Zanfina Ismajli: Shoqe të ngushtë kam Monën, mamanë time
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Zanfina Ismajli: Shoqe të ngushtë kam Monën, mamanë time
Ajo i ndodhet pranë në çdo aktivitet, fotosesion apo koncert ku këngëtarja merr pjesë. Mona, e ëma e Adelina dhe Zanfina Ismajlit ka një raport shumë të ngushtë me të bijat, sidomos me Zanfin, të cilën e shoqëron ngado. Është e qartë që kur vjen puna te besimi dhe konfidencat e ngushta, thuajse të gjithë personazhet publikë besojnë më shumë te familjarët e tyre, aq më tepër që në trojet shqiptare ende roli i menaxherit të artistëve nuk është konsoliduar. “Fillimisht raporti ynë është familjar, pasi jemi një gjak, por edhe raporti shoqëror është shumë i rëndësishëm, pasi mamanë time, Monën, e kam shoqen më të afërt, madje me njëra-tjetrën jemi më shumë shoqe. Gjithmonë e kam me vete, as në emisione nuk shkoj pa të sepse jemi shumë të lidhura dhe pa mbështetjen e saj ndoshta nuk do kisha bërë as 50 për qind të gjërave që kam bërë deri më tani”, është shprehur Zanfina për të ëmën, duke shprehur konsideratat më të larta si fëmijë.
Ndërkohë që e motra e saj më e madhe, e cilësuara Diva, Adelina Ismajli, po përpiqet me sukses të depërtojë në tregun muzikor europian, Zanfina Ismajli, të cilën e kemi parë shpesh nën shoqërinë e Dafina Zeqirit, të cilën e ka konsideruar kolegen e saj më të afërt, ka thënë se është duke u përgatitur për një këngë të re me videoklip. Natyrisht, shumë hot, si për të justifikuar edhe faktin që ka një kohë relativisht të gjatë që u mungon ekraneve muzikore dhe fansave të saj!

Similar topics
» Zanfina Ismajli kalon natën në autostradë
» Zanfina e “bojkoton” Videofestin
» Zanfina: Adelina ka qenë idhulli im
» Zanfina: Adelina do të hyjë në tregun muzikor evropian
» Genta Ismajli e pa lodhur
» Zanfina e “bojkoton” Videofestin
» Zanfina: Adelina ka qenë idhulli im
» Zanfina: Adelina do të hyjë në tregun muzikor evropian
» Genta Ismajli e pa lodhur
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi