Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kanceri i prostatës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kanceri i prostatës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i prostatës

Shko poshtë

Kanceri i prostatës Empty Kanceri i prostatës

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:02 pm

Kanceri i prostatës

Kanceri i prostatës Kanceri-prostates

Kanceri i prostatës është njëri nga kanceret që më së shpeshti diagnostikohet tek burrat
Nuk duhet shumë kohë, por vetëm 30 minuta në ditë për të zvogëluar rrezikun e kancerit të prostatës. I njohur gjerësisht si shkaktari i dytë kryesor i vdekjes tek meshkujt dhe se një prej njëmbëdhjetë meshkujve do të ketë kancer të prostatës gjatë jetës së tij.
Statistika këto jo dhe aq të mira! Fatmirësisht, me disa ndryshime të thjeshta dhe të lehta të mënyrës së jetesës, njeriu mund të zvogëlojë rrezikun që të përballet me këtë sëmundje.
Ushtrimet me 30 minuta në ditë ju mund të keni prostatë të shëndetshme. Ky është lajm i mirë për ata të cilët pëlqejnë të dalin në shëtitje jashtë në ambient.
Ju mund të ulni rrezikun që të keni kancer të prostatës për dy të tretat, thjeshtë duke ecur për minimum 3 orë në javë. Një studim që është publikuar në “Journal of Urology” tregon se njerëzit të cilët ecnin mes 3 deri 6 orë në javë, kishin shkurtuar rrezikun e kancerit në prostatë për 66 për qind.
Ecja për 30 minuta çdo ditë me nga një ditë pushim mjafton për t’i arritur këto dobi shëndetësore. Shumica e njerëzve gjejnë kohë në orarin e tyre të ngarkuar për të bërë këtë ecje – jo thjesht për shëndetin e prostatës, por edhe për shëndetin e zemrës. Ecja Shumëkush prej jush mund të drejtojë pyetjen se përse ecja zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës.
Akoma nuk dihet apo më mirë të themi, akoma nuk është e qartë pse ushtrimet zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës. Një ide ka të bëjë me atë se ushtrimet e rregullta nxisin ndryshime biokimike që zvogëlojnë inflamacionin.
Inflamacioni besohet të rrisë rrezikun e disa llojeve të kancerit. Disa studime tregojnë se njerëzit që marrin medikamente për të bllokuar inflamacionin, si medikamentet non-steroide anti-inflamacion, kanë rrezik të zvogëluar ndaj kancerit të prostatës. Sidoqoftë, këto medikamente nuk duhet të përdoren për atë qëllim, pasi mund të kenë efekte anësore serioze.
Ushqimi Edhe dieta luan rol në shëndetin e prostatës. Një studim i bërë nga Universiteti “John Hopkins”, ku janë përfshirë 84.000 njerëz, ka treguar se meshkujt që shtonin më shumë se 5 kg gjatë një periudhe 10-vjeçare, dyfishonin rrezikun që të kenë kancer të gjëndrës së prostatës – ata që shtonin peshë më shumë se aq, kishin rrezik edhe më të lartë.
Të mbash një dietë, e cila është me pak kalori dhe e pasur me shumë fruta dhe perime, shpie që të kesh prostatë më të shëndetshme. Kjo lloj diete ka efekte “anti-inflamacion”, përderisa ushqimi i keq, ushqimet e shpejta dhe ato të cilat janë me sasi të lartë të sheqerit dhe trans-yndyrave rrisin inflamacionin dhe kështu ndoshta edhe rrezikun e kancerit të prostatës.
Prandaj këshillohet që 30 minuta të ecjes në çdo të dytën ditë jo vetëm se zvogëlon rrezikun që kanceri i prostatës të shmanget, por gjithashtu ndihmon që të mos shtoni peshë që llogaritet si një faktor tjetër i kësaj sëmundjeje. Ecja e rregullt është njëra ndër gjërat më të mira që mund të bësh për shëndetin e prostatës. Kafeja Pirja e kafes gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të avancimit të kancerit në prostatë.
Studimi, i cili gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar është prezantuar në konferencën e “American Association for Cancer Research” në Houston, tregon se njerëzit që pinin më së shumti kafe, në krahasim me ata që nuk pinin, ishin për 60% me më pak gjasa të zhvillonin kancer të avancuar të prostatës.
Shkencëtarët thonë se është paksa herët që të rekomandojmë se duhet të filloni të pini kafe për të parandaluar kancerin në prostatë, por rezultatet e deritashme janë inkurajuese. “Pak faktorë të mënyrës së të jetuarit në mënyrë të vazhdueshme janë shoqëruar me rrezikun e kancerit në prostatë, veçanërisht me rrezikun e agresivitetin e sëmundjes (kanceri i prostatës), kështu që do të ishte shumë mirë po qe se ky asociacion (lidhja mes pirjes së kafes dhe kancerit në prostatë), konfirmohet në studime të tjera, – thotë hulumtuesja Kathryn M. Wilson, doktoreshë në “Harvard Mecdial School” dhe “Harvard School of Public Health”.
Rezultatet tona sugjerojnë se nuk ka arsye të ndalemi e të mos pimë kafe për ndonjë arsye rreth kancerit në prostatë”. Sipas tyre, ky është i pari studim i llojit të tillë që shikon në mënyrë prospektive si në rrezikun e përgjithshëm të kancerit në prostatë, ashtu edhe në rrezikun e kancerit në prostatë të lokalizuar kundrejt kancerit të avancuar të prostatës që është përhapur edhe jashtë prostatës.
Në studim, shkencëtarët kanë analizuar informatat nga një studim i mëhershëm, i cili ka grumbulluar të dhëna në veset e pirjes së kafes të më se 50.000 njerëzve nga 1986 deri 2006. Gjatë kësaj periudhe kohore, 4975 prej tyre kanë zhvilluar kancer në prostatë. Rezultatet tregonin se ata që kishin pirë më së shumti kafe (gjashtë apo më shumë gota në ditë), kishin 59% zvogëlim të rrezikut për kancer agresiv të prostatës (sëmundje fatale apo e avancuar) krahasuar me ata të cilët nuk pinin kafe.
Por, ata thonë se nuk është vetëm kafeina që është përgjegjëse për dobitë e parandalimit të kancerit në prostatë. Studimi, gjithashtu, tregon se edhe ata të cilët pinin kafe të dekafenizuar, kishin zvogëlim të ngjashëm të zvogëlimit të rrezikut që të kenë zhvillim kanceri në prostatë.
Kafeja ka efekt edhe në insulinë, glukozë, metabolizëm e gjithashtu edhe në nivelet e hormoneve seksuale, që të gjitha luajnë rol te kanceri i prostatës”, – thotë Wilson. Studimi tregoi se kafeja gjithashtu përmban edhe shumë përzierje potencialisht të dobishme si antioksidues dhe minerale që mund të luajnë rol në parandalimin e kancerit në prostatë dhe se nevojiten studime të tjera për të konfirmuar këto rezultate.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi