Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sëmundja kongjestive e zemrës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sëmundja kongjestive e zemrës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sëmundja kongjestive e zemrës

Shko poshtë

Sëmundja kongjestive e zemrës Empty Sëmundja kongjestive e zemrës

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 1:16 pm

Sëmundja kongjestive e zemrës

A. Përkufizimi dhe shkaqet
1. Përkufizimi: sasia e gjakur e pompuar nga zemra nuk mjafton për të kënaqur kërkesat e organizmit; pamjaftueshmëria mund të jetë e anës së majtë, e anës së djathtë, ose e të dyja anëve. Termi "sëmundje kongjestive e zemrës" është pak më i ri, por është sinonim me termin "pamjaftueshmëri kronike e zemrës".
2. Patofiziologjikisht pamjaftueshmëria vjen nga:
a. Keqfunksioni sistolik.
b. Keqfunksioni diastolik.
c. Kombinimi i keqfunksionit sistolik dhe diastolik.
2. Shkaqet: sëmundjet e valvulave, infarkti i miokardit, hipertensioni, anemia, embolizmi pulmonar, cardiomiopatitë, endokarditi, tirotoksikoza.

B. Shenjat e simptomat dhe diagnoza
1. Shenjat dhe simptomat e pamjaftueshmërisë të anës të majtë janë vështirësia në frymëmarrje (sidomos gjatë ushtrimit fizik), ortopnea, vështirësia në frymëmarrje gjatë natës - me ngritje nga gjumi (paroxysmal nocturnal dyspnea), kardiomegalia, ralet pulmonare, galop S3, rritje e nivelit të aldoseronit, edemë; këto janë pasojë e uljes të sasisë të gjakut të pompuar dhe e rritjes të presionit në atriumin e majtë.
2. Pamjaftueshmëria a anës të djathtë shfaqet me shenja e simptoma që janë pasojë e grumbullimit të gjakut në sistemin venoz; presioni rritet në venat jugulare që si pasojë duken të fryra, mëlçia fryhet me gjak dhe zmadhohet dhe transaminazat mund të ngrihen, krijohet edemë në pjesët e poshtme të trupit, dhe pacienti ndihet i lodhur, humbet peshë, dhe bëhet cianotik.
3. Fibrilimi atrial është i shpeshtë në pamjaftueshmërinë kronike dhe shoqërohet me shtim të rrezikut të embolizmit.
4. Diagnoza vendoset me ekokardiografi. Ekokardiografia përcakton edhe nëse keqfunksioni është sistolik apo diastolik.

C. Trajtimi
1. Bllokuesit e ACE-s janë trajtimi kryesor për keqfunksionin sistolik. 2. Beta-bllokuesit përdoren për keqfunksionin diastolik; në Shtetet e Bashkuara, acebutololi është beta-bllokuesi i parë i miratuar për sëmundjen kongjestive të zemrës.
3. Digitalisi parapëlqehet në pacientët që kanë edhe fibrilim atrial.
4. Vetëm bllokuesit e ACE-s dhe beta-bllokuesit janë provuar që të zgjasin jetën; digitalisi dhe diuretikët lehtësojnë simptomat por nuk e zgjasin jetën.
5. Përdorimi i digitalisit bashkë me diuretikët mund të jetë me rrezik sepse hipokalemia e shkaktuar nga diuretikët nxit efektet proaritmike të digitalisit.
a. Digitalisi zakonisht shkakton aritmi supraventrikulare me bllok atrioventrikular.
b. Trajtimi i helmimit me digitalis bëhet me copat Fab të antitrupave kundër digitalisit (Digibind); në të njëjtën kohë duhet trajtuar hipokalemia.
6. Për parandalimin e trombozës/embolizmit, coumadin-a është më e mirë sesa aspirina.
7. Trajtimi përfundimtar = transplant i zemrës; lloje të ndryshme pompash mekanike mund të përdoren derisa të gjendet transplanti.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi