Albërie Hadërgjonaj: Vajzat e mia le të presin për martesën
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1

Uroj që vajzat të presin për martesën. Ndoshta unë vij nga një vend i vogël në Kosovë, Deçani, paksa konservator. U dashurova fëmijë, në moshë fare të re, 14 vjeçe, saqë familja ime nuk priti fare të më vishte nuse, por më nxori nga shtëpia”. Me këto fjalë të thëna gjatë një programi televiziv, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila së fundmi ka realizuar këngën “Kur nuk shkon, nuk shkon”, – ka shprehur urimin e saj për dy vajzat, Agnesa dhe Anxhelina, që sipas saj duhet të presin për martesën. Njëra prej tyre, Agnesa, është studente, ndërsa 18-vjeçarja Anxhelina është një këngëtare e re por e suksesshme. “Shpresoj që vajzat e mia, Agnesa dhe Anxhelina, të mos martohen shumë herët, por kur kjo të ndodhë, do dëshiroja të kishin pranë partnerë që t’i përkrahin e t’i inkurajojnë për të ardhmen. Unë pata fat me bashkëshortin tim, Mentorin, pasi ai u bë faktor që unë të bëhesha një femër e shkolluar, e famshme.
Falë tij kam pasur këtë fat. Ka raste kur femrat që martohen në moshën 15-vjeçare, jeta e tyre, talenti ndërpritet aty dhe kaq”, ka lavdëruar bashkëshortin Albëria, me të cilin ka qëndruar pranë në çdo vështirësi e moment të bukur. Sipas këngëtares, kohët kanë ndryshuar, vajzat mund të njohin djem, por nëse nuk përputhen me ta, nuk ka asgjë të keqe që secili prej tyre të shohë punën e vet në jetë. “Sot njeh dikë, s’të pëlqen, sheh dikë tjetër derisa gjen të duhurin në jetë.
Shpresoj që Agnesa dhe Anxhelina të jenë të denja në jetë, të marrin timonin e jetës, ta drejtojnë vetë e pastaj të gjejnë edhe djalin e duhur”, – ka thënë mamaja seksi, e cila, siç duket, nuk është aspak fanatike. E bija e këngëtares, Anxhelina, merr pjesë në “Top Fest 8”, me një baladë shumë të ndier, që titullohet “Kjo jetë s’mjaftoi”.

Similar topics
» Befasia e Albërie Hadërgjonaj
» Si e presin Shën Valentinin këngëtarët?
» Blerta Syla dhe Vetoni presin fëmijë
» Teuta Kurti dhe Dardan Luta martesën e kanë kurorëzuar edhe në xhami
» Agnesa një tjetër bukuroshe në familjen Hadërgjonaj
» Si e presin Shën Valentinin këngëtarët?
» Blerta Syla dhe Vetoni presin fëmijë
» Teuta Kurti dhe Dardan Luta martesën e kanë kurorëzuar edhe në xhami
» Agnesa një tjetër bukuroshe në familjen Hadërgjonaj
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi