Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Facebooku i shërben shëndetit mendor   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Facebooku i shërben shëndetit mendor   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Facebooku i shërben shëndetit mendor

Shko poshtë

Facebooku i shërben shëndetit mendor   Empty Facebooku i shërben shëndetit mendor

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Jun 24, 2011 6:58 pm

Facebooku i shërben shëndetit mendor

Përdoruesit e Facebookut kanë më shumë miq të afërt dhe sigurojnë më shumë mbështetje shoqërore sesa ata të cilët nuk janë pjesë e këtij rrjeti.
Fenomeni i rrjeteve shoqërore në pesë vitet e fundit është thënë se ndikon në izolimin e të rinjve. Mirëpo, këto teza i kanë demantuar rezultatet e një studimi të realizuar nga “Pew Research Center”, sipas të cilit: “Njerëzit të cilët janë në Facebook kanë numër më të madh të miqve të afërt, kanë besim më të madh dhe shumë më tepër mbështetje shoqërore në raport me ata të cilët nuk i janë bashkëngjitur këtij rrjeti shoqëror”.
Po ashtu, përdoruesit e Facebookut janë më të angazhuar politikisht, sesa njerëzit që nuk janë pjesë e rrjetit.
Për këtë hulumtim, “Pew Research Center” ka analizuar 2.255 amerikanë në moshë të rritur dhe përdorimin e rrjeteve shoqërore nga ata, ndërsa nga zbulimet tjera që janë vërejtur me këtë studim është edhe fakti se përdoruesit e Facebookut mendojnë se duhet t’u besojnë shumë njerëzve. Ata marrin pjesë më shumë nëpër aktivitete politike, si dhe dalin në zgjedhe.
Në kuadër të miqve në Facebook, mesatarisht vetëm me tre për qind të tyre nuk janë takuar asnjëherë në jetë, kurse zakonisht dominojnë lidhjet me ata me të cilët kanë raporte solide edhe në jetë të përditshme.
Mesatarisht brenda ditës: 15 për qind e përdoruesve e azhurnojnë statusin e vet, 22 për qind komentojnë në statuset e tjerëve, ndërsa 20 për qind komentojnë fotografitë e miqve të tyre.
Aktualisht, 47 për qind e numrit të përgjithshëm të popullatës së rritur në botë janë pjesë e Facebookut, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë në decenien e katërt të jetës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi