Arrestohet politikani - vjedh letrat e WC-së
Faqja 1 e 1
Arrestohet politikani - vjedh letrat e WC-së
Policia gjermane në Berlin, arrestoi një politikan me dyshimin se ka vjedhur letrat e WC-së. Shtëpiakët vërejtën se mungojnë dyqind role të letrës së WC-së dhe vendosën ta kërkojnë fajtorin.
Gjurmët çuan te politikani 24 vjeçar Frank-Michael John, anëtar i partisë majtiste Die Linke, e cila merr pjesë në punën e këshillit rajonal Straisund në veri të Gjermanisë.
Shtëpiakët e kapën hajnin derisa po dilte nga WC-ja me një role letre në dorë, ndërsa rolën tjetër e kishte futur në çantë. Lajmin për arrestimin e tij e vërtetoi edhe policia lokale.
“Jemi duke vazhduar hetimet lidhur me dyshimin për vjedhje të disa sendeve me vlerë të vogël”, tha zëdhënësi i policisë dhe shtoi se vlera e tërë pronës së përvetësuar ilegalisht nuk është më e madhe se 100 euro.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi