“Marigona” rikthehet furishëm
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
“Marigona” rikthehet furishëm
Grupi rock mitrovicas u rikthye në skenën muzikore kosovare pas një heshtjeje pesëvjeçare. Në 20- vjetorin e themelimit, grupi “Marigona” i njohur sidomos në vitet e ’90 është ribashkuar. Pesë djemtë e “Marigonës” më 11 prill mbajtën një koncert unplugged, me rastin e ditëlindjes së grupit.
Koncerti i “bashkuar” u mbajt në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Koncerti ishte determinuar të mbahet vetëm për mysafirët e ftuar, por me vonë vazhdoi edhe me bileta. Publiku që ishte në sallë e mirëpriti koncertin, madje organizatoret e patën problem t’i akomodonin të gjithë simpatizantët e këtij rok grupi. Grupi ishte i mendimit që koncertin e parë ta bëjë në Mitrovicë, pasi që është edhe vendi ku u themelua, mirpo kjo ide, sipas organizatës, nuk u konkretizua. Arsyeja për mbajtjen e koncertit në Prishtinë, sipas tyre, ishte pamundësia për të gjetur një ambient të përshtatshëm në Mitrovicë për një kohë shumë të shkurtër. Sa i përket organizimit të këtij koncerti, Teuta Gashi, organizatore, tregon se “ka filluar me lehtësi dhe ashtu është organizuar gjithçka. Asnjeri nuk ia ka lënë punët tjetrit, të gjithë janë angazhuar që gjithçka të shkojë sa më mirë”.
“Dashuria për të risjellë punën e bërë ndër vite, ka bërë që djemtë e këtij grupi të punojnë dhe të mos mendojnë asnjëherë për lodhjen”, thotë ajo.
Ky koncert është fillimi i një turneu që ky grup ka vendosur ta zhvillojë gjithandej Kosovës. Pas Prishtinës, ata kanë planifikuar që të shkojnë në Mitrovicë, e pastaj të vazhdojnë nëpër komunat tjera. Pas turneut nëpër Kosovë, “Marigona” do të mbajë nga një koncert edhe në Shqipëri e Maqedoni.

Similar topics
» Naser Berisha rikthehet me “Deti i lodhur”
» Miss shqiptarja në Skandinavi quhet Marigona Shillova
» Miss shqiptarja në Skandinavi quhet Marigona Shillova
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi