Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Keshilla per nje ushqyerje te shendetshme te femijeve User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Keshilla per nje ushqyerje te shendetshme te femijeve User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keshilla per nje ushqyerje te shendetshme te femijeve

Shko poshtë

 Keshilla per nje ushqyerje te shendetshme te femijeve Empty Keshilla per nje ushqyerje te shendetshme te femijeve

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:36 pm

Në një intervistë për “Panorama”, mjekja pediatre, dr.shk. Shqipe Binbashi, jep disa këshilla për kohën e ndarjes nga gjiri dhe fillimin e ushqimit shtesë:
Doktoreshë, kur duhet të fillojë dhënia e ushqimeve shtesë tek fëmijët që ushqehen me gji?
Sipas rekomandimeve që jep OBSH, ushqimi vetëm me gji për moshën nga 4-6 muaj është ideal. Përpjekjet e disa nënave për të filluar ushqimet solide më herët se muaji i katërt, janë të gabuara. Por edhe fillimi i ushqimeve solide më vonë se 6 muaj, nuk është i këshillueshëm, sepse fëmija mund të mos reagojë mirë në ushqyerje. Periudha më e përshtatshme e fillimit të ushqimeve të tjera, përveç qumështit të gjirit, është nga muaji i 4-6 i jetës së fëmijës. Në këtë periudhë, aparati tretës i fëmijës arrin të thithë dhe të tresë, përveç qumështit të gjirit, edhe ushqime të tjera. Po ashtu, funksioni i veshkave përballon një sasi më të madhe proteinash dhe mineralesh.
Cilat janë ushqimet më të përshtatshme në këtë moshë?
Varet nga tradita familjare, ose preferenca e prindit në përzgjedhjen e ushqimit të parë shtesë. Mund të fillohet me drithërat. Preferohet mielli i orizit, për vetitë hipoalergjike. Por mund të fillohet edhe me pure zarzavatesh. Këto gatime duhet të përgatiten me qumësht industrial (formula standarde), të paktën deri në fund të vitit të parë. Qumështi i lopës në këtë periudhë nuk këshillohet, për mangësitë në përbërje, ku më e rëndësishmja është deficiti në hekur, që shkakton aneminë tek fëmija. Ushqimi i ri duhet filluar me sasi të vogël, për t’u shtuar gradualisht, në varësi të tolerancës së stomakut të fëmijës. Pasi të jetë mësuar me ushqimet e para, gradualisht shtohet mishi i homogjenizuar, djathi, veza etj.
Duhet të kihet parasysh që ushqimet solide të jepen me lugë, në mënyrë që të mësohen reflekset e përtypjes nga fëmijët. Po ashtu lëngjet duhet të pihen me gotë, sepse dhënia me biberon, sidomos e lëngjeve të frutave mund të favorizojë kariesin.
Çfarë këshillash mund t’u jepni prindërve në këtë periudhë?
Duhet të vihen re ndryshimet nga fillimi i ushqimeve të reja tek fëmija. Kështu, së pari, duhen vërejtur ndryshimet në traktin tretës (shfaqja e diarresë, të vjellave, dhimbjeve të barkut etj.). Po ashtu duhen vënë re ndryshimet në lëkurë: rash, urtikarie si dhe ndryshimet në traktin respirator: vështirësi në frymëmarrje, shenja këto të një alergjie ushqimore.
Çfarë mund të bëhet kur fëmija refuzon ushqimin?
Në përgjithësi refuzimi i ushqimit është problem gjatë periudhave të sëmundjeve, kur anoreksia dhe refuzimi i ushqimit është i paevitueshëm. Duke qenë se sëmundja është e përkohshme, mjafton të mbështetet sipas rastit me dhënie lëngjesh nga goja, ose në venë (parenteral), për të evituar rënien në peshë. Prindërit duhet të dinë se rregullat “e rrepta”, pa marrë parasysh oreksin dhe dëshirën e fëmijës për t’u vetushqyer, pëlqimin, ose jo nga fëmija e një ushqimi të caktuar, shpesh bëjnë efekt të kundërt. Pra, në vend që të nxisin fëmijën në ushqyerjen, e shtyjnë ta refuzojë. Në periudhat pa oreks nuk duhet insistuar të merret patjetër e gjithë sasia e ushqimit.
Si duhet të jetë ushqyerja në fëmijët 1-3 vjeç?
Në këtë moshë fëmija ka prirje të jetë i pavarur në ushqyerje dhe kjo duhet inkurajuar. Mbas vitit të parë, ushqimi duhet të jetë i pasur me të gjitha komponentët, por të përpunuara mirë në drejtim të zierjes dhe grimcimit. Gjatë vitit të tretë të jetës, me plotësimin e gojës me dhëmbë, ushqimi gradualisht i afrohet ushqimit të të rriturit.
Në këtë periudhë fëmijët manipulojnë me ushqyerjen për të tërhequr vëmendjen dhe për të arritur plotësimin e dëshirave të tyre. Këtu mund të fillojnë gabimet në ushqyerje, për shkak të produkteve ushqimore të gatshme, zakonisht të shijshme, shpesh të ëmbla, që reklamohen në treg. Kjo është arsyeja që në këtë periudhë, rreziku i fillimit të obezitetit të jetë mjaft i lartë.

Këshilla

Gjatë ushqyerjes së fëmijës duhet mbajtur parasysh që:

-Konfuzioni dhe zhurma në kohën e ushqyerjes i tërheq vëmendjen fëmijës;
-Nuk duhet mbajtur televizori hapur në kohën e ngrënies;
-Duhet të evitohen diskutimet me zë të lartë;
-Nuk duhen bërë komente negative për ushqimin nga të rriturit, gjë që influencon edhe tek fëmija;
-Duhet inkurajuar dëshira e fëmijës për t’u ushqyer vetë pas vitit të parë;
- Lejojeni fëmijën të ushqehet në tavolinë me gjithë familjen;
- Edukojeni fëmijën të ushqehet me orare, ku 3 vakte të jenë të mëdha dhe 2 vakte të ndërmjetme, që mund të jenë fruta, ose lëngje frutash, kos me fruta etj., zakone që duhet të vazhdojnë edhe në moshë më të rritur.

Burimi: Gazeta Panorama
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi