Organizatorët të kënaqur me “Kosova Fashion Week 2011”
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Organizatorët të kënaqur me “Kosova Fashion Week 2011”
“Kosova Fashion Week 2011” është etiketuar si eveniment i suksesshëm nga organizatorët e kësaj ngjarje të modës. Për pesë net me radhë Java e Modës në Kosovë, që organizohet nga agjencia e modës ‘Gecjan Fashion Group’ dhe RTV 21, u ka dhënë rastin kreatorëve shqiptarë t’i prezantojnë punimet e tyre dhe njëkohësisht t’i shesin ato për publikun kosovar. “Një interesim i tillë si nga ana e atyre që dëshirojnë të prezantohen në javën e modës si nga modelet që aplikojnë për të sfiluar në këtë eveniment, e që edhe këtë vit kishte mbi 500 vajza konkurrente, po ashtu shikuar edhe nga audienca që ishte pjesë e javës se modës për 5 net me radhë, na bëjnë të ndjehemi të sigurt dhe të vendosur në rrugën e nisur drejt avancimit të vlerave të kreatorëve tanë si dhe ngritjen e nivelit të spektakleve të modës në vendin tonë”, janë shprehur organizatorët e këtij evenimenti në një komunikatë për media. Nuk munguan edhe këngëtaret që e shoqëruan çdo natë Javën e Modës. Genta Ismaili, Dafina Zeqiri, Blero, Adelina Tahiri, Hekuran Krasniqi, Argjentina Ramosaj, Linda Halimi, Adrian Gaxha dhe Lori u përkujdesën për të kënaqur edhe veshët dhe jo vetëm sytë e të pranishmëve që ndoqën këtë eveniment.
Similar topics
» Genta dhe Dafina kërcënojnë organizatorët e “Miss Kosova”
» Aferdita ne “Miss Universe Kosova 2011”
» Dafina mungon në koncert, organizatorët: Na kthe paratë
» Leonora Jakupi e kënaqur me klipin e ri
» Dafina Rexhepi e kënaqur me videoklipet
» Aferdita ne “Miss Universe Kosova 2011”
» Dafina mungon në koncert, organizatorët: Na kthe paratë
» Leonora Jakupi e kënaqur me klipin e ri
» Dafina Rexhepi e kënaqur me videoklipet
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi