhet t’i dish sepse të krishterët e fshatit do të të prozvalin dhe do përpiqen të të poshtërojnë kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mërzit. Të gjithë profetët janë sharë nga fshati i vet. Ti më the se do të bëhesh mysliman. Unë të pyeta pse. Më the se Islami është një gjë që duhet provuar sepse herët apo vonë të gjithë do të vijnë në Islam. Kjo është e vërtetë. Një ditë, të gjithë do të bëhen myslimanë. Por jo për arsyet që the ti. Unë do të t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe më pas do t’ia japësh të tjerëve.
Islami ka pesë kushte. Nëse ti i pranon, atëherë je mysliman. I pranoj, tha ai me një frymë. Ishte ftohtë dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisë kishte nisur të dobësohej. Duro, i tha imami. Do të t’i them një nga një. Ngrihu në këmbë.
Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrës i ndriçohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetër po kridhej gradualisht në errësirë. Islami dhe Krishterimi janë si hëna dhe dielli, mendoi ai. Të dyja kanë marrë përsipër të ndriçojnë botën, por kur njëri ikën vjen dita dhe kur ikën tjetri vjen nata. Tani jam në muzg. Dielli me hënën po ndërrojnë vendet si Krishterimi me Islamin në shpirtin tim. Deri në fund të jetës do të përpiqem të kuptoj kush është dielli dhe kush është hëna nga të dy, u zotua ai me vete dhe u përqendrua prapë tek imami, fytyra e të cilit kishte hyrë në hije.
A pranon se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i tij?
Bota është më e qetë tani që e udhëheq vetëm një Zot. Në kohën e grekëve të lashtë kishte shumë zota që bëheshin xhelozë për njëri-tjetrin dhe bota ishte lëmsh. E pranoj, tha ai.
A pranon t’i falesh Allahut, pesë herë në ditë namaz? E pranoj, por ç’më ndodh nëse falem gjashtë herë? Nuk të ndodh gjë, i tha imami, por nuk duhet ta bësh. Në fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanët duhet të faleshin pesëdhjetë herë në ditë, por Musai, profeti i çifutëve i tha Muhamedit t’i kërkonte më pak falje sepse kjo do të ishte e lodhshme për besimtarët. Pas shumë kërkesave që bëri Muhamedi, numri i faljeve u vendos të ishte pesë. Kjo në saje të çifutëve që bëjnë tregti edhe me faljet për Zotin. Ka pasur të drejtë Musai, i tha ai. Pesëdhjetë herë në ditë do të thotë që mos bënim asgjë tjetër, por veç të faleshim. Allahu na i njeh dobësitë tona, prandaj korrigjon ndëshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi.
A pranon të mbash ramazan? Ç’është ramazani, pyeti ai. Ramazani është muaji i nëntë i vitit. Është muaji kur Muhamedit iu shfaq për herë të parë engjëlli me porositë e Allahut. Ky është dhe muaji i agjërimit, muaji kur myslimanët i dedikohen Zotit të tyre, duke mos ngrënë, duke mos pirë dhe duke mos i prekur me dorë gratë e tyre. Ramazani përbën agjërimin kryesor, ndërsa gjatë vitit Islami ka edhe shumë lloje të tjera agjërimesh, si agjërimi i muajit të shabanit, agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sherval, që është muaji që vjen pas ramazanit, agjërimi i ditës së ashures, agjërimi i xhumasë, i ditës së premte etj. këto do t’i mësosh me kohë dhe unë do të të kujtoj herë pas here, por mos harro se agjërimi i ramazanit është kusht për ty si për çdo mysliman tjetër. Gjatë ramazanit as duhet të shash, as të bërtasësh, as të zihesh, as të shpifësh apo të theshmosesh. Nëse të godasin, mos u kthe dorë dhe thuaju se je në agjërim. Agjërimi është shkëputja e njeriut nga kërkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet që ndjellin gratë. Ramazanin do ta nisësh pas disa ditësh, sapo të shikosh hënën e re të muajit shtator. Po në qoftë se ka re si ta dalloj hënën, pyeti ai. Asnjë re nuk mund të ndalojë takimin e një myslimani me Zotin e vet, u përgjigj imami. Të krishterët hanë diçka kur agjërojnë, pyeti prapë ai. Si mund të duroj një muaj pa ngrënë? Të krishterët agjërojnë 40 ditë rresht përpara Pashkës dhe po ashtu gjatë vitit kanë agjërime të tjera. Megjithatë, ti mund të hash dy herë në ditë. Do hash diçka të ëmbël, mundësisht hurma me ujë kur perëndon dielli, dhe ky është iftari. Pastaj do falësh namazin e mbrëmjes. Ndërsa në mëngjes, kur fillon agimi, gjithnjë përpara namazit të parë, mund të fusësh një kafshatë në gojë dhe ky është syfyri. Agjërimi është sakrifica më e madhe që një mysliman bën për të respektuar Zotin e vet. Kur agjëron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur në jetë vetëm për të mbushur stomakun tënd me mish kafshe dhe për të fryrë barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopët, viçat, delet dhe qengjat e mi a duhet t’i detyroj të mbajnë ramazan, tha ai pafajësisht. Imami bëri një ngërdheshje si i bezdisur e megjithatë vazhdoi. Agjërimi është një sakrificë e ndërgjegjshme. Ty nuk të kontrollon kush nëse ha, nëse pi apo nëse kënaq gruan tënde. Gjatë agjërimit je përballë Zotit dhe ndërgjegjes tënde. Kafsha ka shpirt, por nuk ka ndërgjegje, prandaj vetësakrifikimi i saj nuk parashikohet në Kuran. As Muhamedi nuk e detyronte devenë e tij, Kasun që të agjëronte. Kafshët e tua nuk do të bëhen myslimane sepse edhe para kësaj dite nuk janë të krishtera, shtoi imami. E pranoj, tha ai. E pranoj ramazanin. Kur t’i them gruas se është një kusht ajo do të më kuptojë, kurse kafshët e mia nuk do kuptojnë asgjë dhe do vazhdojnë të më duan njëlloj. Vazhdojmë, nxitoi imami duke parë diellin që fshihej pas dritareve. Pas pak duhet të jap ezanin.
Kushti i katërt i islamit është dhënia e zekatit. Zekat do të thotë që t’u japësh të varfërve ushqim, rroba dhe t’i ndihmosh. Zekati nuk është lëmoshë, por është ndarje pasurie. Muhamedi mendonte se i varfri ka të drejtë të përfitojë nga pasuria e të kamurit. Zakonisht zekati shpërndahet pas sakrificës, pas agjërimit, pra në fund të ramazanit. Mund të japësh edhe para. Ai u mendua një copë herë dhe tha: Në fshat ka shumë të varfër. Nëse unë u jap të gjithëve zekat ç’më mbetet për vete? Ramazani më duket më i arsyeshëm se të detyron të kursesh, kurse zekati paska shumë harxhe. Po a nuk do varfërohem unë një ditë duke i falur vazhdimisht të tjerëve pjesë nga pasuria ime? Atëherë ti do të jetosh duke u ushqyer nga zekati që do të shpërndajnë të tjerët, u përgjigj imami. Ky është Islami. Jep pasuri që të marrësh paqe. A e pranon këtë kusht? Imami po humbte durimin. Atij iu duk se, sikur të rezistonte dhe pak imami do ta nxirrte jashtë duke mos e përzgjedhur si mysliman. Megjithatë, vendosi të bëjë edhe një përpjekje. Përmbushja e këtij kushti, siç ia kishte përshkruar imami, nuk e bindte. Si mund të falte nga një dele, apo një viç në fund të çdo agjërimi? Ti më the se që të bëhem mysliman duhet të plotësoj kushtet e Islamit, guxoi ai të pyeste imamin. Po, i tha imami, ashtu është. Që unë të bëhem mysliman duhet të jap zekat, apo jo? po, tha imami i çuditur nga ngulmimi. Po ai që përfiton zekat a duhet të jetë mysliman? Besoj se po, u përgjigj imami i hutuar. Në fshat unë jam myslimani i vetëm dhe nuk e di sa kohë do të vazhdojë të jetë kështu. Të gjithë të varfrit e fshatit janë të krishterë. A duhet t’i fal pasurinë që Allahu ma dha mua atyre që nuk i falen Allahut? Imami nuk foli, pro instinktivisht vuri dorën mbi Kuranin e mbuluar me rrogoz. A duhet të përfitojnë zekat të krishterët, këtë dua të them, përfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik që në ditën e parë të abetares islame. Këtë nuk e di, i tha imami që u ndie keq. Ndoshta duhet të presësh derisa në fshat të vijnë myslimanët e tjerë. E pranoj, shpejtoi ai. Pranoj se do filloj të jap zekat ditën që në fshat një i varfër do të bëhet mysliman. E pranoj kushtin. Ka akoma? Edhe një, u çlirua imami.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:53 am

Po Muhamedi ka qenë i martuar, pyeti Jani duke parë nga Ibrahimi. Muhamedi ka pasur shumë gra dhe sillej mirë me to, tha Ibrahimi. Shokët e Muhamedit paskan qenë spiunë, tha Aliu. Ata i treguan njerëzve që Muhamedi kishte shumë gra, kurse shokët e Krishtit nuk i thanë njeriu. Muhamedi nuk ishte djali i Zotit, tha Sara dhe atij i lejohej të bënte si gjithë njerëzit e tjerë. Atij i fliste Zoti në vesh dhe i thoshte se çfarë duhet të bëjë një njeri që të quhet i mirë dhe çfarë nuk duhet të bëjë që të mos quhet i keq. Po fëmijë kishte Muhamedi, pyeti Aliu. Kishte dhe djem dhe vajza, u përgjigj Ibrahimi. Po varr ka, ngulmoi Aliu. Ka varr si gjithë të tjerët dhe vdiq nga pleqëria, tha Ibrahimi duke parë në sy Muhamedin që e kishte mendjen tek Ana, e cila e përplasi fort tokën përtokë. Zoti paska dashur më shumë Muhamedin se Krishtin, tha Niko, sepse Muhamedi ia paska dhënë të gjitha: edhe gra, edhe fëmijë, edhe një varr ku ta qajnë, kurse Krishtin e paska torturuar. Nuk e ka torturuar, por e ka marrë pranë vetes, ndërsa Muhamedin e la në tokë për t’i treguar njerëzve se atë nuk e do sa Krishtin, tha Jani. Përderisa ka një varr dhe ka jetuar si gjithë njerëzit e tjerë Muhamedi nuk e provon dot se Zoti i fliste në vesh dhe i jepte urdhra, tha Muhamedi duke parë nga i ati. Edhe unë mund të bëj sikur dikush më flet në vesh dhe t’ju urdhëroj ju që të më bindeni në emër të Zotit. Ti nuk je gënjeshtar, bëri shaka Ibrahimi.
Muhamedit dikush i flet në gjumë, tha Aliu duke u ngritur në këmbë sikur po thoshte diçka me rëndësi. Të gjithë panë nga Muhamedi që nuk u duk i mërzitur nga fjalët e të vëllait. Kush të flet në gjumë Muhamed, e pyeti Sara. Jam në gjumë dhe nuk ia kam parë fytyrën, tha Muhamedi, por nuk besoj se është Zoti se kur ai më flet unë nuk kam frikë. Edhe në qoftë se është Zoti, nuk duhet të kesh frikë, tha Ibrahimi që po e shikonte të birin me sy të ngulur. Njerëzit e kanë frikë Zotin se po të mos e kishin frikë nuk do ta dëgjonin, u përgjigj Muhamedi dhe ul nën tavolinë dhe mori tokën e rrumbullakët. Anën e kishte zënë gjumi mbi qilim. Sara e mori në krahë dhe e çoi në krevat.
Të gjithë në gjumë, tha Ibrahimi duke u çuar nga tavolina. Është vonë dhe ka ardhur Viti i Ri. Shkojmë të çlodhemi, tha Muhamedi, këtë vit do ndërtojmë shtëpi. Jani e pa si i hutuar, i tha natën e mirë Ibrahimit dhe shkoi në shtrat duke i marrë vëllezërit me vete. Kur u shtri, Ibrahimi e pyeti Sarën se pse i kishte thënë djemve se Krishti mund të kishte qenë i martuar. Ata po rriten dhe nuk kanë pse besojnë çdo përrallë që dëgjojnë, tha Sara. Shuaji qirinjtë, i tha Ibrahimi duke qeshur. Nuk të mjaftojnë gjashtë djem, ia ktheu Sara duke e parë me bisht të syrit. U fut nën velenxë dhe trupi i Ibrahimit e ngrohu menjëherë. Qirinjtë u dogjën duke parë njëri-tjetrin, deri në mëngjes.

19

Dëbora e mbajti fshatin të pushtuar deri në fund të shkurtit. Ibrahimi shkoi edhe dy herë për gjah, por kafshët ishin mësuar me hilet e çarkut të tij dhe nuk i afroheshin më patateve dhe mishit të ftohtë. Gjatë ditës, djemtë luanin në dhomën e tyre dhe në darkë i kërkonin Sarës t’i tregonte histori me perëndi. Sara i tregoi për Akilin e pavdekshëm që kishte mundur trojanët dhe që ishte vrarë nga një shigjetë në thembër. Po ai ishte i pavdekshëm, pyeti Niko, si iu ngul shigjeta në thembër? Akili ishte bir i perëndisë dhe kur lindi ai e ëma, që e donte shumë, vendosi ta bënte të pavdekshëm. E çoi në Had dhe e futi në ujërat e lumit të Hijeve, por, kur e zhyti, e mbajti nga thembra që djalin të mos e merrte lumi. Trojanët e dinin që ai mund të vritej vetëm në thembër dhe aty ia ngulën shigjetën.
Akili duhet të ketë qenë me sandale ditën që e vranë, tha Niko. Troja është një vend i nxehtë dhe aty nuk ka dimër si këtu te ne, tha Sara. Dua të jem Akili, thoshte Aliu, por nuk do vesh asnjëherë sandale. Kush e vrau Akilin, pyeti Niko, Akili u vra nga Paridi, u përgjigj Sara, e cila duhet të fillonte një rrëfim të ri sa herë që në rrëfimin e mëparshëm dilte emri i një heroi të ri. Paridi ishte djali i mbretit të Trojës. Para se të lindte, e ëma pa në ëndërr sikur djali që do të lindte do ta shkatërronte Trojën. Kur lindi Paridi, i ati, që e kishte besuar ëndrrën, e dëboi nga qyteti dhe djali u rrit në pyll dhe u bë shumë i bukur. Një ditë tre perëndeshat kryesore greke: Athina – perëndesha e drejtësisë, Afërdita – perëndesha e bukurisë dhe Hera – perëndesha e fuqisë bënin një garë bukurie. Zeusi që i kishte vajza, Athinën dhe Afërditën dhe grua Herën nuk donte të zgjidhte vetë dhe vendosi që burri më i bukur në tokë të përcaktonte kush ishte më e bukura mes perëndive. Burri më i bukur ishte Paridi, të cilit Zeusi i dha një mollë të kuqe.
Kështu, një ditë, të tre perëndeshat shkuan te Paridi dhe i kërkuan mollën. Athina i premtoi se në qoftë se do t’ia jepte asaj atëherë Paridi do t’i fitonte të gjitha luftërat. Hera i premtoi ta bënte mbretin më të madh të botës, ndërsa Afërdita i premtoi gruan më të bukur të botës. Paridit i pëlqeu premtimi i Afërditës dhe ia dha asaj mollën, kurse ajo e martoi me Helenën. Kjo mollë u quajt molla e sherrit sepse pas saj filloi lufta e trojanëve me grekët.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:53 am

Unë dua të jem Paridi, tha Niko. Do marr gruan më të bukur në fshat dhe do vras Akilin. Aliu, i nxehur, shkoi në dhomë, e mbështolli thembrën e tij me lecka dhe dy djemtë filluan të luftojnë. Ana luante me trekëndësha, ndërsa Muhamedi i mbuluar me batanije rrinte pranë zjarrit. Po Ana ka qenë perëndeshë, pyeti ai Sarën. Ana Komnena ka qenë princeshë, tha Sara. Djemtë i kërkuan t’i tregonte historinë e Anës dhe Sara, pasi i hodhi dru zjarrit, filloi të fliste. Jani zbriti në qilar, ndërsa Ibrahimi u ul në krye të tavolinës dhe dëgjonte.
Ana Komnena ka jetuar në Bizant. Bizanti ishte perandoria më e madhe në botë për një mijë vjet. Bizanti shtrihej në të gjitha tokat e grekëve dhe të shqiptarëve, por edhe në Afrikë dhe Azi. Perandorët e Bizantit në fillim qëndruan në Romë dhe ishin romakë. Por Roma sulmohej nga fise njerëzish të pafe dhe Kostandini, një perandor që kishte lindur në Shqipërinë e asaj kohe, vendosi të ndërtonte një qytet të madh larg Italisë, ku të pafetë nuk shkonin dot. Ai zgjodhi një vend shumë të bukur mbi det ku themeloi qytetin e tij që u quajt Kostandinopojë. Ky qytet tani është Stambolli, sepse turqit kur e pushtuan ia ndryshuan emrin. Përpara një beteje të madhe, Kostandini pa në ëndërr një kryq dhe ai vendosi të bëhet i krishterë dhe pas tij i gjithë Bizanti u bë i krishterë derisa erdhën turqit. Pas Kostandinit, perandoria pati shumë luftëtarë dhe shumë perandorë, Ana Komnena ishte vajza e perandorit dhe ka lindur shtatëqind vjet më parë në vitin 1083, dy vjet pasi babai i saj Aleks Komneni u shpall perandor. Ana mori emrin e gjyshes së saj Ana Dalasena.
Qysh kur lindi, nëna e saj tha se Ana duhej të bëhej perandoreshë e Bizantit. Kur ishte katërmbëdhjetë vjeç prindërit e martuan Anën me një gjeneral të shquar. Ana Komnena e vogël nuk donte të martohej dhe një muaj nuk doli nga dhoma e saj ku qante dhe urrente të atin qe e martoi me një plak. Kur babai i saj, Aleks Komneni u sëmur, perandoresha bashkë me Anën menduan të merrnin fronin, mirëpo vëllai i Anës, Jani, u tregua më i zgjuar dhe shkoi në shtratin e babait ku i mori unazën perandorake dhe bekimin për t’u bërë perandor. Ana dhe e ëma u mbyllën në një manastir ku mbetën deri në fund të jetës ku ajo filloi të shkruajë historinë e luftërave të babait të saj dhe ky libër u quajt Aleksiada, sipas emrit të Aleks Komnenit. Ana Komnena vdiq në ishullin Lesbos, por varri i saj nuk dihet me saktësi. Pesëdhjetë vjet më vonë, Komnenët u larguan nga Kostandinopoja dhe qyteti u pushtua nga kryqtarët në kohën kur perandori ishte një nip i saj. Një Komnen tjetër, nip i Ana Komnenës, shpëtoi nga vdekja në Kostandinopojë dhe erdhi në Janinë ku u bë princ i madh. Nga kjo degë e Komnenëve është Arianit Komneni i Madh, i cili luftoi turqit në vitet 1400 dhe pastaj martoi vajzën e tij Donikën me Skënderbeun. Babai im, Arianit Komneni është stërnip i Arianit Komnenit të Madh.

Unë e mbaj mend Arianit Komnenin, tha Jani që i kishte hedhur dru zjarrit që digjej në flakën e vet. Si ishte, e pyeti Niko. Ishte i madh dhe me flokë të bardha të gjata, tha Jani. Një ditë, Thanasi më mori me vete te shtëpia e tij dhe Arianiti që hante arra të thata në oborr më dha një arrë. Por unë nuk e çaja dot dhe Arianiti e vuri mbi një plloçe dhe e çau duke i rënë me dorë. Po ti baba e ke njohur Arianit Komnenin, pyeti Muhamedi. E kam njohur, tha Ibrahimi që rrinte i menduar. Po ty çfarë të tha, pyeti prapë Muhamedi. Ibrahimi pa Sarën në sy sikur ta pyeste në duhej ta vazhdonte këtë bisedë apo jo. mua më mësoi si bëhen djemtë, tha Ibrahimi. Po pse ti nuk e dije, pyeti Niko. Ibrahimi vuri buzën në gaz dhe iu kujtua nata e parë e dasmës. Nuk e dija mirë se isha i ri, tha, por Arianiti kishte tre djem dhe e dinte më mirë se unë. E si bëhen djemtë, pyeti Muhamedi. Po ta thashë tani, do ta harrosh. Kur të rritesh do ta mësoj, i tha Ibrahimi, por Muhamedi u mbështoll fort me batanije dhe tha: Unë e di si bëhen, por mësoja Aliut. Aliu dëgjonte bisedën me vëmendje dhe kur iu përmend emri ngriti kokën drejt Ibrahimit sikur priste të dëgjonte formulën mashkullore të Arianit Komnenit. Por Ibrahimi nuk foli dhe Aliu i tha: Po kur lindi Ana ti e kishe harruar atë që të mësoi Arianiti?
Sara filloi të qeshte dhe mori Anën në prehër. Nuk e kam harruar, tha Ibrahimi. Kur lindi Ana unë kisha gjashtë djem dhe doja një vajzë. Po si bëhen vajzat, kush ta mësoi, vazhdoi Aliu. Nuk ia mësoi asnjeri, tha Sara. Kur do vajza duhet të bësh të kundërtën e asaj që tha Arianiti. Jani rrinte i ngrysur. Ishte më i madhi nga djemtë dhe dinte më shumë nga ata. Biseda po e vinte në siklet sepse Ibrahimi dhe Sara e dinin që ai nuk bindej nga formula e Arianitit. Ana e ka marrë emrin e nënës sonë, tha Jani duke ndërruar bisedën. Jo, tha Muhamedi, Ana ka marrë emrin e Ana Komnenës sepse edhe ajo quhet Ana Komnena. Të gjithë ne kemi mbiemrin e babait, ndërsa Ana ka mbiemrin e Sarës. Ibrahimi lëvizi këmbët nën tavolinë. Mbiemri i vajzës gjithmonë e kishte vënë në vështirësi. Kur Ana lindi dhe u regjistrua në kishë, prifti e kishte pyetur për mbiemrin dhe Sara i kishte thënë se vajza quhej Ana Komnena. Nuk do marë mbiemrin e të atit, kishte pyetur prifti me zë të ulët, që dukej se kjo gjë i pëlqente. Ibrahimi nuk kishte folur dhe prifti e kishte shkruar mbiemrin sipas Sarës. Familja ime nuk po ndahet vetëm në myslimanë dhe të krishterë, por edhe në emra, mendoi me vete, ndërsa djemtë prisnin një përgjigje. Ata e dinin që motra e tyre kishte një mbiemër tjetër, por kurrë nuk e kishin pyetur Ibrahimin se pse ishte kshtu. Ibrahimi e pa Sarën me inat dhe iu duk sikur ajo e kishte treguar historinë e Ana Komnenës së Bizantit për ta vënë në vështirësi përpara djemve. Ana ka emrin e nënës suaj, ndjesë pastë, foli Sara duke i parë djemtë me qetësi. Sytë e zinj i shkëlqenin nga zjarri, por Ibrahimi mendoi se historia e familjes e kishte ndezur edhe më tepër. Nëna juaj ka qenë një grua shumë e mirë dhe e dashur, e cila rriti shtatë djem, por gjithmonë kishte dashur të kishte edhe një vajzë. Ajo u sëmur dhe nuk lindi më dhe unë besoj se ka ikur nga kjo botë duke pasur një brengë, që nuk solli dot në jetë një motër për djemtë e saj. Babai e ka dashur shumë atë dhe kur lindi Ana më kërkoi që ajo të merrte emrin e nënës suaj. Unë pranova sepse edhe unë e kisha njohur Anën. Kur isha e vogël dhe rrija në shtëpinë e Hanës dhe të xhaxhait tuaj Vasilit, ajo vinte shpesh dhe më mësonte si të qëndisja me grep. Po Ana pse mori mbiemrin Komnena, pyeti Aliu. Kur babai im iku nga fshati unë mbeta e vetmja Komnenë nga dega jonë. Dy vëllezërit e mi kanë ikur dhe nuk e di në do kthehen më. Unë i thashë babait tuaj se fëmija që do lindë duhet të marrë mbiemrin tim në mënyrë që dera jonë të mos shuhet. Babai pranoi dhe ju sot keni një motër të vogël, tha Sara duke parë Ibrahimin në sy. Po në qoftë se babai nuk pranonte, pyeti Niko. Unë nuk do martohesha me babanë tuaj, tha Sara, dhe tani do kisha ikur të gjeja babanë tim. Po babai do martohej me një grua tjetër, pyeti Aliu, por Sara ngriti supet dhe buzëqeshi. Kur nëna vdiq, ju ishit të vegjël dhe kishit nevojë për një grua që t’ju rriste dhe t’ju ushqente, foli Ibrahimi, me sytë ulur mbi tavolinë. Thanasi erdhi një ditë në fshat dhe më kërkoi të martohesha me Sarën, që ai e kishte pasur shoqe kur ishin të vegjël. Unë nuk ia prisha Thanasit dhe ju u bëtë me një nënë dhe me një motër që nuk i kishit. Jani u ngrit të rregullonte zjarrin, ndërsa Aliu iu afrua Ibrahimit dhe iu ul në peqi. Mirë bëre, tha Muhamedi. Sara gatuan shumë mirë dhe na tregon histori që asnjë grua tjetër në fshat nuk i di, sepse gratë nuk lexojnë. Po babai yt ku ka shkuar, pyeti Niko duke u afruar nga Sara. Babai iku nga fshati kur Ali Tepelena mori Thanasin dhe ia ndryshoi emrin vëllait tim Gjergjit që e quajti Ismail. Ai nuk tha ku do shkonte, por më tha që kur të rritesha unë do ta kuptoja vetë se ku ka shkuar dhe do ta gjeja një ditë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:53 am

Po tani që je rritur e ke kuptuar, pyeti Muhamedi. Nuk jam rritur akoma aq sa duhet, tha Sara dhe shkoi në dhomë për të vënë në gjumë Ana Komnenën që po kotej në duart e saj. Ibrahimi dhe djemtë mbetën vetëm. Baba a do iki Sara të gjejë Arianitin kur të rritet, e pyeti Niko, me zë të ulët që Sara mos ta dëgjonte. Ajo nuk do të iki pa u rritur Ana dhe ju, tha Ibrahimi. Por edhe në qoftë se do të iki do të kthehet prapë. Kur djemtë shkuan të flenë, një copë herë nuk i zuri gjumi. Aliu nuk pranoi ta zgjidhte leckën që kishte lidhur pas thembrës, ndërsa Muhamedi tha: Sara do iki sepse ajo e di ku është babai i saj. Do ta marrë dhe Anën me vete, e pyeti Niko.
Jo, tha ai, Ana Komnena do rrijë këtu.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:54 am

20

Në fillim të marsit dëbora nisi të shkrinte. Akujt u lëngëzuan mbi çatitë që kullonin si çezma. Fshati u mbush me baltë e megjithatë Aliu nuk e hoqi leckën e Akilit nga thembra. Kur hynte në shtëpi, lecka linte një gjurmë kafe pas vetes dhe ai e afronte këmbën pas vatrës që balta të thahej. Sara mezi e bindi një ditë që ta hiqte leckën duke i thënë se Akili i hiqte pajimet e luftës kur flinte. Rrugët u hapën dhe Ibrahimi shkoi në qytet për të shitur bagëti. Ai merrte me vete edhe Janin, i cili një ditë i tregoi se në Janinë kishte takuar Thanasin, i cili mbante një pisqollë në brez dhe kur ecte njerëzit e kishin frikë. Pylli ishte kthyer prapë në ngjyrën e tij jeshile dhe zogjtë kishin nisur të zgjonin Anën që në mëngjes. Një natë, kur ata kishin rënë për të fjetur, dera e shtëpisë trokiti fort dhe Ibrahimi u ngrit të shihte. Kur u kthye, i tha Sarës se Mihali, komshiu i tyre, kishte vdekur. Qysh se i vdiq gruaja Zoica, Mihali nuk dilte shumë nga shtëpia. I biri i tij, Aleksi, merrej me tokat, blinte ushqime dhe Mihali gatuante për të dy. Gjatë muajve të dëborës, Mihali nuk ishte parë fare. Aleksi që lajmëroi fshatin për vdekjen e të atit tha se ai kishte marrë një të ftohtë dhe javën e fundit villte gjak. Ditën që Mihali u varros, Aleksi e thirri Ibrahimin në oborr dhe i tha se ai donte të ikte në qytet dhe ta shiste shtëpinë. Nuk kam çfarë të bëj më këtu, i tha Aleksi Ibrahimit që e shikonte i çuditur. Do shes shtëpinë dhe do shkoj në Janinë të zë një punë dhe një grua. Ibrahimi u fut brenda dhe pyeti Sarën. Blije, tha Sara, djemtë po rriten dhe kur të martohen këtu nuk ka vend për katër nuse. I bashkojmë dy shtëpitë dhe bëjmë një shtëpi më të madhe. Pas disa ditësh, Ibrahimi u mor vesh me Aleksin për çmimin. Ky mori paratë, bëri të shtatat e Mihalit dhe iku.
Kur hyri në shtëpinë e Mihalit, Sara i mori çarçafët, jastëkët, perdet, rrogozat dhe rrobat e vjetra të Mihalit dhe Zoicës dhe i dogji në oborr. Një qilim të madh që Zoica e shtronte për pashkë në dhomën e bukës dhe që kishte disa katrorë të verdhë të mbushur me katrorë më të vegjël me ngjyra të tjera, Sara e lau dhe, pasi e shkundi fort me okllai, e nderi të thahej mbi plloça. Ibrahimi e prishi gardhin që ndante dy shtëpitë dhe dy oborret u bashkuan.
Shtëpia e Mihalit ishte e para shtëpi që shitej në fshat. Familja e Ibrahimit dhe ajo e Mihalit kishin jetuar si gjitonë qysh se stërgjyshi i Ibrahimit erdhi në fshat nga Suli. Ndërsa familja e Mihalit kishte ardhur në fshat nga një fshat tjetër nga i cili i kishin përzënë kur stërgjyshi i Mihalit kishte rrëmbyer një vajzë, me të cilën pastaj ishte martuar. Pleqësia e fshatit tjetër iu lut babait të Arianit Komnenit që të mos e pranonte në fshatin e tij stërgjyshin e Mihalit. Por ishte koha e Kretës dhe babait të Arianitit iu deshën burra për në luftë. Stërgjyshi i Mihalit kishte një vëlla më të vogël që babai i Arianitit ia kërkoi për ta nisur në Kretë. Ai pranoi dhe babai i Arianitit i dha një copë tokë nga të tijat në gjysmën e së cilës stërgjyshi i Mihalit ndërtoi shtëpinë. Aty kishin lindur babai i Mihalit, një vëlla më i vogël dhe një motër. Kur familja e Ibrahimit erdhi nga Suli, stërgjyshit i pëlqeu ai vend në cep të fshatit ngjitur me shtëpinë e Mihalit. Ia kërkoi tokën ngjitur stërgjyshit të Mihalit, por ai nuk deshi t’ia jepte. Babai i Arianitit i thirri të dy dhe i tha se, meqë djemtë e të dyve kishin vdekur në Kretë, ata duhej të ishin gjitonë, në kujtim të tyre. Stërgjyshi i Mihalit nuk u bind dhe babai i Arianit Komnenit i kujtoi se tokën ia kishte dhënë ai dhe po ashtu mund t’ia merrte. Megjithatë, stërgjyshi i Mihalit i kërkoi para stërgjyshit të Ibrahimit. Ky ia dha dhe aty ndërtoi shtëpinë. Familjet ishin të ftohura, por kur xhaxhai i Mihalit vrau vëllanë e gjyshit të Ibrahimit, sepse të dy u dashuruan me gjyshen e Hanës, për pak kaluan në gjak. Ndërhyri prapë babai i Arianitit dhe i pajtoi duke e dëbuar përgjithnjë nga fshati xhaxhanë e Mihalit. Gjakrat u ftohën, por nuk u harruan. Familjet nuk shkonin dhe nuk vinin te njëra-tjetra. Pasi Ibrahimi e liroi Mihalin, ata nuk folën, megjithëse e ndihmuan njëri-tjetrin gjatë muajve të kolerës. Ibrahimi e kishte ndihmuar Mihalin kur u sëmur Zoica, por nuk pranoi të mjekonte familjen e vëllait të Mihalit, i cili kishte dashur ta vriste kur ai u bë mysliman. Pasi vdiq Zoica, djali i madh i Mihalit, të cilit i kishte vdekur vajza e sapolindur, iku nga fshati. Bashkë me të shkoi edhe vëllai i Mihalit, të cilit i kishte vdekur gruaja dhe jetonte vetëm.
Ibrahimi nuk kishte hyrë më në atë shtëpi që kur kuronte Zoicën nga kolera. Kur hyri në shtëpinë që kishte blerë, ajo iu duk e vjetër. Ka tre vjet që këtu nuk ka pasur dorë gruaje, i tha Sara që po shkundte gjithë shtëpinë nga pluhurat dhe pezhishkat. Ibrahimi mori dru, ndezi vatrën dhe u ul përballë zjarrit. Pse e ndeze atë zjarr, e pyeti Sara. Të djeg sëmundjet e kësaj shtëpie, tha Ibrahimi dhe filloi të mendohej përballë zjarrit që lëpihej mbi muret e ftohta. E kemi blerë dy herë këtë shtëpi, i tha Sarës, një herë stërgjyshi dhe tani unë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:54 am

Shtëpia kishte një dhomë buke dhe tre dhoma më të vogla. Sara i pastroi të gjitha dhe i tha Ibrahimit se shtëpitë duhej të bashkoheshin që të dukej si një shtëpi e madhe. Po kur të martohen djemtë, si do t’i ndajnë, e pyeti Ibrahimi. Do prishim derën që i bashkon dhe do bëjmë një mur, por shtëpia do mbetet një dhe kjo do t’i mbajë vëllezërit të bashkuar, tha Sara. Kur djemtë erdhën të shikonin shtëpinë e re, Aliu i tha Ibrahimit se kjo shtëpi nuk i pëlqente dhe se ai do rrinte gjithmonë në shtëpinë e vjetër. Do t’i bashkojmë, tha Ibrahimi dhe do bëjmë një shtëpi më të madhe me një dhomë për secilin nga ju. Nuk do kemi dy shtëpi, por një shtëpi të madhe. Unë e dua dhomën time te shtëpia e vjetër, këmbënguli Aliu. Si do t’i bashkosh baba, e pyeti Niko. Do afrojmë pullazet dhe do shtojmë një dhomë në mes të dy shtëpive, tha Ibrahimi. Atëherë do ketë një dhomë edhe për Thanasin, tha Niko. Unë dua të rri në një dhomë me Thanasin dhe kur ai të flejë unë do mbaj pisqollat poshtë jastëkut. Shtëpia do ketë shumë dhoma dhe ka vend për të gjithë, edhe për Petron, edhe për Thanasin, tha Jani. Të thashë se këto dy shtëpi do bashkohen, i tha Muhamedi. Jani e shikoi me sy të shuar dhe doli jashtë.
Në prill, Ibrahimi shkoi në një fshat disa orë larg dhe foli me usta Naumin për shtëpinë e re. Naumi kishte punuar me Arianit Komnenin për ndërtimin e kishës së fshatit. Ai i tha Ibrahimit se deri në fund të majit nuk mund të vinte sepse po punonte në Janinë për të zgjeruar një kishë, buzë liqenit. Unë bëj kisha, i tha Naumi, por tani ndërtohen më shumë xhami dhe puna ka rënë. Ne e kemi një kishë në fshat dhe na duhen shtëpi, i tha Ibrahimi.
Në fund të majit, Naumi erdhi në fshat bashkë me djalin e tij Andrean. Ibrahimi i tregoi dy shtëpitë dhe i tha se donte t’i bashkonte për të bërë një shtëpi më të madhe. Kjo shtëpi është më e lartë se shtëpia jote, tha Naumi duke mbledhur një spango me të cilin i biri kishte matur murin, nga rrëza deri në majë të plloçave të çatisë. Duhet ta shkurtoj njërën ose të zgjas tjetrën që të duket si një shtëpi. Ibrahimi pa nga Sara. Ne duam ta zmadhojmë shtëpinë dhe jo ta zvogëlojmë. Mbaj lartësinë e shtëpisë së re dhe zgjat shtëpinë tonë, tha Sara. Bëhet, por ka më shumë punë, foli ustai duke parë Ibrahimin. Sa kohë do, pyeti Ibrahimi. Në qoftë se nuk bien shira, në shtator mbaron, tha Naumi.
Të nesërmen, Sara i mblodhi të gjitha plaçkat. Sëndukët, qilimat, perdet dhe enët i çoi në shtëpinë e re, ku u vendos të rrinin përkohësisht. Tavolinën e madhe të bukës, dera e shtëpisë së re nuk e nxinte dhe Ibrahimi me Janin e vunë në oborr dhe Sara e mbuloi me rrogoza të vjetër. Krevatet e djemve u hoqën dhe u futën në dy dhoma, ndërsa në dhomën tjetër Sara solli krevatin e saj të hekurit bashkë me perdet dhe qilimat. Niko tha se donte të flinte me Janin, ndërsa Aliu me Muhamedin morën Skënderbeun, breshkën dhe tokën katrore dhe i strehuan në dhomën tjetër. Oborri filloi të mbushej me plloçat që Andrea dhe Jani i hoqën një nga një nga shtëpia e Ibrahimit dhe i rreshtuan përtokë. Duhet ta prishim furrën, i tha Naumi, Ibrahimit, sepse është në mes të dy oborreve dhe na pengon. Andrea i ra me qysqi furrës dhe ajo u thërrmua, si bukë e thekur. Do bëjmë një të re, mendoi Ibrahimi dhe në hundë i erdhi era e lakrorit me fasule që Sara kishte pjekur atë mëngjes. Naumi dhe Andrea rregulluan një qoshe në dhomën e Sarës dhe Ibrahimit që shikonte nga arra e vogël dhe fjetën atje. Ata punonin gjithë ditën duke rrëzuar mure, duke matur, dhe duke thyer gurë që Andrea i fuqishëm i mbante me lehtësi në majë të shkallëve, aq sa djemtë habiteshin. Kush është më i fortë, Andrea apo Thanasi, pyeti Niko. Thanasi i përdor muskujt për njerëzit, ndërsa Andrea për gurët, tha Jani duke hipur në majë të çatisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:54 am

Qershori ishte i nxehtë dhe Andrea punonte i zhveshur. Djersët i binin mbi lëkurën e nxirë nga dielli dhe trupi i tij dukej si një statujë bronzi mbi shtëpi. Naumi e drejtonte nga poshtë dhe i thoshte ku duhet të ngulte trarët e rinj, mbi të cilat më pas do viheshin plloçat. Në mes të oborrit, Naumi gërmoi me lopatë një gropë të madhe ku ziente gurë të thërrmuar që i bënte gëlqere. Jani i merrte me një kovë, hipte mbi shkallë dhe Andrea i lyente gurët dhe mbi ta vinte gurë të tjerë.
Perimet që Sara kishte mbjellë një vit më parë në një pjesë të oborrit ishin shkelur dhe Sara i tha Ibrahimit ta rrethonte me plloça bahçen e saj të vogël që domatet, patatet, qepët dhe kastravecët që mos prisheshin. Kur muri filloi të ngrihej nga perëndimi, një gur i ra Andreas nga dora dhe i theu arrës së vogël një degë të njomë. Ibrahimi e ngriti si një foshnjë dhe Sara i tha ta vinte në një vazo që kur të mbaronte shtëpia të mbillnin një arrë tjetër në pjesën e djemve. Ibrahimi mori një enë të madhe balte, e mbushi me dhe, nguli degën e thyer dhe e la në diell.
Në fillim të korrikut muret e dy shtëpive ishin në një lartësi. Ibrahimi e shikonte shtëpinë si rritej çdo ditë nga pak dhe i tha Sarës se kur të mbaronte kjo do ishte shtëpia më e madhe në fshat. Ke gjashtë djem dhe një vajzë, tha Sara, gjithmonë do të të duket e vogël. Nuk jemi gjashtë djem, tha Muhamedi. Petro nuk do të kthehet se këtu nuk ka det. I ati nuk e dëgjoi, ndërsa Niko e pa me inat dhe i tha: Ti do që të gjithë ne të ikim dhe shtëpinë ta kesh për vete. Jo, iu përgjigj Muhamedi, ti do ikësh vetë nga kjo shtëpi.
Kur Andrea vendosi plloçat e para mbi skeletin e trarëve, filloi shiu. Sara me Ibrahimin e mbuluan tavolinën me plloça të mëdha, të cilat i shtrinë mbi rrogoz, ndërsa Naumi me Andrean u futën në shtëpi dhe mbuluan me katrama vendin ku flinin. Shirat vazhduan dhe të nesërmen dhe puna u ndërpre. Nuk do ta kapim dot shtatorin, tha Ibrahimi dhe shkoi të bisedonte me Naumin. Po shkojmë disa ditë në fshat. Kthehemi sa të pushojë shiu, tha Naumi dhe bashkë me Andrean u nisën që pa gdhirë. Shtëpia pa çati e fuste ujin nga të gjitha anët dhe natën kur frynte erë, muret ia përcillnin zhurmën njëri-tjetrit si një kor kishe. Oborri, i mbushur me plloça, drurë, gurë të thyer, çekiçë, vegla, mistri, shkallë dhe plot mbeturina që kishin mbetur nga ndërtimi, i ngjante legjendës së Kaosit që Sara u kishte treguar djemve. Shiu u plotësoi rrëmujën e oborrit duke hapur gropa me baltë gjithandej. Ibrahimi u mbyll në dhomë dhe prej andej shikonte retë e zeza mbi shtëpi që dukeshin sikur mbanin radhë për t’u hedhur në një pus. Jani shkoi në qilarin e shtëpisë së vjetër, mori një copë dru dhe filloi të gdhendë një shtëpi të madhe që do t’i ngjante dy shtëpive kur ato të bashkoheshin. Shtëpinë e re ktheje nga dielli, i tha Niko. Do ta kthej nga deti që ta shohë Petro, i tha Jani dhe e futi daltën thellë në dru, sikur po kërkonte ujë në tokë. Para se të flinin, Aliu e pyeti Muhamedin se kur do të mbaronte shiu sepse ai donte të kthehej në shtëpinë e vjetër. Shiu do pushojë kur të fillojë shkolla, tha Muhamedi dhe u kthye nga muri duke e lënë Aliun të çuditur. Muhamedi ka filluar të flasë prapë me vete, mendoi Aliu dhe fjeti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:54 am

21

Sara u zgjua herët në mëngjes sepse iu duk sikur po e thërrisnin. Hapi derën e shtëpisë dhe pa dy burra që po rrinin nën shi. Ishin lagur dhe rrobat i ishin ngjitur pas trupit. Njëri prej tyre ishte i gjatë, me shpatulla të gjera dhe flokë të bardha, saqë Sarës i kujtoi Arianit Komnenin. Tjetri ishte më i vjetër, i dobët dhe supet i kishin rënë edhe më poshtë nga pesha e shiut. Kur e panë, ata nuk lëvizën dhe Sara u afrua. Ti je Sara, e pyeti burri me flokë të bardha. Po, tha Sara, duke e parë në sy. Unë jam Mihal Komneni, vëllai yt, tha burri dhe duke qeshur i afroi kokën e lagur.
Kur hynë brenda, Sara i dha të dy burrave një peshqir për të fshirë flokët. Mihali ia dha peshqirin burrit tjetër dhe i tha Sarës: Është mësuesi im, Metod Antrakidi. I kanë mbetur pak flokë dhe do ma kthejë peshqirin të thatë. Metodi e mbështolli kokën me peshqir dhe mbeti për një çast i mbuluar, si një grua në xhami. Kur hoqi peshqirin, Sarës iu duk si një njeri tjetër. Sytë i kishte bojë qielli dhe rrudhat e shumta i dukeshin si kanale të gjata mbi një bukë të pjekur fort. Lëkurën e kishte të verdhë dhe flegrat e hundës të mëdha dhe të mbushura me qime të bardha. Pasi fshiu kokën, teshtiu fort për të nxjerrë ujin nga hundët dhe i tha Mihalit: Sara duket sikur është vajza jote. Mihali qeshi i përkëdhelur, por Metod Antrakidi ngërdheshi fytyrën sikur ia kishte hedhur tjetrit dhe shtoi: Në të vërtetë i ngjan më shumë gruas tënde. Por Mihal Komneni nuk u mërzit dhe vazhdoi të qeshte duke parë pa pushim Sarën që i rrinte përballë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:54 am

Sara nuk e kishte takuar Mihal Komnenin. Kur ajo kishte ardhur në fshat, ai jetonte në Voskopojë. Arianit Komneni thoshte se Mihali ishte djali që i ngjante më shumë, por, ndryshe nga ai, ishte dembel dhe nuk udhëtonte. Mihali e njihte botën nga leximet në Akademinë e Voskopojës ku kishte ikur kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Pse jeni futur në shtëpinë e Mihalit, e pyeti ai Sarën. Duhet ta dijë që jam martuar prandaj m’u drejtua në shumës, mendoi Sara. E blemë këtë shtëpi dhe vendosëm ta bashkojmë me shtëpinë tonë. Mihali vdiq dhe i biri e shiti se i duheshin para. Metodit i dhembin kockat dhe kjo do të thotë se shiu do vazhdojë edhe disa kohë. Nuk do hyni dot në shtëpinë e re përpara tetorit, tha Mihali duke parë rreth e rrotull. Kam qenë në këtë shtëpi. Herën e fundit kam qenë këtu disa ditë përpara se Mihali të martohej me Zoicën. Po Zoica si vdiq, pyeti Mihali. Vdiq nga kolera që ra para tre vjetësh, tha Sara. Në atë kohë vdiq edhe Gjergji. E kam marrë vesh, tha Mihali ftohtë. Do kisha ardhur para tre vjetësh, po të mos mbylleshit në karantinë. I keni groposur thellë bagëtitë që ngordhën nga kolera, pyeti Metodi Antrakidi. Besoj se po, tha Sara. Burrat e fshatit hapën një gropë të madhe, e spërkatën me disa pluhura, e lyen me gëlqere dhe atje i hodhën kafshët. Mihali shikonte Sarën dhe ajo priste që ai ta pyeste për Ibrahimin dhe Anën. Përderisa e di që ka vdekur Gjergji duhet të dijë edhe ç’ka ndodhur më pas, mendonte ajo. Por Mihali kishte mbështetur kokën pas murit dhe dukej sikur nuk ishte në dhomë. Metod Antrakidi, që nuk fliste, rrotulloi sytë nëpër shtëpi dhe pa një kanistër të mbushur me libra. U afrua dhe ngriti njërin. Nxori një palë syze nga xhepi i setrës dhe kur i vuri tha: Aleksiada e Ana Komnenës. Di të lexosh, pyeti Sarën. Po, tha Sara. Ka shkollë në fshat, u habit Metodi duke ngritur vetullat mbi syzet e rrumbullakëta. Jo, tha Sara, mua më ka mësuar im atë të lexoj.
Mihali ngriti kokën dhe u përqendrua.
Të tha babai se ku do shkonte, pyeti Sarën me një fytyrë që dukej krejt tjetër nga ajo e mëngjesit. Jo, tha Sara, nuk më tha. Nuk besoj të ketë shkuar në ndonjë manastir megjithëse gjithnjë thoshte se do donte të vdiste në manastir, siç bënin shumica e perandorëve të Bizantit. Babai u hidhërua shumë kur Gjergji u bë mysliman dhe ndoshta ndërroi mënyrën e vdekjes, tha Sara. Arianit Komneni nuk ishte nga ata që ndërronte mendje nga myslimanët, tha Mihali. Edhe po të mos bëhej Gjergji mysliman, ai do gjente një vend të panjohur për të vdekur. Besoj se nuk ka dashur ta shihnin se si do vdiste. Momentet e dobëta të jetës së vet nuk i ka ndarë me asnjeri dhe vdekjen ai e quante një dobësi të pashmangshme. Po ti, e pyeti Sara sikur donte t’i thoshte, a ke ardhur për të vdekur në fshat, por e la pyetjen në mes, sepse Mihali e kuptoi dhe i tha: Unë dhe Metodi kemi ardhur për verim në fshat. Në Janinë bënte vapë dhe erdhëm këtu për t’u freskuar, por nuk e dinim se binte shi. Kur u dogj Voskopoja në 1769, ne ikëm të fundit kur humbën shpresën se do mund ta ringrinim Akademinë dhe mund të rifillonim shtypjen e librave. Nxënësit nuk vinin më në shkollë nga frika dhe tregtarët e pasur firaksën sa në Korçë sa në Rumani dhe Vjenë. Para se të iknim, Metodi ishte i vetmi mësues dhe, kur mërzitej duke folur me vete, më ulte në bankë si para dyzet vjetësh. Ai më pyeste dhe unë përgjigjesha. Për ca kohë shkuam në Korçë, pastaj në Rumani dhe katër vitet e fundit u vendosëm në Janinë. Deri para disa muajsh, Metodi jepte mësim në gjimnazin e qytetit, por e pushuan se u plak.
Fshati nuk ka ndryshuar shumë. Kishën nuk e kisha parë. Sot në mëngjes shkova në shtëpi, por dera ishte e mbyllur. Shkova në shtëpinë e Gjergjit të kërkoja Hanën, por edhe atje nuk kishte njeri. Hana ishte në shtëpinë e burrit. Ajo më tha se kyçet e shtëpisë sonë i mban ti. Do rrini aty, e pyeti Sara. Prandaj kam ardhur, tha Mihal Komneni.
Sara u ngrit e shkoi në dhomën e gjumit. Hapi një nga sëndukët që kishte marrë nga shtëpia e Arianitit dhe mori tre kyçe, të cilët, nga vapa, ishin ngjitur. Kur Sara i nxori në dritë, ata u ndanë nga njëri-tjetri dhe u lëshuan si të çliruar. Ibrahimi që ishte zgjuar, po luante me Ana Komnenën. Ka ardhur njeri, e pyeti. Ka ardhur im vëlla, Mihali. Ibrahimi e pa sikur ta pyeste çne, por Sara i tha të rrinte shtrirë se Mihali do ikte pas pak në shtëpinë e Arianitit. Janë shumë tre kyçe për një shtëpi të braktisur, tha Mihali kur mori kyçet që i djersitën dorën. I pari është i derës së jashtme, i dyti i derës së brendshme dhe i treti i dhomës së babait, tha Sara. Zgjidh njërin nga të tre, i tha Mihali Metod Antrakidit, duke ia afruar kyçet në fytyrë. Metodi vuri syzet e rrumbullakëta dhe preku të parin. Të kisha thënë se do flesh në oborr, i tha Mihali dhe filloi të qeshte.
Sara i përcolli deri te gardhi. Metodi eci përpara, ndërsa Mihali ndali hapat dhe i tha Sarës: Nuk e pashë tët bijë. Sarës iu duk sikur fliste me Arianit Komnenin dhe një lëmsh iu mblodh në grykë. Do vij më vonë t’ju sjell drekën dhe Anën, tha dhe i kapi dorën të vëllait. Mihali i buzëqeshi dhe vazhdoi pas Metodit që ecte ngadalë nëpër kalldrëmin e lagur. Sara i ndoqi me sy derisa iu afruan kishës. Nga larg iu dukën si dy ikona që po dilnin nga kisha për të vizituar fshatin. Kur u kthye në shtëpi, Ibrahimi po e priste. Mihali ka ardhur me mësuesin e vet nga Voskopoja, i tha ajo. Të pyeti për mua, tha Ibrahimi. Jo, tha Sara, më pyeti për Anën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 22, 2011 12:54 am

Në drekë Sara mori Anën dhe një trastë ku futi lakror, mish të pjekur me pilaf dhe u nis. Shiu vazhdonte dhe dera e madhe e shtëpisë mjaulliu kur ajo e shtyu dhe u fut brenda. Mihal Komneni ishte shtrirë pranë vatrës i mbuluar me një velenxë të kuqe. Flokët e bardhë dhe të lëshuar ishin përzier me thekët e velenxës.
Po të prisja, i tha dhe e mori Anën e ngriti në ajër dhe filloi ta shikonte si një pikturë. Vajza u frikësua nga lartësia dhe e kapi Mihalin fort nga flokët. Është e pasigurt si një çifute dhe e kujdesshme si një myslimane, tha Mihali dhe i puthi hundën. Po unë si jam, e pyeti Sara duke qeshur. Mihali uli Anën në tokë dhe e pa të motrën si një libër. Ti je e heshtur si një e krishterë dhe djallëzore si një Komnene. Kurse ti je cinik si një arianit dhe i dashur si një refugjat, tha Sara dhe filloi të shtronte tryezën e madhe me këmbë të gdhendura.
Më kishte marrë uria, tha Mihali. Metodi po fle në dhomën e babait dhe unë do ha sa të dua. Ka për të dy, tha Sara. Mihali filloi të hante ngadalë dhe shikonte Anën që fshihej e turpëruar pas këmbëve të tryezës. Pilaf i shkëlqyer me erëza, tha Mihali duke shijuar gjellën. Gatuan si nëna jote. Babai më shkruante se u dashurua me atë grua kur e pa si gatuante. Por unë besoj se ai do ta dashuronte njëlloj edhe sikur ajo mos gatuante. Më thoshte ashtu sepse kishte qejf t’i gjente një motiv artistik gjërave që bënte. Një herë më tha se fjeti me një grua në Napoli vetëm se fundi i saj me bojëra iu duk si bisht palloi. Gjente arsye të vogla sa herë bënte punë të mëdha. Nuk e kam njohur nënën, tha Sara, por Mihali nuk dëgjoi. Kur më mori me vete në Berat, te Sabatai Zevi, më tha: Hajde të shikosh sesi vdiq si mysliman një profet çifut. Të ka folur për Sabata Zevin? Jo, tha Sara, nuk më ka përmendur këtë njeri. Mihali la pjatën, u shtri pranë vatrës dhe u mbulua me velenxën e kuqe. Duhet ta dish këtë histori sepse kështu do kuptosh pse babai nuk u dashurua me nënën tënde vetëm kur provoi gjellët e saj. Sarës iu bashkuan vetullat e errëta, por Mihali kishte filluar.
Ti je gjysmë çifute dhe duhet ta dish se çifutët janë një popull që e lexojnë të ardhmen në të shkuarën e tyre. Me Testamentin e vjetër ata i kanë dhënë botës djepin e të gjitha feve të mëdha, por jo vetëm kaq. Testamenti është një hartë e ndarjes së botës nga profetët dhe për shkak se njerëzit i besuan shumicës së tyre, kjo ndarje vazhdon edhe sot.
Sabatai Zevi ishte një çifut që bindi miliona njerëz se ai ishte profet, por meqë koha kur ai jetoi nuk ishte si ajo e mijëra vjetëve më parë besimi tek ai nuk solli ndonjë ndarje të madhe, por solli një mënyrë jetese nën një regjim të ashpër islamik. Ai mund të ishte vërtet profet, por kur ai lindi koha e profetëve kishte mbaruar.
Sabatai Zevi lindi në ditën e nëntë të muajit të nëntë çifut në vitin 1626 në Izmir të Turqisë. Që këtu, unë besoj se fati i tij i keq ishte i shkruar sepse Turqia e sotme nuk është një tokë që pjell profetë. Kur ishte i ri, Sabatai jetoi i izoluar dhe pati çrregullime të shpeshta psikike për shkak të të cilave u konsiderua një njeri i çuditshëm dhe po aq i frikshëm. Sidoqoftë, ai duhet të ketë qenë një djalë shumë i bukur, orator i përkryer me një zë të fortë muzikor, të cilin e përdorte për të fanepsur vajzat dhe djemtë e moshës së tij. Në shkollë Sabatai Zevi udhëhiqte shokët e tij çifutë në rituale të disiplinuara fizike të frymëzuara nga Libri i Toras së lashtë siç ishin larjet kolektive në det gjatë dimrit, ecje lakuriq në fushat përreth qytetit, këngë mistike etj. Kur mbushi 18 vjeç, Sabatai Zevi u bë rabin. Deri në moshën 24 vjeçare u martua dy herë dhe të dy herët u nda. Për disa vjet udhëtoi në Egjipt, Palestinë dhe sidomos në Greqi e më së shumti jetoi në Selanik ku që nga viti 1400 më shumë se gjysma e qytetit ishin çifutë. Në Selanik ai gjeti një bashkësi çifute të trembur nga të krishterët, por edhe nga myslimanët dhe shumë shpejt u bë frymëzues i tyre. Në vitin 1664 Sabatai u martua me një vajzë jetime që quhej Sara. Sara ishte më pak se 20 vjeç dhe prindërit e saj ishin vrarë në masakrën e vitit 1648 në Ukrainë. Duke qenë jetime, vajza kishte udhëtuar nëpër Evropë ku e kishin rritur bashkësitë e ndryshme çifute dhe për këtë shkak ishte e njohur për lirinë e saj seksuale. Sabatai Zevi kishte dëgjuar se Sara kishte thënë se ishte e shkruar se ajo do martohej me Mesian. Dërgoi njerëz në Itali ku ajo jetonte në atë kohë dhe u martua me të në Kajro. Dasma e tij me Sarën bëri zhurmë, por Sabatai Zevi tha se ai kishte vepruar si profeti Osea, i cili shtatëqind vjet para Krishtit ishte martuar me urdhër të Zotit me një vajzë të përdalë. Bashkimi me Sarën e qetësoi për disa kohë Sabata Zevin nga çrregullimet mendore që i përsëriteshin vazhdimisht dhe ai vendosi ta kuronte marrëzinë e tij. Shkoi në Palestinë për të takuar Natanin, që ishte një rabin i njohur për ritet e tij kabalistike, si dhe për të çliruar shpirtrat e njerëzve përmes praktikave të çuditshme mistike. Kur u takuan, Natani i Gazës pa një ëndërr në të cilën Sabatai Zevi ishte Mesia që prej mijëra vitesh priste populli çifut. Natani i tha Sabatait se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje njerëzore krizat e së cilës mund të kurohen me ilaçe, por shenjat që ai shfaqte ishin cilësi të një vullneti hyjnor. Natani shpalli se Sabatai Zevi ishte Mesia dhe duke qenë një njeri me influencë njerëzit e besuan. Në maj të vitit 1665 Sabatai Zevi, me bekimin e Natanit, u shpall zyrtarisht Mesia dhe zgjodhi 12 apostujt e tij, të cilët përfaqësonin 12 popujt e Izraelit. Ai shkoi në Jerusalem dhe njëlloj si Jezu Krishti i hipi një gomari mbrapsht dhe u rrotullua shtatë herë përqark mureve të qytetit. Fjalët u hapën në gjithë Evropën për një profet që bënte mrekulli dhe i cili do drejtonte çifutët të përbërë nga tributë e humbura të Izraelit. Rabinët e Jerusalemit u shqetësuan, e shanë dhe e kundërshtuan Sabatai Zevin duke e quajtur një profet të rremë. Pas disa ditësh e dëbuan dhe Sabatai u rikthye në Izmir, në qytetin e tij të lindjes, ku njerëzit ia kishin falur marrëzitë e rinisë. Aty ai u prit si një mbret shpëtimtar dhe dalja e njerëzve në rrugë për të parë Sabatain shkaktoi rrëmujë dhe eksitim kolektiv.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"  - Faqe 3 Empty Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi