Gara me karrige zyreje
Faqja 1 e 1
Gara me karrige zyreje
Në qytetin gjerman Bad Koenig-Zell është mbajtur gara e tretë e vozitjes me karrige të zyrës. Garuesit sivjet kanë shtërnguar mirë karriget e tyre, ndërsa disa kanë arritur shpejtësinë deri në 35 kilometra në orë.
Kjo garë në Gjermani organizohet që tri vjet rresht ndërsa secilën herë në të marrin pjesë numër gjithnjë e më i madh i garuesve, të cilët vijnë për t’i prezantuar shpikjet e tyre, karrigat bizare në të cilat mund të vozitesh nëpër tatpjetat e rrugëve.
Në garën e sivjetshme fitoi Pierre Feller nga Luksemburgu, i cili i kaloi 183 metra për vetëm 26.95 sekonda. Përndryshe rregulli është i thjeshtë. Rrotat shtesë nuk lejohen dhe as mjetet ndihmëse të motorizuara. “para nisjes kontrollojmë çdo karrige”, tha Rene Garg, organizator i garës.
Natyrisht, në këtë garë ndahen çmime edhe për karrigen më të mirë të dizajnuar, ku është shpërblyer Heiko Winter, i cili ishte veshur si kauboj, ndërsa nga karrigeja kishte krijuar “kalin”.
Similar topics
» Pas plaçkitjes ikën me karrige invalidësh
» Gara me jastëk
» Gara me jastëk organizohet nëpërmjet Facebookut
» Agnesa Vuthaj: Gara shkon shumë mirë
» Gara me jastëk
» Gara me jastëk organizohet nëpërmjet Facebookut
» Agnesa Vuthaj: Gara shkon shumë mirë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi