Ronela Hajati, si “Nostradamusi”
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Ronela Hajati, si “Nostradamusi”
Ka kaluar gati një vit që kur Ronela Hajati parashikoi fatin e saj. Fatin e saj jo fort të mirë duhet thënë, të cilit, këngëtarja i druhej e që çuditërisht u plotësua sipas asaj që kishte deklaruar në një intervistë të një viti më parë në ‘Shijak TV’. E ftuar në emisionin muzikor “100% shqip”, Ronela Hajati e pyetur nga moderatorja e emisionit për planet e saj të ardhshme deklaroi: “Unë jam supersticioze dhe kam frikë t’i them me zë të lartë planet e mia, sepse pastaj nuk më realizohen”. Në të njëjtën kohë që këngëtarja jepte këtë deklaratë në ‘Shijak TV’, në “Supersonic TV” kishte filluar të shfaqej promoja e klipit të saj, që sipas reklamës “Së shpejti në Supersonic TV” lançimi i këngës pritej të bëhej ato ditë. Që ta kuptoni situatën më mirë, po rikthehemi përsëri intervistës së saj në Shijak TV.
Pas këmbënguljes së moderatores së emisionit “100% shqip” mbi planet e së ardhmes, më në fund Ronela u dorëzua duke thënë: “Epo mirë, meqenëse projekti është thuajse gati dhe nuk ka shanse të mos realizohet, atëherë po ju tregoj se një nga planet që u realizua dhe pritet të dalë së shpejti është një klip që do të publikohet këto ditë në ‘Supersonic’.
Kënga, një bashkëpunim me Flor Mumajesin, klipi i së cilës pritej të shfaqej ato ditë në ‘Supersonic TV’ nuk u publikua kurrë as në këtë stacion muzikor e as në ndonjë tjetër të ngjashëm.
Ronela pati të drejtë dhe kësaj radhe. E tha me zë të lartë dhe ky plan u prish. Nuk dihet arsyeja, por një gjë është e sigurt, Ronela do të kishte bërë më mire ta kishte mbyllur gojën e të priste të publikohej klipi para se ta thoshte këtë gjë me zë të lartë.

Similar topics
» Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës
» Ronela heq syzet për performancë…
» Rozana dhe Ronela ja bejne Bam
» Stresi dhe Ronela në duet në Top Fest
» Ronela heq syzet për performancë…
» Rozana dhe Ronela ja bejne Bam
» Stresi dhe Ronela në duet në Top Fest
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi