Argjentina Ramosaj: Fama është gjë e bukur
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Argjentina Ramosaj: Fama është gjë e bukur
Argjentina Ramosaj, këngëtarja e cila së fundi shkëlqeu në festivalin ´Kënga Magjike´, duke fituar edhe çmimin ´Magjia e Parë´, thotë për Telegrafin se fama është gjë e bukur për një artist. “Jeta ime ka ndryshuar shumë. Nuk ka shans të eci nëpër rrugë pa më njohur njerëzit, është një gjë shumë e çuditshme. Dhe i falënderoj të gjithë fansat që më përshëndesin dhe komplimentojnë gjithmonë. Fama është një gjë shumë e bukur për një artist. Sa më shumë famë aq më shumë do të ketë njerëz që e dëgjojnë dhe e vlerësojnë muzikën, punën tënde”, është shprehur Argjentina. Falënderimin më të madh për sukseset e saj ajo ia dedikon familjes së saj dhe të fejuarit Valonit, me të cilin tash e dy vite është duke bashkëjetuar. “Ka dy vite që bashkëjetojmë. Dhe jemi shumë të lumtur me njëri tjetrin. Valoni është spontan, lojal, elegant, dhe shumë i dashur. Ne jemi sikur të martuar pasi që edhe bashkëjetojmë, por meqë jemi shumë të angazhuar ende nuk jemi duke menduar për martesë. Por dasma e ëndrrave të mija do të ishte në ndonjë bregdet të bukur”, ka thënë Argjentina.
Ajo thotë se çmimi “Magjia e parë” në festivalin “Kënga Magjike” ka ardhur si befasi e këndshme për të.
“Ishte një çmim befasues për mua. Kjo është hera e parë që marr pjesë në ndonjë festival dhe të fitosh çmim do të thotë shumë. ´Magjia e parë´ është një çmim që u jepet artistëve të rinj dhe unë jam shumë e lumtur jo vetëm për çmimin, por edhe për këngën që është pëlqyer shumë”, është shprehur ajo.
Argjentina, e cila përveç muzikës studion fotografinë në akademinë e arteve, aktualisht është në përgatitje edhe të tre këngëve të reja, dy prej të cilave janë këngë ritmike dhe një tjetër është baladë. Kjo e fundit, sipas këngëtares, do të realizohet në bashkëpunim me aktorin dhe këngëtarin Fatos Kryeziu. /Telegrafi/

Similar topics
» Argjentina Ramosaj nuk do të martohet në qershor
» Argjentina Ramosaj shfaqet si indiane
» Argjentina Ramosaj me stil ndryshe
» Argjentina Ramosaj, shumë e kërkuar
» Leonora Jakupi kopjon këngëtaren Argjentina Ramosaj
» Argjentina Ramosaj shfaqet si indiane
» Argjentina Ramosaj me stil ndryshe
» Argjentina Ramosaj, shumë e kërkuar
» Leonora Jakupi kopjon këngëtaren Argjentina Ramosaj
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi