1500 anëtarë të Facebookut e shndërruan festën në kaos
Faqja 1 e 1
1500 anëtarë të Facebookut e shndërruan festën në kaos
Vetëm një click i gabuar në faqen e popullarizuar të rrjetit shoqërorë Facebook mund të ju kushtoj shtrenjtë. Këtë e përjetoi në lëkurën e saj 16 vjeçarja nga Hamburgu e cila nëpërmjet internetit ftoi shokët në festën e ditëlindjes, por gabimisht e bëri këtë ftesë publike, në vend se ta postonte privatisht. Në festë u paraqitën 1500 veta.
Vajza në profilin e saj paralajmëroi ditëlindjen e saj të 16, ndërsa praninë në këtë ngjarje e konfirmuan 15.000 veta. U paraqitën fizikisht rreth 1500 dhe u detyrua policia të intervenojë.
Rreth 100 policë intervenuan në festë, ndërsa u arrestuan gjashtë veta për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe shkatërrimit të pronës. Pas marrjes në pyetje të gjithë të arrestuarit u liruan.
“Për fat të keq, vajza harroi ta regjistrojë këtë festë si ngjarje private”, tha zëdhënësi i policisë Mirko Streiber për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Ai konfirmoi se dhjetëra persona u lënduan pasi shkelën në copa xhami të thyera. Sipas zyrtarëve të policisë, për shkak të festës e tërë rruga ishte mbyllur.
Të rinj dhe të reja po argëtoheshin nëpër rrugë, në kulmet e garazheve ndërsa mbeturinat ishin hedhur në të gjitha anët.
“Para se të paralajmërohet ndonjë ngjarje së pari duhet njohur mirë rregullat e Facebookut, opsionet dhe mundësitë”, tha Streiber.
Similar topics
» Anëtarja më e vjetër e Facebookut
» Tatuazh, 152 shokët e Facebookut (Video)
» Përdoruesja më e moshuar e Facebookut ka 103 vjet
» Gara me jastëk organizohet nëpërmjet Facebookut
» Premierë: Kaos – “Le t’kallen”
» Tatuazh, 152 shokët e Facebookut (Video)
» Përdoruesja më e moshuar e Facebookut ka 103 vjet
» Gara me jastëk organizohet nëpërmjet Facebookut
» Premierë: Kaos – “Le t’kallen”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi