Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Mussy G nënshkruan me Expat  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Mussy G nënshkruan me Expat  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mussy G nënshkruan me Expat

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Mussy G nënshkruan me Expat  Empty Mussy G nënshkruan me Expat

Mesazh nga Juѕт٠ Thu May 19, 2011 3:50 pm

Talentet shqiptarë që jetojnë në perëndim nuk kanë të ndalur. Pas disa këngëtarëve që u paraqitën sivjet nëpër emisione për talente, tani radhën e ka një reper, i cili pas suksesit të tij nëpër koncerte ‘live”, ka arritur deri të nënshkrimi i një kontrate me kompaninë muzikore “Expat Records” për të realizuar albumin e parë me grupin e tij. Është ky grupi “Sike Yo Ming”, që përbëhet nga s Mustafa Grajqevci (Mussy G), një 16 vjeçar nga Prishtina, dhe Ming Tran (M Tran) (17), i cili është refugjat nga Taiwani, konkretisht nga qyteti i Taipeit. M Tran jeton në SHBA që nga mosha dyvjeçare. Sipas producentëve të Expak, grupi është marrë me muzikë që dy vite tashmë, gjatë së cilës kohë ata kanë zhvilluar zërin e tyre duke mbajtur edhe koncerte “live” para publikut të Michigamit, gjë që ka bindur ata që të nënshkruajnë kontratë me grupin.
Pasi janë zbuluar nga “Expat Records A&R” dhe Steve Roberts, ata kanë dëgjuar disa demo të këngëve të grupit, të cilat ua ka treguar menaxheri i tyre në fillim të këtij viti.
Pas kësaj ata kanë filluar punën të mbledhin materialin që e kanë bërë gjatë koncerteve, ndërkaq tani kompania thotë se ata mund të debutojnë shumë shpejt me albumin e tyre, varësisht prej punës që do të bëjnë në studio.
M Tran ka thënë për një medie amerikane se “ata janë të mahnitur që kanë punuar me Expat Records”.
“Fokusi ynë për momentin është që të përfundojmë albumin e parë me EP, i cili do të përfshijë miksimin e frymëzimit të këngëve tona hip-hop me një tingull më veror, që përfundimisht pritet të ketë sukses gjatë këtij viti”, ka thënë ai.
Sipas tij, këngët janë duke u incizuar për mrekulli, sipas kërkesave të tyre.
“Ne mezi presim që ato të transmetohen dhe ta shijojmë suksesin në të ardhmen e grupit”.
Për nënshkrimin e kontratës me këta dy reperë e kënaqur është edhe kompania që ka bërë kontratë më ta.
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi nënshkruar me të dy reperët dhe mendoj se ata kanë një të ardhme të ndritur”, ka thënë presidenti i Expat Records, Jeff Libby.
Albumi i tyre debutues nga grupi “Sike Yo Mind” ende nuk është emëruar, por është publikuar një këngë me solo këngëtarin Jesse Fick, që quhet “Summertime”. EP thotë se do ta realizojë albumin gjatë verës së 2011.
Këngën “Summertime”, e cila është bashkëpunim me Fick, mund ta dëgjoni në këtë link:

http://www.expat-records.com/sike_yo_mind/music.php

Kush janë Expat Records?

Expat Records është një label muzikor që prezanton dhe merr në gjirin e vet artistë dhe këngëtarë nga e gjithë bota. Expat është unike në krijimet e veta, përderisa përdor teknologjinë e ueb-faqeve 2.0 për promovim dhe marketing të artistëve. Shumica e këtyre artistëve janë të rinj dhe të talentuar, që kultivojnë zhanër ndryshe të muzikës, gjë që i bën shumicën e tyre të suksesshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi