Apokalipsi i pashmangshëm: Fundi i botës në tetor
Faqja 1 e 1
Apokalipsi i pashmangshëm: Fundi i botës në tetor
Harold Camping mori veten nga shoki që pësoi, pasi kishte paralajmëruar për një kohë të gjatë fundin e botës e që në të vërtetë nuk ndodhi dhe ndjekësit e tij i njoftoi se kishte bërë hesapet gabim dhe se kiameti do të ndodhë pas pesë muajve, më saktë më 21 tetor.
“Pejgamberi” i vetëshpallur Harold Camping iu drejtua ndjekësve të tij dhe paralajmëroi se kiameti është i pashmangshëm por ai kishte gabuar në llogaritje – fundi i botës do të ndodhë më 21 tetor.
Camping pranoi hapur se e kishte goditur fort fakti që Bota nuk filloi të zhdukej më 21 maj në orën 18:00 dhe se 200 milionë të krishterë nuk ishin ngjitur në qiell. I prekur me këtë ngjarje “aspak të këndshme” ai iu drejtua Zotit për lutje.
Me siguri të njëjtën gjë e kanë bërë edhe ndjekësit e tij të cilët kishin hequr dorë nga puna, shtëpitë dhe pasuria dhe ia kishin dhuruar atij 100 milionë dollarë.
Pas reflektimit të thellë, Camping e kuptoi gabimin që kishte bërë dhe sërish ia bëri me dije bortës se apokalipsi po afrohet, vetëm se nuk i kishte bërë mirë hesapet. Nëse ia vlen t’i besojmë këtij plaku pasanik, neve zor se do të na zë dimri, shkruan Guardian.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi