Helmojnë mësuesen nuk kishin mësuar për provim
Faqja 1 e 1
Helmojnë mësuesen nuk kishin mësuar për provim
Një mësuese në Itali është helmuar pasi studentët e saj i kanë hedhur një substancë kimike në shishen e ujit për të evituar provimin.
Ngjarja absurde ka ndodhur në një shkollë bolonjeze, në Itali, dhe përgjegjësi ende nuk është gjetur.
Studentët e Institutit Teknik Industrial kanë përfituar nga dalja nga klasa e mësueses për të hedhur në shishen e ujit substancën kimike të quajtur trikoloretan.
Kjo substancë nuk ka as ngjyrë dhe as aromë, por mund të jetë shumë helmuese. Sapo ka pirë pak nga uji mësuesja është ndjerë keq dhe është dërguar menjëherë në spital ku mjekët kanë zbuluar shkakun e kësaj gjendjeje.
Fajtori rrezikon shumë, më e pakta është një përjashtim nga shkolla, por mund të ketë edhe ndjekje penale për të.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi