Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Erioni i BB në “Vip Shtëpia”  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Erioni i BB në “Vip Shtëpia”  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erioni i BB në “Vip Shtëpia”

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Erioni i BB në “Vip Shtëpia”  Empty Erioni i BB në “Vip Shtëpia”

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Apr 28, 2011 6:44 pm

Bertina Mehmeti, vajza nga Delvina që spikati në Big Brother 3, është një nga konkurrentet më të forta në reality-show-n që zhvillohet në Prishtinë, “Vip Shtëpia”. Votat që ka marrë ajo on line, si dhe komentet pozitive, ia kalojnë çdo konkurrenti tjetër që ndan shtëpinë me të, qoftë Qetsor Ferunajt- fituesit të BB2, këngëtares Rovena Stefa etj. Në disa debate që janë krijuar gjatë bashkëjetesës së banorëve në shtëpi, Bertina është përballur me këngëtarin kosovar Xuxi, i cili edhe e ka fyer, duke i thënë se “ajo ka arritur të bëjë seks në BB para miliona shqiptarëve”. Për këtë ka reaguar në FB edhe moderatori Erion Zeqiraj, i dashuri i Bertinës që prej BB3, duke thënë se “ku e paska parë Xuxi që ata kanë kryer marrëdhënie intime”? Ndoshta për shkak të këtyre përballjeve, fansat kanë kërkuar që Erioni të ftohet nga produksioni, për të marrë pjesë në “Vip Shtëpia” qoftë edhe për disa ditë. Me sa duket, ata duan të shohin reagimin e çiftit përballë Xuxit, Qetsorit etj., nga të cilët Bertina është sulmuar. Ende nuk dihet nëse Erioni ka marrë një ftesë të tillë, edhe pse kërkesat e fansave në faqen zyrtare të “Vip Shtëpia” si dhe në Facebook, janë të pafundme. E sigurt është që nëse Erioni do të futej në banesë, atëherë po që do të kishte spektakël…
Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës, në “Vip Shtëpia” u fut si agjentja e katërt sekrete këngëtarja Linda Halimi. Dje në mëngjes Linda tha para gjithë publikut se kurrë nuk e kishte besuar se do të mund të rrinte e mbyllur në një shtëpi për disa ditë me radhë.
Por ja që edhe kjo më ndodhi dhe jam shumë e kënaqur më banorët, pasi po kaloj një kohë shumë të mirë brenda shtëpisë”, u shpreh ajo. Linda, për shkak të detyrimeve të shumta nuk mund të merrte pjesë në këtë reality-show si konkurrente, edhe pse ajo do të ketë mundësinë të qëndrojë katër ditë e “nguluar”, për të dalë të enjten sërish.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi