Kopjoni mënyrën tradicionale japoneze të të ushqyerit
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1

Për shumë vite, ushqimi i tyre, i pasur në peshk dhe i varfër në yndyra, u falte japonezëve jetëgjatësi dhe zemër të shëndoshë.
Në vitin 1957, Ancel Keys, profesor i mjekësisë në Universitetin e Minesotës në SHBA, filloi të studiojë përqindjet e sëmundjeve të zemrës në shtatë vende: SHBA, Finlandë, Holandë, Itali, Greqi dhe Japoni. Nga ky studim ai arriti në rezultatin se vendet perëndimore shfaqnin raste të sëmundjeve të zemrës rreth 5 herë më të larta sesa Japonia, e cila kishte rastet më të pakta nga të gjitha këto vende.
Studime të Universitetit të Helsinkit botuan një studim, në të cilin paraqitet dieta ushqimore ditore e një fshatari japonez.
Kjo dietë përmban: 4-5 filxhanë oriz, 150-230 gr. fruta të freskëta, rreth 250 gr perime, 50-60 gr fasule, rreth 60 gr mish, rreth 120 gr peshk, një filxhan qumësht, 1 vezë në tri ditë, 1 lugë kafeje sheqer dhe, së fundi, 1 lugë kafeje salcë soje. Meshkujt konsumojnë gjithashtu edhe rreth 150 ml birrë.
Kjo mënyrë tradicionale e të ushqyerit të japonezëve është e ulët në kalori, yndyra dhe mish, si dhe e pasur në peshk, fruta dhe oriz. E vetmja pikë e dobët e saj është sasia e madhe e natriumit, e cila vjen kryesisht nga soja.
Pra, nëse dëshironi të evitoni problemet e zemrës, kopjoni mënyrën tradicionale japoneze të të ushqyerit, duke evituar sojën.

Similar topics
» Mënyra e të ushqyerit varet nga emocionet
» Orteku në mënyrën ruse
» Vijat e bardha në mënyrën ruse (Video)
» Videolojërat japoneze edhe në WC
» Buzëqeshja teknologjike japoneze
» Orteku në mënyrën ruse
» Vijat e bardha në mënyrën ruse (Video)
» Videolojërat japoneze edhe në WC
» Buzëqeshja teknologjike japoneze
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi