Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Këshilla për pushimet verore të fëmijëve  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Këshilla për pushimet verore të fëmijëve  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për pushimet verore të fëmijëve

2 posters

Shko poshtë

 Këshilla për pushimet verore të fëmijëve  Empty Këshilla për pushimet verore të fëmijëve

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:38 pm

Nxënësit që kalojnë pushime të frytshme do të jenë në formën e duhur për të filluar vitin e ri shkollor. Specialistët pohojnë që pushimi ndikon pozitivisht si në zhvillimin psikologjik ashtu dhe në atë mendor.
"Kuptimi i pushimit qëndron në zbavitjen, relaksin, qetësimin dhe kalimin e një kohe të këndshme me prindërit, të afërmit, shokët e të tjerë. Për një zhvillim pozitiv psikologjik dhe mendor është shumë e rëndësishme që fëmijët t'i kalojnë pushimet duke u zbavitur, relaksuar dhe duke mbledhur energji", theksojnë psikologët, duke nënvizuar se aktivitetet të cilat bëhen gjatë pushimeve duhet t'i shërbejnë pikërisht këtij qëllimi.

Fenomeni më i rëndësishëm i cili ndikon në ecurinë e pushimeve padyshim që është dëftesa. Për disa nxënës dëftesa është një faktor emocioni dhe gëzimi ndërsa për disa të tjerë mund të quhet me fjalët ‘krizë ose ankth'. Me rritjen e fëmijës dëftesa me nota të dobëta mund të bëhet shkak i grindjeve në familje.

Kur fëmijët janë të vegjël i ndajnë me shumë hare e gëzim dëftesat e tyre mbushur me ‘sh.mira' por me kalimin e moshës ky fenomen sa vjen e pakësohet në varësi të notave që marrin. Megjithatë çdo dëftesë në të vërtetë pasqyron çdo lloj sakrifice (si suksesi ndaj vështirësive dhe problemeve si ngritja herët në mëngjes, domosdoshmëria e shkuarjes në shkollë edhe nëse është i sëmurë, detyrat, problemet e klasës dhe bankës, përputhjet sociale, marrëdhëniet nxënës-mësues) po aq të rëndësishme sa notat. Për këtë arsye prindërit duhet të vlerësojnë dëftesat e fëmijëve të tyre të qetë, gjakftohtë, pozitivistë dhe pa bërë krahasime.

Mos nënvlerësoni bërjen e një programi pushimesh
Nxënësit duhet të përgatisin një program pushimesh në mënyrë që vera t'i kalojë sa më bukur dhe në mënyrë produktive. Në këtë program ashtu siç përcaktohet koha për pushim dhe zbavitje aq kohë duhet të përcaktohet për rekuperimin e lëndëve ku nxënësi ka dobësi dhe mangësi. Pushimi është një mundësi e pazëvendësueshme sidomos për nxënësit me nota të dobëta të cilët dëshirojnë të arrijnë nivelin e shokëve të tjerë. Nxënësit të cilët janë të suksesshëm dhe nuk kanë mangësi gjatë pushimeve duhet të përsërisin temat e mësuara më parë. Nëse kemi parasysh veçoritë dhe ndryshimet e çdo individi, programi i pushimeve duhet të përgatitet në varësi të këtyre veçorive. Prandaj çdo nxënës duhet të përcaktojë një strategji pune. Duhet të përcaktohen qëllimet të cilat mendohet të arrihen në fund të ditës, javës dhe pushimeve. Këto qëllime duhet të jenë motivuese dhe të nxisin dëshirën për të mësuar tek nxënësi. Qëllimet imagjinare dhe të parealizueshme mund të bëhen shkak i zbehjes së dëshirës për mësim dhe pas një fare kohe zhdukin dhe shpresat. Ja një shembull programi i përshtatshëm për pushimet:

Përsëritja e temave: njeriu harron 75 % të asaj që ka mësuar brenda një jave, 66 % brenda një dite dhe 54% brenda një ore. Rruga më e mirë e parandalimit të harresës është përsëritja. Veçanërisht nxënësit të cilët kanë hasur vështirësi në një temë apo lëndë të caktuar duhet t'i japin shumë rëndësi përsëritjes.

Plotësimi i temave të pamësuara: nxënësit të cilët kanë shumë tema të pamësuara apo nuk kanë arritur t'i mësojnë të gjitha para provimit gjatë pushimeve duhet të mësojnë dhe përfundojnë temat e pamësuara gjatë vitit. Sepse mësimi i cili mbështetet në njohuri të mangëta nuk jep rezultate pozitive dhe pengon mësimin e plotë të njohurive të reja.

Përqendrimi në lëndët ku ndihet dobësi: p.sh nxënësi ka dobësi në lëndën e matematikës mund të përmirësohet nëse gjatë pushimeve përqendrohet më shumë mbi këtë lëndë.

Mësimi i temave të reja: nxënësit të cilët nuk kanë dobësi dhe kanë mësuar sistematikisht mund të mësojnë tema të reja.

Qetësi dhe gjakftohtësi
Periudha e dëftesave është periudha ku ndihet më shumë se asnjëherë tjetër nevoja e mbështetjes dhe besimit të familjes. Prandaj nënat-baballarët duke e analizuar me qetësi dhe gjakftohtësi dëftesën bëjnë të mundur dhe dëgjimin e qetë të fëmijës ndaj këshillave të prindërve.

Bëhuni pozitivistë
Të kritikosh nuk do të thotë të thyesh apo të përplasësh diçka. Kritika duhet të ketë tone përfituese dhe të jetë udhërrëfyese për fëmijën. Qëndrimi pozitiv i familjes rrit ndikimin e kritikës dhe pengon përvetësimin e qëndrimit vetëmbrojtës të fëmijës.

Asnjëherë mos e kërcënoni
Asnjëherë mos e kërcënoni fëmijën me qëllimin e motivimit për vitin e ardhshëm. Shprehje si ‘kështu siç ja ke nisur vitin tjetër do të ngelësh në klasë; nuk ia del dot me këta nota' shtojnë ankthin dhe pakësojnë vetëbesimin.

Gjeni një zgjidhje bashkë me fëmijën
Një nxënës i cili logjikon mirë nuk pëlqen të marrë nota të dobëta. Prandaj notat e dobëta janë pasqyrim i një problemi të përjetuar ose i nevojës për ndihmë. Nëna, babai dhe fëmija duhet të gjejnë zgjidhje duke diskutuar bashkë rreth shkaqeve të notave të ulta. Duke mundësuar dhe aktivizimin e fëmijës në marrjen e vendimit mbledhjet familjare duhet të ndikojnë në zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë tek fëmija.

Edhe notat e sjelljes janë të rëndësishme
Në dëftesa krahas notave të lëndëve përkatëse zënë vend dhe notat e sjelljes. Por në përgjithësi notat e sjelljes nënvlerësohen nga prindërit dhe nxënësit. Megjithëse asnjë nga ne nuk duam të kemi një fëmijë depo informacioni dhe të papjekur nga ana e sjelljeve. Sipas teorive të ditëve të sotme në lidhje me zgjuarsinë dhe mësimin terma të reja si zhvillimi i sjelljeve, zgjuarsia shpirtërore, zhvillimi social , vlerat themelore universale janë po aq të rëndësishme sa notat.

Bëni plane në lidhje me të ardhmen
Sigurisht që dëftesa është një vlerësim i të shkuarës. Kur bëhet vlerësimi i saj është krejt normale të flitet për gabimet e së kaluarës, për plotësimin apo jo të përgjegjësive dhe për shkaqet e të gjitha këtyre. Në të njëjtën kohë është shumë e rëndësishme që familja bashkë me fëmijën të marrin vendime , të bëjnë plane apo të përcaktojnë objektiva të rinj.

Besojini!
Në vlerësimet dhe parashikimet e bëra në lidhje me të ardhmen nëna dhe babai duhet t'i transmetojnë ngrohtësi dhe dashuri fëmijës i cili nuk do të ndihet i vetmuar përballë vështirësive të së ardhmes. Fëmija duhet ta dijë që duhet nga prindërit pavarësisht dëftesës , vlerësohet dhe ka besimin e tyre.

Mos bëni gabimin e krahasimit
Mos krahasoni performancën e një viti shkollor të fëmijës tuaj me atë të fëmijëve të tjerë. Nëse e shohim nga ana e aftësive, interesit dhe talentit mos harroni që çdo fëmijë ka veçoritë e tij individuale. Nëse notat e fëmijës i krahasoni me notat e dikujt tjetër atëherë do t'i jepni mesazhin ‘mua nuk më besojnë dhe nuk më vlerësojnë asnjëherë'.

Stimuloni dëftesën e suksesshme
Përveç stimulit material dëftesën e suksesshme të fëmijës mund ta vlerësoni dhe me një lavdërim, një përqafim të ngrohtë apo puthje. Vlerësimi moral qëndron gjithnjë sipër çdo lloj vlerësimi material.

Vlerësoni notat e mira
Nëse ju në vend të lavdërimit të një note të mirë në dëftesë fokusoheni tek notat e ulta dhe filloni të kritikoni fëmijën sikur të mos kishte asnjë notë të mirë atëherë kjo do të pakësojë vetëbesimin e fëmijës. Prandaj në çfarëdolloj lënde qoftë nota e mirë duhet të vlerësohet. Ky qëndrim përforcon dhe një herë besimin e fëmijës i cili mendon se nëna dhe babai nuk paragjykojnë.

Mos harroni të afërmit
Krahas mësimit dhe leximit të librave gjatë pushimeve duhet t'u kushtohet vëmendje dhe aktiviteteve të cilat relaksojnë mendjen dhe trupin. Ndër aktivitetet zbavitëse mund të numërojmë: shikimi i programeve televizive të padëmshme, udhëtimi dhe vizita e vendeve historike, kulturore, turistike, shkolla verore, vizita e të afërmve, aktivitetet e përbashkëta me shokët, fokusimi mbi gjërat e preferuara, etj.

Vizitoni botën zbavitëse të librave
Për nxënësin pushimi është një rast i mirë për të zhvilluar vetveten. Dhe faktori më i rëndësishëm në formimin e zhvillimin e një individi është leximi i librave. Fëmijët të cilëve nuk u pëlqen leximi i librave e kanë të vështirë të kapin suksesin e vazhdueshëm. Shumë fëmijë mund ta kthejnë leximin e librit në një zakon ditor.


Këshilla pushimesh për prindërit dhe fëmijët
* Për fëmijët të cilët janë mësuar me një rutinë gjatë kohës së shkollës (ngritja në një orar, orari i studimit etj) pushimi mund të kthehet në një ‘kohë të lirë' të mërzitshme. Prandaj përpiquni që edhe gjatë pushimit të kenë orare të rregullta fjetjeje dhe ngritjeje nga gjumi. Ndihmojeni fëmijën tuaj ta shfrytëzojë kohën e lirë në maksimum duke i gjetur aktivitete dhe angazhime të reja zbavitëse dhe edukuese.
* Pushimi është një mundësi e mirë për të kaluar pak kohë bashkë me fëmijët. Gjatë kësaj periudhe mundohuni të kaloni sa më shumë kohë me fëmijën tuaj.
* Shkruani letër bashkë. Hapini revistat dhe fotografitë e vjetra.
* Tregoni kujdes ndaj ushqimeve të konsumuara gjatë pushimeve. Bëni të mundur që fëmija të konsumojë ushqime të shëndetshme dhe të hajë në orare të caktuara.
* Në lidhje me përdorimin e kompjuterit dhe internetit mund të bëni një marrëveshje. Nuk duhet qëndruar më shumë se dy orë në ditë para televizorit dhe kompjuterit.
* Nëse keni internet në shtëpi atëherë përdorni një kod të njohur nga e gjithë familja për t'u lidhur me të.
* Kompjuterin apo televizorin vendoseni në një dhomë e cila përdoret nga të gjithë.
* Kontrolloni adresat me të cilat është i lidhur fëmija dhe mos nënvlerësoni përdorimin e programeve filtrues.
* Mos shikoni programe televizive të parëndësishme, të papërshtatshme dhe që përmbajnë elemente të dhunshme.
* Ftoni mysafirë në shtëpi dhe organizoni gosti apo darka pa televizor.
* Nëse keni mundësi shkoni në vende turistike dhe vizitoni vendet me vlera kulturore historike.
* Ndani më shumë kohë për hobit tuaja. Mund të merreni me ndonjë art dore apo hobi të ri.
* Provoni të organizoni aktivitete si pikniqet, nisje biçiklete, fluturimi i balonave, luajtja me top, ecja, peshkimi, noti, shëtitjet e të tjera. Por qëndroni larg aktiviteteve të rrezikshme.
* Prezantojeni familjen tuaj me botën emocionale të leximit. Për këtë mund të vizitoni një bibliotekë ose librari.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Këshilla për pushimet verore të fëmijëve  Empty Re: Këshilla për pushimet verore të fëmijëve

Mesazh nga sarajaja.jaja@hotmail.com Thu Aug 11, 2011 2:14 pm

Mirdita..jam vajze nga shkupi jam 10 vjeqare...Viti 2011...Ne shkoll kam nje tem si i kaluat pushimet verore..dhe vet nuk mund ta zgjidh dua ndimen e juaj :) Do gezohem nese me ndimoni :)
sarajaja.jaja@hotmail.com
sarajaja.jaja@hotmail.com
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi