Një protezë e re bionike për krahun
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Një protezë e re bionike për krahun
Jeta e dhjetëra mijëra njerëzve - burra, gra e fëmijë - ndryshon përgjithmonë kur ata humbasin duart apo këmbët në shpërthimet e minave tokësore, sulme me bomba apo aksidente.
Në dekadën e kaluar gjithnjë e më shumë pajisje motorike protezë kanë ndihmuar këta njerëz të rifitojnë disa nga funksionet e gjymtyrëve të humbura. Shkencëtarët tani janë duke zhvilluar një lloj krahu protezë që mundëson një pacient të rifitojë ndjesinë e prekjes.
Dr Kuiken nga Spitali Walter Reed në Washington shpjegon se fijet nervore nga krahu i prerë lidhen me muskujt e mbetur, në gjoks dhe në krah. Fijet nervore që kontrollojnë hapjen dhe mbylljen e dorës janë bashkangjitur në vende të ndryshme. Në këtë rast, elektrodat e vendosura në muskuj veprojnë si antena. Kur truri dërgon një impuls elektrik nervor, elektroda i merr sinjalet dhe ia dërgon protezës e cila aktivizohet.
Mjekët janë në gjendje tani që pjesë të fijeve nervore të duarve dhe gishtave t’i transferojnë tek muskujt e krahut dhe në këtë mënyrë pacienti me protezë mund të rifitojë ndjesinë e prekjes. "Nëse ju prekni lëkurën, pacienti ndjen sikur ju po prekni dorën e tij të humbur.”
Dr Kuiken thotë teknologjia prosthetike ndodhet në fazën kur pritet të shihet një numër në rritje i gjymtyrëve artificiale bionikë, që do t’i ndihmojnë personat me gjymtyrë të prera të bëjnë jetë normale.
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi