Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Zërat e çjerrë - Faqe 4 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zërat e çjerrë

Faqja 4 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:54 am

Përse mërzitesh?!.....

Përse mërzitesh o, zemër e cfilitur?!
Me jetën je ndeshur me mijra herë.
Dhimbje të dha jeta,ti shpresën ke rritur,
Nata s'pati hënë,ti ndriçove dhenë.

Bota e trazuar mallin e ka fshehur,
Virtytet në tym veten po e thajnë.
I dashuri shpirt,Ti me ta je nxehur?
Ata s'dinë të qeshin,ata s'dinë të qajnë....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:54 am

Ç'të bëj......?!

Sa keq!Sa keq, ndodhem mes mërzisë,
Me orë të tëra pa thënur asnjë fjalë.
Nga ankthi pres,ç'dogjë që të krisë
Dhe yjet të hidhen nga qielli i larë.

Ç'të bëj?Ç'të bëj,ky është dëmi i kokës.
Edi.Shpirtin kyç me dryn.
Mërzinë e varros në fundin e gotës
Dhe bota e tëra më duket tym.....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:54 am

Ne.......

Ne varfërinë e pimë si ujë.
Pa të na duket vetja hiç.
Na pëlqen të dukemi,të bëjmë bujë
Dhe ditën ta shtyjmë si ogiç.

Ne varfërinë e hamë si gjellë
Dhe pjatën e fshijmë me kafshatë në gojë.
Ai që varfërinë na e ka sjellë,
E quajmë Njësh dhe e votojmë...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:54 am

Aspak s'besoj....

Aspak s'besoj se po tundohem,
Kushdo që lavde ty të ngre.
Veç pyes veten dhe mendohem:
Ç'qe ky moment?! Ç'qe kjo rrufe?!....

Momentet shpesh më turbullojnë,
Por prap gjëj forca,përqëndrim,
Sikur të dy ne të jetojmë,
Do ishte vërtet,ky fundi im....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:54 am

Përtesë.....!

Bie borë dhe xhamat kanë ngrirë.
Në rrugë pemët cicërojnë si zogj.
Përse nuk dal? Pse s'kam një dëshirë?!
Përse ëndrra si letër m'u dogj?!...

Të dale borës t'ia pi ujin,
Luleborës,t'i marr pak vesë
Me heshtjen t'flas, ta prishi gjumin
Ta mbuloj me dëborë këtë përtesë......
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

Krenaria e fjalës.......

Krenaria e fjalës sime,
Rri e fshehur prapa malit.
Jap dhe marr me tërsëllime,
M'i kthen klithmat si të djallit.

Kur vjen çasti i mirkuptimit,
Të pathënat janë tretur.
I humbet vlera besimit
Edhe fjala bëhet hekur......
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

Trokas në portën tënde......

E kush tjetër mund të jetë kaq von në këtë rrugë
Dhe me hijen e natës portën ka mbuluar?!
Kjo hije e zgjatur ngjason me një gur,
Që i është shkëputur malit dhe rrugës është thërmuar.

Mënyra se si rri e se si flas,besoj se jam i njohur,
Për zogjtë e lagjes dhe gurët e sokakut.
Un' s'jam më ai guri i parë,por ky guri i çkulur,
I rrukullisur në brinjët e merakut.

Nëse dëshiron të më puthësh o Njeri,
Nuk gjën dot buzë e faqe të lëmuara.
Unë jam rrugëtar i jetës pa kufi
Dhe natën e zhvendos nga kjo portë me këto duar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

Pushoj në shtretër çmëndurie.....

Pushoj në shtretër çmëndurie,
Në shtretër kohe egërsirë.
Tutorë që rrojnë me gjak fëmije
Buz lumit Lanë er' qelbësirë.

Në semafor,rrugicë dhe parqe
Fëmij të shtrirë mbi kartona.
Tutor me bark e me mustaqe,
Sundojnë nga larg si milingona.

Fytyrë e shtetit lypsëria,
E maskarait për tutor.
Ç'far pret ti popull nga partia,
Kur varfërinë ta sjell me zor......
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

As ai dhe.....

Në as një cep të botës nuk më zë gjumi
Dhe pse më shtrojnë çarçaf të mëndafshtë.
Isha mësuar ta vendosia kokën tek gjuri
Dhe të shtriheshim të dy në të njëjtin rrafsh.

E ke ditur që përkëdhelitë më shëronin,
Si valët e detit që shërojnë bregun.
Zogjtë mbi pemë cicërimat tona imitonin
Dhe bënin të lotnte dhe shelgu.

Një jetë të tërë u rritëm bashkë
Dhe vargmalet dot s'na ndanë.
As ai dhe s'do na ndai, për një kohë të lashtë,
Prap kokën do ta vendos tek gjuri yt, që do të kem pranë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

As kjo botë....

U eklipsua dielli dhe humbe ti,
Deti u tha dhe bota ngeli bosh.
Një shkretëtirë shpirti,në sy stuhi,
Zëmra asnjë lajkë s'po më josh.

Bëhem Zot dhe lind një botë të re.
Në gërmadhat e botës vjetër kërkoj përsëri.
As kjo botë s'ma embëlson të shtrenjtin dhe,
As kjo botë s'e kupton fjalën njeri......
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

Eh.....!!!!

Eh,sa brenga brënda meje,
Hyjnë e dalin nëpër skuta.
Të fshehur pas ferexheje,
Të maskuar si hajduta.

Jap e marr me brengën time,
Si një foshnjë që s'di çfar bëhet.
E kuptoj që çdo thërrime,
Brënda zemrës po shpërbëhet.......
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

Eja me mua.......

Eja me mua në parkun Rinia,
Tani që dimri iku dhe lulet po çelin.
Nga boçet e ajrit po zbret vetë çudia,
Në beben e syrit dashurinë ta mbjellim.

Po,tani,ku stolat janë zgjuar
Dhe presin vizitorë pakufi.
Ta mbështjelli dashurine që na eshtë afruar,
Pranë gjoksit e buzë më buzë të dy....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

Kështu dashurova unë........

Unë të desha përtej vetes
Dhe prap them: Të desha pak.
Sipër lugjit afër mbretes
Ndoshta duheshim pa cak.

Si s'të desha pak më shumë,
Ti them vdekjes mos m'u qas.
Dhe kaq sa të desha unë,
S'do të thot të të humbas.

Përtej jetës,përtej vdekjes
Kështu dashurova unë.
Si një skllav i së vërtetës,
Pse s'të desha pak më shumë?!.....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:55 am

Gjumin flak' në ëndërr....

Orët e natës nuk i përfill,
Gjumin flak në ëndërr.
Largoj çdo ditë me mundin tim,
Një vdekje shumë të ëmbël.

Gjumi është vdekje.Dot s'më mashtron,
Një gjumë i thellë qetsie.
Një orë më pak më shum rinon,
Më shmang prej skllavërie.

Dhe pse i lodhur i rropatur,
Ditës plot ngarkesë.
I shmangem gjimit shum i matur,
Do flë kur unë të vdesë.

Kur më mund gjumi, më vë poshtë,
Ndjehem njeri i vdekur.
Me ëndrrën zihem,vdekjen mposhtë
Dhe zgjohem krejt i mekur......
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

S'di pse hallin nuk ma qave....?!

Dallgë loti më nxjerr syri
Dhe përplasen nëpër faqe.
Vark' e dhimbjes zemrës hyri
Dhe më la pa manushaqe.

Endrra ime,shpresa ime,
Ubë shkarpë në përcëllimë.
Si një gur në rrukullime,
Ngeli mëndia mbi një brinjë.

Gdhënda shpirt e gdhënda halle,
Me smilarin e besimit.
S'di pse hallin nuk ma qave,
Më dhe rriskun e mallkimit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

Askënd........

S'të keqkuptoj për fjalët që më thua,
Që si gjilpërë e çpojnë trupin tim.
As jetën plot andralla, që m'u afrua
Dhe në çengel e vari çdo gëzim.

Askënd nuk shaj e mallkoj n'ktë botë,
Një zëmër e madhe ka vënd për këdo.
As jap,as marr ndonjë premtim të kotë,
Por kuvendoj e fatit si them jo.......
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

Mos ju largo syrit......

Mos ju largo syrit,
Që të ndjek nga pas.
Eshtë si drita e yllit..
Ndrin për ty me gas.

Ky është malli im,
Ndaj dhe sytë shkëlqejnë.
Qasu syrit tim,
Rrezet t'ia përkthejmë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

Tani ç'dogjë e kthej në numër...

Nisa thinjat ti numëroja,
Në infinit fijet e saj.
Çfardo kujtimi që po zbuloja
Tek rrënja e flokut nuk gjeta faj.

Nisa rrudhat ti ledhatoja,
Ngeca në brezaret e saj.
Si hon i thellë pas rrudhës shkoja
Dhe përpëlitem skaj më skaj.

Tani ç'dogjë e kthej në numër
Dhe krahasimet me të i bëj.
Nga thinjat s'dukem si i humbur,
Nga rrudhat veten nuk e gjëj...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

Më kot........

Unë kuptohem në sy,kur jam i lumtur,
Në sy kuptohem dhe kur kam brengë.
Zambaku lulëzon dhe në skutën më të humbur,
Gjëmbaçi mbin në ballë dhe më pickon thellë.

E kuptushme është dhe buzëqeshia e qejfit.
Buzët shpejtojnë ta shprehin saktë.
E helmët është buzëqeshia e mllefit
Dhe buzët nxihen si guri në oxhakë.

Tek mua ç'do gjë kuptohet lehtë.
Fytyrën e kam tepër të lexueshme.
Më kot përpiqesh ti, o mëndje shkretë,
Të lundrosh mbi dallgë të revoltueshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

S'e di se nga erdhi.......

Eshtë një sy,që vajton dit' e natë,
Fshehur pas qerpikëve të thinjur.
Herë qetë-qetë,herë si shtërngatë,
Vërshon faqeve si qënie e pabindur.

S'e di nga erdhi kjo dhimbje vjeshte,
Që sytë e tu u bënë dimër.
Ç'do dhimbje e kam pritur në heshtje
Dhe e kam vajtuar me zë, me timbër.

Do të bëhem zog dhe do fluturoj në qiell.
Larg kësaj brenge me hije pusi.
Ky lot që më thinji, si i lyer me miell,
Të mos të më vdesi,të mos të më mbysi.....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

E di.....

Unë jam i vogël e s'kam përse të mburrem,
Që ka gjeni në këtë fushë..,. E di.
Unë si një kulpër përdridhem e thurem,
Të sjell tek ju, një varg, një poezi.

Për kaq sa bëj, krekosem si kaposhi,
Sytë i mbyll e vargje them pa fund.
Rri pres dikë, me lajka të më joshi
Që fundin tim,kjo erë të mos ta mund.....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

Natë Vrastare.....

Sonte zbriti nata si e krisur......
Errësoi fytyrë,shpirt e zemër.
E ndaloi ditën,për atje ku ishte nisur,
Ja nxorri sytë,ja preu veshët,gishtrinj e thëmbër.

Nga kjo ndodhi vet' bota heshti.
E lanë Natën të bëjë batërdinë.
U gjallërua miu,morri,pleshti
Dhe e errësoi më thellë faqezinë.

E ndjeva këtë masakër nga vjedhia e ajrit,
Frymëmarria po mbytesh si miza në dhallë.
Nata vrastare shëtiste pazarit
Dhe i shkulte botës dhëmbë e dhëmballë.

I pash' kur trafikonin organe,drogë,fëmijë,
Vet' Nata mburresh për gjëmat.
Kjo Natë ç'do gjë mundet të përpijë
Si kuçedër mund të thajë detet ,
E si fallxhore mund t'i tregoi bëmat...

Nga kjo Natë dikush humbi një yll,dikush gjithçka
Dhe prap' ua vodhën vajin,lotin.
Jetohet plot' a jetohet batiava
Askush s'të jep përgjigje motë-moti.....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:56 am

***********************

Shikimi yt më fal një drithërimë,
Mosqënia jote mërzi të madhe sjell.
Një mjegullnai që varet në greminë,
Ulet e ngjitet e prap vetveten nxjerr.

Asgjë s'ka shije pa ty në këtë botë
Dhe dielli vet' rrezet i shpërqëndron.
Çdogjë e mirë pa ty duket e kotë
Dhe vet natyra çdogjë e refuzon.....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:57 am

Shuhet llambadari i Hënës.....

Rënkon deti nga furtuna,
Si një plak' në agoni.
Përmbi valë përdridhet shkuma,
Kridhet,ngjitet si veri.

Buzgreminës varur fati,
Korridoreve buçet.
Pafuqi,veç nga inati
Errësira veten vretë.

Shuhet llambadari i Hënës,
Si feneri që s'ka vaj.
Vdekur melodia e zemrës,
Si violinë këndoj e qaj.

Rënkon pylli,rënkon bota,
Si një qyqe po vajton.
M'u dogj shpirti,m'u ça koka,
Ashkla,ashkla,tokën çpon.

Qëllon që qaj i vetmuar,
Në një hon a në një brinjë.
Veç ty të kisha të çmuar
Ndaj vajtoj me drithërimë....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 18, 2011 10:57 am

S'di.......?!

S'di,sepse u plakëm para kohe,
Dimri shtigjet zuri me dëborë.
Ç'far gëzuam në këtë jetë-llohe?
Vetëm zënka,llazarë me këmborë.

Kush na ka mallkuar,që s'e dimë
Dhe na la në jetë këtë ndëshkim.
Dimrat një pas një mbi krye rrinë,
Si telvik në qafë,or miku im.....
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 4 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi