Kënaqesia juaj në portalin tonë!
The Pimpsons, ana tjetër e politikës kosovare   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
The Pimpsons, ana tjetër e politikës kosovare   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

The Pimpsons, ana tjetër e politikës kosovare

Shko poshtë

The Pimpsons, ana tjetër e politikës kosovare   Empty The Pimpsons, ana tjetër e politikës kosovare

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 17, 2011 1:49 pm

The Pimpsons, ana tjetër e politikës kosovare   F.0416142752221_m

Në televizor duken ndryshe dhe janë më serioz. Në paraqitjet e tyre publike janë mendjemëdhenj dhe rrallëherë flasin me ne.
Por aktorët kryesor të politikës kosovare në serinë kreative “The Pimpsons”, të publikuar ekskluzivisht në rrjetet sociale si Facebook e Twitter, vijnë në një format të stripit dhe shumë të ndjekur nga publiku.

“The Pimpsons” është një serial vizatimor i shprehur me humor të zi, ku ata që janë pjesë e këtij reality shou “vuajnë” mjaft shumë nga dora dhe mendja kreative e autorit të këtij seriali, i cili në shenjë pakënaqësie ndaj ngjarjeve ditore politike, ka zgjedhur që t’i përqesh ata që merren me politikë në Kosovë.

Personazhet kryesore të “The Pimpsons” janë liderët e partive politike, përkatësisht kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i opozitës, Isa Mustafa, Presidentja, Atifete Jahjaga, Albin Kurti, Shpend Ahmeti, ambasadori amerikan, Christopher Dell, Arben Gashi, Azem Syla, zëvendësi i ambasadorit amerikan, Michael Murphy, Vlora Çitaku, Edita Tahiri, Ahmet Shala, ish-presidenti Behgjet Pacolli, dhe personazhet tjera të politikës, si Mimoza Kusari, Blerand Stavileci, Sabri Hamiti, Qëndrim Gashi, Ilir Deda e Berat Buzhala.

Mirëpo, e veçanta e çdo episodi të paraqitur në baza ditore janë anëtarët e rinj që “gatuhen” brenda ditës si dhe gjuha që ata përdorin brenda serialit.

Në versionet e publikuara deri më tash, Hashim Thaçi duket të jetë më i afërt me ambasadorin Dell, ndërsa Mimoza Kusari e njohur si Limoza, i bindet shefit të saj, Behgjet Pacollit, dhe në anën tjetër paraqet kërkesa të cilat “shefi” ia plotëson asaj.

Dy prej temave të cilat më së shumti zënë vend në “The Pimpsons” janë shkuarja e politikanëve të Kosovës në Bansko të Bullgarisë për ta përpiluar planin për zhvillim ekonomik, si dhe dhembjet që liderët e partive i vuajnë nga prurjet e reja në politikë.

The Pimpsons, ana tjetër e politikës kosovare   Pimp

Autori i këtij stripi e përshkruan krijimin e tij humoristik, si një “parodi e programit te famshëm televiziv amerikan, e cila përshkruan gjendjen aktuale politike në Kosovë, akterë kryesorë të së cilës janë personazhet dhe vakitë e tyre”, ndërsa premton se në ditët në vijim, temat dhe personazhet e reja do t’i servohen publikut, i cili kërkon diçka të tillë.

Në rast se nuk keni arritur ta kuptoni se për çka është fjala, dhe çka po ndodh në familjen e “The Pimpsons” atëherë klikoni në adresën e tyre në Facebook, përaktësisht në www.facebook.com/pimpsons
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi